Vetëvritet 11-vjeçarja besimtare

Vetëvritet 11-vjeçarja besimtare

url]
Në foto: Vogëlushja Alda Cenaj, e vetëvrarë dje në shtëpinë e saj


FIER - Përballë këmbënguljes së prindërve për të hequr dorë nga parimet e misionit “Dëshmitarët e Jehovait”, një nxënëse në klasën e pestë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në tualetin e shtëpisë. Vetëm 11 vjeç, e mitura A. C, kishte rënë në kontakt me fletushkat që misionarët shpërndanin nëpër rrugët e Fierit. Vajza e mitur dukej se i lexonte me zell ato dhe shfaqte mendime ndaj tyre, por një gjë e tillë nuk është pranuar kurrsesi prej prindërve te saj.
 

peson

Primus registratum
Re: Vetëvritet 11-vjeçarja besimtare

Edhe vajza e tretë e vetëvrarë ndiqte një shoqatë fetare


Shekulli

POGRADEC- Ashtu si në dy vetëvrasjet e para, viktima të të cilave kanë qenë dy të mitura, edhe në rastin e fundit, përflitet një shoqatë fetare. Prononcimi i kryekomunarit Ramazan Rapçe duket se ka shtruar përpara grupi hetimor edhe një pistë tjetër. Ende nuk dihet se çfarë shoqate frekuentonte Eriola, e vetëvarur dy ditë më parë në kasollen e bagëtive, por për këtë mësohet se policia po punon intensivisht. Vetëvarja e Aldës nga Fieri, e Joanës nga Tirana dhe së fundi e Eriolës nga Pogradeci, raste këto të regjistruara vetëm brenda 10 ditëve të fundit, duket se kanë tronditur shoqërinë shqiptare.Për vajzën nga Fieri dhe atë nga Tirana u përfol se ato ishin dëshmitare të Jehovait, por këto deklarata të bëra nga policia apo nga shoqet e viktimës u hodhën poshtë nga të afërmit. Ky fenomen ka marrë përmasa të frikshme pas viteve ’90, por më të prekura prej tij kanë qenë moshat kryesisht të rritura.
Në të shumtën e rasteve, si shkak i vetëvrasjejeve është evidentuar depresioni, por edhe probleme të tjera në familje.


22/02/2005
 

peson

Primus registratum
Re: Vetëvritet 11-vjeçarja besimtare

Endrit Goxhaj nga Patosi është vetëhelmuar me fotoksinë dhe ka vdekur në spital. Depresioni, shkak i vetëhelmimit

Vetëvritet 14-vjeçari, një muaj pas babait

Rreth një muaj më parë, babai i Endritit vrau veten me pistoletë. Vetëvrasja ndikoi tek i biri

