Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

Leopardii

Primus registratum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

Organizata "Greenpeace" tha në një deklaratë se "Italia, në vend që të zgjidhë problemin e administrimit të plehrave në territorin e saj, kërkon të ndërtojë një impiant në Shqipëri për të djegur edhe CDR-të [lëndë djegëse që derivohen nga plehrat], të prodhuara në vendin tonë". "Greenpeace" kërkon një moratorium mbi autorizimet për eksportimin e CDR-ve drejt Shqipërisë si dhe ratifikimin e Protokollit të Izmirit, të Konventës së Barcelonës, që rregullon transportin ndërkufitar të plehrave të rrezikshme për Mesdheun. "Administrimi i plehrave në Itali është shndërruar në një emergjencë dhe në vend që të orientohet gjithë sistemi drejt masave konkrete të parandalimit, reciklimit dhe ripërdorimit, ka tendenca të ndryshohet përkufizimi i plehrave, të çrregullohet e gjithë normativa e sektorit dhe t'i dërgohen plehrat tona vendeve fqinje", deklaroi Vittoria Polidori e fushatës së "Greenpeace" kundër ndotjes.
Sipas ligjit ndërkombëtar [Konventës së Bazelit] dhe atij komunitar [rregullores evropiane 259/29] nuk lejohet eksportimi i CDR-ve, pasi, shpjegon "Greenpeace", duke qënë se klasifikohen si "plehra solide urbane" nuk mund të eksportohen as për asgjesim, as për riciklim.
"Qeveria italiane tentoi të shmangë problemin, duke ndryshuar kuptimin e CDR-ve [Ligji 16/2002, neni 7, paragrafi 11/0] që nga plehra urbane i kaloi në plehra 'speciale'. Nga pikëpamja praktike, normativa ka dhënë mundësinë e asgjësimi të këtij materiali në rajone të ndryshme nga ato ku prodhohet, duke
shkelur të ashtuquajturin 'parimin e vetëmjaftueshmërisë', që zbatohet vetëm për plehrat urbane të parrezikshme', bën të ditur "Greenpeace".
"Më pas, falë një përkufizimi të ri për plehrat [ligji 178/2002] dhe 'Ligjit për mjedisin', që po diskutohet në Senat CDR-të do të përjashtohen nga normativa mbi plehrat", vazhdon "Greenpeace".
"Me këtë mungesë përkufizimesh dhe çrregullimesh, që rrezikojnë të nxisin më shumë krimin mjedisor, 'Greenpeace' i kërkon qeverisë italiane të mos vazhdojë kontratën e konçesionit mes autoriteteve shqiptare dhe shoqërisë italiane 'Albanianbeg ambient', që kryeson konsorciumin rivat 'Co.La.Ri' [Consorzio Laziale Rifiuti] që merret, ndër të tjera, me asgjesimin e plehrave të Romës", shkruan organizata.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

Poshte plehrat e cdo lloji <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
thumbsup.gif
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

Krijohet lobi parlamentar për ndalimin e importit të plehrave

Kryetari i komisionit të ligjeve Spartak Braho ka deklaruar dje se lëvizja “Mjaft” ka hartuar një propozim për një ndryshim në ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit“, i cili do të paraqitet për t’u miratuar në Parlament nga një grup deputetësh


