Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

Leopardii

Primus registratum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

Kondrapedali


Nuk kanë shkuar për lesh por kanë lindur lesh. E keqja është që s'mundesh as të bësh triko me ta
----------------

shikon Kondrapedal , qe po te permendim nje term ekonomik " kemi probleme strukturore" .
prandaj ndodhin gjithe keto gjera vetem ne shqiperi.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

Shqiptarët kanë mbushur sheshet kundër marrëveshjes sekrete për të sjellë këtu plehrat e Italisë së Jugut

"Corriere della Sera": Kokëdhima ngriti në këmbë shqiptarët


Francesco Battistini *

“Nuk e duam m… e italianëve!”. Trenat e bllokuar në Salerno nuk ishin asgjë. Që prej një muaji Tirana e Durrësi i ngjajnë Bellizzit. Shqiptarët që kanë pushtuar rrugët, lidhen pas portave, shtrihen para ministrive. Fshatarët me parullat kundër “bizneseve të të huajve me shëndetin tonë”. Thirrje të opinionistëve, teknikëve, intelektualëve. Të gjithë kundër Fatos Nanos, kryeministrit të vendit. Të gjithë kundër Italisë dhe marrëveshjes sekrete mbi shkarkimin e plehrave në Sharrë e Kashar, që do të bëhen për Shqipërinë si “nevojtorja” jonë. “Një gjë është e qartë- thonë në redaksinë e “Shekullit”, e përditshmja që ka ulëritur për këtë skandal- në disa vende duhet të përfundojë grumbullimi i plehrave që Campania, Kalabria, Pulia, dhe Sicilia nuk dinë ku t’i hedhin. Vendi i zgjedhur është Shqipëria. Kjo ka ndodhur para se të shpërthente revolta në Salerno: plehrat tuaja këmbehen me biletën tonë për të hyrë në Evropë. Kjo do të bëhej me dikë mes Romës e Tiranës që do të bënte ca para”. Nuk është ndonjë gjë e re që Shqipëria është një prej tapeteve, poshtë të cilëve lindin shpifësirat e kontinentit. Në fillim të viteve ‘90, hyjnë ilaçet e skaduara nga Gjermania. Më pas vjen çështja e vagonave me asbest të hedhura nga trenat e Evropës. Kështu në 1998, vijnë bizneset e “Tiger Techonolgy”, shoqëria në det të hapur që kishte një zyrë dhe një adresë në Londër dhe studionte në mënyrë për të eksportuar “lëndën që vjen nga përpunimi i plehrave” të prodhuar në Pulia. Dhe historia tjetër shpërthen më 26 maj, kur disa ministra të qeverisë “Nano” firmosën me një shoqëri romake “Albaniabeg Ambient” të Francesco Becchetti një koncesion prej 30 vitesh për të djegur mijëra tonelata të plehrave në ditë në Kashar, në veri të Durrësit. Marrëveshja tjetër është për të zgjeruar vendin e shkarkimit të plehrave në Sharrë në periferi të Tiranës- e hapur që në kohën e Hoxhës, por tashmë që kërkon një hapësirë 7-8 herë më shumë nga ç’ka qenë dhe nuk mund të përballojë më dot konsumet e një popullsie tashmë të trefishuar.
“Albaniabeg”, që ka një kapital prej 17 mijë eurosh, ishte ngarkuar disa vite më parë për të ngritur një hidrocentral në Tepelenë, e inauguruar më pas nga Nano, është prezantuar në zyrat e Tiranës me një zotëri që është gjithashtu këshilltari ekonomik i Nanos: “Në të vërtetë- akuzon opozita- kjo është një marrëveshje gjigante prej 180 milionë eurosh. “Albaniabeg” do të djegë falas plehrat e shqiptarëve vetëm për 5 vjet. 25 vitet e tjerë do të shërbejnë për të tretur ngarkesën që do të vijë nga Italia. Mbi të gjitha impianti i Kasharit është i madh, më shumë se dyfishi i asaj që i shërben gjithë Shqipërisë. Plehrat italiane do të importohen me anije, nga Brindisi në Durrës si “lëndë të para për djegie”. Për të shmangur taksat doganore dhe për të mos alarmuar shumë opinionin publik”.
Botuesi i “Shekullit”, Koço Kokëdhima, ka ngritur njerëzit më këmbë duke akuzuar Nanon se po importon “ekomafian italiane”. Kokëdhima e zuri edhe me ambasadorin tonë në Tiranë, Attilio Jannucci, që qëndron prapa skemës së bashkëpunimit italian. Jannuci iu përgjigj, duke thënë se këto polemika do të ndikojnë negativisht në negociatat për hyrjen e Shqipërisë në BE… Por këto fjalë nuk i qetësojnë protestat, përkundrazi. Kur pyetëm senatorin e gjelbër Francesco Martone të Legambiente, ai akuzon se shkarkimi i plehrave në vendet më të varfra është paaftësia jonë për t’i përpunuar ato dhe për të favorizuar ekomafian. “Ambasadori duhej të shpjegonte cilat interesa e shtyjnë për të folur aq shumë- thotë Robert Ferringo i “Greenpeace”. Kjo histori është e dyshimtë: nën flamurin e ndihmave humanitare të bashkëpunimit, zbulohet projekti që ndihmon më shumë Italinë. Terreni është i shëndetshëm: pas drogës, qeniet njerëzore dhe armët, kjo e plehrave është biznesi i ri i një Shqipërie të re”.
Marrë nga “Corriere Della Sera”
 