V.Muçaj

FIER- Një 14-vjeçar vetëhelmohet me fotoksinë, vetëm pak javë pas vetëvrasjes së të atit. Endrit Goxhaj, nxënës i klasës së tetë nga Patosi i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë. Familjarët e kanë sjellë 14-vjeçarin në spitalin e Fierit, por edhe pas marrjes së ndihmës mjekësore, ka qenë e pamundur rikthimi i tij në jetë. Sipas burimeve të policisë lokale mësohet se Endriti e kishte përjetuar shumë keq vetëvrasjen e të atit, ngjarje e rëndë kjo që e ka çuar në gjendje depresive. Nga hetimet e deritanishme, ky mendohet të jetë edhe shkaku i vetëhelmimit të 14-vjeçarit nga qyteti i Patosit.
Vetëhelmimi
Endrit Goxhaj ka pirë fotoksinë, gjatë mbrëmjes së të martës. 14-vjeçari është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga të afërmit e tij, të cilët e kanë nisur me urgjencë drejt spitalit të Fierit. Por në orët e para të ditës së djeshme, Endriti ka ndërruar jetë. Pas këtij vetëhelmimi, në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë së Patosit, të cilët filluan hetimet për rrethanat e këtij vetëhelmimi. Agjentët e policisë kanë grumbulluar dëshmi të familjarëve të Endritit, vetëhelmimi i të cilit ka sjellë një tjetër fatkeqësi të rëndë në shtëpinë e tyre. Sipas dëshmive të grumbulluara mësohet se Endriti e kishte përjetuar shumë keq vetëvrasjen e babait të tij.Por një tjetër motiv që ka ndikuar në vendimin e tij për t’u vetëhelmuar është edhe një grindje me të ëmën. Burimet policore pohojnë për “Shekullin” se Endrit Goxhaj i kishte marrë 500 lekë të reja pa leje, nënës së tij. Kjo e fundit e ka kritikuar për veprimin, gjë që dyshohet të ketë ndikuar në gjendjen emocionale të adoleshentit. Në orët e vona të së martës, ai ka gëlltitur fotoksinë, duke i dhënë fund jetës. Sipas mjekut toksikolog në spitalin e Fierit, Kilo Stoja, adoleshenti ka mbërritur në gjendje të rënduar. “Bëmë të pamundurën për t’i shpëtuar jetën, duke përdorur të gjitha medikamentet dhe terapitë e duhura, por gjendja e tij ishte kritike”,-pohon toksikologu.
Vetëvrasja e të atit
Vetëm një muaj më parë, familja Goxhaj u përball me një tjetër ngjarje të rëndë. Kryefamiljari Çaush Goxhaj vrau veten me një pistoletë tip TT, për shkak të depresionit. Shkak për këtë vetëvrasje dyshohet të ishte frekuentimi i lojërave të fatit nga 45-vjeçari Goxhaj. Sipas fqinjëve të Endritit, adoleshenti e kishte vuajtur shumë humbjen e të atit me të cilin ishte edhe më i lidhur në familje, gjë që ka ndikuar në gjendjen e tij depresive. Endriti ishte njëri prej tre djemve të familjes Goxhaj, që brenda një muaji pësoi dy fatkeqësi tronditëse. Ai studionte në shkollën “Meleq Gostinishti” të Patosit, ndërkohë që burimet e mësipërme shtojnë se gjendja ekonomike e familjes Goxhaj ishte e varfër. Çaush Goxhaj ishte i papunë, fakt ky që ka ndikuar në vetëvrasjen e tij.

HELMIMI
Endrit Goxhaj ka pirë fotoksinë, për t’i dhënë fund jetës. Ai është dërguar në spitalin e Fierit, por kthimi në jetë ka qenë i pamundur për mjekët

DEPRESIONI
Të afërm të familjes Goxhaj pohojnë se 14-vjeçari është ndikuar nga vetëvrasja e të atit, rreth një muaj më parë. Kjo gjë ka prekur thellë Endritin

VETËVRASJA
Një muaj më parë, Çaush Goxhaj i dha fund jetës me një plumb pistolete. Shkak për këtë vetëvrasje ishte gjendja e rënduar ekonomike dhe frekuentimi i lojërave të fatit
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Vetëvritet 11-vjeçarja besimtare

Vetevrasjet, hetim sekteve te dyshuara
E Enjte, 03 Mars 2005
Prokuroria e Pergjithshme pohon se organet e saj ne Fier dhe Tirane, kane vendosur te hetojne ndikimin e disa shoqatave fetare ne aktet e veteflijimit te disa rasteve te shenuara javet e fundit. Komisioni i Rendit, kerkon raportim mbi origjinen, gjendjen dhe veprimtarine e feve te vogla. Kryetari i Komitetit te Kulteve: "Minorenet, jo me imponim ndaj fese"

TIRANE - Organet hetimore ne Fier dhe Tirane, hetojne ndikimin ne vetevrasje, te disa sekteve fetare, te perfolura nga familjaret e viktimave dhe te publikuar nga policia si shkaktare te mundshem te ngjarjeve. Burime te Prokurorise se Pergjithshme dhe asaj te Tiranes, bene dje te ditur se ne qender te hetimeve qe po kryhen, eshte vendosur te vihen literatura si dhe veprimtaria e disa shoqatave fetare me perqindje te vogel aktivizimi ne Shqiperi. "Kodi Penal i Republikes, parashikon qe pas cdo vetevrasjeje, te hetohen shkaqet dhe faktoret e jashtem qe kane ndikuar", argumentuan zyrtaret e prokurorise. Keto dite, pritet te merren ne pyetje, disa perfaqesues te sekteve fetare kristiane qe perfaqesojne disa rryma te kesaj feje, jashte atyre ortodokse dhe katolike qe ekzistojne ne vendin tone.

