Vallet shqipetare!

Kordelja

Valoris scriptorum
Vallet shqipetare!

Dikur ne femijerine time ulesha perpapra TV per te pare me shume endje vallet shqipetare dhe me sa mbaj mend ka qene nje emision cdo jave ku une magjepsesha me motivet e shqipeve tropojane, me vallet e mrekullueshme tiranase, me vallet dardhare, me vallet e gramshit, me ato dropullite, vallet came etj si keto.Kur vinte koha e Festivalit Folklorik cdo vit ne vjeshte ngulesha para TV dhe e shihja te terin, gje qe nuk e bej me tani pasi fatkeqesisht nuk organizohet me ne te njejten forme. /pf/images/graemlins/frown.gif

Disa prej tyre i kemi motivet e dasmave tona dhe shumekush nga ne edhe i kercen, jane nje pjese shume dinamike e folklorit tone me te cilen identifikohemi dhe qe jemi dhe krenar.Vallet tona paraqesin karakterin e larmishem e dinamik te shqiptareve dhe trevave tona, jane kulture e kultivuar, ruajtur dhe trasheguar gati me fanatizem, te gjitha te shoqeruara nga kostumet e pakrahasueshme popullore.

Ajo per te cilen une e hap kete teme nuk eshte vetem deshira per t'u mburrur me keto tradita, por jam e bindur qe secila nga keto valle mbart nje fabul apo histori ne vetvete, te cilen une do doja ta dija.

Jam kureshtare te njoh si fillim:
-Historine e Valles se Shqipeve
-Historine e valles Gorashe (Korcare)
-Historine e valles Tiranse

images


images


albanians.jpg


P.s.Idene e mora nga absi prej nje e-mail te saj, qe pa dashje me zgjoi kujtimet e femijerise sime dhe u kujtova per Folklorin Shqipetar qe ka edhe vallen me peshe si pjese te tij. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Vallet shqipetare!

Nese ndokush nga ju ka edhe ndonje adrese nga ku mund te shkarkohen melodite e tyre, do qe edhe me bukur /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Vallet shqipetare!

Teme teper interesante kjo.
E vertete, per vallen shqiptare ke se cfare te thuash. Eshte nje treadite kombetare e vjeter sa dhe vete shqiptaret. Por, e kush me bukur se Kadareja di ta pershkruaje ate..?

VALLJA SHQIPTARE.

Tri here opinga rrahu dheun
sikur kerkoi leje prej tij,
pastaj shamia palet ndehu
me qetesi dhe madheshti.

Keshtu mes qiellit dhe tokes
vallja u lind, vallja u shpall.
Kemba sinjale i con tokes
dhe dora qiellit i jep lajm.

Dhe vallja rrokulliset tutje
mbi kohra hedhur si hobe;
prilli persiper i hedh lule,
dhjetori boren shkund atje.

Valle shqiptare, shenja ne ere
ylbere tirqesh tej-e-tehu
kush ju kerceu ju njehere
dhe kembet rob s'i mbene tek ju?

Kush ra midis vorbulles suaj
dhe s'u pershit dhe s'u perflak;
ju bubullima me opinga
qe neper shekuj brodhet varg!
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Vallet shqipetare!

Djepi faleminderit, e dija qe ti dije dicka :thumbsup: shih mos na gjesh edhe ndonje link ku mund te shkarkojme ndonje /pf/images/graemlins/smile.gif


Kush e di Historine e valles korcare :confused:
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Vallet shqipetare!

Me thene te drejten, nuk kam degjuar ndonjehere per ndonje link vallesh shqiptare ne Internet. Per kenge vallesh, ka disa fajtori, me sa di une.
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: Vallet shqipetare!

Gjeja ime me e preferuar....vallja shqiptare /pf/images/graemlins/laugh.gif Vertet ma shkrin shpirtin si i thone.

