Ushtarëve shqiptarë në mision lufte, nuk u paguhet asnjë lloj sigurimi shoqëror

Ushtarëve shqiptarë në mision lufte, nuk u paguhet asnjë lloj sigurimi shoqëror

Ushtareve shqiptare ne mision lufte nuk u paguhet asnjë lloj sigurimi shoqëror

Qeveria nuk paguan sigurimet e paqeruajtësve

Qeveria shqiptare dhe ministria e Mbrojtjes, nuk kanë siguruar asnjë prej komandosve shqiptarë të dërguar me misjone paqeruajtëse nëpër vende të ndryshme të botës. Përgjegjësia për këtë fakt bie direkt mbi krerët e qeverisë socialiste, të cilët pretendojnë që të anëtarësohen në NATO, në një kohë që ushtarët e tyre janë akoma të pasiguruar e për më tepër në rast të pësimit të ndonjë incidenti gjatë misjoneve të ndryshme atyre u duhet a kalojnë jetën në mjerim. Ndërkohë që vendet e rajonit dhe ato që janë të anëtarësuara në NATO, shpenzojnë pjesën më të madhe të buxhetit të tyre për ushtrinë, si dhe i paguajnë ushtarët e tyre me mbi 1 mijë euro në ditë nëpër misjonet paqeruajtëse jashtë vendit, qeveria socialiste nuk ka denjuar që as ti sigurojë trupat e tyre. Ndërkohë që ky skandal ekziston dhe është vferifikuar si i tillë, asnjë nga kompanitë shqiptare të siguracioneve, deri më tani nuk ka marrë përsipër që të sigurojë asnjë nga komanosit shqiptarë me misjone paqeruajtëse jashtë vendit. Preteksi i këtyre kompanive për të mospaguar një shumë të tillë, vjen pasi risku i ushtarëve në këto misjone është tepër i lartë, në një kohë që dhe fatura financiare është e madhe. Burime të brendëshme në ministrinë e Mbrojtjes, kanë bërë të ditur në mënyrë konfidenciale se, "asnjë nga komandosit e dërguar me misjone paqeruajtëse nëpër botë, nuk ka sigurim për jetën e tij, por e vetmja mundësi për mos ta lënë atë pa asnjë lloj përkrahje në rast incidenti, është statusi i ushtarakut nga mund të përfitojnë". Ndonse këto forca janë të shumta në numër për një ushtri si ajo e Shqipërisë dhe marin pjesë nëpër operacione të vështira paqeruajtëse, nëpër vende me rezikshmëri të lartë, ai në Irak apo Afganistan, ku aktualisht situata është jo e qetë, qeveria shqiptare nuk ka parashikuar aktualisht asnjë lloj mundësie të sigurimit të tyre. Ndërkohë që të gjitha forcat e tjrera ushtarake apo paqeruajtëse të vendeve të huaja, që janë me misjone ushtarake jashtë vendit të tyre, përfitojnë papërjashtim sigurim financiar për jetën e tyre, shifra të cilat kapin qindra miliona dollarë. Por për forcat tona ushtarake të cilat nuk e kanë gëzuar ako këtë të drejtë të ligjshme, nuk janë shterur të gjitha shpresat, për deri sa qeveria soicialiste ka mundësi që, në rast se firmat tona të sigurimeve nuk e marrin përsipër një gjë të tillë, atëherë ajo mund të kërkojë dhe ndihmë nga shoqëri të huaja. Në rast të kundërt qeveria mund dhe duhet që ta shlyejë vet këtë detyrim, për jetë e komandosve tanë, duke patur parasysh që nga misjonet e para në Irak dhe Afganistan, kanë kaluar muaj të tërë. Deri tani vetëm në misjonin paqeruajtës në Irak, në krah të koalicionit "Antiteror", kanë kryer këtë misjon 3 kontigjente më komandos nga Shqipëria, ku vetëm ai i fundit u nis nga vendi vetë tre ditë më parë. Ndërkohë Shqipëria ka misjone paqeruajtëse ku ka dërguar ushtarët e saj, në tre vende të botës që janë Iraku, Afganistani dhe Bosnjë-Hercegovina.

E. Koci
 

koppertoni

Primus registratum
Re: Ushtarëve shqiptarë në mision lufte, nuk u paguhet asnjë lloj sigurimi shoqëror

Fillimisht postuar nga kastriot:
Ndërkohë që ky skandal ekziston dhe është vferifikuar si i tillë, asnjë nga kompanitë shqiptare të siguracioneve, deri më tani nuk ka marrë përsipër që të sigurojë asnjë nga komanosit shqiptarë me misjone paqeruajtëse jashtë vendit.

Preteksi i këtyre kompanive për të mospaguar një shumë të tillë, vjen pasi risku i ushtarëve në këto misjone është tepër i lartë, në një kohë që dhe fatura financiare është e madhe.
Sdo qeveria apo sduan keto kompani "sigurimesh fitime per vete" private te pranojne sigurimin e ketyre ushtareve?

Nje shembull klasik eshte ajo qe ndodhi ne 9/11 ne Amerike kur kompani siguracionesh refuzuan te paguanin siguracionet familjeve qe kerkuan siguracionet e jetes per te afermeve te vrare tek kullat. Mendo 3000 veta nga 2.5milione dollare mesatarja. Kollaj eshte te me mbajne ne cek mua 100 dollare ne muaj siguracion jete.

Cfare bene kjo kompani? Paraqiten kerkesen per falimentim. Nga kapitulli 7 e 11 do detyroheshin te paguanin vetem 20% te siguracioneve.

Kompanive iu refuzua kerkesa per falimentin nga gjykata si "arsye jo e ndershme" per te justifikuar falimentimin. Kompanite morren kredi me perqindje te ulet besoj nga qeveria qe po paguajne sot keto siguracione prape me keste jo te tera njeheresh. 100mije dollare sot. 100mije dollare mbas 6 muajve. Cygna qe di une keshtu ka bere marreveshjet po i paguan me keste.

Pse nuk i detyron qeveria shqiptare keto kompani?
Prape se prape tek qeveria vete faji.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Ushtarëve shqiptarë në mision lufte, nuk u paguhet asnjë lloj sigurimi shoqëror

spostohet tek politika shqiptare
 
Top