Veprimtari te Diplomacise Shqiptare

Pe.ili.sh

Primus registratum
Veprimtari te Diplomacise Shqiptare

<span style="font-weight: bold">MESIC MOISIU: TE NDERTOJME KORRIDORIN 10</span>

Presidenti Alfred Moisiu garantoi dje pas takimit me homologun e tij kroat Stipe Mesic se marredheniet mes dy vendeve jane teper pozitive vecanerisht ne fushen politike. &quot;Nivelit aktual i marredhenieve politike, tha presidenti Moisiu, duhet t'i pergjigjet edhe ai ne fusha te tjera si ne ate ekonomike, kulturore, arsimore, shkencore, etj&quot;. Edhe Presidenti kroat Mesic, i konsideroi marredheniet midis dy si shume te mira. Ai u shpreh se kishte nje konsiderate te vecante per shqiptaret dhe theksoi faktin se keta kane kontribuar ne historine e kaluar por edhe te tashmen te popullit kroat. &quot;Shqiptaret ne Kroaci kane nje pervoje te pasur ne ekonomine e vendit dhe luajne rol te rendesishem ne biznesin kroat&quot;. Gjithashtu Presidenti kroat permendi si te rendesishem ne forcimin e lidhjeve midis dy vendeve edhe ndertimin e Korridorit 10-te qe do te lidhe bregdetin Adriatik, ku perfshihen te dy vendet tona. Lidhur me marredheniet ekonomike presidenti Moisiu kerkoi rritjen e interesit te biznesit kroat ne investime, ne nje legjislacion qe do te lehtesoje levizjen e lire te mallrave por edhe te qytetareve nga te dy vendet. Presidenti Moisiu p-_ndi faktin e pervojes se burses kroate, eksperienca e se ciles do te ishte shume e dobishme edhe per bursen shqiptare te porsalindur.

Kreu i shtetit evidentoi faktin se samiti i djeshem pati nje rendesi te vecante jo vetem ne kuader te harmonizimit te perpjekjeve per integrim ne NATO, por ishte edhe domethenes per zhvillimin e metejshem te marredheneieve dypaleshe midis vendeve tona. &quot;Marredheniet ekzistuese midis Shqiperise dhe Kroacise, ndikojne drejtpersedrejti ne qendrueshmerine dhe sigurine rajonale. Shqiperia dhe Kroacia se bashku me Maqedonine do te hedhin hapat e duhur ne kohen e duhur per integrim ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian&quot;, tha Moisiu

Nano: Te liberalizohet regjimi i vizave

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi dje nje takim me Presidentin e Kroacise Stipe Mesic. Kryeministri Nano ka nenvizuar pershpejtimin e hapave per lehtesimin e procedurave per dhenien e vizave per kategori te caktuara gje e cila ndikon drejteperdrejt ne levizjen e lire te njerezve. Ne kete drejtim ai ka theksuar nevojen e rivendosjes se linjes ajrore Tirane -Zagreb si dhe hapave konkret per projekte ne infrastrukturen rrugore. Nga ana e tij Presidenti Mesic u shpreh se liberalizimi i regjimit te vizave eshte shume i rendesishem per bashkepunimin ne fushen e biznesit te turizmit dhe shkembime te tjera, ne menyre qe shtetasit e Ballkanit te levizin lirshem. &quot;Nje gje e tille do ti jepte fund edhe levizjeve ilegale nga njeri vend ne tjetrin&quot;, eshte shprehur Mesic. Presidenti kroat e konsideroi si prioritare per zhvillimin ekonomik infrastrukturen rrugore, ne fushen energjitike, si dhe inisiativave te perbashketa ne kete drejtim. Gjate takimit, Nano ka theksuar si nje nga ceshtjet kryesore shkembimin e eksperiencave te ndryshme dhe bashkepunimin me te ngushte ne fushen ekonomike. &quot;Duhet te ndikojme ne rritjen e prezences te biznesmeneve nga te dy vendet, te intensifikojme bashkepunimin edhe me strukturat e shoqerise civile duke nxitur konkurencen e ndershme mes vendeve tona e cila do te ndikoje ndjeshem ne perafrimin e vendeve te Ballkanit me strukturat euroatlantike&quot;. Presidenti kroat Stipe Mesic ka pire nje kafe dje ne mengjes edhe me zv-Kryeministrin dhe Ministrin e Puneve te Jashtme Ilir Meta.

N.Perndoj
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Veprimtari te Diplomacise Shqiptare

Ore lexoni je se cperrallisin keta te ashtuquajtur &quot;Diplomate&quot;
Sikur te keshi kohe sot do analizoja pak nga ky shkrimi i mesiperm.
Megjithate hidhini nje sy
eek.gif
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Veprimtari te Diplomacise Shqiptare

<span style="font-weight: bold">PRESIDENTI BUSH I SHKRUAN NANOS</span>

Dje ne nje takim te vecante ambasadori amerikan, Xhejms Xhefri i dorezoi kryeministrit Fatos Nano nje leter nga Presidenti amerikan, George W.Bush. Brenda saj, pasi vleresohet lart qendrimi dhe mbeshtetja e kryeministrit Nano ne luften kunder terrorizmit, e falenderon per pjesemarrjen konkrete te Shqiperise ne forcen qe asiston sigurine nderkombetare ne Afganistan. &quot;Lidershipi juaj ne perparimin e paqes dhe stabilitetit ne vend si dhe rajonin tuaj mbetet kontributi me i madh dhe me i rendesishem ne keto perpjekje. Une ju inkurajoj ne perpjekjet per forcimin e demokracise ne Shqiperi, ndertimin e tregut te lire dhe luften kunder krimit e korrupsionit. Progresi konkret ne keto fusha do hape rrugen drejt nje te ardhme paqesore dhe te begate per popullin e Shqiperise dhe per nje Shqiperi qe integrohet pershpejtueshem ne Europe dhe ne institucionet Euroatlantike&quot; shkruan presidenti Bush. Por ai ka vleresuar eddhe faktin se Shqiperia mbetet lidershipi ne perparimin e paqes dhe stabilitetit ne vend si dhe ne rajon mbetet kontributi me i madh dhe me i rendesishem ne keto perpjekje&quot;
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Veprimtari te Diplomacise Shqiptare

Nano: SHBA, lideri ynë kundër terrorizmit TIRANË-Kryeministri Fatos Nano mban qëndrim të hapur pro SHBA-së në lidhje me çështjen e Irakut, duke iu larguar qëndrimit të moderuar të mbajtur nga tre presidentët në samitin e djeshëm, mes të cilëve dhe atij shqiptar, Alfred Moisiu. Nano është shprehur dje se &amp;#8220;Aleanca jonë institucionale me SHBA dhe koalicionin global të luftës kundër terrorizmit është një shtrat i logjikshëm dhe nxitës për rikonfirmimin e pozicionit politik të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të rolit lider që luan qeveria amerikane në luftën kundër terrorizmit dhe regjimeve diktatoriale që ushqejnë terrorizmin në marrëdhëniet ndërkombëtare&amp;#8221;,-deklaroi dje Nano përpara medias. Përplasja institucionale, mes Kryeministrisë dhe Presidencës është vërejtur dje gjatë pronocimeve të Moisiut dhe Nanos. Nëse presidenti mbajti qëndrim se mbështet vendimet e Kombeve të Bashkuara dhe të Komunitetit Ndërkombëtar për çështjen e Irakut, kryeministri u shpreh qartë se mbështet qëndrimin e SHBA-së.
&amp;#8220;Unë besoj se nuk ka vend për asnjë ekuivok në këtë marrëdhënie në të dy komponentët e saj. Me partnerin strategjik të Shqipërisë, SHBA që nuk mund të jetë vetëm një partner historik por edhe shoqërues dhe mbështetës i fuqishëm i të sotmes dhe të ardhmes euroatlantike të vendit tonë, ashtu edhe në komponentin europeist, pra në procesin e angazhimeve që po zhvillohen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian&amp;#8221;,-theksoi kryeministri. Sipas tij, &amp;#8220;është e nevojshme të theksoj me këtë rast që nuk mund të ndërtohen marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë apo cilido vend të Ballkanit si dhe programet dhe iniciativat e partneritetit politik me botën euroatlantike sipas kulturës dhe mentalitetit të vjetër ballkanas, o me mua o kundër meje&amp;#8221;. Gjithashtu ai bëri të ditur se NATO dhe europeizmi janë dy gjëra të veçanta për politikën e qeverisë që ai drejton. &amp;#8220;Besoj se interpretime të tilla amatoreske nuk mund të qëndrojnë as në opinionin publik, as në procesin që po shoqëron edhe opinionin publik edhe median, të rezultateve të prekshme në solidaritetin tonë euroatlantik global me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian&amp;#8221;,-theksoi Nano.
B.Hoti
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Veprimtari te Diplomacise Shqiptare

