Vendimi për shitjen e Opelit vonohet

Albforumi

Primus registratum
Vendimi për shitjen e Opelit vonohet

general_motors_opel-300x200.jpg
Shitja e planifikuar e Opelit furnizuesit austriako-kanadez me pjesë automjetesh Magna do të vonohet deri në nëntor.

Këshilli administrativ i shoqërisë mëmë të Opelit General Motors, do të merret me temën dhe me rezervat që ka Komisioni Evropian më 3 nëntor, bëri të ditur zëvendësshefi i GM-it John Smith.

Komisioni Evropian kërkon prej koncernit amerikan një deklaratë juridike, se vendimi për shitjen Magnës është marrë pa trysni politike.

Në rast të kundërt institucioni në Bruksel nuk do t’i miratojë subvencionet shtetërore prej 4,5 miliardë eurosh. Sipas raportve të mediës, anëtarë të rëndësishëm të udhëheqjes së GM-it duan ta pengojnë shitjen e Opelit.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=992. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=992

Top