Veshtiresite e vajzes shqiptare me prinderit

Odea

Primus registratum
Veshtiresite e vajzes shqiptare me prinderit

Miredita,

Sot vendosa te hap nje teme mbi subjektin qe me ka shqetesuar gjate gjithe jetes sime dhe qe ka arritur kulmin sot. Jam e indinjuar ta hap kete teme pasi jo vetem qe kam nevoje per keshilla por edhe dua te shpreh ankthin, merzine, mllefin dhe konfuzionin qe kam perbrenda lidhur me subjektin.
Eshte e veshtire per nje vajze shqiptare sado e madhe te jete ajo qe te fitoje liri nga prinderit e saj, liri qe kufizohet edhe me shume kur te mesipermit marrin vesh qe vajza dashuron nje djale. Gjithcka behet me e veshtire dhe nuk ka dite qe kalon qe te mos derdhesh lot se dikush nuk e pranon faktin qe ti je njeri dhe ke zoti te ka dhuruar nje zemer qe ne moshe te re eshte edhe me e ndjeshme dhe si rrjedhim patjeter qe do filloje te rrahi per dike tjeter jashte familjes tende.

Nuk e di, ndoshta kam faj qe kerkoj me shume liri sec duhet por besoj se kam arritur nje moshe qe e meritoj kete liri, per me teper kur nuk jam sjellur asnjehere si e perdale por gjithmone e sjellshme me te tjeret, kam dhene pikerisht imazhin e vajzes se perkryer qe donin ata me te tjeret dhe jo vetem me te huajt por edhe me ata te familjes. Per kete arsye eshte e dhimbshme qe nje femer e cila mundohet ne shtepi te ua plotesoje deshirat prinderve te saj, te trajtohet si femije kur ajo vete moshen nuk e ka te ketille.

E di qe situata qe pershkrova pak me siper eshte shume vague (te me falni por nuk po me kujtohet fjala ne shqip tani) por une mendoj qe eshte realiteti i shume vajzave shqiptare.
E hap kete teme se dua te shpreh pakenaqesine time ndaj ketij problemi qe per mendimin tim as nuk duhet te ekzistonte, sidomos per moshat 19 vjec e siper.

Pse prinderit shqiptare ndjejne nevojen qe ta kufizojne vajzen e tyre te dali me njeriun e zemres kur ata vete e njohin personin si dhe familjen e tij? Une nuk di si te veproj pasi cdo gje qe bej per ta eshte gabim. Nuk zgjodha te bie ne dashuri, erdhi vete. Nuk zgjodha as personin, person qe atyre nuk iu duket fare i pershtatshem per mua dhe ndoshta ky eshte faktori kryesor i grindjeve dhe pakenaqesirave te tyre me mua. Ah, as nuk e di fare cfare te them me per kete teme. Gjithcka eshte bere nje lemsh tani...

Po ju vajzat (dhe djemte, se duhet te keni te dashura patjeter /pf/images/graemlins/smile.gif )e tjera te forumit, te njejtin problem keni? Nqs po, ju lutem me thoni se si po ia dilni mbane se une jam ne pikat e fundit te durimit.


Odea
 

abs

nuk e di...
Re: Veshtiresite e vajzes shqiptare me prinderit

E dashur Odea...
Gjendja jote eshte nje fakt i ngjashem me ate te shume vajzave...
Ne radhe te pare te uroj durim dhe guxim per te gjetur ekuilibin ne mes të te tre `grupeve`( vehtes + prinderve + te dashurit) si dhe prekrahjen e tyre ndaj teje.
Sot jeta ne shqiperi ne vecanti eshte ba e veshtire. Per kte arsye do t`u lutesha Prinderve te mundohen ti kuptojne femite e tyre me shume e ti krijojne mundesine qe ti mbajne afer vehtes ato.
Jo se s duan prinderit kte, por mendoj se ato jane shume konfuz, e mbi te gjitha semundja me e keqe ne kulturen tone eshte "cfare thojne te tjeret".
Th&th bahen gjithkund neper kultura te tjera, vecse `ky virus`ka ngjyra me vertet kanceroze ne syte e mije ne kulturen tone.
Per ti rene shkurt, do thoshja, e vetmja rruge eshte me fole/disktutu me to. Me gjete momentin me te pershtatshem e te flasish sa ma thellsisht, drejtoju pyetje te shumta, bani qe t flasin mbi ndienjat e tyre qe kur ishin femi...dhe...
..., ne momentin e caktuar foli kjarte mbi ndienjat e tua...vetem fjala "e dua"...besoj nuk mjafton.
Suksese ne dashurine tende, u shoqerofte me lot gezimi... /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Odea