Vallja e Osman Takes

..thone qe kjo valle i shpetoi jeten Osmanit, pasi ishte kapur nga turqit. E kerceu para sulltanit dhe pati nje efekt aq te forte sa sulltani i fali jeten.

Osman%20Taka%201.jpg

Osman%20Taka1.jpg

Ervini%20ne%20Osman%20Taka.jpg


PS: ...ne foto jane grup valltaresh ne Boston. Mund te lexoni (shikoni dhe foto) me shume per ta tek www.bashkimidance.com
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: Vallet shqipetare!

...meqe i kam fiksim /pf/images/graemlins/laugh.gif

Besoj se e dini te gjithe kengen e Bejkes

Tundu moj Bejke bardhe tundu
naten-ë me hene moj duku
Bejke moj bardhe, bor e malit
ti je moj ilaçi çobanit....

..dhe kjo eshte kthyer ne valle ku shume thjeshte dhe bukur transmetohet kuptimi i vargjeve. Nje vajze me broke ne sup duke zbritur dhe çobani me shkopin e dhenve ne dore duke i bere temena /pf/images/graemlins/smile.gif
Ajo me syte pertoke por me buzqeshje terheqese largohet dhe therret shoqet te nisin nje valle. Nderkohe çobani mbledh shoket e tij, i lene dhente dhe veshtrojne vajzat tek hedhin hapat lehte permbi bar.
Kam pershtypjen qe vallja, dikur me shume se tani, ka qene nje mjet komunikimi.

Pershkrimi me fjale asnjehere nuk mund te te jape te njejten kenaqesi sa mund te te jape shikimi dhe degjimi.

Nuk kam foto,por po te me jepej mundesia do jua demonstroja :rockband:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Vallet shqipetare!

Nje demonstrim i vogel alla shqiptarce /pf/images/graemlins/laugh.gif

danseuse.gif


Lujma lujma belin
e lujma lujma belin
t'tak lala qemerin
t'tak lala qemerin

VALLE.JPG


Kjo me duket eshte nga vallja e shpatave...

image0023.jpg


1. Shiptar Dance

a) Along the frontier district where Montenegro joins Albania, numerous traditional dances survive among people of Albanian extraction.


The Shiptar dance is performed by a young couple, adults watching cross-legged in a circle. The accompaniment comes from a single drum (tapane). The male dancer leads, the drummer (tapanar) regulates the beat according to the dancer's steps, the man is wearing a cap similar to the drummer and has a long scarf turban fashion around the hat.

Traditionally, if a warrior fell in battle, his turban would be removed and used as a shroud.

2 The Junakot Dance

b) There is also a dance called the Junakot Dance- the hero's kola dance- performed by a group of men wearing semi-circular whitecaps, made locally. The waistcoat is of black wool, decorated with darker colours (usually purple) and the trouser (cobe) also woollen. Around the waists men wear wide belts of different colours (mostly dark) and on the feet homemade leather sandals with pointed toes.
 
Re: Vallet shqipetare!

Me pelqejne teper teper vallet came, kane nje rrjedhshmeri dhe nje liri ne muzike qe te bejne te ngresh duart ne ajer e te humbesh ne tinguj.
Valle Pogonishte, e madhe.
 
Re: Vallet shqipetare!

Tranofile me qafsh mu, kenge bejkes ka qene e madhe per gjysherit tane moj, si Nirvana per MTV generation. Se domosdo nje kenge qe fillon me daljen fshehurazi qe ne sabah nga dritarja e kasolles per te takuar jaranin s'ka si te mos jete provokuese.


Oh natene pa gdhire mire
do takohem me barine
Bej te fle gjumi s'me ze
(se mbaj mend me) /pf/images/graemlins/laugh.gif

Duke tundur zbret nga zalli
Me shamine lidhur tek balli
tundu moj bejke e bardhe tundu
Naten me hene duku
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Vallet shqipetare!

