Kondrapedali
Kondrapedali
Re: URGJENT! jepen certifikata shqiptarizmi.
O shqipo! Ju bëni plane të mëdha se si duhet të jetë jeta politike në një shoqëri DEMOKRATIKE! Ju harroni që PS u bë 8 vjet rresht në pushtet dhe e ka konsoliduar shumë pozitën e saj! Sot nuk është rasti për të votuar veten por për të hequr nga pushteti PS. Me aq sa unë i njoh shqiptarët shumica e tyre përsëri do votojnë PS/PD pra lufta do jetë sërish ndërmjet këtyre dy forcave dhe fatkeqësisht partitë e tjera do mbeten sërish të vogla!
Pra t'jua shtroj unë tani një pyetje: A jeni ju gati ta leni Shqipërinë edhe 4 vjet (mendoni pasojat e këtij 4 vjeçari) nën PS? A jeni gati të lejoni forcimin e mëtejshëm ekonomik të Mafies shqiptare (qeverisë)? A jeni të gatshëm të lejoni faljen e Shqipërisë tek greku? Nëse po atëherë përçahuni dhe votoni për veten sepse vetëm për veten që nuk do votoni. Vota juaj është dhe do jetë për PS sido që ju të votoni!
Nuk zgjedh mes dy të kqiash por po votoj kundër të keqes më të fuqishme, kundër asaj që ka hedhur rrënjë e që nesër nuk do ketë më shqiptar që të mund ta shkuli!
bernd, ti dihet që je komunist e Enverist dhe inatin e ke me PS sepse ka devijuar nga parimet e Enverit. Ti jepja votën tënde PK.
-gene-, mos dil me imazhe të rreme si atdhetarist i mërzitur e i neveritur nga politika shqiptare por dil me fytyrën tënde të vërtetë si anti-berishian i flakur! Këtu bëj kujdes sepse rrezikon të gabosh e të vërtetosh shprehjen "Për inat të sime vjehrre fjeta me mullixhinë"!
Ky diskutim që ti po bën sot duhet ribërë pas 4 vjetësh, në zgjedhjet e ardhshme. Kësaj radhe nuk mundemi të nxjerrim një parti më të fortë se PD/PS pasi mungon koha, burimet, dhe aftësitë!