Primus registratum
Re: Veshtiresite e vajzes shqiptare me prinderit

Fillimisht postuar nga abstract:
[qb] E dashur Odea...
Gjendja jote eshte nje fakt i ngjashem me ate te shume vajzave...
Ne radhe te pare te uroj durim dhe guxim per te gjetur ekuilibin ne mes të te tre `grupeve`( vehtes + prinderve + te dashurit) si dhe prekrahjen e tyre ndaj teje.
Sot jeta ne shqiperi ne vecanti eshte ba e veshtire. Per kte arsye do t`u lutesha Prinderve te mundohen ti kuptojne femite e tyre me shume e ti krijojne mundesine qe ti mbajne afer vehtes ato.
Jo se s duan prinderit kte, por mendoj se ato jane shume konfuz, e mbi te gjitha semundja me e keqe ne kulturen tone eshte "cfare thojne te tjeret".
Th&th bahet gjithkund neper kultura te tjera, vecse kjo `ky virus`ka ngjyra me vertet kanceroze ne syte e mije ne kulturen tone.
Per ti rene shkurt, do thoshja, e vetmja rruge eshte me fole/disktutu me to. Me gjete momentin me te pershtatshem e te flasish sa thellsisht, drejtoju pyetje te shumta, bani qe t flasin mbi ndienjat e tyre qe kur ishin femi...dhe...
..., ne momentin e caktuar foli kjarte mbi ndienjat e tua...fjale "e dua"...besoj nuk mjafton.
Suksese ne dashurine tende, u shoqerofte me lot gezimi... /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
Abstract, te falenderoj nga zemra per urimin.
Jam perpjekur shpesh here te flas haptasi por eshte e pamundur pasi ndjehem si e futu ne kafaz, ndjehem fajtore qe kam rene ne dashuri me nje njeri qe edhe vete e mendoj qe nuk eshte aspak ashtu sic e kisha imagjinuar por realiteti qendron qe une e dua kete njeri dhe nuk kam cfare ti bej. Nuk ishte ne duart e mia, sado qe te mundohesh nuk i be dot zap zemren.

Plus, une nuk jam ne shqiperi dhe prandaj situata eshte me e keqe. Jam ne nje vend ku vajzat e moshes sime dalin e jetojne vetem, jo me te iu diskutohet dalja deri naten vone. Atyre iu duket e paimagjinueshme situata ime dhe ndjehem kaq keq sa nuk bej miqesi pasi nuk kam si te rri me ta, ata te gjithe duan te dalin jashte vone ngaqe gjate gjithe dites jemi ne shkolle duke studiuar por per mua eshte e pamundur te dal naten vone.
Atje qendron problemi qe une nuk kam lirine qe kane te tjeret dhe duke u perballuar me kete ndryshim drastik dite per dite, ndjehem shume keq dhe me duket teper e padrejte sjellja e tyre.
Anyway, thank you so much per keshillat dhe urimin. Te uroj me te mirat edhe ty gjithashtu!

Odea
 

abs

nuk e di...
Re: Veshtiresite e vajzes shqiptare me prinderit

...,me vjen shume keq, nepermjet rreshtave duket kjarte pjekuria dhe sjellja jote, te cilat do ti deshironte cdo prind per femine e vet...
E imagjinoj shtressin qe te krijohet nga kjo gjendje...ndoshta duhet te kerkosh ndihmen e te afermeve tu ( te ndonjerit qe mund te ndihmoje)...ose ne shkolle...mendoj se nderhyrja e nje personi te mesem (neotral mundesisht) do te ndihmonte te gjeni nje kompromis.
Me vjen keq qe ndiehesh fajtore, per ate nuk e programon dot, por qe mund ta drejtosh dhe mos ta humbish...
me lejon te pyes pse nuk e duan prinderit e tu ate? kane arsye?...
...nganjehere thojme me vehte "kot me u lodh, e di perfundimin, pra se si do pergjigjen"...dhe e nisim biseden me kte perfundimin e imagjinuar...
ti shkruan se " i ke zene vendin zogut ne kafaz" mos valle vete ti i ndihmon ato pa dashje qe te `mbyllesh`ne kafaz?


,...simbas meje, jeta eshte `lufte` dhe ti je ne fillimet e saj, dhe se s ka problem qe ska t pakten dy zgjidhje...
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Veshtiresite e vajzes shqiptare me prinderit

Hi Odea,
Me vjen keq per situaten ku ndodhesh dhe dhimbjen qe te shkakton lufta mes dy zerash te kundert.
Nga sa shkruaje duhet te jesh te pakten 19 vjec, nje moshe ku smund te mendohet qe nje individ eshte teresisht i afte te marre vendime 100% te pjekura,por nga ana tjeter kuptoj qe je nje vajze qe i analizon dhe peshon shume gjerat. Ti madje i ben edhe pyetjen vetes se sa liri te lejohet te kesh ????
Mendoj se po tregohesh pak me e dobet se cduhet, kuptohet qe mendimi i prinderve kurre sduhet injoruar( gjithmone nen faktin se ata kane eksperinecen e jetes etj, etj si keto), por ti ke arritur nje moshe ku ke te drejta fjale, mendimi,ndjenje dhe je e lire te veprosh keshtu pa patur presionin se po ben dicka te gabuar kunder vullnetit te tyre.
Duhet te ndihesh e lire dhe te veprosh si e tille, edhe pse mund te lendosh prinderit e tu apo ti besh te zemerohen me ty jo vetem ne lidhje me personin qe ti do, por per cdo pjese te jetes tende ku ata mundohen te te mbikqyrin tej normave. Jo te mbash sekrete nga ata,por mos lejo qe ata te te imponohohen,dhe jo vetem ata por kushdo qofte qe do mundohet te marre nje rol te tille ne jeten tende.
Frika se mos zhgenjen njerezit e tu me te dashur ( si prinderit) sduhet te behet motiv qe ti te terhiqesh,por duhet te luftosh per te fituar "lirine" tende.Beju te ditur cdo gje dhe vepro ashtu sic ti e mendon dhe ndjen. Me kohe ata do fillojne te te kuptojne por edhe nese sndodh kjo,tregoju qe kjo eshte jeta jote dhe je ti qe jep drejtimin e saj.
Fat dhe me shume force Odea........
 