NEXHAT AGOLLI

Ndërvarësitë mes valles shqiptare të burrave dhe psikologjisë së valltarit
Ballkani, me vendet që e përbëjnë, në tërësi paraqet një arsenal të fuqishëm artistik në fushën e valleve popullore. Studiuesit i kanë vlerësuar, tashmë, këto vlera brenda kuadrit të çdo shteti, pa lënë pas dore edhe paralelizmat mes tyre, qoftë edhe me orientin e afërt, i cili historikisht duhet marrë në konsideratë me ndikimet e tija në këtë trevë. Këto dukuri janë kundruar në rrugë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi.
Shqipëria, etnikisht, e sheh veten mes këtij vështrimi etnokulturor për shkak të qenies si rrugë kalimi mes perëndimit dhe lindjes (ku Bizanti me historitë e tija luajti një rol të veçantë), pushtimit të saj, lëvizjeve demografike, fqinjësisë e marrëdhënieve me vendet ballkanike.
Udhëtarë, studiues, historianë, diplomatë, artistë (më së shumti piktorë), të cilët kanë patur rast të kalojnë, apo të jetojnë, kryesisht në Shqipërinë e Jugut (shek. 18të-19të) pak a shumë i kanë prekur vlerat e valles shqiptare, kanë folur për prirjet mbijetuese, pse jo edhe të ndikimit të saj në këtë hapësirë. Gjithësesi, në suazë të këtyre studimeve, në të kaluarën dhe sot, mbetet i vështirë komunikimi i këtyre vlerave. Ndjehen shumë të domosdoshme përkthimet, çka nuk është lehtë të realizohen.
Vallja shqiptare e burrave, për frymën epike që bart, ka tërhequr prej kohësh vëmendjen e studiuesve. Janë disa shtylla që e bëjnë të mundur studimin e saj si p. sh. hapësira gjeografike e shtrirjes, karakteri historik, elementet e strukturës, shoqërimi muzikor, etj. Një element shumë i rëndësishëm, që do ta plotësonte studimin gjithëtërësor të kësaj valleje, përbën edhe mjedisi ku është përjetuar e luajtur ajo. Karakteret e ndryshme, si edhe ndërvartësitë mes valles (si element artistik) dhe psikologjisë së valltarit (si ndërgjegjësim) do të bëhet objekt i këtij shkrimi.