Lëvizja “Mjaft” ka arritur që të gjejë bashkëpunimin e një grupi deputetësh të cilët do të propozojnë në Parlament një moratorium mbi importet. Grupi i deputetëve, sipas Kushtetutës, duhet të jetë i përbërë nga 28 vetë. Ndërsa deputetët që kanë firmosur në mbështetje të këtij moratoriumi të propozuar nga kjo lëvizje është 29, duke qenë i mjaftueshëm për të paraqitur këtë nismë në Parlament. Kryetari i komisionit të ligjeve Spartak Braho ka deklaruar dje se kjo nismë e ndërmarrë nga lëvizja “Mjaft” dhe e mbështetur nga një grup prej 29 deputetësh është plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Sipas kryetarit Braho, pritet që ky amendim të shqyrtohet nga komisioni dhe së shpejti ai të kalojë për t’u votuar në Parlament. Deputetët që mbështesin këtë nismë janë nga i gjithë spektri politik. Sipas drejtuesve të lëvizjes “Mjaft”, moratoriumi i propozuar deputetëve është hartuar nga specialistë të mjedisit dhe është në përputhje me legjislacionin e BE-së (Bashkimit Evropian).
Shkaku i paraqitjes së këtij moratoriumi është bërë neni 22 i ligjit Nr. 8934 datë 5. 9. 2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”. Në këtë ligj bien në kundërshtim me njëra-tjetrën pika 1 dhe pika 3 e nenit 22. Në pikën një të këtij neni thuhet: “Në Republikën e Shqipërisë ndalohet importimi i lëndëve dhe i mbetjeve të rrezikshme, i mbetjeve dhe mbeturinave të tjera me qëllim ruajtjeje, depozitimi ose asgjësimi”, ndërsa në pikën tre të këtij neni thuhet: “Importimi i çdo lloj mbetjeje me qëllim përdorimi, përpunimi e riciklimi bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave,....”. Sipas drejtuesve të lëvizjes “Mjaft”, marrëveshja që ka nënshkruar qeveria shqiptare me shoqërinë italiane është mbështetur në pikën tre të nenit 22 të këtij ligji, duke e konsideruar importin e mbetjeve si përdorim të tyre dhe produkti përfundimtar është prodhimi i energjisë. Ndërsa kundërshtuesit e kësaj marrëveshje e bazojnë këtë marrëveshje në pikën 1 të nenit 22 të po këtij ligji, duke e konsideruar djegien e mbetjeve si asgjësim të tyre. Duke pasur parasysh konfliktet që ka sjellë neni 22 i ligjit “Për mbrojtjen e mjedisit”, lëvizja “Mjaft” pritet t’i paraqesë sot komisionit të çështjeve Kushtetuese dhe ligjeve këtë moratorium: “Në Republikën e Shqipërisë ndalohet importi i mbetjeve apo i lëndës djegëse me prejardhje nga mbeturinat, për përdorim si karburant apo mënyra të tjera për prodhim të energjisë”. Nëse ky amendim do të miratohet, atëherë në vend nuk do të ketë më asnjë mundësi që të futen mbetje urbane për asnjë lloj shkaku apo qëllimi. Gjithashtu, ndalohet edhe importimi i këtyre mbetjeve për përdorim si karburant apo mënyra të tjera për prodhim të energjisë në Republikën e Shqipërisë.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

Qytetarët e kryeqytetit, për herë të dytë para zyrës së Nanos. “S’jemi kosh plehrash i Evropës”
shrug.gif
 

Dosje

Primus registratum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

cfare do te thote import te plehrave nga Italia. Pse luftojne me kaq ngulm te gjithe ojq-te shqiptare. Cila eshte loja e firmes se "paster 2K group", per ti thone jo dhe per te hedhur ne sulm median shqiptare. Jane te vetmet pyetje qe me lindin pikerisht ne momentin kur shoh zallamahine e madhe te krijuar ne vend, per importimin e plehrave.

Edhe pse e di se cfare mund te vine nga Italia, personalisht do te isha pro ardhjes se ketyre plehrave, (nese ardhja e tyre do te kishte nje kontroll te imet ne dogane) per disa arsye:

Nuk e di sa te informuar jeni, per pastrimin e plehrave ne Shqiperi, por une fare mire mund tju them me nje kompetence te plote, se ne tenderat per pastrimin e qyteteve te ndryshme shqiptare deri tani mund te jene vrare mbi 40 vete. Ne gjithe Shqiperine, per pastrimin dhe gjelberimin e qytetit, jane hapur dhjetra procese penale, nga ana e frimave humbese te tenderit, dhe kemi disa qindra kryetare bashkie qe fitojne vetem duke shitur kete tender.