Marsi

Primus registratum
Re: Veshtiresite e vajzes shqiptare me prinderit

Hi!

Kete problem e kemi te gjithe, por per mendimin tim nuk jan vetem prinderit shqiptar keshtu. Shumica e prinderve nuk e kuptojne momentin kur duhet te pranojne se femijet e tyre jan te rritur, se mund te vendosin vete dhe mund te mbajne vete pergjegjsi per veprimet e tyre. Mos u merzit. Shpresoj qe prinderit e tu te kuptojn!!!
Marsi
 

Odea

Primus registratum
Re: Veshtiresite e vajzes shqiptare me prinderit

Ah, iu falenderoj te gjitheve per keshillat e dhena si dhe inkurajimet por do doja qe tema te merrte nje drejtim me diapazon me te hapur. Nuk dua qe tema te trajtohet vetem per mua por per te gjithe ata qe ndjehen te kufizuar nga te tjeret te shprehin ndjenjat, mendimet, gjithcka e lidhur me subjektin.

Leila, jam e hapur me prinderit por nganjehere e ekzagjerojne me ate deshiren e sigurimit per mua. Mgjth, nuk ka shume rendesi tani pasi shpresoj qe gjerat te behen me mire.


Odea
 

Darien

Primus registratum
Re: Veshtiresite e vajzes shqiptare me prinderit

Odea,

Ky është problem i pothuajse të gjithëve; konflikt brezash. Rrugëzgjidhja gjendet tek negociatat. Në çdo negociatë, hapi i parë, dhe më i rëndësishmi, është kuptimi i palës tjetër.

Prindërit kanë idenë e tyre se ç'duan për ty. Ata kanë parë më shumë nga jeta, po këmbëngulja e tyre nuk bazohet vetëm tek "mençuria". Ndonjëherë e kemi të qartë që kjo "parë-më-shumë-nga-jeta" i bën mos të të kuptojnë. Në këto raste duhet të kujtosh që e kanë më shumë se të duan dhe kanë merak për ty. Nuk duan të të shohin duke qarë një ditë dhe të mos kenë ç'të bëjnë. Paaftësia për të ndihmuar (helplessness, being unable to comfort you, to fix what hurt you) është ndjenja më e padurueshme për prindin.

Sado të pjekur ta konsiderosh veten, në sytë e tyre nuk duket kurrë e mjaftueshme. E dinë që sa më shumë të dalësh me të dashurin, aq më e vështirë do jetë që ata të marrin vesh ku po shkon e çfarë po bën. Frika e tyre kryesore është që i dashuri mund të ketë dëshirë të jetë dashnori dhe asgjë më shumë. Sado që ta njohin, kur vjen puna tek "goca jonë" (my little girl) nuk i zënë besë njeriu.

Së fundi ki parasysh që ata "opinioni" i vret më shumë se ty. Në botëkuptimin e tyre ka më shumë peshë se në tëndin fakti që njerëzit në rrethin e tyre shoqëror mund të "flasin" (shiko goca e filanit si bredh). Unë them që "vrimat e gardhit dhe gojët e botës nuk mbyllen", po puna është që ta mendojnë prindërit këtë.

Tani, duke i kuptuar prindërit mund të krijosh një plan veprimi. Si në shumicën e familjeve, ma ha mendja që je më e afruar me njërin nga prindërit. Po e zë se mund të flasësh më lehtë me babin. Atëhere, duhet të gjesh rastin të flasësh vetëm me babin. Nuk e kam fjalën të shkosh e t'i thuash pse nuk më lë të dal, po sille muhabetin tek ajo temë dhe me anë të pyetjeve (si e ke hallin? çfarë të shqetëson?) bëje që ta shprehë arsyen. Kjo nuk është kollaj se prindërit shqiptarë në përgjithësi nuk e kanë kollaj të hapen me fëmijët, po është shumë me rëndësi. Për sa kohë që shqetësimi i tyre është në mendim, pa formë (amorphous) nuk është kollaj ta luftosh atë shqetësim, është sikur të luftosh me hijet, s'di ku t'i kapësh e ku t'i godasësh.

Për çdo mendim që merr formë konkrete kur thuhet me fjalë duhet të vendosësh si të përgjigjesh. Nuk po jap shembuj se shumë e zgjata. Vazhdojmë diskutimin më vonë...
/pf/images/graemlins/wink.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Veshtiresite e vajzes shqiptare me prinderit

une them dil ka penxherja me çarçaf naten dhe shko ne disko deri ne agim, mos harro ti besh çarçafit ca nyje qe te ndihmojne per te hyp.

ose hidhi pak babit hashish tek ibriku çajit qe kur ta rrekelleje ta zeje gjumi si ÇINGJ /pf/images/graemlins/laugh.gif

ose ose behu qerose dhe futu ne ndonje manastir.

si dhe liria FITOHET nuk dhurohet.