<span style="font-weight: bold">DY POLITIKAT E JASHTME</span>

Nga Nikolle Lesi

Ka dite qe media, eshte mbushur me letra, korespondenca dhe pershendetje te ndersjellta mes kryeministrit Nano dhe lidereve amerikane. Nano boton nje shkrim me emrin e tij ne nje gazete amerikane, e cila ribotohet ne nje tjeter gazete po amerikane, ku me djallezine qe e karakterizon, kryeministri shqiptar shfrytezoi ditet e veshtira dhe nevojen amerikane per sa me shume mbeshtetje ne Europe ne luften ndaj Irakut, per te shlyer ndonje mekat nga ato qe i ka te listuara edhe memoria e Departamentit te Shtetit. Deshmia me serioze qe tregon se keto mekate jane te shenuara eshte orvajtja e Nanos prej me shume se 3 muajsh per te organizuar nje vizite zyrtare ne Wuashington. Perpjekjet deri tani nuk ka dhene asnje frut. Keshtu qe Nano nuk le asnje rast t'i ike nga dora, sillet si nxenes para ambasadorit amerikan dhe ben si ushtar i gatshem per sulm ne luftanijen amerikane.

Si te mos mjaftonte perkrahja, ndonese jo shume e konsiderueshme e vendi te vogel ballkanik, perseri Nano vuri ne perdorim inatin amerikan ndaj aleateve te tij si Gjermania e Franca, te cilat kane dale hapur kunder luftes ne Irak. Nano guxoi shume kur shkoi deri atje sa u terhoqi veshin dy vendeve lider ne BE, ne lidhje me luften ne Irak.

Ne shkrimin e botuar ai iu kujtoi, jo pa qellim, Gjermanise dhe Frances, ate qe donin pikerisht vete amerikanet: qe SHBA e shpetoi Europen nga nazizmi. Iu kujtoi varret e ushtareve amerikane ne Europe per Europen!

Keshtu, ndonese ne politiken e brendshme ose ne administrimin e pushtetit ekzekutiv zoti Nano ka difekte serioze, te cilat i kemi vene ne dukje, duhet pranuar se ne politiken e jashtme ai po luan aq mire sa, edhe nese e ke inat, ia vlen ta lavderosh. Dihet tashme se aleati yne strategjik dhe historik eshte dhe mbetet SHBA. Nderrojne Presidentet, por nuk nderron strategjia amerikane per Shqiperine. SHBA ka dhene prova historike per simpati ndaj kombit tone. Natyrisht, te gjithe e dine se c'kontribute madhore kane dhene amerikanet per shqiptaret, porse vetem e fundit, lufta ne Kosove mjafton per te kuptuar se pa kete aleat ne, shqiptaret, do te mbeteshim te shqyer e te perlyer ne arenen ballkanike. Duhet prape te kujtojme se Nanos i doli ne shteg ky rast fatlum per te pastruar paksa biografine e tij ne dosjet amerikane, por edhe per t'i dhene nje berryl zv/kryeministrit dhe ministrit te Jashtem zotit Meta, i cili eshte ne pergatitjet e fundit per te filluar sulmin per te rrezuar kryeministrin, pasi, sipas tij, nuk po qeveris, por ka emeruar miqte e tij ne te gjitha postet, po zmadhon klanin nepotik, trafikun e influences, etj. Akuza te cilat vijne edhe nga zyrat e Bashkimit Europian. Te gjitha sinjalet europiane antiNano ministri Meta i konverton ne dosje sulmi ndaj kundershtarit te tij ne PS. Nga ana tjeter, me levizjet e fundit pro-amerikane, Kryeministri Nano, po eklipson ne nje fare menyre suksesin e padiskutueshem diplomatik qe arriti Meta, rreth nje muaj me pare. Komplimentat per vizitat e Metes e Beograd, Moske e Prishtine, varionin sa nga Brukseli, deri tek zyrat e Presidentit Moisiu. Aq sa per nje moment u duk se qeveria Nano, kishte nje komponent kryesor, me te cilen identifikohej. Pra, pikerisht diplomacine aktive dhe realiste te udhehequr nga Ilir Meta. Keshtu qe, para nje konflikti te pritshem me Nanon, Meta kishte arritur te siguronte nje suport te forte nderkombetar, i perkthyer ky edhe ne politiken e brendeshme.

Ne kete pergatitje per duel ne kupolen roze, do te mjaftonte vetem nje sinjal amerikan kunder Nanos dhe &quot;skalionet metiste&quot; do te versuleshin per te &quot;pushtuar&quot; keshtjellen qe kreu i selise roze ka uzurpuar, pra ekzekutivin. Dikush thote se &quot;Nano po fshihet pas gishtit te Sadamit&quot;, por edhe ne qofte e vertete, perseri ne kontekstin real te ngjarjeve ne politiken shqiptare Nano po e luan shkelqyeshem rolin e nje proamerikani te terbuar. Edhe amerikanet e dine se kjo ne vetvete mbetet loje momentale, por qe u intereson per ta tundur si nje flamur te vogel ne Europe. Politika eshte ceshtje interesash. Edhe Gjermania e Franca, kundershtojne SHBA per interesat e tyre ekonomike si dhe per te mos lene amerikanet qe te kthehen ne &quot;mbret&quot; i botes. Ne te vertete edhe ato jane te interesuar qe Sadami te largohet, pasi eshte nje rrezik per te gjithe. Keshtu qe, Kryeministri, duke perdorur edhe median per interesa nga me te ndryshme eshte bere me amerikane se amerikanet! Megjithate, ai po luan. Po e perdor kete publicitet dhe leterkembim ne favor te vazhdimesise se qeverisjes se tij, e cila mbetet e trazuar pas ridaljes ne skene te konflitit me zotin Meta. Ne nje fare menyre, Kryeministri, nen rrogoze, i ka bllokuar Ministrit te Jashtem te gjitha vizitat zyrtare ne vendet perendimore, duke kopjuar kryeministrin Italian Berluskoni, i cili &quot;de facto&quot; kryen edhe funksionin e Ministrit te Jashtem. Politika proamerikane e Nanos vjen ne akord me ate Berluskonit. Nano dhe Berluskoni dihet se jane ne tratativa interesash per shitje te Telekomit, Bankes se Kursimeve, etj. Natyrisht, nuk duam te themi sepse nuk kemi te drejte ta pohojme qe ministri Meta ka levizur orientimin e busulles se tij, nga Washingtoni ne Europen e vjeter apo edhe ne Lindje te Europes. Por faktet jane te tilla qe deri me tani ministri i Jashtem ka vizituar vetem Mosken, Beogradin, Bukureshtin dhe pergatitet te niset ne Kine. Ndofta e tille ka qene agjenda diplomatike, porse po te penetrosh ne luften nen rrogoz qe luajne mes tyre, duhet pranuar se deri me tani, Kryeministri ka fituar.

Persa kohe qe lufta ne Irak mbetet problem i dites ne bote, zoti Nano do te luaje poker me ministrin e tij, i cili njihet per aftesite qeverisese, por kete rradhe fale hijes se Sadamit dhe nevojes amerikane per cdo aleat, sado te vogel, kreu i Ekzekutivit do te mbreteroje ne Tirane ndoshta aq sa do te qeverise ne strehimet e tij nentokesore Sadami. Pra metisteve iu duhet te luten qe sa me shpejt te bjere Sadami ne menyre qe te kene &quot;leje&quot; per te rrezuar armikun e tyre ne parti, Fatos Nanon. Ndersa kryeministri, ndonese ortodoks, lutet ne menyren islame qe te rezistoje sa me gjate Sadami!
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Veprimtari te Diplomacise Shqiptare