"Ne jemi duke hetuar aktivitetin dhe materialet e shkruara qe shperndajne sektet e ndryshme fetare ku kane marre pjese disa persona qe kane kryer vetevrasje apo veteplagosje, ne kushte te ndikimit fetar", deklaruan burime nga Prokuroria e Tiranes. Behet fjale per ngjarjen ku humbi jeten 13 vjecarja Joana Raidho nga lagjja "Allias" ne kryeqytet si dhe rastin me te fundit, te 28 vjecares nga Vishnje-Vaqarri, Violeta Aga, nene e nje femije gjashte vjecar e cila u vetether me thike. Nderkohe, prokuroria thote se do te kerkoje edhe nje liste te 42 sekteve dhe fondacioneve fetare qe ne fakt, jane regjistruar ne Shqiperi, si shoqata. Gjithashtu eshte vendosur t'u behet ekspertim te gjitha teksteve qe publikohen dhe jepen falas nga sektet e ndryshme fetare qe veprojne ne te gjithe vendin. Nga ana tjeter, deputetet e Komisionit Parlamentar te Rendit dhe Sigurise Kombetare deklaruan se kane fiksuar daten 9 mars te ketij viti per te thirrur ne raportim mbi situaten, kryetarin e Komitetit Shteteror te Kulteve.

"Ne jemi duke hetuar ne pisten e servirur edhe nga policia per ndikim te viktimave nga literatura fetare por edhe nga bashkebisedimet e tyre me persona te prezantuar si perfaqesues te sekteve fetare", deklaruan burimet e mesiperme. Sipas raportimeve te djeshme ne shtyp, ne rastin e Violeta Ages, policia hedh pisten se "Deshmitaret e Jehovait" dhe frymezimet e tyre, kane qene i vetmi shkak, i tentatives per vetevrasje, permes plagosjes tre here me thike, ne qafe dhe bark. Aga, nuk kishte probleme familjare por dyshohet se e kreu tentativen, ne perpjekje per te vdekur qe te ringjallet ne nje bote me te mire, duke u inspiruar nga broshura dhe fletepalosje fetare qe e aludojne kete. Ne disa letra te shkruara nga Violeta, gjenden shenime te mbajtura ne predikime te shoqatave fetare, ku del se vdekja eshte nje rruge e sigurte drejt ringjalljes ne nje jete te pertejme, me te mire. Keto shenime si dhe revistat "Deshmitaret e Jehovait", u sekuestruan nga policia dhe po hetohen nga Prokuroria e Tiranes. Sipas citimeve te djeshme ne media, nga Prokuroria e Tiranes, ne rastin e Ages, ka prova te mjaftueshme, per te filluar hetimin ndaj nje sekti fetar.

Permbajtja dhe fryma e broshurave dhe shenimeve te gjetura ne shtepine e Violeta Ages, ne kushtet e tentatives per vetevrasje, perbejne element te vepres penale, u shprehen burimet e Prokurorise. Per te patur nje zbardhje same te mire te ngjarjes, hetuesit kane vendosur te marrin ne pyetje anetare dhe perfaqesues te sekteve fetare dhe konkretisht te Deshmitaret e Jehovait. Nga ana tjeter, prokuroret qe po hetojne ceshtjen, thane se kane vendosur te konsultohen dhe marrin konkluzione per hetimet, edhe nga zyrtaret e Komitetit Shteteror te Kulteve si dhe nga psikologe. Keta te fundit, duhet te argumentojne sa eshte ndikimi fetar ne aktet e vetevrasjes.

Edhe ne Fier, jane duke u kryer hetime intensive per vetevrasjet e ndikuara nga sektet fetare. Burime zyrtare te Prokurorise, i thane dje "Korrierit", se ne lidhje me vetevarjen e 11 vjecares Esmeralda Cenaj, eshte duke u hetuar per ndikimin ne aktin fatal nga deshmitaret e Jehovait qe ajo frekuentonte. "Jemi duke hetuar pikerisht ne kete piste qe erdhi edhe nga policia dhe pas eskpertimit te materialeve shkresore dhe shenimeve e fletushkave kemi vendosur te marrin ne pyetje perfaqesues te sektit fetar", deklaruan zyrtaret e Prokurorise se Fierit. Ed.Ku
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Vetëvritet 11-vjeçarja besimtare