+ + +
Në vallet e burrave mjetet shprehëse përbëjnë lëndën kryesore të organizuar në një formë të caktuar artistike. Mirpo, këto mjete shprehëse nuk do të viheshin në lëvizje, madje të kishin ekzistencë nëse nuk do të ishte si faktor kryesor valltari, që është jo vetëm ekzekutuesi, interpretuesi po, njëherësh, edhe rikrijuesi i valles. Në këtë kuadër, cili është funksioni dhe raporti që ekziston mes valles, individit dhe masës si krijues anonim?
Vallja e burrave ka karakter përgjithësues. Idetë, emocionet që shprehen nëpërmjet saj, vlerësohen nga pozitat e psikologjisë, të shijes e të mendësisë së kolektivit. Kjo vjen sepse bartësit, interpretuesit e valles, krijojnë, pak a shumë, brenda caqeve e parimeve të estetikës së folklorit, me "format" dhe "kallëpet" e gatshme të traditës, e cila karakterizon në përgjithësi estetikën e kësaj valleje. Në të janë shumë aktivë elementët steriotipë, si trajtat "njëshe", "dyshe", në "grup", format një ose dy pjesëshe; kërcen i pari, pastaj i dyti, ose të dy së bashku; përsëritjet simulante të njësive koreografike (motive, fjali), zhvendosjet e lëvizjeve në rreth, funksioni i patjetërsueshëm i "ballit të valles", etj. Këto forma të gatshme karakterizohen nga një qëndrueshmëri shumë e madhe, çka e bën të mundur jo vetëm akumulimin e organizuar të përvojës estetike të kësaj valleje, por edhe të proceseve të transmetimit e të trashëgimit të saj përmes brezave. Prandaj, brenda valles epike të burrave është kultivuar një shije estetike e po aq edhe një kujtesë e pasur që u ka dhënë mundësi valltarëve popullorë të krijojnë vlera koreografike të papërsëritshme. Vallja, për shkak të karakterit përsëritës, ngrihet në nivelin e ecurisë krijuese të valltarit. Gjithësesi forca krijuese kolektive me "shoshën filtruese" plotëson, në një farë shkalle, nivelin relativisht të rëndomtë të estetikës së kësaj valleje dhe të mjeshtërisë artistike të subjekteve (valltarëve) popullore.
Brendapërbrenda kolektivit, individualiteti i valltarit është, megjithatë, i patjetërsueshëm, çka realizohet nëpërmjet valles. Vallja epike e burrave, si dhe ajo lirike, shpreh një përmbajtje shpirtërore, e cila vihet në raporte të veçanta me formën që shpreh. Nga kjo pikëpamje (si art jofigurativ), ajo gëzon një liri që u mungon arteve të tjera. Vallja, shpreh një lëndë të pakapshme, abstrakte, e cila duke ndryshuar gjatë interpretimit, i kumton shikuesve brendinë subjektive të krijuesit popullor. Lëvizja, ndryshimi është i atypëratyshëm, prandaj vallja kërkon përtëritjen e vazhdueshme të aktit krijues nga ana e interpretuesit. Interpretuesi është lidhja e domosdoshme midis valles dhe shikuesit. Kësisoj, ai dyzon vetveten me statusin e dyfishtë të rikrijuesit e të shikuesit. Duke qenë në rolin e interpretuesit, ai përçon vlera ideoartistike të caktuara që shprehin mendësinë, ndërgjegjen estetike të kolektivit me të cilin bashkëjeton. Kështu, vallja bëhet bota e brendshme e individit interpretues, e unit të tij. Mendimi, në këtë rast, është i pandarë nga ndjenja, emocioni, sepse është mendimi i subjektit, i cili e vë veten emocionalisht përkundrejt realitetit. Prandaj, P. Casalsi ka të drejtë kur thotë: "Arti i interpretimit qëndron në luhatjen e asaj që nuk është e shkruar". Mirëpo, meqenëse ky interpretim jepet si ndjenjë, si emocion vetjak, valltari jo vetëm shpreh, por edhe mban qëndrim vlerësues, duke futur diçka nga vetja, "T’u japësh veprave një kuptim të vetëm, do të thotë t’ua mohosh pasurinë e brendshme, shkruan E. Musa. Çdo interpretues u jep një domethënie të veçantë".1 Pra, në vallen epike të burrave mendimi dhe ana ndiesore emocionale shkrihen organikisht me synimin për të sjellë diçka të re, të papërsëritshme, çka arrihet nëpërmjet interpretimit. Përdorimi, aktivizimi me shumicë i këtyre aftësive është relativ, kjo duhet kërkuar tek individi valltar. Në këtë mes fijet komunikuese ndërmjet tij dhe shikuesit rriten nga fakti se valltari popullor, me kujtesën estetike të formuar, me shkallën e interpretimit dhe stilin vetjak, i sjell shikuesit, veç njohjes, edhe kënaqësi estetike, e argëton. Kësisoj, shikuesi (ngaqë edhe ky është përbërës i sinkretizmit të valles) arrin të vihet në raporte estetike me thelbin e valles epike të burrave.