Moisiu: Shqipëri-Serbi, s&amp;#8217;ka vend për ekstremizma
TIRANË-Marrëdhëniet e mira mes fqinjëve do të shërbejnë në stabilitetin e rajonit të Ballkanit. Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, u shpreh dje gjatë takimit të zhvilluar në Tiranë me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Malit të Zi, Goran Svilanoviç, se &quot;marrëdhëniet e mira mes fqinjëve, kontribuojnë në stabilitetin e rajonit&quot;. Këshilltari për shtypin pranë presidentit, Arjan Konomi, bëri të ditur se në takim, të dy bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, &quot;që po ndiejnë një përmirësim të dukshëm, veçanërisht pas vizitës së zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, në Beograd. Ministri i Jashtëm Svilanoviç, vlerësoi punën e bërë nga presidenti Moisiu në drejtim të marrëdhënieve dypalëshe dhe në kuadër rajonal. Ai theksoi se qëllimi i vizitës së tij &quot;ishin bisedimet mbi çështjet e thellimit të bashkëpunimit në fushën ekonomike, përmirësimin e treguesve të shkëmbimeve tregtare, në transport, si dhe koordinimin e praktikave në luftën rajonale kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve&quot;. &quot;Ballkani dhe të gjithë vendet e tij kanë nevojë për paqe, ndaj dhe në politikën e jashtme të të dy vendeve nuk ka vend për ekstremizma, që janë të dëmshme në interesin e popujve&quot;, -nënvizoi presidenti Moisiu. Ndërsa ministri i Jashtëm, Svilanoviç theksoi se &quot;synimi i politikës së jashtme të të dy vendeve është integrimi në strukturat euroatlantike&quot;. Ministri i Jashtëm Svilanoviç i bëri të ditur presidentit Moisiu ftesën në emër të presidentit Vojislav Koshtunica, për pjesëmarrje në takimin e nivelit të lartë rajonal, që do të mbahet në Beograd, më 9 prill të këtij viti. Presidenti Moisiu e mirëpriti ftesën, duke vënë në dukje se &quot;në këtë takim pala shqiptare do të paraqesë pikëpamjet e saj për bashkëpunimin e mëtejshëm në kuadrin ballkanik&amp;#8221;
B.Hoti
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Veprimtari te Diplomacise Shqiptare

<span style="font-weight: bold">Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm deklarohet për herë të parë për Armatën Kombëtare Shqiptare </span>
Meta: Distancohemi nga ekstremistët e AKSH-së

&amp;#8220;Ata nuk gëzojnë asnjë mbështetje nga qeveria shqiptare. Ata duhet të kuptojnë se nuk duhet të shërbejnë më si pretekst për të dëmtuar imazhin e shqiptarëve&amp;#8221;

TIRANË- Qeveria shqiptare distancohet në mënyrë të prerë nga &amp;#8220;elementët ekstremistë&amp;#8221; të grupuar në ushtri të veçantë në zona të ndyrshme ku jetojnë shqiptarët. Zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm, Ilir Meta gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij, Goran Svilanoviç tha dje se ai distancohet nga ata ekstremistë të Armatës Kombëtare Shqiptare dhe Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar . &amp;#8220;Elementë të caktuar ekstremistë, të cilët kërkojnë të dëmtojnë proceset politike në rajonin tonë dhe në vende të caktuara, të cilët njëherë dalin me stemën e AKSH-së dhe njëherë tjetër me të FKBSH-së, duhet të kuptojnë se koha e protagonizmit mes ekstremizmit dhe rrugës, ka mbaruar&amp;#8221;,-tha dje Meta. Zëvendëskryeministri theksoi se qeveria shqiptare nuk e mbështet një formë të tillë veprimi. &amp;#8220;Ata nuk gëzojnë asnjë mbështetje nga qeveria shqiptare. Ata duhet të kuptojnë se nuk duhet të shërbejnë më si pretekst për të dëmtuar imazhin e shqiptarëve në përgjithësi, në të gjithë rajonin si një faktor paqedashës, konstruktiv, demokratizues dhe europianizues. Ata kanë vetëm një rrugë, t'u bashkohen proceseve politike dhe demokratizuese&amp;#8221;,- tha zv/kryeministri. Në fjalën e tij, Meta garantoi homologun e tij, ministrin e Jashtëm Svilanoviç, se qeveria shqiptare është e gatshme të bashkëpunojë me shtetin e Serbisë dhe Malit të Zi dhe të gjitha qeveritë e tjera në rajon, për të forcuar klimën e mirëbesimit dhe të angazhimit për të nxitur kudo proceset politike dhe demokratike, si të vetmet mënyra për t'u dhënë zgjidhje problemeve. Zëvendëskryeministri e ministër i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Malit të Zi, Goran Svilanoviç, vlerësuan dje në Tiranë se, integrimi i të dy vendeve në strukturat euroatlantike është qëllimi i forcimit të bashkëpunimit dypalësh. Në këto prioritete, Meta nënvizoi liberalizimin e tregtisë dhe krijimin e një hapësire të Tregtisë së Lirë në rajonin tonë, bashkëpunimin rajonal në fushën e energjisë, që pas mbedhjes së ministrave të Energjisë në Selanik, në muajin nëntor ka hyrë në një fazë të re, etj. Për sa i takon bashkëpunimit për zhvillimin e infrastrukturës, veçanërisht në fushën e transportit dhe të telekomunikacionit dhe në fushën e sigurisë, të luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, Meta bëri të ditur se, në fillim të muajit mars do të zhvillohet takimi i ministrave të Rendit në Beograd.
Bledi Hoti
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Veprimtari te Diplomacise Shqiptare

<span style="font-weight: bold">Nano-Svilanoviç: Të ndërtojmë Durrës-Prishtinë-Nish </span>
TIRANE-Kryeministri Fatos Nano, në takimin e zhvilluar dje në drekë me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Malit të Zi, Goran Svilanoviç, vlerësoi se &amp;#8220;iniciativat shumëplanëshe mes dy vendeve ofrojnë fqinjësi të mirë, bashkëpunim e partneritet në realizimin e integrimit euroatlantik&amp;#8221;. Sipas Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun pranë Këshillit të Ministrave, kryeministri Nano theksoi në këtë takim se &amp;#8220;është në interes të proceseve integruese të dy popujve e të rajonit në tërësi, që Tirana dhe Beogradi të shndërrohen në dy qendra të rëndësishme, që prodhojnë stabilitet. Parakushti i integrimit europian është integrimi rajonal&quot;. Duke u ndalur në fushat e bashkëpunimit, kryeministri nënvizoi ndërmarrjen e projekteve dypalëshe e rajonale në fusha me interes të ndërsjelltë, si ne energjitikë, turizëm, transport. &amp;#8220;Jemi të gatshëm të ofrojmë lehtësitë e mundshme për një kontribut të përbashkët në ndërtimin e korridoreve rrugore, ku do të nxisnim ndërtimin e autostradës Durrës-Prishtinë-Nish, si nje arterie e fuqishme që do t&amp;#8217;i jepte frymëmarrje zgjerimit të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit rajonal&quot;, -tha Nano. Edhe ministri i Jashtëm Svilanoviç, ndau të njëjtin mendim &quot;për vazhdimin e përpjekjeve në thellimin më tej të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal për krijimin e një fqinjësie të mirë dhe për përafrim të përbashkët drejt strukturave euroatlantike. Z.Svilanovic e njohu kryeministrin Nano me zhvillimet më të fundit politike të situatës në Serbi dhe Mal të Zi dhe vendimin e Parlamentit për krijimin e një shteti të ri. &amp;#8220;Në këtë kuadër, kemi nisur një tur takimesh, të cilat do të vijojnë në të gjitha vendet e Ballkanit, për të diskutuar dhe për të shkëmbyer mendime mbi iniciativat e reja që shteti i ri i Serbisë dhe Malit të Zi do të ndërmarrë&quot;.
B.Hoti
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Veprimtari te Diplomacise Shqiptare