Vetmia, 60 vjecarja veteflijohet me fotoksine
E Enjte, 03 Mars 2005


FIER - Nuk i ka shtyre dot ditet e vetme dhe ka vendosur qe ti jape fund jetes duke pire fotoksine. Qamile Muskaj 60 vjece banore e fshatit Gjorgos te komunes Cakran ka nderruar jete pasditen e se martes ne repartin pathologjik te spitalit te Fierit. Arsyeja e vdekjes sipas policise dhe bluzave te bardha te spitalit ka qene vetehelmimi duke pire pesticidin fostoksine. Burime te policise se Fierit bene te ditur per gazeten "Korrieri" se se vdekja e 60 vjecares Muskaj ka ardhur nga deshperimi dhe vetmia. Te njetat burime shtojne se plaka deri para kater muajsh jetonte per mrekulli se bashku me djalin dhe familjen e tij. Per arsye ekonomike i biri vendos te emigroje ne Greqi, se bashku me gruan dhe femijet, duke lene vetem nenen ne shtepi. Ne keto kushte, pohuan burimet e policise nga deshperimi dhe vetmia ajo mesditen e se martes i ka dhene fund jetes, duke pire fostoksine. Nga ana tjeter, jane bluzat e bardha te spitalit te Fierit te cilat pohuan per gazeten, se ajo eshte gjendur ne kushte teper te veshtira rreth ores 12 e 30 minuta te dites se marte, nga nje i aferm i saj, i cili kishte shkuar per ti bere nje vizite dhe per ta ngushelluar sado pak plaken q ekishte mbetur vetem. Duke e pare ne ate gjendje, ai e ka transportuar ne spitalin e Fierit, ku personeli mjekesor ka bere te pamunduren per ta shpetuar 60 vjecaren. Kilo Stoja, i vetmi mjek toksikolog ne kete spital ka pohuar se 60 vjecarja ka mberritur ne spital ne gjendje te rende, me puls teper te ulet, dhe me djerse te ftohta. Ajo ka rezistuar deri ne oren 15.00, kur edhe ka nderruar jete. Xh.Beharaj


<span style="font-weight: bold">Rastesi????</span>
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Vetëvritet 11-vjeçarja besimtare

Deklarimet per viktimat e vetevrasjeve
E Enjte, 03 Mars 2005
PER SILVANA HOXHA, 19 VJECARJA NGA BURRELI

Rasti i vajzes qe lengoi per disa muaj me rradhe nen dialize nga shkaterrimi i veshkave, do te mbahet mend per ndikimin me te drejteperdrejte nga deshmitaret e Jehovait, te pakten sipas familjareve. Vete vajza, ishte shume aktive te Deshmitaret e jehovait dhe refuzoi te merrte gjak pasi ndalohej nga kjo fè. Sipas te afermve, ata i kerkonin te merrte gjak por paralelisht, perfaesues nga kjo fè me 3 500 anetare ne Shqiperi i kerkonin te kunderten derisa vajza vdiq. Familjaret kerkuan qe anetaret e kesaj shoqate te mos i shihnin me perreth shtepise se tyre.

PER ESMERLADA CENAJ, 11 VJECAREN NGA FIERI

E mitura 11 vjecare Esmeralda Cenaj ka qene lexuese e rregullt e literaturave fetare qe ndajne neper banesa, Deshmitaret e Jehovait edhe pse prinderit e ndalonin. Arbeni 35 vjecar, djali i xhaxhait te Yllit, babait te Aldes se vetevarur, tha per &quot;Korrierin&quot;, se shkaku qe e coi vajzen ne veteflijim, sipas tij, jane revistat e Jehovait. &quot;Une fajtor bej ata persona te cilet marrin leke prej drejtuesve te tyre te cilet ndajne revista dhe propogandojne se veteflijimi te con ne parajse&quot;.

PER JOANA RAIDHON, 13 VJECAREN NGA TIRANA

Te afermit por vecanerisht, nxenesit e shkolles se mesme &quot;ramazan Jarani&quot; ku studionte vajza e mitur, pohuan se ajo frekuentonte rregullisht kohet e fundit, predikimet ne sektin &quot;Deshmitaret e Jehovait&quot;. Sipas tyre, nen ndikimin e ketyre predikimeve vajza u nxit te kryerje vetevarjen ku edhe gjeti vdekjen.

