HipHop-Girl
Papirus rex

Mbyllja e programeve
Në Universitetin e Tiranës do të ketë mbyllje të filialeve në Kukës dhe Sarandë, si dhe mbyllje të disa programeve dhe reduktim të kuotave. Në Universitetin e Mjekësisë janë mbyllur filialet në Kukës dhe Sarandë. Në Universitetin Bujqësor janë mbyllur filialet në Lushnje dhe Gjirokastër. Universitetit të Durrësit, "Aleksandër Moisiu", i mbyllet filiali në Peshkopi dhe i ulet numri i programeve dhe kuotave, në total i janë mbyllur 6 programe studimi, të cilave qeveria nuk u ka miratuar asnjë kuotë pranimi për vitin e ri akademik, pra nuk do kenë studentë të viteve të para. Por në këto degë do të vijojë normalisht puna me studentët e viteve të mëparshme. Universitetit "Fan Noli" në Korçë i mbyllet filiali në Pogradec dhe ka mbyllje të tri degëve, pasi këtë vit nuk u është miratuar asnjë degë. Në Shkodër, Akademisë së Arteve nuk i është lejuar të pranojë studentë të rinj në asnjë degë, por ashtu edhe në Universitetin e Vlorës janë pezulluar 7 degë studimi, pasi kanë pasur shumë pak kërkesa edhe në vitet e mëparshme. E njëjta gjë është bërë edhe në Universitetin e Elbasanit, ku është miratuar mbyllja e 4 programeve të studimit. Po ashtu, edhe Qendra Albanologjike do t'i nënshtrohet një reformimi tërësor, pasi janë vërejtur shkelje të mëdha, ndaj është vendosur jo vetëm pezullim i programeve të studimit. "Penalizimi për filialet publike që mbyllen është mosmarrja e kuotave të reja për vitin e parë. Ndërsa për sa i përket pjesës tjetër, do të vazhdojnë procesin akademik me studentët ekzistues. Në universitetet publike janë mbyllur 63 programe studimi. Në 25 prej tyre rezultonin të regjistruar më pak se 10 studentë, ndërkohë që në ligj thuhet se një program nuk mund të hapet me më pak se 10 studentë. Gjithashtu, rezulton se në 14 programe që janë mbyllur, totali i notës mesatare i të gjithë grupit rezulton më pak se 5.5", - tha ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Ministrja i siguroi maturantët se kjo ishte faza më emergjente për sa i përket reformës në arsim, ndërkohë që premtoi se bëhet fjalë për një reformë transparente dhe gjithëpërfshirëse. Ajo tha gjithashtu se tarifa e shkollimit për këtë vit është rritur me 7 mijë lekë, ndërsa kanë miratuar 2800 kuota më pak se sa kanë kërkuar universitetet.
