Universi është një sajesë

Universal

AnonymouS
1438777498teoriaok.jpg


Është viti 2050 dhe robotët superinteligjentë kanë marrë kontrollin mbi planetin tonë, veçse ne nuk e kemi marrë vesh akoma, sepse jetojmë në një simulim kompjuterik duke imagjinuar sesi është jeta në vitin 2015.

Çdo gjë që sheh dhe prek tani është krijesë e padronëve robotë, që po përdorin njerëzimin si subjekt për lojërat e tyre virtuale.

Ky është thelbi i teorisë radikale të një numri (duhet theksuar të pakët) shkencëtarësh që ndër vite pretendojnë se ka mundësi që bota ku ne jetojmë është e rreme, sajesë e një fuqie më të madhe dhe ne jemi kukullat e kësaj fuqie.

Duket qesharake, por argumenti i simulimit po merret me shumë seriozitet nga disa fizikantë që thonë se mund të gjejnë prova që e vërtetojnë këtë fakt.

Njëri prej tyre është Robert Laërence Kuhn, i cili ka shtjelluar këtë teori në “Closer to Truth”, një raport i thelluar i botar në revistën Space.

Në shkrim ai citon Nick Bostrom, një filozof i Universitetit të Oksfordit që thotë se skenari i filmit “Matrix”, mund të jetë një realitet, ku truri ynë është pjesë e një simulatori.

“Mund të jetë një program gjigant kompjuterik që simulon gjithçka, përfshirë trurin e njeriut, neuronet dhe sinapset”, thotë ai.

Kjo do të thotë që i gjithë universi është pjesë e një simulimi kompjuterik të plotë, jo një fraksion i prerë i spektrit të grimcave me energji të lartë.

Deri më tani, teoria kurajoze përveç debatit nuk ka siguruar asnjë të dhënë që të mund të vendosë sadopak në dyshim ekzistencën e realitetit që ne shohim e prekim çdo ditë… dhe për mbështetësit e saj kjo është sfida më e madhe; gjetja e një prove.

/ Top Channel
 

Aki

Paint It Black
Si ide per film po, si realitet....nuk i permbush kriteret :)
 
Last edited by a moderator:

Aki

Paint It Black
Agent Smith: I'd like to share a revelation that I've had during my time here. It came to me when I tried to classify your species and I realized that you're not actually mammals. Every mammal on this planet instinctively develops a natural equilibrium with the surrounding environment but you humans do not. You move to an area and you multiply and multiply until every natural resource is consumed and the only way you can survive is to spread to another area. There is another organism on this planet that follows the same pattern. Do you know what it is? A virus. Human beings are a disease, a cancer of this planet. You're a plague and we are the cure.
@gurax now think again Mr. Anderson
 

gurax

Pan ignoramus
Nuk kishte Mr.Anderson ne ate moment se keto jane fjalet qe i tha Smith Morfeusit, ne te njejten skene kur i ferkon tullen me gisht qe i behet me djerse dhe i thote "It's the smell, if there is such a thing. I feel saturated by it. I can taste your stink and every time I do, I fear that I've somehow been infected by it."

Dhe pak me vone kur nje tjeter agjent i thote dicka ne vesh (pasi me nje agjent te trete shkemben fjalet "He doesn't know"), Smith pasi vendos kufjen ne vesh i kthehet perseri Morfeusit dhe i thote. "I think they are trying to save you".

And *then* there comes Mr.Anderson, with a Big F... Gun, I may add.
:p
 

Aki

Paint It Black
E kam pare Matrix 7 here :D, ne fund e modifikova dmth kot qe behesh me partine Matrixiste :p, oh mos harroj qe ne fund Neo vdiq, si te gjithe anomalite qe ka krijuar sistemi para tij :D
 

Dreamer

Under the Dome
Young Monk: “Do not try and bend the spoon—that’s impossible. Instead, only try to realize the truth.”
Neo: “What truth?”
Young Monk: “There is no spoon.”
Mu kujtua kjo pjesa
 

Aki

Paint It Black
E taniii se na kthyet prap ne kujtime e do na merr inat Universal se ia prushem temen :p
Watch the vase :D
 

gurax

Pan ignoramus
Aki, po normal, ishte hera e gjashte qe Matrix ishte bere reboot. Vdiq si te peste "Njeshat" e tjere para tij, cdo gje e projektuar sipas planit te Arkitektit. :p

Dreamer, ai young monk ishte nje nga ata "Njeshat Potenciale". Sic i tha edhe Morfeusi Neos qe ty te cliruam disi jashte rregullave se je shume i madh ne moshe dhe pertej nje moshe te caktuar nuk e pranon dot te verteten. Por perpara se te mberrijme ne konkluzione, duhet te mos harrojme qe Cipher i tha Smithit: "Une e di qe ky mishi nuk eshte i vertete, e di qe Matrix do me simuloje ca nerva ne tru qe te me thote se eshte e shijshme. Mmmmmm.. shume e mire eshte. Atehere, kur te futem perseri, dua te mos mbaj mend asgje, asgje. Nuk e di, dua te jem dikush i rendesishem." Dhe Smith qe i thote: "Sigurisht, zoti President."