por une e di shkakun pse prinderit s'duan te ta japin lirine. ata kane frike se u iken dhe i le ne balte, pastaj veç per ty kane emigru atje, te kesh nje jete me te lumtur, dmth TE KENE NJE JETE me te lumtur.

mesoju prinderve gjuhen e huj dhe diskot, besoj do behesh e lire, ose ç'pret ik nga shtepia gjej pune dhe meso, jeto vete e perparo. ose ose, ka plot ose.
 

edda

Primus registratum
Re: Veshtiresite e vajzes shqiptare me prinderit

Ah, sa veshtire eshte te fitohet liria!! Jam dakort me zogun, ne fillim duhet te fitosh pavaresine ekonomike pastaj te tjerat vijne me radhe.
Te njejtat probleme kam pasur edhe une me prinderit.
Gjithmone ata i vija ne plan te pare, me dukej vetja shume mosmirenjohese po te beja diçka kunder deshires se tim eti nderkohe qe ai rropatej ne Itali per t'me siguruar nje te ardhme me te mire. Mirepo gjithe kjo solli avash avash izolimin tim. Ndersa shoket e klases benin gjate vitit shkollor 5 mbremje, une shkoja vetem ne 2-3 prej tyre dhe kjo jo sepse ma ndalonin ata te mite por sepse kisha frike se mos e teproja se mos ata fillonin e dyshonin tek sinqeriteti im, se mos mendonin se e beja per te dale me ndonje nga spazimantet e shumte. Sapo fillonte e lindte nje histori dashurie une ia tregoja ne fillim mamit e cila pa e njohur mire personin ne fjale mundohesh te me bindte qe ai s'ishte per mua. Megjithate me kokefortesine time qe me karakterizon ngulja kembe qe e doja dhe me donte, por ama nga ana tjeter studioja tjetrin deri ne detaj. Nen efektin e dashurise i akuzoja se s'isha njesoj si te tjerat dhe kjo per faj te tyre (pastaj behesha aq shume pishman per ato qe thoja dhe per pasoje i largohesha "te dashurit"!!) Ky mendoj se ishte gabimi qe beja: kerkoja lirine ne momentin e gabuar!
Kur erdha ketu ne Itali punoja si babysitter ne kohen e lire dhe me ato para qe fitoja shkoja me shoqet ne kinema apo teater dhe me e bukura ishte se s'i kerkoja aspak leje prinderve. Kur im ate me thoshte "mos shko te punosh se do te lodhesh" une ia ktheja "do shkoj se ato para me duhen per te pare x film apo x teater" dhe ai s'kishte guximin te me thoshte "jo s'ke per te shkuar" /pf/images/graemlins/laugh.gif . Mbaj mend qe me parate e para qe kam fituar kam qene me nje shoqen time ne teater per te pare "La coppia aperta" te Dario Fo-se dhe pastaj ne nje pub per te pire diçka dhe kur jam kthyer ne shpi, pak min. para ores 12 te nates, gjeta tim ate qe me priste ne dritare /pf/images/graemlins/smile.gif . Keshtu fillova avash avash te fitoj besimin e tyre dhe lirine time. Ne fillim vetem 3 ore leje, pastaj 4, pastaj nje nate ne disko (rralle here sepse disko s'para i preferoj shume) dhe ne fund arriten te me linin te beja turizem me miqte, te beja vullnetaren duke ikur me dite nga shpija, dhe me ne fund edhe te shkoj te bashkejetoj me te dashurin tim.

Bukur e ka thene zogu: LIRIA FITOHET E NUK DHUROHET!

Paç fat Odea
:wave:
 

alma-milano

Primus registratum
Re: Veshtiresite e vajzes shqiptare me prinderit

Fillimisht postuar nga Odea:
[qb] Ah, iu falenderoj te gjitheve per keshillat e dhena si dhe inkurajimet por do doja qe tema te merrte nje drejtim me diapazon me te hapur. Nuk dua qe tema te trajtohet vetem per mua por per te gjithe ata qe ndjehen te kufizuar nga te tjeret te shprehin ndjenjat, mendimet, gjithcka e lidhur me subjektin.

Leila, jam e hapur me prinderit por nganjehere e ekzagjerojne me ate deshiren e sigurimit per mua. Mgjth, nuk ka shume rendesi tani pasi shpresoj qe gjerat te behen me mire.


Odea [/qb]
e dashura odea!
per prinderit ne pergjithesi femijet edhe po te kene nga 40 vjeça do mbesin gjithmone femi per ta!
sjedhja jote kaq perfekte me to ju a ka dhene siguresen qe te "komandojne"....prinderve do i japesh respektin qe meritojne si prinder,por per jeten tende do vendosish ti dhe vetem ti!!!
duhet ta çosh zerin,dhe do te te degjojne,e di se nuk eshte aspak e lehte por do fitosh ate liri aq shume te deshiruar.me mire tju a prishish pak sot se sa nje te neserme qe do jete teper vone!!!
te uroj gjith fatin dhe mbi te gjitha LUMTURIN e kesaj bote!! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

albcryptic

Primus registratum
Re: Veshtiresite e vajzes shqiptare me prinderit

Fillimisht postuar nga zog:
[qb] une them dil ka penxherja me çarçaf naten dhe shko ne disko deri ne agim, mos harro ti besh çarçafit ca nyje qe te ndihmojne per te hyp.

