Re: Vetem ajri kish mbetur akoma pa shitur
Organizata "Greenpeace" tha në një deklaratë se "Italia, në vend që të zgjidhë problemin e administrimit të plehrave në territorin e saj, kërkon të ndërtojë një impiant në Shqipëri për të djegur edhe CDR-të [lëndë djegëse që derivohen nga plehrat], të prodhuara në vendin tonë". "Greenpeace" kërkon një moratorium mbi autorizimet për eksportimin e CDR-ve drejt Shqipërisë si dhe ratifikimin e Protokollit të Izmirit, të Konventës së Barcelonës, që rregullon transportin ndërkufitar të plehrave të rrezikshme për Mesdheun. "Administrimi i plehrave në Itali është shndërruar në një emergjencë dhe në vend që të orientohet gjithë sistemi drejt masave konkrete të parandalimit, reciklimit dhe ripërdorimit, ka tendenca të ndryshohet përkufizimi i plehrave, të çrregullohet e gjithë normativa e sektorit dhe t'i dërgohen plehrat tona vendeve fqinje", deklaroi Vittoria Polidori e fushatës së "Greenpeace" kundër ndotjes.
Sipas ligjit ndërkombëtar [Konventës së Bazelit] dhe atij komunitar [rregullores evropiane 259/29] nuk lejohet eksportimi i CDR-ve, pasi, shpjegon "Greenpeace", duke qënë se klasifikohen si "plehra solide urbane" nuk mund të eksportohen as për asgjesim, as për riciklim.
"Qeveria italiane tentoi të shmangë problemin, duke ndryshuar kuptimin e CDR-ve [Ligji 16/2002, neni 7, paragrafi 11/0] që nga plehra urbane i kaloi në plehra 'speciale'. Nga pikëpamja praktike, normativa ka dhënë mundësinë e asgjësimi të këtij materiali në rajone të ndryshme nga ato ku prodhohet, duke
shkelur të ashtuquajturin 'parimin e vetëmjaftueshmërisë', që zbatohet vetëm për plehrat urbane të parrezikshme', bën të ditur "Greenpeace".
"Më pas, falë një përkufizimi të ri për plehrat [ligji 178/2002] dhe 'Ligjit për mjedisin', që po diskutohet në Senat CDR-të do të përjashtohen nga normativa mbi plehrat", vazhdon "Greenpeace".
"Me këtë mungesë përkufizimesh dhe çrregullimesh, që rrezikojnë të nxisin më shumë krimin mjedisor, 'Greenpeace' i kërkon qeverisë italiane të mos vazhdojë kontratën e konçesionit mes autoriteteve shqiptare dhe shoqërisë italiane 'Albanianbeg ambient', që kryeson konsorciumin rivat 'Co.La.Ri' [Consorzio Laziale Rifiuti] që merret, ndër të tjera, me asgjesimin e plehrave të Romës", shkruan organizata.