<ul style="list-style-type: disc">[*]Londër, ambasada shqiptare mbledh intelektualët emigrantë[/list]
TIRANË- Ambasada shqiptare në Londër ka mbledhur në një takim, ditët e fundit, intelektualët shqiptarë që jetojnë e punojnë në institucionet britanike, me qëllim ndihmën ndaj tyre vendosjen e bashkëpunimit reciprok, si një faktor nxitës në marrëdhëniet mes dy vendeve. Zyra e shtypit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, bëri të ditur dje se në këtë takim merrnin pjesë intelektualë shqiptarë që punojnë, si në Britaninë e Madhe edhe në Irlandën e Veriut, përfaqësues të sesionit shqip në radio BBC, përfaqësues që punojnë në Bashkimin Europian për Zhvillim e Rindërtim, lektorë shqiptarë në universitetet e Britanisë së Madhe, mjekë shqiptarë, letrarë e artistë. Ambasadori i ri shqiptar në Londër, Kastriot Robo, vlerësoi se ky takim është përpjekja e parë që po bëhet nga ana e ambasadës, me qëllim krijimin e lidhjeve e bashkëveprimit mes ambasadës dhe këtij komuniteti të intelektualëve, krijimin e lidhjeve mes vet këtij komuniteti, si dhe organizimin dhe promovimin e veprimtarive të tyre. Ai e vlerësoi rolin e këtyre intelektualëve si &quot;ambasadorë të zhvillimit e integrimit&quot; të shqiptarëve në vendet ku punojnë, të cilët përfaqësojnë vlerat më të mira të Shqipërisë. Sipas tij, kjo shtresë duhet të përbëjë një &quot;lobing të fuqishëm&quot; të shqiptarëve. Po ashtu, Robo theksoi se kontributi i këtyre intelektualëve shërben si &quot;faktor nxitës në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe&quot;. Një aktivitet i tillë zhvillohet në kuadër të konkretizimit të kërkesës së parashtruar në mënyrë të përsëritur nga zv/kryeministri e ministër i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, ndaj përfaqësive diplomatike shqiptare në vende të ndryshme, për të aktivizuar, organizuar dhe ndihmuar shqiptarët që jetojnë në vendet respektive ku këta diplomatë kryejnë shërbimin diplomatik.
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Veprimtari te Diplomacise Shqiptare

<span style="font-weight: bold">&quot;BETE GABIM QE FIRMOSET PER SHBA&quot;</span> Qe Bashkimi Europian nuk do ta kalonte edhe aq lehte &quot;rebelimin&quot; e 10 vendeve te Vilniusit, qe u rradhiten haptazi me Uashigtonin dhe iu kundervune politikes europiane ndaj Irakut, - kjo dihej qe me pare. Por ajo qe nuk dihej ishte reagimi i ashper, i menjehershem dhe pothuajse aspak diplomatik i presidentit francez, Zhak Shirak.

&quot;Keto vende do te kishin bere me mire ta kishin mbyllur goj-n dhe mos te kishin folur fare&quot; - u shpreh presidenti francez te henen ne Bruksel gjate samitit qe Bashkimi Europian mbajti per Irakun.

&quot;Keto vende,- vazhdoi Shirak,- qe ta themi hapur u treguan jo te zgjuara dhe te pavetedijshme per rreziqet qe sillte per to rreshtimi i menjehershem me qendrimin amerikan&quot;.

I ashper u tregua ai ne menyre te vecante ndaj 2 vendeve kandidate, Rumanise dhe Bullgarise, te cilat shpresonin se deri ne vitin 2007 do te pranoheshin si anetare me te drejta te plota ne BE. &quot;Une mendoj,- vazhdoi presidenti francez,- se Rumania dhe Bullgaria u treguan vecanerisht te papjekura ne nxitimin e tyre, aq me shume qe pozita e tyre ndaj BE-se eshte teper delikate. Por neqoftese ato deshironin qe t'i pakesonin shanset per te anetaresuar ne BE, kjo ishte menyra me e mire&quot;, paralajmeroi kryetari i shtetit francez. Por edhe ndaj 8 vendeve te tjera te Europes Lindore, per te cilat jo me shume se 2 muaj me pare u vendos qe te pranoheshin ne Bashkimin Europian gjate vitit 2004, Shirak nuk u tregua me i bute. &quot;Anetaresimi i tyre duhet te ratifikohet paraprakisht nga te gjitha vendet anetare te BE-se. Mjafton qe njeri prej tyre te mos e ratifikoje dhe procedura e anetaresimit te tij ngec ne vend&quot;,- u shpreh Shirak. &quot;Si mund t'u mbushim ne mendjen banoreve te Europes, te cilet demonstruan keto dite masivisht kunder luftes ne Irak, per te pranuar ne BE nje vend qe i eshte kundervene ketij qendrimi!&quot;, vuri ne dukje ai. Nga ana e tij ministri i jashtem i Frances Vilepen u tregua edhe me pak diplomat se shefi i tij: &quot;Nisma e ketyre vendeve nuk ishte me vend. Dhe ne do u kerkojme atyre se shpejti spjegime per kete qendrim&quot;,- u shpreh kryediplomati francez. Sic dihet ndermjet vendeve te Vilniusit qe nenshkruan letren mbeshtetese drejtuar presidentit amerikan Bush ben pjese edhe Shqiperia. E verteta eshte se me Shqiperine nuk u mor askush gjate samitit te Brukselit, aq e larget ndjehet ajo ne kryeqytetin e BE-se, por pavaresisht nga heshtja mosperfillese, qendrimi i Tiranes ne kundershtite europiano - amerikane nuk ka kaluar pa rene ne sy, po ashtu si edhe nuk do te kaloje pa pasoja. Madje udheheqesit e Shqiperise sikur e tejkaluan edhe nje cike kufirin e lejuar me qendrimin e tyre te theksuar proamerikan. Sikur te mos mjaftonte Letra e Vilniusit, kryeministri shqiptar me ane te nje letre personale u kujton Frances dhe Gjermanise edhe kusuret dhe detyrimet e tyre gjate Luftes se Dyte Boterore.

Pyetja shtrohet nese duhet qe Shqiperia te jete njekohesisht proamerikane dhe antieuropiane. A nuk do te ishte me mire te ruhej nje fare ekuilibri diplomatik ndermjet Uashingtonit dhe Brukselit? Eshte e vertete qe Amerika eshte aleati yne strategjik, por eshte po aq e vertete se Amerika po e shkeput vemendjen nga Ballkani dhe po perqendrohet diku nga Lindja e Mesme deri ne ate te Larget. Ballkani heret ose vone do te kaloje nen kujdestarine e Europes. Njekohesisht BE eshte organizata qe me se shumti e ka ndihmuar ekonomikisht Shqiperine gjate ketyre 10 vjeteve te fundit. Ndryshe nga institucionet financiare nderkombetare nje e pjese e mire e ndihmave te BE-se ndaj Shqiperise kane qene donacione, pra para te falura. Nga ana tjeter FMN-ja, Banka Boterore etj japin vetem kredi me interes. Ne keto kushte edhe shqetesimi kryesor i diplomacise shqiptare duhet te mbetet ruajtja dhe forcimi i marredhenieve me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, por pa prishur ose dobesuar aspak ato me BE-ne. Kjo duet si e pamundur, sidomos kur Europa dhe Amerika perplasen me njera tjetren, por diplomacia per kete sherben.

Viron Gjymshana
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Veprimtari te Diplomacise Shqiptare

<span style="font-weight: bold">FLESH DIPLOMATIK</span>
***

Ministria e Puneve te Jashtme pershendet zhvillimin e suksesshem te zgjedhjeve Presidenciale mbajtur ne Qipro. Duke i uruar me kete rast suksese zotit Tasos Papadopulos ne detyren e larte qe do te marre persiper, ne i vleresojme keto zgjedhje si nje arritje per te gjithe popullin e Qipros ne rrugen e prosperitetit dhe integrimit Evropian. Qeveria shqiptare shpreh besimin se perfundimi normal i procesit zgjedhor eshte element pozitiv per zgjidhjen e plote e perfundimtare te problemit te Qipros, bazuar ne planin e paraqitur nga Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, zoti Kofi Anan. Zgjedhjet e suksesshme ne Qipro jane ne te mire te zhvillimit harmonik, te antaresimit te Qipros ne Bashkimin Evropian si dhe te paqes, sigurise e stabilitetit ne rajon.

***

Ne ministrine e jashtme u mblodh dy dite me pare nen drejtimin e zv.ministrit te jashtem Hajdaraga, njekohesisht Koordinator kombetar te Paktit te Stabilitetit, Tryeza Kombetare per Ceshtjet e Sigurise, ne kuader te kesaj nisme te rendesishme rajonale. Ne takim moren pjese drejtuesit e grupeve te punes nga Ministria e Rendit, Ministria e Mbrojtes, Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ministria e Drejtesise, nga Ministri i Shtetit prane Kryeministrit, Shoqata Shqiptare e Atlantikut te Veriut, PNUD-i dhe disa OJQ aktive ne veprimtarite e Paktit te Stabilitetit dhe ne projektet kombetare e rajonale. Takimi u fokusua ne evidentimin e sinergjive qe programet e bashkepunimit rajonal sjellin ne procesin e Stabilizim-Asocimit, ne kuadrin e stadit te ri te marredhenieve te vendit tone me BE-ne, pas hapjes se negociatave per nenshkrimin e marreveshjes. Eksperienca pozitive e krijuar ne fushat e kontrollit te Armeve te Vogla e te Lehta, te Cminimit, te pergatitjes per perballimin e emergjencave dhe te luftes kunder trafiqeve te paligjshme e te korrupsionit, u diskutua gjeresisht nga perfaqesuesit e ministrive te linjes dhe te OJQ-ve te angazhuara ne kete drejtim.
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Veprimtari te Diplomacise Shqiptare

<span style="font-weight: bold">LESKAJ: EMIGRANTET NE ITALI ME SIGURIME SHOQERORE </span>

Znj. Ministre, Ju sapo jeni kthyer nga Italia, ku keni pasur disa takime te rendesishme me autoritetet dhe homologet tuaj. Cili ka qene objekti i vizites?