ose hidhi pak babit hashish tek ibriku çajit qe kur ta rrekelleje ta zeje gjumi si ÇINGJ /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/qb]
Nqs do te jesh i ose e zonja te marresh fryme deri ate kohe do e provosh ne kalamajt e tu.

une per vete ne adoleshence keshtu si gjithe te tjeret mendoja por, tani kur mundohem te reflektoj dhe te shikoj prapa se ca kam bere, me vjen neveri nga vetja.
Zemren kurre nuk do ja lendoja nanes sic ja kam bo kur kam qene adolishent, edhe sikur te vendosej ne pyetje edhe jeta ime do ta jepja vetem nanen mos ta lendoja, jo mo dashuria. Ca eshte dashuria moj goc??? nje ndjenje e momentit qe do kthehet ne nightmare sa me pare qe te shikosh fytyrat e dyta te njerezve.

Degjoni se me duket po behet nje gabim ketu, dashuria eshte ndjenje dhe nuk mendoj se mund te kete ndjenje me te madhe se dashuria ngaj nanes tende, (me pelqen te shkuaj nanë se me duket ma amël), keshtu qe ndjenjat e tjera si puna e asaj qe thua ti goce qe ke hap kete temen jane dytesore krahasuar me ndjenjat ndaj nenes.

Ç'do gje qe lendon prinderit eshte keq. shkurt muhabeti se ato i dine shume me mire se ti gjerat, edhe mos hidh petulla me uje. nje djale te ka fol ose ti e pelqen, duhet ti parandalosh keto ndjenja. jane shume te rrezikshme edhe mund te bejne qe te gabosh shume shpejt.
Si ato femra te pafundme ne itali, kujton ti se kane shku per qejf ato?? Edhe ato keshtu si puna jote kane qene edhe nga ato ndjenjat qe ti na qenke vrare pa mase kane perfunduar rrugeve te botes.
Aman o ju Femrat e sotme akoma nuk e keni kuptuar se imitimi i westit eshte dicka e degjeneruar, femra nuk ka se si te jete e pameverur nga familja deri athere kur ajo martohet. etj etj


Shkurt muhabeti une jam per monitorimin e femres e sidomos ne shqiperi, ku te ha ujku ooo gocee.
Se shef ti ca bohet, nuk eshte me mire jashte shtetit jo, se jashte shtetit per nje nate e kane menjen dynjaja, kujton ti do rrine ata e te humin kohe me ty mi aman.

Shnet e mend ne koke
 

Odea

Primus registratum
Re: Veshtiresite e vajzes shqiptare me prinderit

Fillimisht postuar nga albcryptic:
[qb]
Fillimisht postuar nga zog:
Shnet e mend ne koke [/qb]
Perpiqemi albcrypt. Mgjth, duhet te them qe je pak i gabuar me siper pasi pikerisht kur futet dashuria ne mes fillojne carjet dhe moskuptimet midis femijes dhe prinderve dhe kjo jo ngaqe femija cileson dashurine si me te rendesishme por te drejten e te dashuruarit. Pse te mos dua nje njeri kur gjithcka me thote keshtu? Nuk eshte se gjeta nje ne rruge dhe opa, ti futemi kesaj pune.
Nuk dua te mendosh qe dashuria per te cilen kam folur mesiper eshte ajo e nje natyre pasive ose femijerore. Eshte e forte dhe pikerisht per kete po luftoj per te drejtat e mia si njeri qe te kem mundesi te dua ate qe ma do zemra. Nuk mendoj se eshte gabim te kerkosh kaq. Nuk po mundohem te dal me 100 sa here te dua por thjesht te kem pak liri me njeriun qe dua (edhe pse liria me eshte dhene sa here qe e kam kerkuar por vetem me arsye "shume" te mira though lol).

Anyway, thank you te gjitheve sidomos ty smile pasi ato qe the me siper jane kaq te verteta dhe shembujt gjithmone me ndihmojne ta kuptoj me mire situaten apo ate qe duhet te bej se teorite.
Edhe une kam punuar dhe vitin e pare qe kam punuar te gjitha fitimet ua kam dhene prinderve pasi kishin nevoje per to. Tani qe spo gjej dot pune (nuk dua te gjej pune dosido pasi kam punuar si sekretare dhe nuk dua te ulem me poshte se aq tashme) eshte me e veshtire pasi jo vetem qe skam mundesi ti ndihmoj por edhe vetes time si jap mundesine per ndihme ndaj te dalures se gjithmone duhet te iu kerkoj pare atyre. Ah, I hate it.
Gjeja me e tmerrshme per mua eshte te iu kerkoj para prinderve dhe se bej aspak shpesh, bile shume rralle.

Nejse, ika tani se me duhet te iki ne klase. Iu falenderoj edhe nje here te gjitheve si dhe inkurajoj ata qe skane guximin te hapen me problemet e tyre lidhur me temen.


Have a nice day, guys!

