URGJENT! jepen certifikata shqiptarizmi.

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: URGJENT! jepen certifikata shqiptarizmi.

O shqipo! Ju bëni plane të mëdha se si duhet të jetë jeta politike në një shoqëri DEMOKRATIKE! Ju harroni që PS u bë 8 vjet rresht në pushtet dhe e ka konsoliduar shumë pozitën e saj! Sot nuk është rasti për të votuar veten por për të hequr nga pushteti PS. Me aq sa unë i njoh shqiptarët shumica e tyre përsëri do votojnë PS/PD pra lufta do jetë sërish ndërmjet këtyre dy forcave dhe fatkeqësisht partitë e tjera do mbeten sërish të vogla!
Pra t'jua shtroj unë tani një pyetje: A jeni ju gati ta leni Shqipërinë edhe 4 vjet (mendoni pasojat e këtij 4 vjeçari) nën PS? A jeni gati të lejoni forcimin e mëtejshëm ekonomik të Mafies shqiptare (qeverisë)? A jeni të gatshëm të lejoni faljen e Shqipërisë tek greku? Nëse po atëherë përçahuni dhe votoni për veten sepse vetëm për veten që nuk do votoni. Vota juaj është dhe do jetë për PS sido që ju të votoni!
Nuk zgjedh mes dy të kqiash por po votoj kundër të keqes më të fuqishme, kundër asaj që ka hedhur rrënjë e që nesër nuk do ketë më shqiptar që të mund ta shkuli!
bernd, ti dihet që je komunist e Enverist dhe inatin e ke me PS sepse ka devijuar nga parimet e Enverit. Ti jepja votën tënde PK.
-gene-, mos dil me imazhe të rreme si atdhetarist i mërzitur e i neveritur nga politika shqiptare por dil me fytyrën tënde të vërtetë si anti-berishian i flakur! Këtu bëj kujdes sepse rrezikon të gabosh e të vërtetosh shprehjen "Për inat të sime vjehrre fjeta me mullixhinë"!

Ky diskutim që ti po bën sot duhet ribërë pas 4 vjetësh, në zgjedhjet e ardhshme. Kësaj radhe nuk mundemi të nxjerrim një parti më të fortë se PD/PS pasi mungon koha, burimet, dhe aftësitë!
 

Nobis

Primus registratum
Re: URGJENT! jepen certifikata shqiptarizmi.

Fillimisht postuar nga -gene-:
[qb] ka kohe qe ne seline e PD jepen "certifakta shqipetarizmi"

kerkesat kryesore

1- te jesh simpatizant i Salinit

2- ... te tjerat vijne vete prapa ...


nxitoni te merrni certifikatat prane deges me te afert te PD perndryshe rrezikoni te etiketoheni
greke, turq, italiane ( jo, u gabova, italiane jane vete ata ashtu si amerikane etj etj etj)

nxitoni nxitoni nxitoni [/qb]
Dr.Sallata i ka pas bere keto gjera edhe ne kohe te tija.Thone se edhe shkollat e larta keshtu i jepte Sokol Olldelja per anetaret e Forumit Rinor Demokrat <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
 

ados

Primus registratum
Re: URGJENT! jepen certifikata shqiptarizmi.

Certifikata shqiptarizimi..??!!Prape filloi berisha nga ky avaz, duke dhene certikikata shqiptarizimi majtash dhe djathtas si ne 1995, duke i bere shqiptare gjithe arabet qe vinin ne shqiperi...Mjere ai vend nqs bie ne dore te tij perseri!!!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: URGJENT! jepen certifikata shqiptarizmi.

Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[qb] -gene-, pra ti je dakort që unë ta hedh votën time në plehra (për një parti që nuk merr 5% të nevojshme për t'u përfaqësuar në parlament)dhe në parlament të më përfaqësojë ajo parti që ka marrë shumicën e votave (që në rastin e vetëm që unë kam sjellë për të votuar për PD) dmth PS?
E ke nai'çik idenë se si del ti në këtë rast? Me çertifikatë të PS! Ta gëzosh por nuk janë të gjithë që vrapojnë të marrin një! -gene-, e vetmja gjë që bën ti është që të lehtësosh fitoren e PS duke shpërndarë votën.
OSE TË VOTJMË TË GJITHË PËR TË NJËJTËN PARTI (me qëllim që kjo të fitojë shumicën) OSE TË VOTOJMË PËR TË KEQEN MË TË VOGËL SEPSE MË E MADHJA DUHET ELIMINUAR!
Pra -gene- e shikon që ajo që thua ti është përveç se utopi është edhe e dëmshme? Arrin ai cervello jot me e mor vesh kaq gjë? Apo duhet të ta shpjegoj edhe më hollësishëm se çunit tim 5 vjeç? [/qb]
pse ben sikur nuk kupton?!

une ta sqarova vecanerisht TY pak kohe me pare se "voto per vete" eshte fillimi i perralles.
Pasi te fillosh te mendosh veten si destinatar i votave (tendes e mbase te te tjereve) do te fillosh te mendosh serozisht mbi alternativat poltike qe egzistojne (nese je i afte do te fillosh te shohesh veten me pergjegjesi qeverisese dhe do te mendosh pa militantizem mbi cdo problem - politike e jashtme, investime te huaja, arsimi, ndihma sociale ...), do te kerkosh aleance me njerez te tjere qe e mendojne si ty dhe vetvetiu krijohen alternativat qe i duhen aq shume popullit shqipetar (por duhet te fillosh te shohesh veten si destinatar te votave - TE VOTOSH PER VETE te pakten)

Alternativat e reja qe ti kerkon te tregoj une kane nevoje per mbeshtetje (jo vetem voten por edhe krijimin e nje klase te tere politike) dhe ftesa jote per te votuar "grusht bashkuar rreth PD (apo PS do te thosh dikush tjeter)" eshte vetem ne favor te rrethit vicioz sala-nano ne te militanteve te tyre (nje prej te cileve je dhe ti per arsyet qe te sqarova me lart). Populli shqipetar nuu perfiton asgje as nga nano ne pushtet as nga sala ne pushtet.

Sic te thashe edhe me pare ti e mendon si cia me sadamanin "berisha eshte kurve po te pakten eshte kurva jote"

Ftesa ime per te votuar per vete i drejtohet fillimisht asaj shumices se popullsise (mbi 50%) qe nuk votojne fare,
pastaj i drejtohet gjithe atyre qe mendojne se berisha e nano nuk mund te jene perfaqesues te aspiratave te tyre per demokraci e mireqenie e qe e ndiejne veten te zhgenjyer nga vota qe kane dhene "dje",
pastaj mbeten militantet qe jo vetem do te mbeten ne rrethin vicioz PD PS por do te perpiqen te terheqin me vate ne kete humnere sa me shume te tjere.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: URGJENT! jepen certifikata shqiptarizmi.

dhe jane pikerisht keta te fundit (militantet) qe, pasi kane marre "certifiaktat" tek zyrat e njeres apo tjetres parti (shqipetarizmi tek PD, qytetarizmi tek PS), perdorin dhunen verbale (psh: Ti je ...) per te terhequr sa me shume zgjedhes ne "llogoret" te tyre.

Dhe ne fakt, shume vete preferojne te hyjne ne llogore me mire se te perballen me kete lloj dhune te militanteve.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: URGJENT! jepen certifikata shqiptarizmi.

-gene-, je shumë utopik dhe tipik ngatërrestar.
Së pari, ajo që thua ti për mua është e pamundur pasi sot për sot ndodhem në Kanada.
Së dyti, ajo që thua ti (e të tjerë dhe që është e drejtë dhe e bukur në vetvete) është e parealizueshme aktualisht dhe e rrezikshme në momentet që po kalon Shqipëria. PS duhet të hiqet nga pushteti me çdo kusht.
Së treti, për fatin tonë (shqiptarëve) të keq, e vetmja forcë politike aktualisht në gjendje të thyejë PS është PD (sipas të dhënave që disponoj).
Tani -gene-, nëse nuk je dakort me një nga pikat e mësipërme vazhdojmë diskutimin <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> .
 

komino

Valoris scriptorum
Re: URGJENT! jepen certifikata shqiptarizmi.