Brenda këtij sistemi komunikimi-nga populli tek valltari interpretues dhe nga ky tek shikuesi-informacioni artistik shprehet në nivelin e kërkuar kur artisti është i lidhur me jetën shoqërore dhe krijon i nxitur si përmbushës i kërkesave sociale në art. Edhe me shikuesin ndodh e njëjta gjë. Mendimi, e bukura, kënaqësia estetike tek ai lidhen me mesazhin që sjell interpretuesi, kur ai shpreh jetën dhe psikologjinë e krahinës ku jeton, në një kontekst të gjerë shpirtëror e social-kulturor. Prandaj, vallja epike e burrave, me mesazhin që sjell, shprehet edhe si vlerë social-kulturore. Materializimi i saj arrihet në çastin kur valltari i jep asaj ekzistencë, kur e shndërron imagjinativisht (nëpërmjet lëvizjeve) në valle, pra kur ekzekuton, kur e interpreton (ose kur e fikson me shenja në kinetograme).
Edhe pse roli i valltarit popullor është përcaktues, përsëri interpretimi i tij është në vartësi të strukturës së vetë valles. Në vallet e armëve, p. sh. tek presa me tagana, loja e Rugovës, vallja me pisqolla etj. funksioni i interpretuesit është relativ, përshtat formës artistike të këtyre valleve që luhen në formën e duelit; por edhe të tensionit ideoemocional që krijohet me veprimet herë-herë të befasishme që bëjnë kundërshtarët gjatë zhvillimit që merr vallja. Pra, liria dhe spontaneiteti në interpretim janë të kushtëzuara brenda atyre caqeve që e bëjnë të mundur nxjerrjen në pah, përmes aftësive vetjake të valltarëve, të vlerave ideore e stilistike të këtyre valleve. Ndryshe qëndron puna kur vallja ka karakter vetjak, siç është vallja me pisqolla (Guci), ku mënyra e kërcimit, edhe pse ka një bosht, i nënshtrohet çastit të përjetimit të saj nga ana e valltarit solist. Tjetër mënyrë paraqesin vallet e kaçakëve. Këtu merr rëndësi më tepër interpretimi disi me karakter dramatik, si lojë e aktorit, luajtur në mënyrë të heshtur (shoqëruar në raste të veçanta edhe nga goditjet e lodrës, ku macunga dhe thupra ndikojnë në të nxjerrin në pah çastet më kulmore (atmosfera që krijohet në përgjithësi), sesa kërcimi i mirëfilltë, që e vërejmë te hajdutçja (Belesh), vallja kaçake (Lushnjë), kaçakja (Fier) etj.
Struktura e valleve të burrave, njëshe, dyshe dhe në grup kushtëzon, gjithashtu, mënyrën e interpretimit. Le të marrim vallen në "grup". Në to nuk kemi ndërvartësi ndërmjet individit interpretues dhe valles, por mes grupit të valltarëve (ku individë të veçantë vihen në raport me njëri-tjetrin për të dhënë një kërcim unik) dhe valles. Larmia dhe individualiteti në kërcim, në këtë rast, nuk janë rrjedhojë e aftësive të këtij apo atij valltari (kjo, megjithatë, ekziston si shenjë dalluese mes valltarëve), por e njërit grup dhe tjetrit brenda një fshati ose në tërë krahinën. Përkundrazi, te devolliçja, në raste të caktuara të së shtruarës dhe të së prerës së valles, balli i valles distancohet me masën e valltarëve të grupit, jo vetëm për gjithëfarësinë e lëvizjeve, por edhe për emocionet dhe stilin vetjak që sjell nëpërmjet interpretimit. E njëjta gjë ndodh, përafërsisht, edhe me treshen e valltarëve në qendër te vallja labe e Dukatit.
Kërcimet dyshe mundësojnë mënyra të veçanta interpretimi. Kështu, në vallen dyshe (rrethçe) të kënduar, valltarët kanë funksion të dyfishtë, si këngëtarë dhe valltarë. Megjithëse kënga i lodh, kjo i fut ata më lehtë në botën poetike të valles, ku mbizotëron një plastikë e gjerë që shtjellohet me zhvendosje anësore dhe në rrafsh më tepër horizontal, me shpërthime gjithmonë të papritura.
Përkundrazi, kërcimet dyshe, që shoqërohen me curle e lodër, karakterizohen nga një dinamikë e brendshme, me kontraste plastike që arrijnë deri në madhështi, me një temperament të papërmbajtur që e vë në plan drejtues valltarin e parë, i cili ka rol mbizotërues në kërcim (ndërsa i dyti e mban). E njëjta gjë mund të thuhet edhe për rolin e valltarit të parë në vallen çame (kur luhet me tre veta), ndonëse këtu dinamika e kërcimit nxitet nga ndjesi dhe emocione më tepër të brendshme. Ndërsa kur luhet në grup, atëherë ndërmjet ballit të valles (korifeut) dhe grupit krijohen raporte të barabarta: herë ai vihet në rolin e solistit, me lëvizje të gjalla e të mrekullueshme që e tërheq vargun e valltarëve në një kërcim të përbashkët.

