Vdekja tragjike e delegatit të Kryqit të Kuq në Bagdad

PrInCiPiEl

Primus registratum
Vdekja tragjike e delegatit të Kryqit të Kuq në Bagdad

Trupi i Vatche Arslanian , punëtor i Kryqit të Kuq Kanadez , ishte gjetur nga kolegët e tijë dhe dërguar në spitalin Ibn Nafis.
Me keqardhje këtë e konfirmoi ICRC ( Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë ) .
Vetura me të cilën ai dhe anëtarë tjerë të stafit të ICRC ishin duke udhëtuar , papritur u gjendën në mes të betejës së armatosur .
Trembëdhjetë ( 13 ) njerëz vdiqën në po të njejtin akcident tragjik.
Vatche Arslanian i ishte dedikuar punës humane për Kryqin e Kuq.Ai shkoi të ndihmonte në Irak,edhe pse e dinte mirë rezikun që i kanosej.
Ai së bashku me gjashtë(6) kolegë të tijë ,kishte vendos që të qëndronte në Bagdad,përkundër rrezikut të luftës.
Vatche Arslanian ishte udhëheqës i logjistikës për ICRC në Irak.
Ai punonte për ICRC për më shumë se tri vite , në të shumtën e kohës në bazë të ndihmës së Kryqit të Kuq Kanadez.
Ishte në Irak si pjestarë i ICRC që nga 17 Koriku 2001 dhe luajti një rol vendimtar në shpërndarjen e ndihmave shumë të nevojshme për popullsinë irakiene , në vecanti spitaleve dhe qendrave të furnizimit me ujë të pijshëm.
Ishte pjestarë aktiv i Kryqit të Kuq Kanadez që nga viti 1991.

Vatche Arslanian dha një kontribut të qmueshëm në ndihmën ndaj 1000 refugjatëve nga Kosova me 1999.

Personalisht unë e takova atë në Bazën Ushtarake Kanadeze që ishte caktuar për të mirëpritur refugjatët Kosovarë.
Ishte shume i afërt me njerëz,ndihmonte cdo herë .
Cdo herë i asistoja në përkthim nga anglishtja në gjuhën shqipe.

Me të vërtet , kur mora lajmin për vdekjen e tij u pikëllova shumë !

Do ta përfundoj këtë shkrim me një citim nga Robert Barnes , President i Kryqit të Kuq Kanadez:

"It is a sad day for the Red Cross and Red Crescent Movement and for the Canadian Red Cross". "It's also a sad testament to war that its casualties are all too often people like Mr. Arslanian whose sole purpose for being in harms way is to bring humanitarian relief to victims. We need to remember him proudly for his sacrifice."
 

Guest
Re: Vdekja tragjike e delegatit të Kryqit të Kuq në Bagdad

Ngushellimet e mia kolegeve dhe shokeve te tij.
:cry: :cry: :cry: :cry: :cry: :cry: :cry: :cry:
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Vdekja tragjike e delegatit të Kryqit të Kuq në Bagdad

Sot u mbajt një Mbledhje Përkujtimore për Vatch Arslanian.
Mbledhja kishte një pjesëmarrje masive nga të gjitha nivelet e Qeverisë Kanadeze , të Kryqit te Kuq Kanadez ,të ICRC ( Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë ) të afërm , dhe musafirë të shumtë.
Me këtë rast na u dha rasti dhe nderi që edhe ne të themi disa fjalë përkujtuese për Vatch Arsalnian.

Pjesë nga fjalimi im :

I remember one Albanian man who was very sick and required a tremendous amount of care. Many people attempted to care for this man, but there always seemed to be one man, in particular, at his side. I remember being impressed with the man’s patience and his simple acts of kindness. While translating for them, I learned that the name of this kind and patient man was Vatch Arslanian.


When I learned of Vatch”s death in Baghdad , I was profoundly saddened.

Please accept my deepest sympathies.


PrInCiPiEl
 
Top