Utopike??????!!!!!!!!

ky mendim eshte ftyt i asaj lendes qe u fusin ne tru militanteve.

eshte e veshtire ne afatin e shkurter por gjithsesi shume me e thjeshte se mbajtja ne kurriz e nanos e berishes deri ne fundin e diteve te tyre

Me cfare nuk jam dakort ne ato qe the?!
e thjeshte, me shprehjen "me cdo kusht"

Shqipetaret kane nevoje per nje klase politike qe te coje shqiperine drejt mireqenies e jo thjesht te heqin njerin apo tjetrin "me cdo kusht"

Sikur te kishim menduar te gjithe si une ne '97, shqiperia nuk do te ish sot ne kete gjendje.
Por, fale zotit, sot nuk jemi ne gjendjen e emergjences se '97 dhe kemi mundesi te votojme ne mend (jo me m...) ne koke

te perseris qe ftesa ime nuk eshte e vlefshme per militantet pasi ata do te vazhdojne te mendojne si ty e do te vazhdojne te diskutojne me "fjalor" nen dore kur rrezikon t'i cenohet babai shpirteror.

Ne interpelancen per deklaraten e pasurive ne parlament nano u shpreh publikisht e shume qarte:
"Berisha eshte pasuria ime me e madhe"
 

komino

Valoris scriptorum
Re: URGJENT! jepen certifikata shqiptarizmi.

qe te rifreskoj temen po citoj shkrimet e hapjes

------------------------------

Postuar nga -gene-


ka kohe qe ne seline e PD jepen "certifakta shqipetarizmi"

kerkesat kryesore

1- te jesh simpatizant i Salinit

2- ... te tjerat vijne vete prapa ...


nxitoni te merrni certifikatat prane deges me te afert te PD perndryshe rrezikoni te etiketoheni
greke, turq, italiane ( jo, u gabova, italiane jane vete ata ashtu si amerikane etj etj etj)

nxitoni nxitoni nxitoni



certifikata garanton imunitet nga dallaveret qe PD perhap cdo dite ne permbushje te strategjise se saj per rimarrjen e pushtetin pasi deshtuan tentativat per PUC "ushtarak"


strategjia eshte si me poshte

Ne fillim perhapen dallaveret me ane te militanteve profesioniste apo dallaverexhinjve natyrore

pastaj te pyesin: me gjithe keto fjale qe kane dale, si ka mundesi te mos i besosh????!!!!!!

Efekti me i cudishem i kesaj strategjie eshte fakti qe i besojne dhe vete idiotesirat qe nxjerrin nga "truri"

Nxitoni te perfitoni falas certifikatat e shqipetarizmit prane selise me te afert te PD (ka dhe agjente shitje per ata jashte shtetit). Mjafton "vetem" simpatia per Salinin dhe te tjerat rregullohen vete.





Nese mendoni qe simpatia per Salinin nuk "pi uje" ne ambiente te caktuara, mjafton edhe te shpreheni se gjithsesi eshte "e keqja me e vogel"



certifikata te ngjashme ofton edhe selia e PS por keto mbrojne kunder nje fjale te vetme

MALOK

PS ju garanton se kjo certifikate do ti jape cdo idioti nje hije prej intelektuali.