Image1.jpg
Në të gjithë këta shembuj, valltarët nuk dalin jashtë vetvetes; ata rikrijojnë duke e mbështetur mbi një shtrat të përgjithshëm estetik, mbi atë figuracion plastik (sipas valleve përkatëse). Nëpërmjet përsëritjeve estetike lindin edhe variantet apo mënyrat vetjake të interpretimit. Në kërcimet njëshe, që luhen nga një ose nga shumë valltarë të shkëputur njëri nga tjetri, në formë çete, ajo liri kërcimi, si në trajtë dhe mjetet shprehese plastike (ata gjithnjë janë në lëvizje të vazhdueshme për shkak të karakterit vetjak të interpretimit)

nuk krijon kundërshti, përkundrazi, një kërcim i larmishëm i valltarëve, i mbështetur në tharmin e këtij tipi vallëzimi (siç janë kërcimi gjakovar, kërcimi hasjan, kërcimi pukjan etj.) përbën një mënyrë të gjetur në traditën vendase, me karakteristika të veçanta shprehëse, përmes të cilave pasqyrohet shpirti epik i malësorëve të këtyre viseve, sipas aftësive të këtij apo atij valltari, të këtij apo atij grupi vallesh. Prandaj themi se interpretuesi popullor është njëherësh edhe krijues. Ai me funksionet e tij ndikon në kristalizimin dhe nxjerrjen në pah të këtyre tipareve, për rrjedhojë edhe të stileve, ndonëse ato ekzistojnë si veti të brendshme të valleve të burrave. Krijimi, formimi dhe diferencimi i këtyre veçorive ka ardhur përmes kohërave, kushtëzuar nga faktorë të ndryshëm shoqërorë, historikë, gjeografikë, kulturorë, demografikë etj. Me një fjalë, ato janë frut i punës së brezave të tërë valltarësh, të cilët, me aftësinë e tyre krijuese, i dhanë valles epike shqiptare, këtij arti sa të hershëm aq edhe bashkëkohor, jetëgjatësi. Pavarësisht nga funksionet që luajnë elementet sintetizuese, estetika e valles epike të burrave buron, para së gjithash, nga një përmbajtje e thellë sociale.
Problemet e interpretimit janë të lidhura edhe me njohjen e thellë nga ana e valltarëve të pasurisë koreografike popullore, me formimin e ndërgjegjes artistike e të shijeve estetike individuale, lidhjen me jetën, traditat historike e kulturore të krahinës e të vendit në përgjithësi. Le të sjellim disa shembuj: nëse M. H. Hysa, një ndër valltarët e dëgjuar të Konispolit, nëpërmjet interpretimit të valles çame e ka përcjellë këtë në formën e saj tradicionale, duke vënë në dukje si madhështinë, ashtu dhe frymën epiko-heroike të saj, me anë të një kërcimi sa të rëndë, aq edhe të zhdërvjelltë e plastik; përkundrazi, Taip Mejdani (bashkëfshatar i tij) ka futur në të ngjyrime të tjera (në lojën në grup), një farë lirizmi të përzier me epikën e qenësishme të kësaj valleje dhe muzikalitet në interpretim. Treshja dukatëse vazhdon të përçojë në mënyrë të ndërgjegjshme frymën epike të valles labe, dinamikën, karakterin solid e patetik të saj, madje duke e ndryshuar trajtën e saj nga dy gjysma rrethi në një të vetëm. Një tjetër valltar i dëgjuar nga rrethi i Elbasanit Shefqet Tafani, nëpërmjet interpretimit autentik e origjinal, ka zbuluar atë frymë liriko-epike që shpërthen së brendshmi në vallen dyshe (rrethçe), hajdutçen, vallen e ngjalës etj., që luhen në të gjithë Dumrenë. Të rrallë i ka shokët mjeshtri i valles lumjane Ymer Shehu. Ai shquhet për interpretim tepër origjinal dhe besnikëri në karakter, dukuri të cilat, së bashku me vërsnikët e tij, ua kanë përcjellë brezave më të rinj, prej të cilëve mund të përmendim Sokol Spahinë dhe Mirsat, tek të cilët vallja lumjane dhe ajo gorane kanë gjetur interpretuesit më të denjë. Në qoftë se në Dibër të Vogël (Peshkopi) Azir Ndreu, me formimin e tij shumë planesh (si valltar, këngëtar, instrumentist, rapsod dhe njohës i folklorit) ka dhënë modelin në