Jona bz

Primus registratum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

PO NE SHQIPERI DHE AJRI ESHTE SHITUR
AKOMA SE KENI KUPTUAR JUVE???????
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

ne parlament nuk kaloj as ligji i prezantuar nga organizata MJAFT per ndalimin e Importimit te plehrave.
PS-ja me Klanin e Nanos nuk e lejoj qe ky ligj aq i dobishem per shqiperine te aprovohej.
nejse ....... skishte si te ndodhte ndryshe, kane maxhiorancen ne parlament .
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

250 karabinierë janë përfshirë në operacionin e shtrirë në 5 krahina dhe kanë mbyllur një numër të madh impiantesh

Trafiku i plehrave, pranga për 17 vetë


Florian Papadhimitri

Arrestohen 17 persona, 35 të tjerë denoncohen dhe sekuestrohet një numër i madh impiantesh që përpunonin mbetje nga autoritetet italiane të drejtësisë. Ditën e djeshme në Itali rreth 250 forca të karabinierëve kanë bërë arrestime në 5 krahina ku dhe kanë mbyllur një numër të madh impiantesh përpunuese të mbetjeve. Sipas agjencive të ndryshme italiane të lajmeve, bëhet e ditur se bilanci i aksionit të djeshëm të karabinierëve është mbyllur me sukses dhe është zbuluar e shkatërruar një rrjet i mirorganizuar i cili ka pasur si qëllim trafikimin e mbetjeve dhe përpunimin e tyre, të çfarëdo lloji qofshin ato. Informacionet e ANSA-s tregojnë se operacioni i madh i karabinierëve kundër trafikut të mbetjeve është shtrirë në krahinat Liguria, Piemonte, Lombardia, Emilio Romagna dhe Veneto. ANSA informon se nga ana e autoriteteve është lëshuar një numër i madh urdhër ndalimesh për personat që kanë pasur lidhje me trafikun dhe impiantet e përpunimit. Përveç kësaj karabinierët kanë kryer një numër të madh kontrollesh dhe sekuestrimesh në impiantet e trajtimit të mbetjeve. Akuza e ngritur (dyshuara) lidhur me këtë ngjarje është “aktivitet i organizuar për trafikimin menaxhimin e paligjshëm të mbetjeve”. Agjencitë italiane të lajmeve bëjnë të ditur se karabinierët e komandës “tutela ambiente” (ruajtje e mjedisit) e kanë nisur aksionin e tyre mëngjesin e djeshëm. Në këtë aksion janë përfshirë rreth 250 ushtarakë të cilët kanë zbatuar urdhrat e marra për arrestime, sekuestrime e kontrolle. Në këtë operacion karabinierët kanë zbuluar se organizata e mirorganizuar kishte si qëllim trafikun dhe trajtimin e mbetjeve speciale dhe të rrezikshme si ato që vinin nga terrene të ndotura me hidrokarbure, baltra që përmbanin substanca të rrezikshme, traversave të hekurudhave si dhe materiale të ndotura nga amoniaku e acide të ndryshme.