MBROHUNI NGA DALLAVERET


certifikatat e leshuara garantojne qetesi per ju dhe familjen tuaj



nuk e besoni?!

provoni te thoni qe berisha nuk eshte alternative

sa me shume afrojne zgjedhjet aq me shume situata behet kritike

meqenese bota nuk po lejon dhunen fizike (xhamat e kompiuterat e insritucineve e argjendarite e bulevardit) dhe ne forume mbizoteron dhuna verbale

rruget jane tre

ose pergjigjesh e bie ne te njetin nivel
ose nuk ia var fare e injoron egzistencen e disave
ose rri urte e mos fol keq per salinin qe te marresh nje certifikate
----------------------------
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: URGJENT! jepen certifikata shqiptarizmi.

Po e riformuloj.

PS duhet të hiqet nga pushteti me çdo mënyrë demokratike!

U kënaqe? Tani besoj se jemi dakort me ato pikat e mësipërme.

Pika e dytë e imja thotë që është utopi momentalisht sepse zgjedhjet janë në pranverën e 2005. Deri tani unë nuk kam dëgjuar ndonjë alternativë të hajrit të ndonjë partie apo nuk kam dëgjuar për formimin e ndonjë force politike serioze. Deri diku mund (me shumë mund) të konsiderohet Leka Zogu, por njohuritë e mia mbi të janë tepër të kufizuara dhe amatoreske (ashtu si edhe të pjesës tjetër të shqiptarëve).
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: URGJENT! jepen certifikata shqiptarizmi.

Jo, jo dhe jo për çar rrusho
shrug.gif
?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: URGJENT! jepen certifikata shqiptarizmi.

Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[qb] Po e riformuloj.

PS duhet të hiqet nga pushteti me çdo mënyrë demokratike!

U kënaqe? Tani besoj se jemi dakort me ato pikat e mësipërme.

Pika e dytë e imja thotë që është utopi momentalisht sepse zgjedhjet janë në pranverën e 2005. Deri tani unë nuk kam dëgjuar ndonjë alternativë të hajrit të ndonjë partie apo nuk kam dëgjuar për formimin e ndonjë force politike serioze. Deri diku mund (me shumë mund) të konsiderohet Leka Zogu, por njohuritë e mia mbi të janë tepër të kufizuara dhe amatoreske (ashtu si edhe të pjesës tjetër të shqiptarëve). [/qb]
sigurisht qe me mua flet per menyra demokratike perndrsyhe diskutimi do te ish mbyllyr me kohe.

e kam thene mese qarte qe nuk jam dakort me pikat e mesiperme
e kam thene mese qarte qe nuk jam dakort me vazhdimin e telenoveles nano berisha ne asnje menyre (as ne menyren e per arsyet qe propozon ti).

Te thashe qe, per mua, ti je akoma ne nivelin MILITANT I SALES dhe cdo jusitifikim eshte i mire nese con uje ne mulli te tij.

Nuk eshte aspak utopi propozimi im (nuk besoj se ka nevoje ti hyjme nje diskutimi mbi utopite tani).
Menyra e votimit qe te propozova eshte sigurisht rruge e gjate dhe DUHET te filloje pikerisht ne zgjedhjet e para te mundshme per te ndare e izoluar militantet e PS PD nga ata qe vertet duan qe vendi te zhvllohet.
Mbase (ka sh ume mundesi) qe me voten tuaj te 2005 nuk do te coni ne pushtet nje alternative te re por sigurisht qe mund te ktheni kete vote ne nje katalizator te levizjeve te reja, mund te tregoni qe ESHTE E MUNDUR, mund te tregoni qe nano e berisha NUK JANE ME DASHURIT NGA SHQIPETARET, mund te tregoni qe nano e berisha JANE TE ZEVENDESUESHEM, mund te tregoni qe shqipetaret KERKOJNE alternativa dhe jane te gatshem ti mbeshtesin me pjesemarrjen aktive e me voten e tyre.

Theksoj edhe njehere qe ky propozim nuk vlen (sot) per militantet e pajisur me ceritfikata shqipetarizmi te PD apo qyteterimi tek PS.
Ata qe mendojne se nano e berisha mund edhe ti perfaqesojne denjesisht nuk bejne asnje krim
shrug.gif
por te pakten te mos na tregojne dengla.
 
Top