Odea :wave:
 

MICHELLE

Primus registratum
Re: Veshtiresite e vajzes shqiptare me prinderit

hi odea! do te te bej nje pyetje, a je femija e pare qe ato kan? nese po ndoshta ky eshte njeri faktor, prinderit e tu nuk dine te veprojne me ty, c'fare bejn ato mendojn eshte mire per te dy palet, por po ta vesh re nqs se ke nje vlla/moter me te vogel, ato arrijn te bejn te njejtat gjera qe ke bere ti por ne nje moshe me te re se ku i ke bere ti. ......Pse? sepse prinderit e tu e kan perjetu nje here dhe ndoshta nuk i ben me pershtypja because after all it wasnt that bad, plus mos harro se ato nuk jan rritur sic po rritemi ne dhe eshte shume faktor i rendesishem ne vendimet e tyre
per sa i perket problemit tende, dhe une e kam patur sic shumica e vajzave dhe akoma e kam, mami im mos me ardh ne kohen e duhur nga puna ose nga shkolla ben telefon, ku je, pse u vonove, pse te rruga, etj. eshte puna se duhet te fitosh besimin me vendosshmerine tende, nqs se ti nuk tregon vendosmeri per c'fare ti e ke ndare mendjen eshte shume e veshtire per to te vendosin per sa i perket lirise tende, une shum shpesh jam zene me te shpise time per ket pune, jam inatosur deri ne piken kur i thashe se do largohesha nga shpia, isha ne nje moshe ku doja te eksperimentoja me teper se te dashuroja, dhe nqs se beja gabim doja te msoja nga gabimet e mija...prandaj mendo te gjitha shume thelle, dhe te jesh e vendosur per c'fare ndjen, deshiron te besh...etj
good luck with everything
 

Princesha

Primus registratum
Re: Veshtiresite e vajzes shqiptare me prinderit

Fillimisht postuar nga albcryptic:
[qb]
Fillimisht postuar nga zog:
[qb] une them dil ka penxherja me çarçaf naten dhe shko ne disko deri ne agim, mos harro ti besh çarçafit ca nyje qe te ndihmojne per te hyp.

ose hidhi pak babit hashish tek ibriku çajit qe kur ta rrekelleje ta zeje gjumi si ÇINGJ /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/qb]
Nqs do te jesh i ose e zonja te marresh fryme deri ate kohe do e provosh ne kalamajt e tu.

une per vete ne adoleshence keshtu si gjithe te tjeret mendoja por, tani kur mundohem te reflektoj dhe te shikoj prapa se ca kam bere, me vjen neveri nga vetja.
Zemren kurre nuk do ja lendoja nanes sic ja kam bo kur kam qene adolishent, edhe sikur te vendosej ne pyetje edhe jeta ime do ta jepja vetem nanen mos ta lendoja, jo mo dashuria. Ca eshte dashuria moj goc??? nje ndjenje e momentit qe do kthehet ne nightmare sa me pare qe te shikosh fytyrat e dyta te njerezve.

Degjoni se me duket po behet nje gabim ketu, dashuria eshte ndjenje dhe nuk mendoj se mund te kete ndjenje me te madhe se dashuria ngaj nanes tende, (me pelqen te shkuaj nanë se me duket ma amël), keshtu qe ndjenjat e tjera si puna e asaj qe thua ti goce qe ke hap kete temen jane dytesore krahasuar me ndjenjat ndaj nenes.

Ç'do gje qe lendon prinderit eshte keq. shkurt muhabeti se ato i dine shume me mire se ti gjerat, edhe mos hidh petulla me uje. nje djale te ka fol ose ti e pelqen, duhet ti parandalosh keto ndjenja. jane shume te rrezikshme edhe mund te bejne qe te gabosh shume shpejt.
Si ato femra te pafundme ne itali, kujton ti se kane shku per qejf ato?? Edhe ato keshtu si puna jote kane qene edhe nga ato ndjenjat qe ti na qenke vrare pa mase kane perfunduar rrugeve te botes.
Aman o ju Femrat e sotme akoma nuk e keni kuptuar se imitimi i westit eshte dicka e degjeneruar, femra nuk ka se si te jete e pameverur nga familja deri athere kur ajo martohet. etj etj


Shkurt muhabeti une jam per monitorimin e femres e sidomos ne shqiperi, ku te ha ujku ooo gocee.
Se shef ti ca bohet, nuk eshte me mire jashte shtetit jo, se jashte shtetit per nje nate e kane menjen dynjaja, kujton ti do rrine ata e te humin kohe me ty mi aman.

Shnet e mend ne koke [/qb]
:thumbsup:
 

