UTERUSI ME QERA???

arun

Primus registratum
UTERUSI ME QERA???

CFARE MENDONI???

MORA SHKAS DHE HAPA KETE TEME SEPSE NJE VAJZE QE KISHTE DHENE UTERUSIN E SAJ ME QERA LINDI 5 FEMIJE PERNJEHERE DHE SHOKUAR NGA KY FAKT REFUZOI TI MERTE SHUMEN E PARAVE ASAJ GRUAS TJETER QE KISHTE LIGJERISHT TE DREJTEN PER TI RRITUR KETO 5 FEMIJE
 

love_ya

Primus registratum
Re: UTERUSI ME QERA???

ku jepet uterusi me qera se me duhen ca leke tani??? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Anana

Primus registratum
Re: UTERUSI ME QERA???

Shiten vezet per leke lova ya dhe kushton goxha, po me duket se eshte shume e dhimbshme. Sa inat...
 

arun

Primus registratum
Re: UTERUSI ME QERA???

kete pune e kane ere edhe femra shqiptare , bile me sa kam lexuar disa vjet me pare ne shtypin shqiptar , nje femer e tille kishte dhene uterusin e saj dy here me qera dhe kishte bere goxha para rreth 300,000 dollare dhe me nje shume te tille te majme ishte kthyer ne tirane dhe kishte hapur edhe nje dy lokale dhe jetojne goxha mire

kete fakt e kam lexuar tek nje gazete shqiptare para nje 10 vjetesh ne mos gaboj ajo femra e ishte dhene intervisten me pseudonim sepse gjera te tilla ne shqiperi jane te pa imagjinushme
 

I love new york

Primus registratum
Re: UTERUSI ME QERA???

eshte e drejta e cdo femre (right or wrong) te vendosi avantazhet dhe disavantazhet e kesaj procedure mbrese-lenese ne jeten e saj.
per cdo fenomen qe deviojn sado pak nga rutina tradicionale paragjykimi eshte vegla e pare te cilen te gjithe ne e marrim ne dore dhe mundhemi t'a daltojme ceshtjen duke e patur kete gje parasysh.
une per mendimin tim nuk them as eshte mire as eshte keq - eshte nje moment ose mijra momente kohe qe femer merr nje vendim te tille sepse nuk eshte e thjeshte as fizikisht, as psikologjikisht dhe as nga ana sociale.

mgjth kur gjithshka shitet dhe jepet me qira these days (dhe kjo ka qene meyra e perhershme e gjerave qe ne primitivitet) atehere duhet pranuar fakti qe edhe uterusi mund te jepet me qira.
 

Rambo

Primus registratum
Re: UTERUSI ME QERA???

kam hap nje shoqeri qe jep uteruse me qira....kush punon per ne fiton 20 % e mahnitshme
 

epiphany

Primus registratum
Re: UTERUSI ME QERA???

mendoj qe nje femer do ishte shume e deshperuar per te bere nje gje te tille.
 

Anana

Primus registratum
Re: UTERUSI ME QERA???

Ne te njejten kohe u ben goxha nder atyre cifteve qe nuk bejne dot kalamaj. Pa diskutuar leket. I bie rendesia lekut para ketij fakti.
 

Erind

Forumium maestatis
Re: UTERUSI ME QERA???

Nuk kuptoj pse duhet pershtjelluar me fjale aq banale. Njerezit qe arrijne ne te tilla vendime do te thote qe jane te vetedijshem per pro dhe kunder qe ka kjo nderhyrje.
Une per vete jam pro, pasi i jepet mundesia qe nje cift te kete nje familje.
 

I love new york

Primus registratum
Re: UTERUSI ME QERA???

pikerisht kete gje mundohem t'a theksoj over and over :thumbsup:

neve perpara se te kemi faktet apo te hapim mendjen e nisim dicka duke mbajtur "paragjykimin" si shpate :shrug:

cdo gje ne kete bote (right apo wrong) e ka nje arsye nga mbrapa
 

love_ya

Primus registratum
Re: UTERUSI ME QERA???

paragjykimet do existojne nese i vetmi motiv pas kesaj eshte perfitimi monetar. Nese nje grua do ta bente kete gje me synimin qe te ndihmoje te tjeret (nje cift qe nuk bejne dot femije) atehere eshte nje gje qe duhet vleresuar.
 

Erind

Forumium maestatis
Re: UTERUSI ME QERA???