INSTITUCIONET PRIVATE TE ARSIMIT TË LARTË QË IU HOQ LICENCA
1. SHLUP "Vitrina"
2. SHLUJ "Universiteti Kristal"
3. SHLUJ "Justiniani I"
4. Akademia e Ndërtimit, Tiranë
5. SHLP "Universiteti Elite"
6. IPAL Shkolla e Lartë "Illyria"
7. Akademia e Studimeve të Aplikuara, Durrës
8. SHLP "Universiteti Planetar i Tiranës"
9. Akademia Pedagogjike, Tiranë
10. IALP Shkolla e Lartë "Nëna Mbretëreshë Geraldinë"
11. IPAL "Kolegji profesional i sporteve, Fier"
12. Kolegj profesional "Argent", Shkodër
13. IALP "Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës"
14. Shkolla e Lartë Private e Edukimit
15. Kolegjet Profesionale, private "Medicom"
16. IP "Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës"
17. SHPAL "Gjon Buzuku", Shkodër
18. SHLUJ "Medikadent"
INSTITUCIONET PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË QË IU ËSHTË PEZULLUAR VEPRIMTARIA DHE NDAJ TË CILAVE JANË MARRË MASA KONKRETE
1. Universiteti "Aldent"
2. SHLP "Hëna e plotë" (Bedër)
3. Kolegji Profesional privat "New Generation"
4. SHLP "Logos"
5. SHLUP "Instituti Kanadez i Teknologjisë"
6. Kolegji Profesional "Ivoclar Vivadent & Partners"
7. SHLAP "Pavarësia" Vlorë
8. Akademia Profesionale e Biznesit
9. IPAL "ISSAT"
10. ShLUJ "Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi"
11. SHLUJ "Justicia"
12. SHLUP "Wisdom University"
13. Universiteti privat "Albanian University"
UNIVERSITETET PUBLIKE, 63 DEGËT QË MBYLLEN
n Universiteti i Tiranës, filiali Kukës
1. Gjuhë Angleze
2. Administrim Biznesi
n Universiteti i Tiranës, filiali Sarandë
3. Gjuhë Angleze
4. Administrim Biznesi
n Universiteti i Mjekësisë, filiali Sarandë
5. Infermieri e Përgjithshme
n Universiteti i Mjekësisë, filiali Kukës
6. Infermieri e Përgjithshme
n Universiteti Bujqësor, filiali Lushnjë
7. Menaxhim Agrobiznesi
8. Financë-Kontabilitet
9. Hortikulturë
10. Mbrojtje Bimësh
11. Menaxhim veterinar (2-vjeçar)
12. Menaxhim veterinar (2-vjeçar)
n Akademia e Arteve, Shkodër
13. Violinë
14. Piano
15. Kanto
16. Kompozim
17. Dirigjim
18. Pikturë
19. Pikturë-Grafik
20. Dekoracion
21. Pedagogji Muzikore
22. Violë
23. Violinçel
24. Kontrabas
25. Kitarë
n Universiteti "Fan Noli", Korçë
26. Gjuhë-Letërsi Shqipe dhe Frënge
27. Teknologji e Prodhimit Bimor
28. Mjekësi e Bimëve dhe Hortikulturë
n Universiteti "Fan Noli", filiali Pogradec
29. Administrim Biznesi në Turizëm
30. Mësuesi për Arsimin Fillor Kl. I-VI
n Universiteti "Aleksandër Xhuvani", Elbasan
31. Gjuhë Shqipe dhe Rome
32. Histori dhe Gjuhë Gjermane
33. Gjuhë Gjermane
34. Gjuhë-Letërsi Shqipe dhe Frënge
n Universiteti "Eqerem Çabej", Gjirokastër
35. Fizikë dhe Teknologji Informacioni
36. Matematikë-Fizikë
37. Gjuhë-Letërsi Italiane
38. Histori dhe Gjuhë Italiane
39. Turizëm
n Universiteti "Ismail Qemali", Vlorë
40. Shkenca Aktuaristike
41. Matematikë Financë
42. Matematikë Fizikë
43. Fizikë
44. Shkenca Kompjutacionale
45. Kimi
46. Pedagogji e Specializuar
n Universiteti "Aleksandër Moisiu", Durrës
47. Ndihmës Dentist (2-vjeçar)
48. Agrobiznes
49. Prodhim Bimor
50. Prodhim Blegtoral
51. Menaxhim Hoteleri Turizëm (Program në Gjuhë Angleze)
52. Multimedia dhe Teknologji Informacioni (Program në Gjuhë Angleze)
n Universiteti "Aleksandër Moisiu", filiali Peshkopi
53. Financë-Kontabilitet
54. Informatikë-Anglisht
55. Matematikë-Informatikë
56. Biologji-Kimi
57. Psikologji-Sociologji
58. Financë-Bankë
59. Gjuhë Letërsi-Anglisht
60. Menaxhim-Marketing
61. Administrim-Biznes
62. Infermieri e Përgjithshme
63. Matematikë-Fizikë