universiteti i liberalizuar po vetem aty ku nuk ka kerkesa!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

komino

Valoris scriptorum
Re: efektet negative te vendimmarrjes

ti ke te drejte, eshte themelore analiza e nevojes dhe perballueshmerise te shpenzimeve per liberalizimin dhe pikerisht per kete e kemi ndare nga aspekti politik (qe po disktojme ne kete teme) dhe e kemi trajtuar ne nje teme tjeter ne kete forum (me mire SHPRESOHEJ).
NUK KISH STUDIM PER HAPJEN E NUK KA STUDIM PER MBYLLJEN
Nano mund te thote se ishte nje enderr qe stafi i tij kultivonte prej kohesh edhe pse mungonte nje projekt formal(jane dengla por...), po berisha c'mund te thote?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: efektet negative te vendimmarrjes

VENDIM


Për

Pranimet në Universitetet dhe Shkollat e larta, për vitin akademik 2006-2007, në sistemin me kohë të plotë dhe për përcaktimin e tarifës së shkollimit

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të neneve 24, 31 e 42, të ligjit nr.8461, datë 25.2.1999, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

1. Kuota e përgjithshme e pranimeve, për degët e studimit me numër të mbyllur, në universitetet dhe shkollat e larta për vitin akademik 2006-2007, në sistemin me kohë të plotë, të jetë 8 440 studentë dhe të ndahet:

A. Kuota e pranimeve të reja për degët e studimit me nr të mbyllur 7 900
B. Kuota për degë të dyta 250
C. Kuota për vite të ndërmjetme 250
D. Kuota për shtetasit e huaj 40
2. Kuota e pranimeve të reja përbehët nga:

a) Kuota kryesore 6 981
b) kuota dytësore 610
c) kuota për shqiptarët nga trojet jashtë vendit 309

3. Kuota e pranimeve të reja ndahet sipas shkollave të larta dhe universiteteve. Kuotat kryesore janë sipas tabelës nr. 1 dhe kuotat dytësore sipas tabelës nr.2, që i bashkëlidhen këtij vendimi. Për degët për të cilat nuk janë parashikuar kuota pranimi është i lirë. Këtu nuk janë parashikuar kuotat për vitet e ndërmjetme, për degë të dytë dhe kuotat për studentët e huaj.

1. Kandiatët shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Preshevë, Bujanovcë dhe Medvegjë, konkurojnë ndërmjet tyre për kuotat e pranimit, të përcaktuara sipas degëve në tabelën nr. 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Kuotat e pranimit për shtetasit e huaj, që studiojnë në shkollat e larta dhe universitetet e Republikës së Shqipërisë, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bazë të kërkesave të paraqitura prej shkollave të larta dhe universiteteve.

3. Kuotat e pranimeve për vite të ndërmjetme dhe degë të dytë administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe shpërndahen sipas kërkesave të paraqitura nga shkollat e larta dhe universitetet.

4. Kandiatët që vazhdojnë studimet në një degë të dytë, e fitojnë atë duke konkuruar me dosje kundrejt kuotave të parashikuara në këtë vendim dhe i nënshtrohen tarifës së veçantë të shkollimit. Masa e tarifës së shkollimit, për degë të dytë, është e barabartë me tarifën e shkollimit për kuotat dytësore. Në rastet kur ka më shumë kandidatë se kuotat e përcaktuara në këtë vendim, përzgjedhja e kandidatëve bëhet në bazë të masës së ekuivalentimit dhe cilësisë së rezultateve.

5. Kandidatët që kërkojnë të studiojnë në universitetet dhe shkollat e larta, për vitin akademik 2006-2007 dhe që vijnë nga shtresa sociale si: të verbër, invalidë paraplegjikë dhe tetraplegjikë, ish të dënuar dhe ish të përndjekur politikë nga sistemi komunist, fëmijë të policëve të rënë ose plagosur për shkak të detyrës, të kenë tarifë shkollimi sa gjysma e tarifës së shkollimit të degës përkatëse. Numri i kandidatëve që përfitojnë nga kjo tarifë, të jetë jo me i lartë se 200. Përzgjedhja e tyre të bëhet në bazë të rezultateve të arritura në shkollën e mesme dhe në provimet e maturës shtetërore.

6. Tarifa vjetore e shkollimit për studentët, që do të rregjistrohen në kursin e parë të vitit akademik 2006-2007 të jetë:

I. Në Universitetin e Tiranës:

1. Në fakultetin e Shkencave të Natyrës 15 000 lekë;
2. Në fakultetin e gjuhëve të huaja 15 000 lekë;
3. Në fakultetin e Drejtësisë 30 000 lekë;
4. Në fakultetin e Shkencave Sociale 30 000 lekë;
5. Në fakultetin e Mjekësisë
5.1 në degën e mjekësisë 25 000 lekë;
5.2 në degën e Farmacisë 30 000 lekë;
5.3 në degën e Stomatologjisë 30 000 lekë;
6.në fakultetin e Infermierisë 25 000 lekë;
7.në fakultetin e Histori-Filologjisë 20 000 lekë;
8.në fakultetin e Ekonomisë 25 000 lekë.