interpretimin e kërcimit dibran, Izet Dardeshi, si më i ri, i cili e ngriti kërcimin e rëndë në një shkallë të lartë përsosmërie artistike në interpretim, Xhevat Fani me shokë, duke ruajtur këto vlera, sollën nota të reja, gjallesën dhe shkëlqimin në interpretimin e kësaj valleje. E kanë pasuruar në frymë dhe në elementet shprehës vallen tropojane Skënder Haklaj, ndërsa vallen rracjane Skënder Halili. Në vallen devolliçe ndikimi i ndërsjellë ndërmjet valltarëve ka qenë i drejtpërdrejtë, me një rezonancë që ka përfshirë tërë qenien e saj. Mjafton të kujtojmë formën fillestare, të shoqëruar me këngë dhe variantin e sotëm që përcillet me saze, për të kuptuar evoluimin që ka pësuar dhe përsosmërinë artistike që ka arritur kjo valle. Shumë figura plastike, me një potencial të madh shprehës, që i kanë ngritur në një shkallë të lartë vlerat ideoartistike të kësaj valleje, janë përdorur (ndoshta dhe janë përftuar) nga individë të njohur. Kështu, rrotullimin në vend dhe përkuljen e trupit prapa i përdornin shpesh valltarët Cangonji e Avdo (nga Vranishti), shtrirjen prapa dhe hedhjen lart e luanin me shumë art Nevruzi, Aliu dhe sa e sa valltarë të tjerë. Por, interpretimin më të arrirë dhe më të bukur artistikisht të kësaj valleje e shohim tek Xhemal Adillari nga Zvezda. Ai futi në vallen devolliçe gjallesën, mbi të gjitha dinamikën, madhështinë e një kërcimi virtuoz. Në interpretimin e tij del qartë prirja e konvergimit të epizmit me lirizmin.
Këta valltarë të shquar, së bashku edhe me të tjerë interpretues të mrekullueshëm, i kanë dhënë jetë valles epike të burrave duke zbuluar përmes saj vlerat estetike dhe ideore, njëherësh edhe talentin e tyre, tërë atë përvojë të madhe të grumbulluar brez pas brezi. Ata e ngritën këtë valle në një shkallë të lartë përsosmërie në interpretim, në përputhje me rrethanat e reja të krijuara dhe kërkesat kulturore gjithnjë në rritje të masave artdashëse.
Gjithë sa u tha për vallet e burrave tregon se ato nuk kanë patur funksion etnoveçues, mbyllës. I shohim të praktikohen brendapërbrenda krahinave të ndryshme, disa syresh, në një vështrim më të gjerë, edhe jashtë tyre, duke i zgjeruar kështu kufijtë etno-koreografikë. Një dukuri e tillë ka ndodhur me ato valle që kanë qarkulluar brenda një forme e stili shprehjeje, prandaj edhe kontaminimi i elementeve strukturore e sintetizues ka qenë më i lehtë. Kështu, trajtat njëshe, dyshe, në grup, nuk i shohim të izoluara në krahina të veçanta, por edhe në zona më të mëdha koreografike, ashtu sikundër ndodh me format një, apo dypjesëshe të valles, me formacionet në gjysmërrethi, në rreth të mbyllur etj. Por, ka ndodhur, gjithashtu, edhe një fenomen tjetër me rëndësi kontaminimi. Siç u vërejt edhe më sipër, disa njësi koreografike, me ndërtim asimetrik dhe simetrik, i shohim si elemente te pjesshme ose tërësore në strukturat e shumë valleve të burrave1. Historikisht kjo flet jo vetëm për migrime të elementeve të veçanta, por edhe për struktura më të mëdha (nga materia plastike e valles), që, me kalimin e kohës, u bënë mbështetëse për valle të ndryshme. Ky ka qenë një proces i dukshëm në vallet tona të burrave.
Dukuri kontaminimi kanë ndodhur edhe në elemente të tjera të valles, në poezinë që ka shoqëruar vallen toske e labe, në meloditë, metroritmikën, formacionet orkestrale (me curle e lodër, me saze) deri edhe në veshjet.
Ima1.jpg
Por, ndërmejt këtyre elementeve, fondin më themelor, njëherësh edhe më konservator, e përbën vallja, si art vizual plastik.
Problemet e shtegtimit e të kontaminimit të valles shqiptaretë burrave kanë rëndësi, sepse hedhin dritë për