PER 17 VJECAREN MARSELA BINJAKU NGA LUSHNJA

Vajza ende e mitur, u vetevar duke gjetur vdekjen tragjike me 7 maj te vitit te kaluar. Sipas raportimeve ne media pak pas ngjarjes se rende, Marsela Binjaku, e kreu veteflijimin pasi kjo dite njihej per te si e pershtatshme per te shkuar me pas ne parajse. Marsela sipas familjes, frekuentonte &quot;Deshmitaret e Jehovait&quot;

PER VIOLETA AGEN, 28 VJECAREN NGA TIRANA

Mejte Aga, vjehrra e viktimes, deklaroi se &quot;Dy gra vinin te ne ne shtepi dhe sillnin shpesh libra te ketyre&quot;. E pyetur nese e kishte ndaluar apo keshilluar Violeten te kishte kontakte me Deshmitaret e Jehovait, Mehje Aga tha se &quot;une nuk e kam keshilluar, per shkak se nuk e dija kete pune&quot;. Nderkohe, ajo shton: &quot;Por une i kam thene qe te mos merrej me to. Kurse kur dy grate erdhen ne shtepi, une i perzura&quot;. Kurse bashkeshorti i Violetes, pohoi se &quot;njerez nga kjo fè, na pyeten nese kemi folur me mediat&quot;. Nga ana tjeter, policia hetoi ne kete piste dhe sekuestroi ne cilesine e provave materiale, thika, ilace dhe revista &quot;Deshmitaret e Jehovait&quot;.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Vetëvritet 11-vjeçarja besimtare

--------------------------------------------------------------------------------

Ndryshim legjislacioni per te mos rrezikuar jete njerezish
E Enjte, 03 Mars 2005
TIRANE - Kryetari i Komisionit Parlamentar te Rendit dhe Sigurise Kombetare prof dr Neritan Ceka, deklaroi dje se eshte i gatshem te kerkoje realizimin e ndryshimeve ne legjislacionin per sektet dhe fondacionet fetare, nese rrezikohen jete njerezish. Ne nje deklarate dje per &quot;Korrierin&quot;, prof Ceka, pohoi se ka thirrur ne cilesine e kryetarit te Komisionit, kryetarin e Komitetit Shteteror te Kulteve, Ilir Kulla. &quot;Kulla do te raportoje me date 9 mars ne komision ne lidhje me gjendjen e sekteve dhe fondacioneve fetare ne vend&quot;, pohoi Ceka. Sipas tij, &quot;nxitje per kete raportim, sherbyen ngjarjet e diteve te fundit, ku jane publikuar disa raste vetevrasjesh kryesisht ne moshe te mitur, qe dyshohet se ishin te ndikuar nga literatura e sekteve apo shoqatave fetare&quot;. Ceka tha se eshte i predispozuar te kerkoje ndryshime ne ligj, nese do te provohet se keto shoqata kane stimuluar me veprimtarine dhe literaturen e tyre, vetevrasjet e ndodhura se fundi ne disa rrethe te vendit.

Ne lidhje me kete argument, kryetari i Komitetit Shteteror te Kulteve Ilir Kulla, thote se eshte bere edhe nje propozim, qe ne Kodin e Familjes, te shtohet nje pike e cila te ndaloje imponimin e fese per te gjithe personat deri ne 14 vjec. Por sipas tij, e gjitha kjo nuk mund te hartohet duke prekur ligjin themeltar te shtetit, Kushtetuta, ne nenet 10 dhe 24 te saj. &quot;Ka nje arsye qe opinioni publik te shqetesohet per sektet fetare, por ne te gjitha rastet duhet pare ana ligjore dhe ne kete rast, ana ligjore eshte Kushtetuta e Shqiperise&quot;, saktesoi Kulla lidhur me kete ceshtje. Nderkohe, Kulla, deklaroi dje se ka gati raportin per me 9 mars. Sipas tij, eshte hartuar edhe nje projekt-ligj, i cili pritet te dergohet per miratim ne Kuvend, ku kontrollohet me mire veprimtaria fetare ne vend. &quot;Qeveria ka nje detyrim kushtetues per te bere nje ligj fe-shtet&quot;, thote Kulla. Sakaq, mesohet se 42 organizata fetare qe veprojne ne Shqiperi, kane paraqitur ne gjykate vetem nje kerkese per te ngritur nje OJF dhe kaq. Komiteti Shteteror i Kulteve pas 14 vjetesh liri ekstreme te cdo organizate qe e mbeshteste aktivitetin e saj mbi besimin sipas deklarimeve, thote se ka hartuar ligjin, qe do te kontrolloje aktivitetin fetar. Ed.Ku
 
Top