II. Në Universitetin Politeknik:

1. në degën Arkitekturë 30 000 lekë;
2. në degën Ndërtim 25.000 lekë;
3. në degën Elektrike 20 000 lekë;
4. në degën Elektronikë 20 000 lekë;
5. në degët e tjera 15 000 lekë;

III. në Akademinë e Arteve:

1. në degën Regji Filmi 80 000 lekë;
2. në degët e tjera 30 000 lekë.

Në Akademinë e Edukimit Fizik Dhe Sporteve “Vojo Kushi” 20 000 lekë.

V. Në Universitetin Bujqësor:

1. në degën Drejtim Fermash dhe Agrobiznes 20 000 lekë;
2. në degën Ekonomi dhe Politikë Agrare 20 000 lekë;
3. në degën Inxhinieri Pyjesh 20 000 lekë;
4. në degën Inxhinieri e Përpunimit të Drurit 20 000 lekë;
5. në degën Veterinari 20 000 lekë;
6. në degët e tjera 15.000 lekë.

VI. Në Universitetin e Elbasanit:

1. në degën Gjuhë-Letërsi 15 000 lekë;
2. në degën Gazetari 15 000 lekë;
3. në degën Punë Sociale 15 000 lekë;
4. në degën psikologji 15 000 lekë;
5. në degë të tjera 12 000 lekë.

VII. Në Universitetin e Gjirokastrës:

1. në të gjitha degët 12.000 lekë.

VIII. Në Universitetin e Korçës:

1. në të gjitha degët 12 000 lekë.

IX. Në Universitetin e Shkodrës:

1. në degën Drejtësi 16 000 lekë;
2. në të gjitha degët e tjera 12 000 lekë.

X. Në Universitetin e Vlorës:

1. në degën Drejtësi 20 000 lekë;
2. në degën Gjuhë-Letërsi 15 000 lekë;
3. në degën Pedagogji e Specializuar 15 000 lekë;
4. në të gjitha degët e tjera 12 000 lekë;

XI. Në Universitetin e Durrësit:

1. në të gjitha degët 15 000 lekë.

1. Tarifa vjetore e shkollimit për studentët e viteve të tjera më të larta të jetë 12 000 lekë.

2. Studenti t’i nënshtrohet vetëm një tarife shkollimi, e cila duhet të jetë tarifë shkollimi me kuotë kryesore dhe dytësore. Studentët përsëritës i nënshtrohen të njëjtës tarifë shkollimi, me të cilën kanë filluar studimet.

3. Në çdo degë, 5 (pesë) studentët me rezultatet më të larta nga mesatarja e shkollës së mesme dhe provimet e maturës shtetërore, nuk do të paguajnë tarifë shkollimi.

4. Studentët që kërkojnë të transferojnë studimet nga arsimi i lartë jobublik në arsimin e lartë publik, brenda sistemit tonë të arsimit të lartë, si dhe ata nga jashtë Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të atyre që parashikohen me marrëveshje zyrtare shtetërore, i nënshtrohen tarifës së veçantë të shkollimit me kuotë dytësore.

5. Mënyra e plotësimit të kuotave të parealizuara, të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, përcaktohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me shkollat e larta dhe universitetet.

6. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”




Kryeministri


Sali Berisha
 

komino

Valoris scriptorum
Re: efektet negative te vendimmarrjes

Rektorët kërkojnë godina të reja dhe pedagogë, nëse nuk vendosen kritere për 38 degët e liberalizuara

Rektorët: Pranimi pa kufizim, i papërballueshëm

Rrokaj: Vetëm në Universitetin e Tiranës duhen dy godina të reja dhe së paku 600 pedagogë të brendshëm