15/07/2004
KATEGORIA: Ekonomi
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

nisur nga raste te tilla, komuniteti europian mendon te hape nje proces kunder italise me akuzen e ndotjes se tepruar te mjedisit.

Provoni te imagjinoni se cfare roli do te luaje shqiperia ne kete mes!!!!!!!
cry.gif
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

Beketi: Në shtator filloj ndërtimin e impiantit në Kashar


Shekulli

TIRANE- Në një letër drejtuar redaksisë së BBC-së, Francesco Becchetti administratori i “Albaniabeg Ambienti” ka shpjeguar se sipas legjislacionit ndalohet importimi i plehrave në Shqipëri me qëllim groposjen në landfill. Në letrën e tij, Becchetti ka sqaruar se lejohet të importosh plehra në Shqipëri për përpunim dhe riciklim me kushtet e mëposhtme, kur materiali i përpunuar mund të përdoret për të bërë CDR (mbeturina të djegshme) për t’u përdorur në vend të lëndëve djegëse më të kushtueshme (siç janë karburantet). “Pas takimit tonë në Napoli Parlamenti shqiptar rrëzoi një amendament i cili mund të kishte penguar importimin e plehrave në Shqipëri”, shkruan Becchetti “në fakt, Parlamenti miratoi projektin tonë duke e hedhur poshtë këtë amendament”. Duke vijuar më tej, sipërmarrësi bën të ditur se pas lëvizjeve të fundit në Parlamentin shqiptar ndërtimi i impiantit do të fillojë në muajin shtator. Përveç kësaj në letrën e dërguar është bërë e ditur se përsa i përket energjisë të prodhuar nga djegia e plehrave, për 8 vitet e para, një pjesë e energjisë së prodhuar do të shkojë në Itali dhe pjesa tjetër në Shqipëri. Pas 8 viteve e gjithë energjia e prodhuar nga djegia e plehrave do të shpenzohet e gjitha në Shqipëri. Pas këtyre informacioneve lidhur me impiantin dhe importin e mbetjeve, Becchetti ka dërguar në redaksinë e BBC-së reklamën e përdorur në televizionet shqiptare dhe një artikull të nxjerrë në revistën e përjavshme italiane “Panorama”.


------------------------------

si tja bejme me kete mafiozin italian , qe deshiron te na sjelli plehra nga italia??
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

Atij ti hajmë mutin po të merremi me tanët! Të zhdukim atë parlament e atë qeveri ndyrësirë që nuk kanë lënë gjë të keqe pa bërë!
Mund të nënshkruajmë ndonjë peticion kundër importimit të plehrave? Nëse jo si mund ta krijojmë një?
Besoj se vetëm nga anëtarët e forumit do ketë aq shumë komente e nënshkrime sa të fitojë vëmendje më të madhe ndërkombëtare! Kjo është e vetmja mënyrë që Tos-Qorri të mos bëjë diçka që i sjell fitim!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

Sun August 29, 2004 4:59 PM GMT
NAPOLI (Reuters)
Alcune migliaia di cittadini - oltre 20.000 secondo gli organizzatori tra i quali diverse associazioni vicine al movimento no-global - hanno manifestato oggi pomeriggio ad Acerra, in provincia di Napoli, contro la costruzione nella zona di un termovalorizzatore per lo smaltimento dei rifiuti.

Da giorni la gente del posto è mobilitata contro la realizzazione dell'impianto, che serve a trasformare in energie le "balle" di rifiuti già trattati, nella vicina località di Pantano.

Gli abitanti di Acerra e dei comuni limitrofi considerano il termovalorizzatore una minaccia per l'ambiente, mentre la Regione Campania lo ritiene necessario per risolvere il problema dello smaltimento della spazzatura che affligge il territorio da anni e che negli scorsi mesi ha raggiunto punte critiche con strade invase da sacchetti maleodoranti.
--------

prandaj duan ti sjellin ne shqiperi keta mafjozet e nanos, asnje nuk e do kete impiant djegiesh te plehrave.
bastardi.................
smash.gif
 
Top