-Une isha ne Bari, me ftese te Ministrise se Punes dhe Politikave Sociale te Italise, me rastin e hapjes se Vitit Europian per Handikapin dhe Konferences se Dyte Kombetare te Italise per Handikapin. Me kete rast, u takova dhe bisedova me autoritetet te larta te qeverise italiane, ne nivel qendror dhe rajonal, si Ministrin e Punes dhe Politikave Sociale Roberto Maroni, Ministrin per Marredhenie me BE-ne Rocco Butiglione, Presidentin e Rajonit te Puglies, Rafaele Fitto, Kryetarin e Bashkise se Barit Simone Abbrescia etj. Mund te them qe ne fillim se keto takime rigjalleruan marredheniet dhe bashkepunimin e Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale me institucionet italiane.

Cilat do te veconi si disa nga prioritetet e bashkepunimit me Italine ne fushat sociale?

-Bashkepunimi i Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale me Italine mbeshtetet ne prioritetet qe Qeveria shqiptare ka percaktuar ne fushen e punesimit, te emigrimit dhe ne fushat e mbrojtjes sociale dhe sigurimeve shoqerore. Nga ana tjeter ky bashkepunim mban parasysh pervojen italiane ne fushat respektive si edhe prioritetet e qeverise italiane ne marredheniet me Shqiperine, marredhenie qe sic jemi deshmitar te gjithe, sidomos kohet e fundit, kane shenuar vazhdimisht ngritje. Ne kete bashkepunim, te dy palet mbajme parasysh arritjet e realizuara si edhe pervojen e fituar ne marrdheniet midis institucioneve te te dy vendeve. Nje nder aspektet me te rendesishme te ketij bashkepunimi, une do te rendisja qe ne fillim temen ndoshta me te ndjeshme per te gjithe: ate te emigranteve. Tashme bashkepunimi yne me Italine ne kete fushe ka hyre ne nje faze te re, qe lidhet me rregullimin e fluksve migratore legale shqiptare ne vendin fqinje, parapergatitjen, trainimin dhe formimin profesional te qytetareve shqiptare, sidomos te rinjve qe deshirojne te emigrojne, ndryshimin pozitiv te imazhit te prezences se emigranteve shqiptare ne Itali, zgjidhjen e problemeve te sigurimeve shoqerore te emigranteve etj. Ne kete aspekt te fundit, eksperte te te dy ministrive dhe instituteve te sigurimeve shoqerore jane duke i dhene doren e fundit marreveshjes per sigurimet shoqerore te emigranteve.

Cfare synon kjo marreveshje, ose me mire cfare pritet te perfitojne emigrantet shqiptare ne Itali nga nenshkrimi i saj?

-Thelbi i marreveshjes ne fushen e sigurimeve shoqerore eshte njohja reciproke e periudhave te sigurimit te qytetareve te te dy vendeve ne te dy vendet. Ne kete menyre do te zbutet mjaft problemi i pensionimit te emigranteve aktuale, nje pjese e te cileve po i afrohen moshes se pensionit si edhe do te shmanget rreziku i perballimit ne te ardhmen nga shteti shqiptar i nje brezi te papensionuar, cka do te perbente njeproblem jo vetem per qytetaret, per familjet e tyre, por edhe per vete shtetin.

A konstatuat nje klime bashkepunimi edhe nga homologet Tuaj italiane per temat per te cilat diskutuat?

-Natyrisht qe po. Madje Ministri Maroni premtoi se bashku me Presidentin e Rajonit te Puglies, Z. Fitto do te vijne ne Shqiperi brenda qershorit te ketij viti per t'i dhene nje shtytje te re programeve dhe projekteve te bashkepunimit shqiptaro-italian ne fushat sociale. Nderkohe, Presidenti Fitto u shpreh i gatshem per nenshkrimin e nje marreveshjeje me rajonit e Puglies ne fushen e punesimit sezonal te qytetareve shqiptare ne Itali si edhe per thellimin e bashkepunimit te decentralizuar me qeverisjen lokale ne Shqiperi. Nderkohe, Kryetari i Bashkise se Barit, Z. Abbrescia, u angazhua te punoje ne drejtim te zgjerimit te bashkepunimit me disa qytete italiane, si Durresi dhe Elbasani, dhe sidomos ne fushen e projekteve qe lidhen me Korridorin Tete.

Me sa shoh jeni teper entuziaste per bashkepunimin e decentralizuar?

-Sigurisht. Rajonet italiane kane tashme komptenca te medha si edhe burime financiare ne shume sektore, sidomos ne sektoret e zhvillimit social. Keshtu qe eshte ne interesin tone qe te shfrytezojme mundesite qe na jep eksperienca dhe projektet e perbashketa. Nje bashkepunim te tille ne e synojme edhe me rajonin Emiglia Romana, Marche, Lazio, Veneto etj.

C'vend zuri Elbasani ne tematiken e bisedimeve?

-Elbasani eshte prej disa vitesh nje rajon me nje prezence te ndjeshme te kontributit te qeverise, institucioneve, rajoneve dhe OJQ-ve italiane, sidomos ne fushen e projekteve sociale. Madje, Elbasani si rajon nuk eshte perfshire ne rajonet pilot te projektit te Bankes Boterore per Shperndarjen e Sherbimeve Sociale, pikerisht me arsyetimin e prezences se ndjeshme italiane ne qytet dhe rajon. Me partneret italiane une bisedova per vazhdimin, madje te thelluar e te zgjeruar ne fushen e projekteve sociale, duke synuar t'a shnderrojme Elbasanin ne nje model te qendrushmerise ne zbatimin e projekteve, edhe pas perfundimit te financimeve nga donatori i huaj dhe pas zbatimit te tyre nga OJQ-te dhe institucionet e huaja. Elbasani e ka tashme nje model te tille, qendren e sherbimeve polivalente sociale Balashe, e krijuar me kontributin dhe bashkepunimin me instoitucionet dhe OJQ-te italiane.

Bisedoi:Teuta Shamku
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Veprimtari te Diplomacise Shqiptare

Presidenti takohet me kryeministrin dhe sugjeron përmirësimin e situatës politike
<span style="font-weight: bold">Moisiu-Nanos: Politika larg kushteve të BE-së </span> &amp;#8220;Çelja e negociatave me Bashkimin Europian një sukses, por politika s&amp;#8217;po zhvillohet sipas kushteve të BE-së&amp;#8221;