Edhe une e kam pare nja disa shume here Matrix. Smith eshte i jashtezakonshem ne shkallen time te 'awesomeness' dhe i dyti menjehere shume afer ne ndjekje eshte Morfeus. Te dy i kane citate fjalet qe thone, cdo fjali.

What vase? :p
 

Dreamer

Under the Dome
Agent Smith: “You can’t win, it’s pointless to keep fighting! Why, Mr. Anderson? Why do you persist?”
Neo: “Because I choose to.”
Shume te bukura kto copezat :)
Dhe une e kam pare shume here kte "film" :D
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
1438777498teoriaok.jpg


Është viti 2050 dhe robotët superinteligjentë kanë marrë kontrollin mbi planetin tonë, veçse ne nuk e kemi marrë vesh akoma, sepse jetojmë në një simulim kompjuterik duke imagjinuar sesi është jeta në vitin 2015.

Çdo gjë që sheh dhe prek tani është krijesë e padronëve robotë, që po përdorin njerëzimin si subjekt për lojërat e tyre virtuale.

Ky është thelbi i teorisë radikale të një numri (duhet theksuar të pakët) shkencëtarësh që ndër vite pretendojnë se ka mundësi që bota ku ne jetojmë është e rreme, sajesë e një fuqie më të madhe dhe ne jemi kukullat e kësaj fuqie.

Duket qesharake, por argumenti i simulimit po merret me shumë seriozitet nga disa fizikantë që thonë se mund të gjejnë prova që e vërtetojnë këtë fakt.

Njëri prej tyre është Robert Laërence Kuhn, i cili ka shtjelluar këtë teori në “Closer to Truth”, një raport i thelluar i botar në revistën Space.

Në shkrim ai citon Nick Bostrom, një filozof i Universitetit të Oksfordit që thotë se skenari i filmit “Matrix”, mund të jetë një realitet, ku truri ynë është pjesë e një simulatori.

“Mund të jetë një program gjigant kompjuterik që simulon gjithçka, përfshirë trurin e njeriut, neuronet dhe sinapset”, thotë ai.

Kjo do të thotë që i gjithë universi është pjesë e një simulimi kompjuterik të plotë, jo një fraksion i prerë i spektrit të grimcave me energji të lartë.

Deri më tani, teoria kurajoze përveç debatit nuk ka siguruar asnjë të dhënë që të mund të vendosë sadopak në dyshim ekzistencën e realitetit që ne shohim e prekim çdo ditë… dhe për mbështetësit e saj kjo është sfida më e madhe; gjetja e një prove.

/ Top Channel
Me sa di une shkencetaret nuk besojne ne ZOTE por ti apo cdo kush tjr a mund tma pershkruash universin pa ndjenj fetare? sps une nuk mundem.
 

gurax

Pan ignoramus
E rendesishme eshte se je i vetedijshem qe ka njerez te cilet jane te afte te pershkruajne Universin pa ndjenje fetare, megjithese ti vete nuk mund t'a besh kete gje.
Nese do te doje pershkrime te Universit pa ndjenje fetare, kjo gje nuk mund te behet me 1, 2, 5, apo 20 fjali. Por dege te shkences sic jane astrofizika, kozmologjia, fizika kuantike, apo edhe kimia, biologjia... ne fakt cdo shkence natyrore... keto kane pikerisht ne objektiv studimin e Universit dhe ne asnje cast te vetem nuk bejne apo marrin apo kane nevoje per ndonje reference fetare.
 

katsune

cherry blossom
nuk mund te gjehet pergjigja perfundimtare, e verteta, persa kohe ne jemi pjese e universitetit. :)
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Per mendimin tim, le te pyesim Universal-in!

Ne qofte se Universal eshte pjelle e fantazise se dikujt dhe JO njeriu real qe fshihet pas kesaj fantazie, atehere duke e ditur se nuk ka baba ne bote qe te quaj femijen e tij UNIVERS, une vi ne konkluzionin final se Universi eshte nje simulim apo loje aktoreske e cila ne se vazhdon te luhet gjate mund te kthehet ne VERTETESI.


El
 
Top