Cfare humb personalisht Koco Kokedhima kur acarohet dhe hyn ne lufte me te gjithe per asgjesimin e ketij tenderi. Padyshim tenderin e tij. Mos harroni se lufta eshte nisur pikerisht nga nje nder personazhet me te paskrupullt ne shqiperi, qe ka fituar dhe ka vene pasurine pikerisht ne kete menyre.

Te behesh naiv ne keto momente do te thote qe nuk e paske ndjekur kurre historine shqiptare. Pse ojq-te, nuk e organizojne nje gje te tille, per varferine ne Shqiperi. Pse parate qe derdhen nga evropa drejt ketyre ojq-ve, jane tashme vetem pjese e vjedhjes e asgje me teper. Pse pikerisht ne momentin e ndertimit te impaintit yte plehrave te gjitha hidhen ne lufte.

Nese Nano, ka menduar te fitoje ne kete tender ai do te fitonte edhe me nje tender tjeter te jeni te sigurte, dhe nese ky impiant do te ishte nje impiant vdekjeprures, mua nuk ma merr mendja se paska kaq budallenj ne kete bote sa te vine qofte edhe ne Shqiperi dhe te thone ne jemi vrasesit. Nese kjo ndot ambjentin, atehere ju them se ambjenti eshte tashme i ndotur.

Ku ishin keto OJQ dhe Koco Kokedhima, kur plehrat digjeshin rrugeve dhe shesheve. Askund, vetem perpiqeshin te fitonin tendera.

Une jam jo importit te plehrave ne shqiperi, kur ata qe kane dale perpara kryeministrise deri tani te thone se, nuk jane futur ne loje vetem qe dikush mos te marre pjesen e luanit.

Une do isha jo, nese naiviteti te mos ishte pjese e qelbur e asaj qe po ndodh per te fituar ndonje kocke te majme nga ajo varferi qe po i zhyt shqiptaret gjithmone e me keq.

Shqiptaret po shkojne drejt "vdekjes akute" dhe as Cernobili nuk mund ti rrezikoje.

Per kete te hidhen keto ojq dhe i nderuari Kokedhima. Se nese shqiptaret do te jene te ngopur dhe jo te varfer, ja vene vete minat cdo lloj impianti plehrash te helmeve kimike.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

Na erdhi ne Shqiperi njehere njefar Ajdin Seidia
hapi ne mes te Tiranes nje varr dhe iku.
Asnjeri nuk e mbyll dot me varrin e shitur nga Fatos Nano.

Firma Italiane do te sjell 3 vjet rresht plehrat nga Italia,pastaj do ndertoj impiantin.
Kush e detyron Ajdino di Seidiuqin qe mbas tre vjetesh te ndertoj impiantin???? <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />

Cdo dite nga 1000 ton plehra jane ne 3 vjet
1 095 000 tone = 65 700 000 € qe fiton mafiozi talion.
Sa ka futur Tos Qorri ne xhep nga keto??



Sa per Koqe Kokedhine mua sme intereson shume.
Ai nga inati qe humbi tenderin, po i ben nje nder atyre fakirave, qe duan te rrisin femijet ne ate vend.
 

Dosje

Primus registratum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

harroje, plako. askush nuk i ben nder fukarenjve. Nejse te jetosh jashte jetes shqiptare eshte te mendosh pikerisht ashtu si thua ti.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

se ka njerez si puna jote shenjestra qe nuk na lejne te ecim perpara .
kur nuk ke force e deshire qe gjerat te ndryshojne sikur ta mbyllje gojen e mos te hidhje ate faren tende mafjoze te tipit sicilian , sa mire do ishte.
shrug.gif

edhe popujt e evropes per te arritur deri ne kete shkalle evolimi kane punuar e luftuar , e po punojne e luftojne akoma qe te mbrojne te drejtat e tyre.
nje nga keto te drejta eshte edhe Mos importimi i plerave ne komunen e tyre.
mjafton te informohesh ne internet edhe do te shikosh sesa "luft" behet per ti thene Jo ndertimeve te impianteve te tilla edhe ne Itali , vendi qe kerkon te sjelle ne shqiperi ato mbeturina.
thellohu , e mos shkruaj rraka-pakra , e lere koco kokdhimen , mikun e Nanos , sepse ka shume njerez te tjere qe nuk duan qe ta bejne shqiperine "Kazan Plehrash ".
ti te cili mulli con uje shenjestra ??????
 

