"Ushqimet që ngadalësojnë plakjen"

Megg

Carpe Diem
Plakja është një proces i cili do vite të shfaqet me sy të lirë, por ai nis menjëherë pas lindjes së një foshnjeje.
thumbnail.php

Në të vërtetë, plakja nuk është asgjë tjetër përveçse riprodhimi i gabuar i qelizave në mënyrë të vazhdueshme, që pak nga pak sjell degradimin e organizmit.
Megjithatë, ekzistojnë disa ushqime, të cilat janë në gjendje të ngadalësojnë mekanizmin e plakjes, siç bëri të ditur e përditshmja ruse “Pravda”, e cila i referohej një studimi të ndodhur në Francë.
Në këtë vend, që prej tetë vitesh, 13 mijë vullnetarë kanë pranuar t’i nënshtrohen marrjes së një pilule ku përzihen pesë lloje antioksidantësh natyralë, si betakaroteni, vitaminat C e E, zinku dhe seleni.
Rezultatet kanë treguar si nivelet e vdekshmërisë dhe të plakjes mund të ulen deri në 30%, çka do të përkthehej jo vetëm me më shumë vite jetë, por edhe me më shumë vite bukuri e rini.
Megjithatë, për të arritur këto rezultate nuk është e domosdoshme të marrësh pilulën e mjekëve francezë, pasi janë të shumta ushqimet që përmbajnë antioksidentët kaq shumë të dobishëm.
Vaji i ullirit është një shoqërues shumë i mirë i çdo pjate, për shkak të yndyrnave të tij natyrale dhe antioksiduesve.
Rrushi, molla, banania dhe pjepri janë të pasur me vitamin C. Domatja, lajthitë e bajamet përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës E dhe zinkut, ndërsa betakarotina gjendet me shumicë tek karrotat.
Pavarësisht studimit, ajo që mjekët theksojnë, është se mënyra më efektive për të zgjatur jetën është duke hequr dorë nga veset e rrezikshme si duhanpirja apo alkool.
 

Megg

Carpe Diem
Disa lloje të vitaminave të domosdoshme për shëndetin e grave

Vitaminat janë te dobishme për të gjithë, por ka disa qe duken sikur janë krijuar enkas për femrat. Organizmi femëror tregon një nevoje me te theksuar për 8 vitamina specifike. Le të shohim se kush janë, ku gjenden dhe përse janë kaq të rëndësishme.
thumbnail.php

Vitamina A- Në këtë vitamine kemi të konservuar beta-caroteni. Ai ndihmon në ruajtjen e eshtrave dhe indeve që janë një nga pjesët më delikate të trupit femëror, sidomos pas periudhës se menopauzës. Gjithashtu, vitamina A stimulon sistemin imunitar dhe mbron dhe fortesën shikimin. Ushqimet me te pasura me ketë vitamine janë qumështi, e verdhe e vezës, perimet me gjethe jeshile, karotat, pjepri dhe portokalli.
Vitamina B6– Kjo vitamine njihet ndryshe me emrin pyridoxine dhe ka një rol të rëndësishëm ne forcimin e sistemit imunitar dhe rregullimin e hormoneve. Vitamina B është e dobishme për metabolizmin dhe funksionin e trurit. Ushqimet me te pasura me ketë vitamine janë: mishi i pulës dhe i vicit, tërshëra, misri dhe avokado.
Vitaminë B9– Ndryshe njihet si acid folik dhe është shume e dobishme për zhvillimin e sistemit nervor qendror. Kjo vitamine është edhe një nga lendet ushqyese kryesore te ADN-se tone. B9 është veçanërisht e rëndësishme për femrat, sepse ndihmon zhvillimin korrekt te fetusit. Mungesa e acidit folik mund te çoje ne lindjen e një fëmije me defekte, por edhe ne dëmtimin e ADN-se. Ushqimet me te pasura me B9 janë: perimet me gjethe jeshile, frutat, agrumet, bishtajoret, vezët dhe melcite.
Vitamina B12- Cyanocobalamin është e konservuar ne ketë vitamine. Kjo është përgjegjëse për kujtesës dhe gjithashtu rregullon dhe promovon funksionimin e duhur te nervave. Vitamina B12 është e rendesishme për ndarjen e qelizave, sintezën e proteinave, metabolizmin dhe sigurimin e energjisë nga ushqimi. Ushqime me te pasura ne B12 janë produktet e qumështit, vezët, peshk dhe mish i kuq.
Vitamina C- Me merita te plota është quajtur “super-vitamina” sepse është burimi me i mire i karburantit për sistemin imunitar. Ndikimi i kësaj vitamine është i pranishëm ne shume aktivitete qelizor. Vitamina C ndihmon prodhimin e qelizave te kuqe te gjakut dhe lehtëson transportin e hekurit. Përveç kësaj, vitamina C rrit përqendrimin sepse ndikon ne rritjen e nivelit te norepinephrines ne tru. Ushqimet me te pasura me ketë vitamine janë: kivi, portokalli,limoni luleshtrydhja, patatet dhe brokoli.
Vitamina D- Kjo është vitamina e kockave. Me kalimin e moshës kockat humbasin dendësi dhe kjo shoqërohet me shfaqjen e osteoporozes. Përdorimi i vitaminave D qe ne fëmijëri dhe ne vazhdim parandalon ketë rrezik dhe fortesën dhembet. Ndikimi i kësaj vitamine ndjehet edhe gjate ciklit menstrual. Studimet e ndryshme kane vërtetuar se vitamina D luan një rok kyç ne parandalimin e kancerit te zorrës se trashe dhe te artritit reumatoid. Kjo vitamine gjendet kryesisht ne ushqime si: qumështi, veza, peshku dhe këshillohet ekspozimi ne rrezet e diellit sepse ky i fundit ndihmon ne sintezën e kësaj vitamine.
Vitamina E- Është një antioksidant i rëndësishëm për femrat. Ajo ndihmon ne rritjen dhe formësimin e flokëve, riparimin e indeve, mbron trupin nga procesi i plakjes, siguron thonjte te shendetshme, mbron syte dhe melcine. Ushqimet ne te cilat mund te gjeni me shumice vitamine E janë pothuajse te gjitha frutat dhe perimet.
Vitamina K – Vitamina K është e rendesishme sepse kjo ndihmon ne koagulimin e gjakut, gjithashtu ndihmon për te mbajtur kockat e forta si edhe ne parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Ushqimet me te pasura me vitaminën K-janë: perimet me gjethe jeshile, brokoli, vaji i sojes dhe vaji peshkut.
 
Top