Veprimtari te Diplomacise Shqiptare
<span style="font-weight: bold">MESIC MOISIU: TE NDERTOJME KORRIDORIN 10</span>
Presidenti Alfred Moisiu garantoi dje pas takimit me homologun e tij kroat Stipe Mesic se marredheniet mes dy vendeve jane teper pozitive vecanerisht ne fushen politike. "Nivelit aktual i marredhenieve politike, tha presidenti Moisiu, duhet t'i pergjigjet edhe ai ne fusha te tjera si ne ate ekonomike, kulturore, arsimore, shkencore, etj". Edhe Presidenti kroat Mesic, i konsideroi marredheniet midis dy si shume te mira. Ai u shpreh se kishte nje konsiderate te vecante per shqiptaret dhe theksoi faktin se keta kane kontribuar ne historine e kaluar por edhe te tashmen te popullit kroat. "Shqiptaret ne Kroaci kane nje pervoje te pasur ne ekonomine e vendit dhe luajne rol te rendesishem ne biznesin kroat". Gjithashtu Presidenti kroat permendi si te rendesishem ne forcimin e lidhjeve midis dy vendeve edhe ndertimin e Korridorit 10-te qe do te lidhe bregdetin Adriatik, ku perfshihen te dy vendet tona. Lidhur me marredheniet ekonomike presidenti Moisiu kerkoi rritjen e interesit te biznesit kroat ne investime, ne nje legjislacion qe do te lehtesoje levizjen e lire te mallrave por edhe te qytetareve nga te dy vendet. Presidenti Moisiu p-_ndi faktin e pervojes se burses kroate, eksperienca e se ciles do te ishte shume e dobishme edhe per bursen shqiptare te porsalindur.
Kreu i shtetit evidentoi faktin se samiti i djeshem pati nje rendesi te vecante jo vetem ne kuader te harmonizimit te perpjekjeve per integrim ne NATO, por ishte edhe domethenes per zhvillimin e metejshem te marredheneieve dypaleshe midis vendeve tona. "Marredheniet ekzistuese midis Shqiperise dhe Kroacise, ndikojne drejtpersedrejti ne qendrueshmerine dhe sigurine rajonale. Shqiperia dhe Kroacia se bashku me Maqedonine do te hedhin hapat e duhur ne kohen e duhur per integrim ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian", tha Moisiu
Nano: Te liberalizohet regjimi i vizave
Kryeministri Fatos Nano zhvilloi dje nje takim me Presidentin e Kroacise Stipe Mesic. Kryeministri Nano ka nenvizuar pershpejtimin e hapave per lehtesimin e procedurave per dhenien e vizave per kategori te caktuara gje e cila ndikon drejteperdrejt ne levizjen e lire te njerezve. Ne kete drejtim ai ka theksuar nevojen e rivendosjes se linjes ajrore Tirane -Zagreb si dhe hapave konkret per projekte ne infrastrukturen rrugore. Nga ana e tij Presidenti Mesic u shpreh se liberalizimi i regjimit te vizave eshte shume i rendesishem per bashkepunimin ne fushen e biznesit te turizmit dhe shkembime te tjera, ne menyre qe shtetasit e Ballkanit te levizin lirshem. "Nje gje e tille do ti jepte fund edhe levizjeve ilegale nga njeri vend ne tjetrin", eshte shprehur Mesic. Presidenti kroat e konsideroi si prioritare per zhvillimin ekonomik infrastrukturen rrugore, ne fushen energjitike, si dhe inisiativave te perbashketa ne kete drejtim. Gjate takimit, Nano ka theksuar si nje nga ceshtjet kryesore shkembimin e eksperiencave te ndryshme dhe bashkepunimin me te ngushte ne fushen ekonomike. "Duhet te ndikojme ne rritjen e prezences te biznesmeneve nga te dy vendet, te intensifikojme bashkepunimin edhe me strukturat e shoqerise civile duke nxitur konkurencen e ndershme mes vendeve tona e cila do te ndikoje ndjeshem ne perafrimin e vendeve te Ballkanit me strukturat euroatlantike". Presidenti kroat Stipe Mesic ka pire nje kafe dje ne mengjes edhe me zv-Kryeministrin dhe Ministrin e Puneve te Jashtme Ilir Meta.
N.Perndoj