Valmora Gogo

Ndërsa shumë të rinj gëzojnë lajmin e mirë të liberalizimit të 38 degëve të universiteteve, rektorët reagojnë kundër vendimit të dy ditëve më parë të Këshillit të Ministrave. E parë në këndvështrimin e tyre, pranimi pa kufizim, edhe vetëm për 38 degët, është i papërballueshëm. Rektori i Universitetit të Tiranës, atij Politeknik dhe Bujqësor kanë qenë në një mendje kur janë shprehur kundër kësaj forme pranimi, që, sipas tyre, nuk është bërë në të njëjtën linjë me plotësimin e kushteve dhe kapaciteteve të vetë universiteteve. Velesin Peçuli, rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku do të liberalizohen 5 degë, shprehet kundër pranimit të lirë, pasi për secilën nga këto degë ishin propozuar rreth 50 vende pranimesh. Kurse rektorët e Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Politeknik të Tiranës shprehin besimin e tyre se Ministria e Arsimit dhe Shkencës si dhe Këshilli i Ministrave mund të reflektojnë edhe njëherë për vendimet e marra. Ata shprehen dyshues për vendimin e Këshillit të Ministrave se në 38 degët nuk do të ketë asnjë kufizim. “Qeveria ka të drejtë të miratojë kuotat e pranimit, pasi kjo saktësohet edhe në ligjin e Arsimit të Lartë, e ne duhet ta zbatojmë, por kjo do të cenojë rëndë cilësinë e mësimdhënies në universitetet tona”, - thotë rektori i Bujqësorit, Peçuli.
Universiteti i Tiranës
Krahasuar me Universitetin Politeknik dhe atë Bujqësor, Universiteti i Tiranës do të ketë një numër më të madh degësh ku pranimi do të jetë pa kufizim. Duke nisur që nga gjuha frënge, italiane, gjermane e duke përfunduar me kiminë industriale, të rinjtë do të kenë mundësinë t’i ndjekin pa asnjë lloj përzgjedhje mes njëri-tjetrit. Por rektori i këtij universiteti thotë se ende nuk është ftilluar situata. “Qeveria ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të miratuar kuotat që ajo ka menduar”, - shprehet Shezai Rrokaj. Sipas tij, deri më tani ka propozim kuotash për degët ku pranimi do të jetë i kufizuar, por që ende nuk është plotësisht i qartë se si do të bëhet liberalizimi i 38 degëve. Rrokaj sqaron më tej se për degët, të cilat mendohen të liberalizohen, tradicionalisht nuk ka pasur kërkesa të mëdha të të rinjve për të studiuar. “Nëse vijmë në kapacitete të mëdha, ne do të negociojmë me qeverinë, sepse më shumë se nga dëshira, liberalizimi varet nga mundësitë”, - përfundon rektori i Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj. Për këtë universitet janë propozuar, nga Senati, 4 300 kuota duke përfshirë këtu të gjitha degët. Nëse liberalizimi ndodh në këtë formë, ai pranon se UT-së i duhen së paku dy godina të reja dhe të paktën 600 pedagogë të brendshëm. Sa për format, ai propozon edhe kredinë, mjaft që kushtet të plotësohen.
Universiteti Politeknik i Tiranës
Degët e Fakultetit të Gjeologjisë, Inxhinieria Mekanike dhe Inxhinieria Tekstile do të jenë degët, që, sipas vendimit të dy ditëve më parë, do të liberalizohen në Universitetin Politeknik të Tiranës. Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Përparim Hoxha, shprehet se e vetmja pikë për të cilën Këshilli i Ministrave ka vendosur në përputhje me propozimet e universiteteve, kanë qenë tarifat. Sa i përket kuotave, Hoxha thotë se nuk beson që do të ketë liberalizim pa kufij. “Kjo mund të vendoset më mirë pasi të shihet raporti kërkesë-ofertë”, - theksoi dje Hoxha. Ai e specifikon më mirë situatën kur thotë se nëse për një degë në Universitetin Politeknik janë pranuar 80 studentë, nuk mund të pranohen 300. “Nëse Këshilli i Ministrave ka këtë vizion që të liberalizojë krejtësisht këto degë, natyrisht që duhet të marrë masa për të siguruar mundësitë”, -përfundon rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Përparim Hoxha.

Rrokaj
“Qeveria ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të miratuar kuotat që ajo ka menduar. Nëse vijmë në kapacitete të mëdha ne do të negociojmë me qeverinë, sepse më shumë se nga dëshira, liberalizimi varet nga mundësitë”.

Hoxha
“Kjo mund të vendoset më mirë pasi të shihet raporti kërkesë-ofertë. Nëse Këshilli i Ministrave ka këtë vizion që të liberalizojë krejtësisht këto degë, natyrisht që duhet të marrë masa për të siguruar mundësitë”.

Peçuli
“Qeveria ka të drejtë të miratojë kuotat e pranimit, pasi kjo saktësohet edhe në ligjin e Arsimit të Lartë, e ne duhet ta zbatojmë, por kjo do të cenojë rëndë cilësinë e mësimdhënies në universitetet tona”.

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Pranimi pa kufizim
Në Universitetin e Tiranës
Gjuhë sllave-ballkanike
Frëngjisht
Italisht
Gjermanisht
Matematikë
Fizikë
Kimi
Kimi teknologjike dhe ushqimore
Kimi industriale

Në Universitetin Politeknik
Fakulteti i Gjeologji-minierave
Mekanikë
Tekstil

Në Universitetin Bujqësor
Agronomi
Hortikulturë
Zootekni
Teknologji agroushqimore
Vreshtari dhe enologji
3 209
është numri i kuotave të miratuara për Universitetin e Tiranës.
518
është numri i kuotave të miratuara për Universitetin Politeknik të Tiranës.
653
është numri i kuotave të miratuara për Universitetin Bujqësor të Tiranës.





07/04/2006
KATEGORIA: Sociale
www.shekulli.com.al
 

komino

Valoris scriptorum
Re: efektet negative te vendimmarrjes

lajmi me i fundit eshte se liberalizimi i premtuar nuk paska vlere. Ne shtator do te behet nje perzgjedhje (menyren e di pollo). I vetmi rezultat qe u arrit deri tani eshte nje rremuje totale per studentet qe nuk dine se ku do te shkojne.
 
Top