melankolikjaE

Primus registratum
Re: Veshtiresite e vajzes shqiptare me prinderit

Ciao Odea un te uroj qe ta zgjidhesh sa me shpejt problemin tend dhe duke marre parasysh keto keshilla qe po te japin forumistet,jane te vlefshme .Jam e sigurt qe do marresh nje vendim te drejte sepse je nje vajze me gjykim .Kur po lexoja mesazhin e SMILE mu duk sikur kish shkruar ne emrin tim mgjth ato te fundit do ti deshiroja shume se jam akoma ne shkolle tani.
Tani doja te flisja pak per problemin tim .Nuk eshte si i shumices se vajzave shqiptare sepse un gjithmone e kam pasur lirine e prindit 'ne xhep 'si i thuhet dhe ata gjithmone me kane thene e bejme kete sepse kemi besim te ty. shoqet me thonin lum si te per prinder qe ke,problemi im eshte se jam vet un ajo qe nuk ja kam dhene lirine vetes gjithmone kam qene e urte,shum e ndjeshme dhe e ndrojtur dhe frenohesha para shum gjerave .kam vepruar tamam si SMILE per mbremjet e shkolles dhe cdo gje qe beja e beja me frike se mos do shkaktonte zhgenjim tek prinderit. un sic thone ata qenkam vajze perfekte mesoja,idegjoja ata beja gjera qe ata pelqenin etj.un i dua shum prinderit e mi ,nuk e di qe ndryshe nga sjellja me mua motres se madhe i ndalonin shum gjera ne fakt ne te dyja jemi tipe shum te ndryshme.POr me kalimin e kohes po shikoja qe shum gjera qe me pelqenin ti beja nuk i beja sepse kisha frike se mos kjo do ndikonte ne besimin qe prinderit kishin tek un .dhe vazhdoja ta izoloja veten nga gjerat e nga njerezit.NJe dite ne nje bisedim ne shtepi per vajzat qe dashuronin , qe dilnin shpesh etj babi tha 'un ve doren ne zjarr qe vajza ime nuk...KJo nuk me pershkroi gjith qenien time 'nuk...cfare ? do dashuroja ,nuk do dilja me shoqerine apo dhe te tjera .M.GJ.th un kam ndryshuar por jo shum ,ka qene motra ime qe ka ndikuar ne kte ndryshim, me merrte me zor qe te dilnim me thoshte ne vere vish dhe nje golf vish dhe kur me vone po vishja kanatiere shikoja qe mami po me shikonte ndryshe dhe ai veshtrim me trondiste, m,gj th kete ata i pranuan ndryshimet e mia.Edhe po te dashuroja ata do ta pranonin se i njoh shum mire por un nuk kam dashuruar ndonjehere, kur me afrohej ndonje djale ja prisja shkurt dhe nuk e lija te me afrohej me.Tani studioj jashte dhe jam larg tyre por ashtu si dhe Odea gjeja me e veshtire per mua eshte tju kerkoj atyre para dhe prandaj kam filluar nje pune ,jau thashe por ata me thane per leke mendojme ne ti shiko mesimet,un e di qe ata e mendojne kete, por ata nuk jane mire ekonomikisht dhe mbi te gjitha babi eshte i semure.Ai izolim qe i kisha krijuar vetes eshte zbehur goxha por ajo qe me ka lene eshte pasiguria ne vetvete, :mad: me vjen shum inat per kete por nuk arrij te gjej armen e duhur per ta luftuar
Ndoshta te gjitha keto mund te jene jashte teme por un doja te tregoja qe skam pasur probleme me te mite por me veten time (ta dini sa kam ndenjur para kompj.duke ngurruar per te shkruar,por mos mendoni se un jam nje viktime e prinderve te mi,kjo nuk eshte e vertete kur kam pasur mendime e deshira i kam shprehur dhe ata me kane kuptuar dhe mi kane plotesuar)
pres mendimet tuaja.Si e shpjegoni kete te gjith qe shkruajta? sidomos nga smile .
ciao :wave: :wave:
 

edda

Primus registratum
Re: Veshtiresite e vajzes shqiptare me prinderit

Melankolikja a mund te bisedojme perpara nje filxhani kafeje???..meqe jetojme ne te njejtin qytet :rolleyes:
 

Ida

Primus registratum
Re: Veshtiresite e vajzes shqiptare me prinderit

Dhe une kam hasur probleme me familjen per lirin time.

Ne fillim kur erdha ne greqi nuk kisha shoqeri,ca gjuha ca s'me pelqente shoqeria, me mungonte shoqeria e vjeter e gati dy vjetet e para s'para dilja.Prinderit me luteshin te dilja.Kur nisa une te dal ateher ata filluan ankesat e tyre.Pse del kaq shpesh,te kthehesh ne kete ore etj.
Sa me shume u jepje llogeri aq me teper kerkonin ata.Atehere nisa te mos u them shume gjera,mundohesha tu pergjigjem ne pergjithesi e sa me shkurt.Avash-avash ndrova dhe oaret aty ku dilja ne 6,vajti 6.30 deri sa tani dal ne 8 kthehem rreth 11.30-12.00.Kur vete ne pabe me shikojn ca shtrember por nuk kane cfare te bejn .vetem qe nuk vete shpesh.Shpesh here nuk me mjaftojn por te gjitha vijn avash-avash plus qe une akoma nuk punoj e jam akoma e varur nga ata.
Odea mos u krahaso me te tjeret.
Dhe mua me vinte inat ne fillim por duke pare se dhe shoqet e mia kishin te njejtin problem s'me behej vone pastaj.Gjenim kohen per te tera.
Ah dhe dicka tjeter cuditerisht kur dua te mos me kundershtojn prinderit per asgje behem shume e mire e ua plotesoj te gjith deshirat dy dite para. :devil: :wink: :thumbsup:
 

