Re: Vajtimet
Vajtimi per mu kur isha i vogel ka kene diça qe u bate ne mort edhe kaq. Po m’a vone kur fillova me u rrit e me kuptu pak ma shum, tu e lane ne nji ane te vdekunin, fillun me m’pelqy vajtimet. Kjo m’varet prej vajteuseve , por ka pr’i’men shume poezi ne vajtime. Se shumica e tyne veç emnin jua ndrrojne te vdekunve, se t’tjerat i dine permendsh, e i kane te msume brez mas brezi. Kane vargje shume te fuqishme. Jane do, qe ne fund, ba me e harru te dekunin, ban gabim e thu « te lumte goja ».
Po deshta me ju kallxu ketu nji ngjarje qe ka ndodh ne nji fshat ne krahinen teme ( ???) e me i nda pak traditat bashke. Nji burrit i kishte deke baba e shoket kishin shku per ngushellim. Njerezit e kishin zakon me e ule te dekunin ne karrige e me i vu nji cigare ne goje (ishte burre e se di a bajne te njajten gja edhe me grate). Ne fillim kta shoket, edhe vdekje po, edhe i dekuni nej, s’ishin msu e rrishin pak si ne rriqna. Po masanej erdhi kafja e zakonit, erdhi rakia, e mbasi ishin shoke fillun gotat me njeke njana-tjetren e giuha me u trashe. Fol pak n’fillim, pak ma shume ma vone, e te e vona, kur u bane pak ne qejf fillunen edhe me qesh e u harru i dekuni (qe ishte aty midis dhomes). Po njani ** kishte pi ma teper e i ishin ba trute lepur, kishte harru pse kishte shku, çohet e i thote te dekunit : « Qe ndeze edhe ti se u ba kohe qe po e man ne goje kot ».
Aty per aty u kujtunen per te dekunin, po prape ia plasen gazit. Ça ta ban rakija s’ta ban kush thojne. E mos kujtoni se e kam shpik se asht e tana e vertete.