TIRANE- Presidenti i Republikës Alfred Moisiu në takimin e radhës me kryeministrin Fatos Nano ka kërkuar nga maxhoranca më shumë bashkëpunim dhe bashkëveprim me opozitën për nisma të ndryshme institucionale që ndihmojnë në plotësimin e kushteve të vëna tashmë edhe publikisht e zyrtarisht nga Task-Forcë e Bashkimit Europian. Burime pranë Presidencës thanë dje se në kuadër të bashkëpunimit mes palëve, Moisiu ka sugjeruar ritme më të larta në komisionin parlamentar të posaçëm për çështjen e pronave si dhe për komisionin e posaçëm për përmirësimin e infrastrukturës zgjedhore. Të njëjtat burime shtojnë se sherri i fundit në Parlament mes pozitës dhe opozitës për krijimin e komisionit hetimor për kryebashkiakun e Tiranës nuk është prekur në bisedën e dy autoriteteve më të larta shtetërore, por konteksi i këshillës së kreut të shtetit për më shumë bashkëpunim, sipas burimeve, kishte si qëllim dhënien e mesazhit që palët të mos jenë të pozicionura ekstremisht për këtë çështje. &amp;#8220;Çelja e negociatave me Bashkimin Europian u bë dhe ky është një sukses, por politika nuk po zhvillohet dhe nuk po ndjek kushtet që kanë lënë evropianët&amp;#8221;,-mësohet të jetë shprehur Moisiu në këtë takim. Një ditë më parë, Nano në fjalën e tij në Kuvend përsëriti ftesën ndaj opozitës dhe Berishës për t&amp;#8217;iu rikthyer bashkëpunimit për reformën institucionale. Gjithsesi në bisedë nuk është folur në terma konkretë për këtë temë dhe presidenti ka ruajtur distancën institucionale për të mos tejkaluar kompetencat kushtetuese.
Pronat
Edhe njëherë tjetër nga ana e kreut të shtetit është theksuar nevoja për më shumë punë dhe më pak debate dhe bllokime në aktivitetin e dy komisioneve të posaçme parlamentare, atë të pronave dhe atë të ndryshimit të Kodit Zgjedhor, sipas vërejtjeve të raportit për zgjedhjet e qershorit të 2001 nga OSBE/ODHIR-i. Sipas presidentit, të dy këto komisione kanë afate kohore të përcaktuara që janë drejt skadimit dhe kjo duhet vlerësuar seriozisht nga të dyja forcat kryesore politike. Moisiu ka kërkuar nga Parlamenti që në 15 shkurt, ligji &amp;#8220;Për kthimin dhe kompensimin e pronave&amp;#8221; të jetë i miratuar. Por duket se kjo nuk do të arrihet për arsye se projektligji i qeverisë nuk ka filluar ende diskutimin në komisionet e Kuvendit dhe se deputetët e opozitës, në ndryshim nga konsensusi i arritur në tryezën e 14 partive të mbledhura në Presidencë kanë kundërshtime thelbësore mbi këtë projekt. Së fundi edhe kreu i OSBE-së në Shqipëri, Liponen, në raportin e përvitshëm në Vjenë ka kritikuar projektligjin e qeverisë për zgjidhjen e çështjes së pronave, duke e cilësuar atë si jo të ndryshme nga lidhjet e mëprshme që nuk arritën të zgjidhin një nga problemet më komplekse që ka Shqipëria.
Bipartizani
Arritja e kompromisit mes pozitës dhe opozitës për vetëm tre katër nene jo shumë të rëndësishme në komisionin bipartizan për çështjet zgjedhore, e ka detyruar dje Moisiun që të ndalet në bisedën me kryeministrin edhe në këtë çështje. Edhe në këtë rast, shqetësimi i tij kishte të bënte me rritjen e bashkëpunimit të maxhorancës dhe opozitës për të krijuar një Kod Zgjedhor dhe një infrastrukturë zgjedhore që të mos lejojë përsëritjen e fenomeneve të zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit 2001.
Arion Sulo
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Veprimtari te Diplomacise Shqiptare

<span style="font-weight: bold">MOISIU NE MARS NE ANGLI</span>
Shume shpejt, ne daten 12 mars, Presidenti Alfred Moisiu do te beje nje vizite ne Britanine e Madhe. Nje gje e tille konfirmohet nga Ministria e Jashtme shqiptare, ne nje njoftim per shtyp, ku thuhet se Ambasadori i Jashtezakonshem dhe Fuqiplote i Republikes se Shqiperise i dorezoi dje ne mesdite Madherise se saj, Mbretereshes Elisabet II, Letrat Kredenciale.

Ne kete takim, eshte folur edhe per viziten e shpejte qe Presidenti i Republikes Alfred Moisiu do te zhvilloje ne Angli. Si nje nder vendet kryesore ne Bashkimin Europian, sipas burimeve, gjate takimeve te presidentit shqiptar me personalitetet angleze do te diskutohet per hapat e marra nga shteti shqiptar, ne drejtim te ecjes perpara per integrimin ne strukturat e Bashkimit Europian. Nje tjeter pike do te jete edhe ajo e situates boterore, ku Shqiperia tashme eshte afruar dhe mbeshtet qendrimin amerikan dhe ku Anglia tashme e ka shpallur rolin e saj ne keto zhvillime.

Dje gjate ceremonise se dorezimit te letrave kredenciale, ambasadori Robo pati nje bisede te ngrohte dhe miqesore me mbretereshen.

Mbreteresha Elisabet II shfaqi interes te madh per situaten ne Shqiperi dhe ne rajon. Duke folur per nivelin aktual te bashkepunimit ekonomik dypalesh dhe prezencen e biznesit britanik ne Shqiperi, bashkebiseduesit ndane te njejtin mendim per konkretizim me te madh te ketij bashkepunimi edhe ne te ardhmen.

Ne kete takim u trajtua dhe u vleresua edhe ceshtja e mbeshtetjes britanike per proceset integruese europiane dhe atlantike te Shqiperise. Personalitetet e larta britanike, u njohen me hapat e ndermarra nga Qeveria Shqiptare ne kete drejtim. Ambasadori Robo iu referua edhe masave te marranga qeveria shqiptare ne liften kunder krimit te organizuar, trafiqeve ilegale dhe droges.

Nga ana e saj, sipas njoftimit per shtyp te Ministrise se Puneve te Jashtme, Mbreteresha Elisabet e II u interesua edhe per komunitetin shqiptar qe jeton e punon ne Britanine e Madhe.

Ne kete ceremoni, te dorezimit te Letrave kredenciale, Mbreteresha shoqerohej nga Zevendessekretari permanent i Forign Office, sir Michael Jay.
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Veprimtari te Diplomacise Shqiptare

Ministri i Rendit, Luan Rama takon në Strugë homologun maqedonas, Kostov

<span style="font-weight: bold">Rama: Nuk ka baza të AKSH-së në Shqipëri </span>

TIRANË- Në Shqipëri nuk ekzistojnë baza stërvitore të grupeve të Armatës Kombëtare Shqiptare. Ministri i Rendit, Luan Rama ka dhënë këtë deklaratë pas takimit me homologun e tij maqedonas, Hari Kostov. &amp;#8220;Unë dua t&amp;#8217;i siguroj gazetarët maqedonas se në Shqipëri nuk ka grupe të AKSH-së, as në Tropojë, as në Kukës apo Peshkopi. Kjo është kategorike, në asnjë cep të Shqipërisë nuk përgatiten grup të AKSH-së, sepse në Shqipëri asnjë shqiptar nuk do që në Maqedoni të ketë destabilitet&amp;#8221;,-tha ministri Rama për median e pranishme. Ministri maqedonas Kostov ka shprehur kënaqësinë e tij në lidhje me një deklaratë të tillë, duke u shprehur se &amp;#8220;ideja e një Shqipërie të madhe që propagandohet tepër është e vjetër dhe se s&amp;#8217;ka asnjë bazë&amp;#8221;. Të dy ministrat e Rendit të vendeve fqinje kanë ranë dakord për të bashkëpunuar në luftën e të gjitha llojeve të krimit. Për këtë Rama dhe Kostov kanë pranuar idenë e krijimit të një forumi të përbashkët mes ministrave të Rendit të rajonit të Ballkanit, me qëllim për të luftuar krimin e organizuar, si dhe në shkëmbimin e listave të personave të kërkuara për të dy vendet. &amp;#8220;Ramë dakord me homologun tim Rama, që së bashku të luftojmë trafiqet dhe të ruajmë të paprekur stabilitetin e rajonit të Ballkanit&amp;#8221;,-tha Kostov në konferencën e djeshme dhënë në rezidencës qeveritare &amp;#8220;Gorica&amp;#8221;. Ministri shqiptar e ka mbështetur këtë deklaratë të tij duke u shprehur se &amp;#8220;Do të punojmë së bashku dhe do të këmbejmë të gjitha informacionet për çdo individ që mund të rezultojë si implikuar dhe që mund të tentojë të bëhet pjesë e atyre forcave që tentojnë të bllokojme procesin e stabilizimit&amp;#8221;. Ndërsa për vrasjet në kufi, ministri maqedonas ka argumentuar se ato kanë ndodhur për të ulur ndjeshëm numrin e kalimit të paligjshëm të kufirit maqedonas. &amp;#8220;Ato vrasje që janë bërë kanë ndikuar në uljen e kalimit të paligjshëm të kufirit. Kështu unë po ju sjell një shifër, në vitin 2001 kishte 1200 kalime të paligjshme të kufirit, ndërsa në vitin 2002 kjo shifër zbriti në 879&amp;#8221;,-theksoi Kostov. Rama, fillimisht së bashku me stafin e tij, ka ndaluar në komisiariatin e Policisë së Strugës, për të pritur homologun e tij, Kostov. Të dy ministrat pas takimit paraprak kanë shkuar për një vizitë në Gjykatën e Strugës, ku një javë më parë u krye një shpërthim eksplozivi me telekomandë. Ministri maqedonas ka shprehur vlerësimet e tij për qëndrimin e mbajtur nga qeveria shqiptare, e cila e ka dënuar këtë akt të rëndë. Rama ka takuar më pas kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin. Në të merrte pjesë edhe zv/ministri i Rendit i qeverisë maqedonase, Fatmir Behari, njëkohësisht edhe anëtar i BDI-së. Biseda mes Ramës dhe Ahmetit është përqëndruar në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, në rolin që luajnë partitë politike shqiptare, ku në plan të parë ka dalë konstruktiviteti i tyre.
Bardhyl Berberi
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Veprimtari te Diplomacise Shqiptare