atman

Forumium maestatis
Re: Veshtiresite e vajzes shqiptare me prinderit

Mos shprehni keqardhje sepse as Odea dhe as Melankolikja nuk kane ndonje problem kaq te madh me prindet. Une mendoj se problemi qendron tek to, tek qenia e tyre, me kete dua te them se ato i mundon ajo lloj frike qe nuk e kane kultivuar prindet,(kujto shembullin e melankolikes ne rastin kur perserit fjalet e babait i cili ne fund te fundit shprehu nje gje per te cilin çdo prind do ta deshironte dhe te ndjehej krenar. Shprehu te kunderten e asaj qe sot Melnkolikja e perpunoi ne nje menyre te gabuar)pra prindet nuk kane faj, sepse ata nuk jane krijues te frikes, eshte interpretimi dhe perpunimi qe i ka bere vetja qe e ka krijuar, ndaj ky problem duhet perballuar pikerisht aty. Ashtu si edhe per Odean qe ngurron edhe pse e ndjen domosdoshmerine e lirise.
Dua te them se nje nga FRIKAT me te medha me te cilat perballohen si Odea, si Melankolikja dhe çdo njeri eshte MARRJA E NJE VENDIMI.
Me kujtohet me kete rast proverbi i gomarit te uritur qe kishte nje tufe me bar nga e majta dhe nje tufe me bar nga e djathta dhe nuk vendoste se cilen tufe te hante. E keshtu kaluan ore e kaluan dite pa vendosur, derisa ngordhi nga uria.
Eshte vetem nje proverb por me duket se mbart nje domethenie te madhe qe shpesh duke hezituar per te marre vendime ne nuk ecim perpara.
Nganjehere eshte ze i jashtem, por shume me shpesh eshte i brendshem, (prindi qe shprehu besim, ose te Odeas qe mund te jene kunder me zgjedhjen e saj) dhe qe eshte thuajse si nje formule te cilen secili prej nesh e ka degjuar ose ia ka thene vetes: KUJDES MOS GABOSH, MOS ZGJEDHESH GABIM! pikerisht ketu fillon frika dhe diçka e tille e terrorizon zemren tone. E terrorizon sepse kemi frike se mos humbasim miqte, se mos humbasim shoket, se mos plagosim shpirtin e prinderve dhe nuk veprojme. Ne fakt ne duke MOS zgjedhur, KEMI zgjedhur, kemi zgjedhur te ngordhim urie si puna e gomarit.
Dhe e tere kjo pasoje vjen nga deshira per te qene te persosur, ose enderojme te jemi te tille, njerez qe s'bejne gabime. Si te thuash e kemi idealizuar diçka te tille dhe ndoshta nisur nga frika qe kemi se mos zhgenjejme prindet, se mos nuk duan prindet. Jo, prindet e pranojne faktin qe femijet nuk jane te persosur, natyrisht qe per ta eshte e dhimbeshme te pranojne nje hap te gabuar te femijes se tyre, por tek e fundit ne mesojme duke gabuar.
Provoni ta quani çdo ndryshim ne jete si nje sfide, por kjo sfide duhet te filloje ndaj vetes ne rradhe te pare, me pas ndaj prinderve, shokeve, miqve, ambientit dhe sefundi shoqerise ne teresi. Nese nuk behet keshtu, do te mbeteni ne vend. Nese kerkon te ndryshosh veten, fillo me mendimin tend. Po mundohem ta ilustroj me nje shembull. Duhet te marresh nje vendim dhe ke dy alternativa: E para: - vendim i drejte, i padrejte. E dyta: - vendim i padrejte, vendim i drejte. Duken si spostime vendesh ne realitet nuk jane ashtu, sepse duke qene ne dileme nuk di ke te zgjedhesh, thjesht ngaqe mendon; po zgjedh te parin qe duket i drejte, po sikur nje hap me pas te zbuloj te dytin i cili mund te jete i padrejte, i njejti arsyetim dhe ngurrim shoqeron edhe alternativen tjeter. E keshtu çfare ndodh, rrime ne vend dhe ndodhemi perballe asaj pyetjeje te mallkuar qe duket sikur nuk ka per te na u ndare kurre: PSE NUK ZGJODHA ATE...? Qe te mos gabosh konsideroje lirine tende si nje domosdoshmeri per ty, per jeten tende, konsideroje dashurine tende si diçka qe ka nje vlere te jashtezakoneshme qe do ta ngrohe jeten tende ne mos pergjithmone per aq kohe sa mund te zgjase. Ne jete eshte shume edhe nje minute lumturi, nese kujtoni fundin e noveles se Dostojevskit, "Netet e bardha", kur personazhi kryesor thote pak a shume: "perse kaq pak lumturi? Ne gjithe jeten nje minute."
Dua te them, pa e zgjatur, qe vleresoje vendimin tend si pozitiv, keshtu mund friken dhe keshtu forcon personalitetin, e ndoshta shume shpejt gjen edhe harmonine midis vendimit dhe shpirtit tend. Por edhe nese deshton, nuk duhet konsideruar humbje, ti arrite te zbulosh diçka qe nuk te pelqen, pas te ciles veshtire ta besh dy here te njejtin gabim.
Edhe mungesa e lekeve nuk duhet konsideruar si nje tragjedi, ato shume shume mund te vonojne realizimin e vendimeve e te deshirave, por nuk mund te pengojne.
Shpesh here them me vete qe eshte FAT te kesh FATIN te ndeshesh me dilema e veshtiresi te medha, sepse duke i mposhtur del me i forte.
Uroj sinqerisht qe te mposhtni pengesat tuaja te cilat siç e thashe nuk duhet te konsiderohen si problem midis jush dhe prinderve, por brenda qenies suaj.
 
Top