Vanessa Paradis me të dashur të ri

Megg

Carpe Diem
Paradis-Vanessa.jpg
Vanessa Paradis, e divorcuar kohët e fundit nga aktori Johnny Depp pas 14 vitesh së bashku, ka nisur një histori dashurie me biznesmenin francez Guy-David Gharbi.

Një burim pranë aktores tha për ‘The Sun’: “I kanë marrë gjërat shtruar. Guy-David ia ka bërë të qarta ndjenjat e tij Vanesës dhe i ka lënë të gjithë kohën e nevojshme për tu menduar.”

Po sipas këtij burimi, për momentin prioriteti kryesor i këngëtares dhe aktores franceze janë dy fëmijët që ka me Johnny Depp.

Në lidhje me reagimin e protagonistit të sagës “Piratët e Karaibeve” ndaj këtij lajmi, burimi deklaroi: “Johnny është një njeri i mirë dhe e vetmja gjë që ka rëndësi për të është lumturia e ish-bashkëshortes.”
 

Hank

Valoris scriptorum
Eshte plak dhe kjo!
Megjithate me nje kenge qe pati bere nuk e di pse u be kaq e famshme... Ndoshta nga emri
 
Top