<span style="font-weight: bold">KQZ, në Greqi për administrimin e zgjedhjeve </span>
TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bashkëpunojë me shtetin grek për mënyrën e administrimit të zgjedhjeve dhe të shkëmbimit të përvojës në proceset zgjedhore. Me ftesë të Ministrisë së Brendshme të Greqisë, një delegacion i KQZ-së, i kryesuar nga kryetari i saj, Ilirjan Celibashi zhvilluan një vizitë pesëditore, prej 15-20 shkurtit në Greqi. Qëllimi i këtij takimi në Greqi ishte për të vendosur një bashkëpunim afatgjatë dhe konkret midis strukturave homologe të administrimit të zgjedhjeve. Ky shkëmbim u realizua në bazë të një programi të koordinuar paraprakisht me Ministrinë e Brendshme të Greqisë, si institucion përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve si dhe me ambasadën greke në Tiranë. Delegacioni i KQZ-së u prit në Ministrinë e Brendshme nga sekretari i përgjithshëm, Vasilis Valasopoulos. Në këtë takim u zhvilluan diskutime mjaft të frytshme në kuadrin e shkëmbimit të teknikave dhe strategjive të administrimit të proceseve zgjedhore në vendet përkatëse. Në takimet e tjera të zhvilluara në Athinë me zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të Greqisë, zyrtarët e KQZ-së ranë darkod për fillimin e një bashkëpunim konkret me instancat e shtetit fqinj në fushat me interes të përbashkët. Kryetari i KQZ-së, Celiabshi këto ditë pritet të dalë përpara Parlamentit shqiptar për të lexuar raportin vjetor të institucionit që ai drejton.
B.Hoti
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Veprimtari te Diplomacise Shqiptare

<span style="font-weight: bold">Robo i dorëzon letrat kredenciale Mbretëreshës </span>
TIRANË - Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Kastriot Robo i dorëzoi, dje në mesditë letrat kredenciale madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elisabet II. Gjatë ceremonisë së dorëzimit të këtyre letrave, sipas zyrës së shtypit të MPJ-së, ambasadori Robo pati një bisedë të ngrohtë dhe miqësore me Mbretëreshën. Pas përcjelljes së përshëndetjeve të presidentit Moisiu, ata folën së bashku për vizitën e ardhshme të presidentit shqiptar në Londër më 12 mars, si një vizitë me rëndësi të madhe në marrëdhëniet shqiptaro-britanike. Me këtë rast ajo shfaqi interes për situatën në Shqipëri dhe rajon. Duke folur për nivelin aktual të bashkëpunimit ekonomik dypalësh dhe prezencën e biznesit britanik në Shqipëri, u fol për nxitjen dhe konkretizimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen. Gjithashtu, u trajtua dhe u vlerësua çështja e mbështetjes britanike për proceset integruese europiane dhe atlantike të Shqipërisë. Ambasadori Robo iu referua edhe masave të marra nga qeveria shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve ilegale dhe drogës. Mbreterësha Elisabet II u interesua edhe për komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe. Në këtë ceremoni Mbretëresha shoqërohej nga zëvendësekretari Permanent i Forin Ofis-it, sir Michael Jay.
B.Hoti
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Veprimtari te Diplomacise Shqiptare

Ministri shqiptar i Mbrojtjes dhe homologu i tij maqedonas firmosin Memorandumin e Mirëkuptimit.

<span style="font-weight: bold">Majko-Buçkovski: AKSH nuk ekziston</span>
Majko: &amp;#8220;Nuk jemi këtu të konfirmojmë emrin e ndonjë armate që del në internet&amp;#8221;

TIRANË - Ministrat e Mbrojtjes së Shqipërisë dhe të Maqedonisë nënshkruan dje marrëveshjen e mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit ushtarak dypalësh. Të dy homologët, Majko e Buçkovski kanë firmosur Memorandumin e Mirëkuptimit midis dy dikastereve respektive. Në këtë memorandum përfshihen vendosja e sistemit të komunikimit midis dy ministrive e shtabeve për zhvillimin e &amp;#8220;Stërvitjeve të përbashkëta, trajnimeve, ngritje ekipeve të eksperteve, bashkëpunimi me njësitë fqinje. Objektivi final i këtij &amp;#8220;Memorandumi&amp;#8221; është anëtarësimi i Shqipërisë dhe i Maqedonisë në NATO. Në muajin mars të këtij viti parashikohet që trupat shqiptare të hyjnë në Maqedoni, me qëllim zhvillimin e një stërvitjeje të përbashkët ushtrake. Në qendër të takimit Majko-Buçkovksi ishte intesifikimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, duke hartuar e zbatuar plane të përbashkëta vepruese sipas angazhimeve dhe rekomandimeve të samitit të Pragës të NATO-s. &amp;#8220;Ne sot firmosëm Memorandumin e Mirëkuptimit dhe u rakorduam për një varg veprimtarish të përbashkëta. Ju siguroj se në të ardhmen do të ketë takime shumë të shpeshta, sepse jemi fqinj e do të vemë e do të vijmë shpesh tek njëri-tjetri Në muajin mars do të ketë një stërvitje ushtarake ku do të shkojnë forcat ushtarake shqiptare në Maqedoni dhe siç do të ketë edhe në Shqipëri një stërvitje ku do të marrin pjesë forca ushtarake maqedonase, kjo do t&amp;#8217;i shërbejë familjarizimit të strukturave ushtarake. E veçantë do të jetë ftesa e komandantit të KFOR-it dhe Gjeneral Agim Çekun të TMK-së, për të diskutuar edhe problemin e kufirit që do të organizohet nga NATO&amp;#8221;,-tha Majko në konferencën e djeshme për shtyp. Ndërsa ministri maqedonas Buçkovksi e cilësoi këtë memorandum si një promovim i një aleance mes dy shteteve. &amp;#8220;Së pari shpreh kënaqësinë për takimin e të gjitha këto aktiviteteve me këtë Memorandum që ne firmosëm, se si do të bashkëpunojnë 2 shtetet që të promovojnë një aleancë në këtë pjesë të Europës, e cila do të stabilizojë edhe bashkëpunëtorët tanë, duke zhvilluar stërvitjen e përbashkët ushtarake. Në Krivanllak do të shkëmbejnë informacione kundërzbuluese dhe sekrete dhe mund të them se nuk ka çështje që mund t&amp;#8217;i ngarkojë marrëdhëniet tona, madje ne do të jemi model edhe për shtetet e tjera të rajonit&amp;#8221;,-tha Buçkovksi.

AKSH-ja
Një nga çështjet më insistuese për median maqedonase ka qenë deklarata e hedhur nga Buçkovksi për stërvitjen e trupave të AKSH-së në Shqipëri. Gazetarët maqedonas kanë këmbëngulur në këtë pikë, duke i kërkuar shpjegime si Buçkovskit, ashtu edhe Majkos. &amp;#8220;Në këtë moment nuk mund të pohoj se ka armatë shqiptare në Maqedoni, madje ajo që ndodhi javën e kaluar në Strugë, kurrë nuk duhet mohuar, atë që mund të jetë në kërkim për destabilitet të shtetit. Unë besoj se në këtë moment nuk ka asnjë rrezik për destabilizim të shtetit. Nuk mund të konfirmoj nëse ka trupa të AKSH-së në Shqipëri&amp;#8221;,-tha dje Buçkovski. Ndërsa ministri shqiptar i Mbrojtjes ka hedhur poshtë këto hipoteza, duke e cilësuar si një vepër e mediave. &amp;#8220;Ne nuk kemi ardhur sot këtu të konfirmojmë ekzistencën e ndonjë armate që del në internet. Ju duhet ta kuptoni se në mars ushtarët shqiptarë do të shkojnë në Maqedoni. Nuk e them as për publicitet e as për reklamë por kjo bëhet nga dy vende që janë të vendosur të shkojnë në NATO. Jam i kënaqur nga përgjigja që mora nga kolegu im dhe kjo është edhe një përgjigje ndaj disa mediave që e trajtojnë ndryshe këtë problem&amp;#8221;,-theksoi Majko për këtë çështje. Më pas të dy ministrat Majko e Bushkovski kanë kaluar një drekë pune, për të pritur takimin e orës 16.00 në Drilon me ministrin e Rendit, Luan Rama dhe ministrin e Brendshëm maqedonas Hari Kostov
Bardhyl Berberi
 

kastriot

Primus registratum
Re: Veprimtari te Diplomacise Shqiptare

NË TRI LINJAT E DIPLOMACISË SË SHQIPËRISË



Po të gjykosh nga vara-vingor diplomatike që bëjnë pushtetarët shqiptarë ose nga vizitorët që presin në Tiranë duket sikur diplomacia shqiptare ka një veprimtari të gjërë në botë dhe sikur begeniset shumë. Në të vërtetë është një veprimtari shterpe dhe po shërben më shumë për të krijuar sfonde të rreme për zgjidhjen e ngatërresave ballkanike.