Fillimisht postuar nga love_ya:
[qb] paragjykimet do existojne nese i vetmi motiv pas kesaj eshte perfitimi monetar. Nese nje grua do ta bente kete gje me synimin qe te ndihmoje te tjeret (nje cift qe nuk bejne dot femije) atehere eshte nje gje qe duhet vleresuar. [/qb]
Ti, e di qe ne shqiperi njerezit e shesin gjakun, po keta si do i paragjykoje?!

Mendoj se paragjykimet ne keto raste eshte mire ti leme jashte!
 

love_ya

Primus registratum
Re: UTERUSI ME QERA???

eshte nje shprehje "u can sell ur body, but u can't sell your soul". Edhe ata njerez qe jane te detyruar te shesin gjakun per arsye ekonomike i kuptoj, por nese shet uterusin per te marre $300,000 si ajo gruaja e permendur me siper, dihet qe do ta paragjykoj.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: UTERUSI ME QERA???

Po meshkujt qe shesin spermen a paragjykohen? Besoj se jo sepse jane meshkuj dhe mund te bejne cfare te duan, kurse nje femer qe i ben nder nje cifti per te pasur femije do gjykohet dhe ashper! Kur filluan femrat te kene te drejta mbi trupin e tyre dhe mos t'ja lene mashkullit te vendosi dhe te vere ligje e gjykime se si duhet te veproje ajo?
 

epiphany

Primus registratum
Re: UTERUSI ME QERA???

kur flas per deshperim ne nje rast te tille nuk e them ne aspektin paragjykues, por ne idene se e imagjinoj sa e deshperuar mund te jete nje femer per te bere nje gje te tille.nuk eshte e lehte te mbash per 9 muaj brenda teje nje krijese duke e ditur qe nuk do ta shohesh kurre te rritet.e mbase nuk do ta shohesh fare.per nje femer, nene ,duhet te jete shume e rende.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: UTERUSI ME QERA???

As e ve ne dyshim qe eshte e rende, ashtu si dhe aborti dhe plot te tjera, por eshte ne doren e saj dhe ajo duhet ta vendosi. Jam dakord qe ligjet jane per te ruajtur rendin publik por jo per te nderhyre nese nje femer vendos te behet mbartese e femijes se nje cifti tjeter apo jo, e po ashtu nuk duhet gjykuar nese ka bere mire apo gabim kur ajo eshte koshiente per cfare ben. Nuk demton individ apo shoqeri, vetem i jep lumturi nje familje tjeter.
 

Vals

Primus registratum
Re: UTERUSI ME QERA???

Une njoh femra ne USA qe shesin vezet e tyre sic shesin meshkujt spermen. Eshte procedure e dhembshme dhe shume e rrezikshme sepse ne menyre qe te prodhosh me shume se nje veze per "vjelje" duhet te marresh hormone per nje kohe te gjate qe shkatojne kancera te ndryshme te mitres. Une s'do ta beja por ka femra qe e bejne per para. Do thoni ju pse nuk gjen nje pune tjeter. Well, eshte zgjedhje personale me konsekuenca qe secili i merr parasysh vete. Po te ecni ne Harvard Yard, ka pamflete qe reklamojne cmimet per procedura te tilla qe te terheqin vajza nga universiteti me i mire ne USA qe do thote me IQ me te larte.

Dmth, ceshtja e uterusit me qera eshte personale dhe nuk duhet gjykuar. Ka raste kur dhenesit me qera nderrojne mendjen dhe duan te mbajne femijen megjithese nuk eshte i tyri pasi sperma dhe vaza mund te vijne nga nje cift tjeter. Gjykatat kane dale ne mbrojtje te ciftit gjithmone. Sa per ate qe eshte e rende per nje nene te mos shofi femijen e vet te rritet, eshte shume e vertete ne raste normale. Po ka shume nena qe nuk e cajne koken per femijen e tyre dhe me mire te mos ishin. Per mua nje femije eshte gjithmone me mire me persona qe vertet e duan dh ekujdesen per te pavaresisht ne jane prinderit biologjike ose jo.
 

Guest
Re: UTERUSI ME QERA???

Jam plotesisht kundra!!!

se kuptoj pse disa njerez kalojne ne fiksime per te pasur nje femije!!!femija eshte nje person e jo nje loder ku materializmi i sotem i ka kthyer ne kukulla butikesh!
 
Top