ekzistencën e një jete ekonomike, shoqërore e kulturore të përbashkët të popullit tonë në të kaluarën. Çështje të tilla rrihen edhe në studimin Rreth shtegtimit dhe kontaminimit të këngës popullore të K. Shkrelit. Ndonëse autori këtu merret me problemet e këngës, çështjet që shqyrtohen, rrugët dhe konceptimet që përdoren mund të shtrihen edhe në studimin e valleve të burrave.
Pavarësisht se shprehin një tematikë të caktuar, luftarake e burrërore, vallet epike nuk pasqyrojnë ngjarje konkrete. Ato, me anë të plastikës kërcyese, mbi bazën e parimit të abstragimit artistik, shfaqin gjendje, ide, ndjenja dhe emocione të caktuara, me një fjalë, atë frymë të përgjithshme të bëmave të jetës, virtytet më madhështore të karakterit e të psikologjisë së popullit: trimërinë, forcën, guximin, madhështinë dhe bukurinë shpirtërore etj. Vallja e burrave ka qenë për shqiptarin jo vetëm ushqim shpirtëror, por edhe shprehëse e aspiratave, e dashurisë për tokën dhe njerëzit. Prandaj nuk janë të rastit synimet e krijuesit popullor për të pasqyruar simbolikisht Skëndërbeun në vallet arbëreshe (ngaqë figura të tilla qenë legjendalizuar në kujtesën e popullit); gratë e Sulit që u hodhën nga shkëmbi për të mos rënë në duar të turqve, Osman Takën që, sipas gojëdhënës, kërkoi të kërcente para ekzekutimit etj. Thonë se, edhe lebërit hodhën valle përpara se të shkonin në luftim kundër armiqve më 1920, ashtu siç bënin dikur Pirrua dhe Ali Pashë Tepelena me ushtarët e tyre.
Shenime

1 Njësitë me ndërtim asimetrik dhe simetrik i hasim edhe në shumë valle lirike të grave.

Marre nga KETU!
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Vallet shqipetare!

Nje nga vallet me te lashta eshte "Skifteri dhe Perllumbesha" e cila shoqerohet vetem me ritmin e 2 guralecave (Mirdite) apo Vallja e Shpatave e Malesise se Shkodres.
 
Top