Këto ditë në Tiranë ishin njëkohësisht për vizitë presidenti i Kroacisë, presidenti Maqedonisë, minstri jashtëm i Serbisë. Kurse ministri jashtëm ië Shqipërisë sapo ishte kthyer nga një vizitë në Mal të Zi. Romano Prodi pak ditë më parë kishteë qenë në Tiranë dhe madje në Vlorë për të marrë dekoratën.

Nga lëvizjet më fundit diplomatike janë kristalizuar më qartë tri “linja shërbimi të diplomacisë shqiptare” si të ishin linja udhëtimi të shërbimit urban në rrethinat e Titanës. Kryeministri Fatos Nano po përpiqet të ketë në shërbim të tij linjën e veprimtarive me Athinnë e Romën dhe pretendon ta zgjasë deri në Uashington. Vizitën e Prodit, meqenëse ky është italian dhe drejtues i Bashkimit Europian, Nano e monoplizoi krejt për vete aq sa ra në sy mungesa e ministrit të jashtëm Meta në cermonira ku protokolli e kërkon të jetë.

Presidentit Moisiu i kanë lënë të bëjë diplomaci në linjën e integrimit në strukturat e NATO-s dhe të merret me bashkrëndimin e përpjekjeve në nivel presidencial midis Maqedonisë, Kroacisë e Shqipërisë. Për këtë shërbeu edhe takimi i fundit i tre presidentëve për të bashkërenduar veprimet, sikur të kishte vërtetë ndonjë gjë për të bashkërenduar. Por diplomacia amerikane e ka gjetur si rrugë me komode këtë “harmonizim Maqedoni-Shqipëri -Kroaci” për të mos rënë shumë në sy trajtimi si vende të dorës së dytë që iu bë këtyre shteteve gjatë fushatës së pranimeve të fundit në NATO. Moisiu para se të priste homologët nga Maqedonia e Kroacia mori masa që të mos krijojë përshtypje të keqe në Athinë dhe i dërgoi një ftesë edhe presidentit grek që të vizitojë Shqipërinë. Kjo ftesë u dërgua në një kohë të papërshtatshme, sepse sapo qeveritarët shqiptarë kishin nënshkruar një marrëveshje për t’i dhënë Greqisë një bazë ushtarako-detare në veri të Durrrësit. Pak ditë para sse Moisiu të shprehte dëshirën që presidenti grek, Stefanopullos, të vijë në Shqipëri për vizitë, p[residenrti shqiptar kishte marrë një jë grup ish-ushtarakësh të lartë të Shqipërisë një letër me të cilën ata protestonin kundër vënies së bazës ushtarako-detare shqiptare në dispozicion të grekëve.

Ilir Meta nga posti i minstrit të jashtëm duket se është më shumë i ngarkuar të merret me mirëmbajtjen dhe forcimin e komunikimit politik e diplomatik në linjën Beograd-Moskë. Meta ka bërë njëra pas tjetrës brenda një kohe shumë të shkurtër vizita në Moskë, Beograd dhe në Podgoricë. Pas Moskës e Beogrdait shkoi edhe në Prishtinë që të çonte porosira e të bënte rekomadime që duket se kanë qenë për të kënaqur diplomacië e shteteve sllave. Për këtë na bindi dhe një paraqitje e paradokohëshme e Metës në një emision televiziv në TV “Klan” ku ai shpalli teza e qëndrime që përputhen plotëisht me strategjinë e taktikën e Beogradit e të Moskës për trajtimin e çështjes së Kosovës. Meta ka dhënë shumë shenja se është angazhuar fuqimisht që t’i bëjë përegjegjësit politikë të Kosovës të pranojnë dëshirat e Beogradit dhe të hyjnë në bisedime me Xhnxhiçin e Çoviçin për Kosovën.

Gjatë vizitës së ditëve të fundit të ministrit të jashtëm serb Svilanoviç në Tiranë ra shumë në sy egërsia e Metës kundër shqiptarëve që nuk pajtohen me vijën e tij diplomatike të një bashkëpunimi shumë të ngushtë me sllavët. Në konferncën e shtypit Meta paralajmëroi me shumë inat ata shqiptarë që, sipas tij, nuk paskan kuptuar se ka ikur koha e ekstremizmit dhe ndërmarrin veprimne nën emrat AKSH UÇ... etj. Iliri i kërcënoi ata se nuk do të kenë përkrahje nga Shqipëria. Dukej qartë se tërë këto paralajmërime kërcënuese Meta po i bënte për t’i mbajtur ison ministrit të jashtmë serb, Svilanoviç, i cili tërë shqetësimin po e shfaqte me shumë dinaklëri vetëm për rreziqet që po i ardhkan Ballkanit nga veprimtaria e krimit të organizuar dhe terrorizmi, ku serbët përfshijnë pikërisht ata shqiptarë që po i kërcënonte Meta. Iliri foli si të ishte një shef policie diku në Serbi, apo Maqedoni, jo një shef diplomacie në Shqipëri. Ku e gjen atë guxim për aq shumë arrogancë të panevojshme për një ministër të jashtëm Meta e di vet. Ai kështu ka bërë edhe herë të tjera. Kur kthehej nga vizitat në Greqi gjëtë kohës që ishte kryeministër bubullinte se do të merrte masa të ashpra kundër nacionalizmit shqiptar që ia prishte frymën e miqësisë me grekët. Por bën gabim nëse mendon vërtet se është aq i fuqishëm sa të ndalojë shqiptarët të jenë nacionalistë dhe se duke kërcitur dhëmbët kundër atyre që quhen AKSH do të trembë shqiptarët në tërësi që të pranojnë diplomacinë e tij sllavofile. Pavarësisht se nuk kemi idenë se kush mund të jetë vërtetë prapa një shpërthimi në gjykatën e Strugës, marrja përsipër e këtij veprimi nga AKSH, siç u njoftua më 15 shkurt 2003, duket sikur është një tallje me kërcënimin e Metës.

Zvilanoviç gjatë vizitës në Tiranë dhe Xhinxhiç, Koshtunica, Çoviçi e të tjerë në Beograd

çdo ditë japin shenja të qarta se nuk kanë ndryshuar asgjë nga strategjia dhe politika e nacionaizmit serb si në kohën e Milosheviçit. Vetëm ministri i jashtëm i Shqipërisë bën sikur në Serbi çdo gjë ka ndryshuar dhe vihet kokë e këmbë të funksion të mashtrimit serb.

Të tri linjat e diplomacisë shqiptare kanë krijuar një mish-mash politiko-diplomatik që dëmton shumë interesat shtetërore të Shqipërisë dhe ato komëtare të shqiptarëve. Koshtunica tani paska ndërmend të ftojë dhe Alfred Moisiun për vizitë. Në kohën kur Beogradi del me pretendimet që Serbia të kthejë në Kosovë ushtrinë e saj për një ripushtim paqësor diplomacia e Tiranës ka rënë keq në dashuri të madhe me politikën e Beogradit. Shërbim më i keq nuk mund t’i bëhet çështjes së Kosovës se sa ky që i bën politika zyrtare e Tiranës duke zbukuruar politikën agresive të Beogradit. Nuk kishte kaluar koha për të rregulluar marrëdhëniet me Serbinë. Por duket nuk u priste koha disa politikanëve pushtetarëve në Shqipëri për të treguar servilizmin e tyre ndaj Beogradit. Problemi i shqiptarëve tani është të mendojnë mirë se nga vjen gjithë ky servilizëm i këtyure pushtetarëve dhe politikanëve shqiptarë ndaj Beogradit!





16.02.2003 Abdi Baleta
 
Top