Universiteti i Vlorës: Do mbrojmë vendimin e senatit
Rihapen sportelet e sekretarive të Universitetit të Vlorës. Sipas udhëzimit të MASH-it ka nisur faza e dytë e regjistrimeve të studentëve, e cila do të zgjasë një javë. Ndërkohë mësohet se do ti qëndrohet besnik vendimit për pranimet e studentëve që plotësojnë kriterin e notës mesatare të katër viteve të shkollës së mesme mbi 6. Mesa duket 804 kandidatët që nuk plotësojnë këtë kriter nuk do të pranohen të jenë pjesë e këtij universiteti, pavarësisht se MASH-i u ka hapur “dritën jeshile”. Ata do të vazhdojnë të jenë në udhëkryq mes Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit, ku nga dy palët janë deklarata të kundërta. Burime nga universiteti bëjnë të ditur se, nëse nuk do të konkretizohet regjistrimi për studentët edhe në këtë fazë ku vendet mund të zihen nga studentë të tjerë, kandidatët për studentët mund të humbasin të drejtën përfundimisht për të vijuar studimet pranë këtij universiteti. Aktualisht asnjë nga institucionet, si ministria apo universiteti nuk po “lëshon pe” dhe të humburit vazhdojnë të mbeten kandidatët për studentë. Në një apel drejtuar studentëve dhe pedagogëve, stafi akademik bën të ditur se arsyeja e këtij vendimi është rritja e cilësisë së universitetit. Ndërkohë rektori i universitetit, Tanush Shaska, vijon të japë urdhra nga Shtetet e Bashkuara, edhe pse nga fillimi i vitit të ri akademik na ndajnë pak ditë. Vetëm pak ditë më parë, ai ka urdhëruar largimin nga ambientet e universitetit të të gjithë atyre kandidatëve për studentë, që nuk plotësonin kriterin e moshës mesatare. Ndërkohë ai ka kërkuar tërheqjen e MASH nga vendimi për ti pranuar të gjithë ata të rinj që janë shpallur fitues sipas listave të APRIAL-it, pavarësisht se nota mesatare e rezultateve të katër viteve të arsimit të mesëm është nën 6. Ndërkohë zv.rektori, Eustrat Zhupa, nuk jep asnjë detaj në lidhje me vitin e ri akademik apo mbërritjen e rektorit në universitet. Ditën e hënë pritet që protestat të përkeqësohen më shumë nëse rektorati do të mbajë të njëjtin vendim.
Sipas Ministrisë së Arsimit, gjatë fazës së dytë, do të regjistrohen të gjithë ata që janë fitues për herë të parë, ndërkohë që do të kenë mundësi të kryejnë regjistrim për herë të dytë, fituesit që u ka dalë e drejta e studimit në fakultete të tjera, si pasojë e vendeve të mbetura bosh në fazën e parë të regjistrimit. Sipas një udhëzimi të Ministrisë së Arsimit, të gjitha universitetet, duhet të kenë të afishuara listat e kandidatëve fitues në vende të dukshme, në mjediset e fakulteteve përkatëse. Pas përfundimit të regjistrimeve paraprake, MASH-i kujton se kandidatët që janë shpallur fitues në listat përfundimtare, në një program tjetër studimi, të një preference të tyre më të lartë, do të çregjistrohen nga programi i studimit ku janë regjistruar paraprakisht dhe të regjistrohen në programin e studimit ku janë shpallur përfundimisht fitues. Kandidatëve që çregjistrohen do tu kthehet dosja individuale, me dokumentet e tyre.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23084. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23084