Vaksina e virusit H1N1 e efektshme vetëm me një dozë

Vaksina e virusit H1N1 e efektshme vetëm me një dozë

Kur filluan provat për vaksinën e re të virusit H1N1, ekspertët besonin se shumica e të rriturve do të kishin nevojë për dy doza pasi virusi ishte i ri. Por dy studime të reja tregojnë se shumë të rritur mund të mbrohen vetëm me nga një dozë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Carol Pearson njofton mbi ndikimin që do të ketë ky fakt në rastin e një epidemie të virusit H1N1.

Zyrtarët e shëndetësisë që po luftojnë me pandeminë e parë në 41 vjet morën disa lajme të mira kohët e fundit. Vetëm një dozë e vaksinës duket se mbron shumicën e të rriturve. Sekretarja amerikane e Shëndetësisë Kathleen Sebelius tha se lajmet janë inkurajuese.

Duket se tek shumica e njerëzve përgjigja e imunitetit është e fuqishme brenda tetë deri në dhjetë ditë me vaksinën e parë që është një lajm shumë pozitiv.

Një studim i vaksinës amerikane ka provuar të jetë po aq i efektshëm sa prova e vaksinës në Australi. Lajmi është i papritur dhe i mirëpritur.

Kjo do të thotë se do të ketë dy herë më shumë vaksina të gatshme për njerëzit në mbarë botën. Dr. Anthony Fauci është me Institutin amerikan të Shëndetësisë.

Kjo zgjidh disa probleme që kemi patur në vështirësitë për furnizime për të gjithë.

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë thonë se 98 përqind e rasteve të gripit po shkaktohen nga virusi H1N1. Vaksina do të jetë në treg në mes të tetorit. Por shkollat kanë filluar, moti po ndryshon dhe sezoni i gripit ka nisur në hemisferën veriore.

60 studentë kanë marrë virusin në Universitetin e Minesotës në Mineapolis. Disa janë të shqetësuar.

Kam dëgjuar se po përhapet gjithandej në kampuset e universiteteve. Është e frikshme.

Ndërkohë, zyrtarët e shëndetësisë po bëjnë thirrje që njerëzit të marrin vakzinat e gripit sezonal që janë tashmë në treg. Ata rekomandojnë që njerëzit të imunizohen veças për virusin H1N1.

Zyrtarët e shëndetësisë thonë se grupet më të rrezikuara duhet të jenë të parët që vaksinohen: gratëe shtatëzëna dhe fëmijët, adoleshentët me sëmundje kronike, ata që kujdesen për të vegjlit dhe punonjësit e shëndetësisë.

Rezultatet e provave që përfshijnë fëmijët dhe grate shtatëzënë priten pas dy javësh.

Dy dite me pare, lideri i Libisë Gheddafi, ka dhënë një shou të vërtetë në podiumin e fjalimeve të OKB-së. Mes të tjerash, ai ka thënë frazën bombë që “virusi i gripit të derrit është prodhuar në laborator me qëllime militare”.
Ghedafi ka folur për rreth 1 orë e 15 minuta. Koha maksimale për të folur në OKB është 15 minuta. Megjithatë Ghedafi nuk mban rekordin për këtë shkelje. Rekordin e mban Fidel Kastro që në një rast ka folur në OKB për plot 4 orë e 30 minuta.
Në hapje të fjalës së tij Ghedafi është përshëndetur ironikisht me presidentin amerikan Obama, i cili la sallën sapo nisi të fliste Ghedafi (lideri libik e kishte rradhën për të folur pas tij). “Jeni bërë si Hyde Park. Mbani një fjalim dhe zhdukeni” – tha Ghedafi.
Më pas ai ka sulmuar ashpër Këshilin e Sigurimit të OKB. “Nuk duheni quajtur Këshill Sigurimi, por Këshilli i Terrorit – tha ai – Nuk mund të egzistojë një Këshill Sigurimi me anëtarë shtet që kanë armë nukleare. Ky është terrorizëm”.(Shekulli)

wgSSbAi6ZMA

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22908. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22908

Top