Re: Une sot kam ditelindjen (prej verteti)
Ydho, epo qe ta gjuaje Tosin ne syte e mi...kulmi! Une ketu, e ti shkon dhe e kerkon direkt cunin e huaj per burre.. mendo c'ndodh kur une kthej krahet dhe lidh perparesen te gatuaj gjellen tende te preferuar per dreke (rrenje preshi me bamje te pabera dhe me spinaq te djegur ne furre, e gjitha kjo e zhytyr ne yndyre dhe me copa te medha dhjami siper), apo kur ngrihem qe ne pike te mengjesit e vete e rropatem ne pune deri kur bie nata, si e si te siguroj nje cope buke thate (ose qameti me pak Philadelphia Light siper) dhe mbi te gjitha nje te ardhme sa me te ndritur per ne te dy dhe per ata qe do tu shtohen se shpejti Turit, Tanit, Timit, Tonit, Tedit, Tinit dhe Takut tone te dashur, qe ju befte babai se i kam si yje. /pf/images/graemlins/wink.gif
Sa per chatin, aha! na e kane hequr, i rane hiles keta te IT-se sic duket, se plasa duke i thirrur per fejesa nje here ne dy muaj /pf/images/graemlins/tongue.gif Dhe meqe ra fjala, pls, nese te bie rasti, thuaju te gjita "te fejuarave" te mia te chatit te mos merziten, ta bejne zemren gur sepse une vazhdoj akoma te mendoj per to /pf/images/graemlins/wink.gif dhe, pa pritur qe ato te insistojne shume, jepju direkt nr. tim te telefonit apo adresen e e-mailit ku mund te me kontaktojne ne cdo ore te dites apo (preferueshmerisht) te nates /pf/images/graemlins/wink.gif
Per dreken, kur ke kohe te lire nga fundi i javes psh? Do jem ca i zene ne fakt, por do perpiqem te lirohem dhe ti krijoj mundesine vetes, se u beme vertet per mall /pf/images/graemlins/smile.gif