Vetel kampioni i botes

Al-Punk

Still here
ABU DABI- Sebastian Fetel eshte kampioni i ri i botes ne Formula 1 duke arritur 256 pike 4 me shume se Fernando Alonso. Piloti gjerman i Red Bull ka fituar Cmimin e Madh te Abu Dabit ndersa ka perfituar edhe nga nje vend i shtate zhgenjyes i Alonsos per te bere realitet realizimin e nje endrre. Fetel behet keshtu kampioni me i ri i botes ne sportin kryesor te automobilizmit. Nderkohe zhgenjim te Ferrari qe ishte shume prane fitimit te titullit por Alonso nuk ka qene ne diten e tij me te mire duke mos parakaluar per shume xhiro Vitali Petrov me Reno. Fetel la pas Ljuis Hamilton dhe Xhenson Baton ndersa Niko Rozberg dhe Robert Kubica zune respektivisht vendin e katert dhe te peste.

Por cfare ndodhi ne garen e fundit te ketij sezoni Faji duket se ka qene totalisht i skuderise Ferrari qe ndoqi nje taktike te gabuar duke futur shume shpejt ne bokse Fernando Alonson per tiu pergjigjur Mark Veber. Ky i fundit u fut ne pit-stop ne xhiron e 13-te ndersa Alonso ne te 16-ten. Synimi ishte per te mos rrezikuar nga australiani qe ishte rivali kryesor i spanjollit por gjithcka rezultoi te ishte nje kurth per skuderine kokekuqe. Me pas Alonso nuk ka arritur dot te lirohet nga makinat e dores se dyte. Kush ishte perpara tij fitoi kohe deri ne pit-stop dhe dilte perpara spanjollit ndersa kush nuk nderroi gomat u be teper i veshtire per tu parakaluar. Perpos kesaj titulli i Sebastian Fetel ka qene mese i merituar pas nje sezoni ku skuderia Red Bull ka qene nje hap perpara te tjerave. Madje gjithcka u komplikua me shume nga lufta brenda per brenda skuadres mes Fetel dhe Mark Veber sesa nga rivaliteti me Ferrarin. Gjermani eshte vetem 23 vjec e 4 muaj dhe eshte keshtu kampioni me i ri i historise. Ai arriti 10 pole-position kete edicion ndersa gjate gjithe fundjaves ne Abu Dabi ka qene i jashtezakonshem. Madje ne 6 garat e fundit ai fitoi 3 duke treguar se ky ishte viti i tij.
m.a/A. Latifi/BalkanWeb
 
Top