Dosje

Primus registratum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

ne fakt ka leopard edhe kazana plehrash si ti qe rrine ne Itali. Kur te mesosh se kush jam une do te bindesh se, jam nje nga ata qe ne kete vend bej te pamunduren per te vene drejtesine ne vend. Ka nje emision me te njejtin titull ne Shqiperi. Shihe kur te dukesh ndonjehere ne Shqiperi, dhe meso se cfare eshte e verteta.
Mos lexo ne gazeta dhe u bere edhe ti njeheresh nacionalist.
Une mendoj se ato plehra nuk jane asgje me teper se gjithe pesticidet e botes qe shetisin lart e poshte neper shqiperi dhe jo qe nuk perpunohen, por deri tani kane vrare disa qindra vete. Pi ndonje qumesht ne Itali, se kjo loje eshte shume e veshtire per te mesuar edhe ti...
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

Shenjestra X

E paske inatin me Koqe Kokedhine. Jam dakort se fytyre e urryr eshte. Vecse po ta perseris, qe meqenese ai plehra nuk mori tenderin e plehrave, po i ben nje nder Tiranes duke mos lejuar plehrat Italiane te vine ne Shqiperi.

Une mora pak me siper variantin qe impianti nuk ka per tu ndertuar fare,por Shqiperia do perdoret si kazan plehrash per tre vjet dhe pastaj do rrime e do presim Impiantin,sic po pret gropa e Ajdin Seidise 12 vjet,qe te mbushet.

E zeme se impianti u ndertua mbas tre vjetesh.

Ti thua qe te veme nje dogane te rrepte per plehrat. <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />

A nuk me thua si mund te arrihet kjo ne Shqiperi???

Ai fütyra italiane,qe duket sikur ka rene me koke ne kazan te acidit, nuk do sjell qe diten e pare 500 ton mbeturina kimike ose zot na ruaj radioaktive.

Por disa muaj me vone, kur dy kontrolloret shqiptar,te ndershem,te pakorruptueshem,me laboratorin modern,te jene lodhur duke u futur ne mes te malit te plehrave 1000 tonesh cdo dite per te marre kampion analizash. Kur ata ti kete mberthyer rutina dhe te mos kene deshire te kontrollojne cdo ngarkese kamioni,por njeher ne jave, ateher vijne ... vdekja.

Ka aq shume substanca kimike(ti harrojme ato radioaktive per nje moment),qe edhe ne boten moderne,tani jane zbuluar se shkaktojne hatane.

Perfundim:

Te zotet per te kontrolluar plehrat qe do vijne nuk jemi.(As ne Gjermani nuk arrihet kjo.Vetem se ketu populli eshte i ndergjegjsuar per te ardhnmen e femijeve te tij dhe mundohet ti ndaj plehrat e rrezikshme sipas keshillave te specialisteve).Ateher ti bllokojme ato,qe te mos vijne.


P.s.

Edhe ne qe jetojme jasht,kemi njerezit e zemres atje.
Femijet e vellait tim, i dua njesoi si te mite.

Ne na ther ne shpirt, kur shohim qe prinderit,vellezer,motra,nipa,mbesa thithin ne mes te Tiranes nga 40 kg/vit Okside Plumbi,Okside Azoti,Okside Squfuri dhe grimza bloze (Kanzershkaktuese).

Nuk mund ta kalojme dhimbjen e shpirtit,me nje gote qumesht. <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

Shenjestra X ??


per cfare drejtesie e ke fjalen qe importimi i plehrave duhet bere ne menyre qe te ngrihet ky impiant , e keshtu te pastrojme edhe plehrat tona ??
flm por nuk e pelqejme kete teori.
ka persona qe kane mbaruar shkollen e larte per ambientin jashte shqiperise, pyeti sesi qendron puna persa i perket Mjedisit e importimit te plehrave.
une i kam pyetur , pyeti edhe ti ne TV, ndoshta ai emisioni yt do te behet me interesant , e ndoshta i afrohet me shume se vertetes.
kuptohet nqs se te leverdis , ose me mire a i leverdis atyre qe ty te japin rrogen.

sa per :
--------------------
"ne fakt ka leopard edhe kazana plehrash si ti qe rrine ne Itali <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> . Kur te mesosh se kush jam une do te bindesh se, jam nje nga ata qe ne kete vend bej te pamunduren per te vene drejtesine ne vend. Ka nje emision me te njejtin titull ne Shqiperi. Shihe kur te dukesh ndonjehere ne Shqiperi, dhe meso se cfare eshte e verteta :confused "
---------------------


per fat te mire po lufton per drejtesi , edhe ben emisione ne TV tipa si kjo shenjestra.
cfare "intelektualesh" ?????
per ti patur zili.
smash.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur

O Zot ç'idiotësi që zotëron në Shqipëri ose më saktë në Tiranë.
Shenjestra X thoje më lart që nuk e dimë se kush je dhe të lutem mos na e thuaj pasi kështu të paktën nuk dimë se c'fytyrë ti vëmë keqdashjes.
Diskutimi që bën ti djalë i mbarë është që përderisa ka marrë të tatëpjetën ti fusim edhe një të shtyrë që të shkojë më shpejt. Është akoma shumë herët që ti heqësh prizën Shqipërisë. Thojë që janë vrarë rreth 40 veta për tenderat e pastrimit të qyteteve. Ty po të dhimbsen? Me llogjikën tënde janë pikërisht këta që vriten për para që janë e keqja e Shqipërisë pra sa më pak aq më mirë. Proçeset penale janë një ardhur e mirë për shtetin!
Fakti që Koço Kokëdhieri doli kundër importimit të plerave nuk do të thotë që atij i bëhet vonë për popullin por pa dashje ai ndihmon në çështjen e popullit.
Përsa i përket OJQ-ve ty duhet të të bëhet qejfi që këto nuk i merrkan paratë kot në fund të fundit por diçka e bëkan apo jo? Ato iu kundërvunë importimit të plerave! Çdo përpjekje që sjell të mirën e Shqipërisë duhet mbështetur deri në fund pamvarësisht se kush e drejton këtë përpjekje. Nëse ne jemi kundër një të mire pasi këtë të mirë e bën një i keq atëherë ne do të mbeteshim gjithmonë mbrapa. Por zaten kjo është arsyeja që ne jemi aty ku jemi.
Ndyrësirat si puna jote që për interesa politike ja kanë bërë nënën Shqipërisë e shqiptarëve duhen eleminuar nga skena politike dhe shoqërore. Nëse ti ke një podium nga i cili mund të flasësh ti duhet të largohesh prej andej pasi je një kangrenë e shoqërisë.
Djalë, mendo pak për Shqipërinë, ajo është shumë më tepër se ç'mendon ti apo të tjerë! Mos dil me teorinë që kur të tjerët të pranojnë se janë të pastër atëherë unë do jem kundër importimit të plehrave. Plehrat (njerëzore)ne i kemi brenda me shumicë dhe shumë më të rrezikshme se plerat e italianëve, megjithatë nuk duhet ta keqësojmë më shumë gjendjen.

I lutem redaktorëve të mos e fshijnë këtë shkrim apo pjesë të tij. Sulmet këtu nuk janë personale por i drejtohen asaj pjese të shoqërisë shqiptare të cilës nuk i ra tapija e Shqipërisë për pjesë e që megjithatë duan të përfitojnë me çdo kusht! <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 
Top