Re: 18 shkurt 2007 ora 16 Oposita abandonon voti
Shi ku e nxorri koken qerosi!!
Nano: President, vetem me konsensus
E Marte, 16 Janar 2007
Ish-lideri socialist ben publike ambicjen e tij per President, duke parapajmeruar angazhimin aktiv ne fushaten e socialisteve dhe te majtes. Duke akuzuar Ramen per sabotimin e zgjedhjeve te vitit 2005 dhe per mungesen e kontakteve me te, ish-kryeministri ben te ditur ne menyre indirekte se kishte perzgjedhur Meten si pauses te tij ne krye te PS
Ish-kryetari socialist Nano ne nje interviste te gjate ne “Opinion Plus” te drejtuar nga gazetari Blendi Fevziu ne TV Klan ka shpjeguar te gjitha marredhenjet e tij te politiken shqiptare. Ne menyre te qarte dhe te hapur ish-kryeministri socialias, pas nje heshtje te gjate, dhe pasi ka lene per gati dy vjet politiken dhe mediat te hamendesojne per ambicien e tij per President I vendit, mbreme eshte deklaruar pro kesaj levizjeje. Por duke vene dhe nje kusht, ate te zgjedhjes ne menyre konsensuale nga tere politikma shqiptare ne Parlament. Duke u pozicionuar kunder skenareve te zgjedhjeve te parakoheshme, te cilat i quajti makabre, ai eshte shprehur se vendi ka nevoje per qeverisje dhe per stabilitet. Nga ana tjeter Nano nuk ka munguar ta cilesoje Ramen si nje njeri qe nuk e njeh terrenin e kompromisit, dhe se ai do te vijoje me Berishes kontaktet politike si autoritetet me te medha ne vend. Nga ana tjeter, duke e akuzuar Ramen se ka sabotuar zgjedhjet e vitit 2005, ai nuk mungon te shpjegoje aresyen e prishjes me te, sipas tij ne kongresin e majit te vitit 2005, ku u nderprere kontaktet me te, kontakte qe nuk jane vendosur ende edhe sot. Por nga ana tjeter, nuk ka munguar te vleresoje faktin se ne ate kohe kishte zgjehdur Meten si pauses te tij ne krye te PS, por qe ky i fundit nuk u tregua i duruar. Ai thote se do angazhohet fuqimisht ne politike dhe ne zgjehdje perkrah socialisteve. Nderkohe qe nuk ka munguar te jape dhe vleresimin e tij per kandidatin rival te Rames ne kryeqytet, Olldashin, te cilin e vlereson si nje qytetar te ri te Tiranes, jo per fajin e tij por te persekutimit te regjimit. E.P
Zoti Nano ju nderhyte per te shpetuar vendin nga nje krize ku e kishin futur palet, ne disa raste edhe ne absurditetet e tyre, apo ndoshta moret nje premtim nga zoti Berisha per President? Pra ishte nje pazar mes jush apo nje tentative e sinqerte?
Une nuk besoj se zoti Berisha apo zoti Nano per shkak te eksperiences dhe te autoritetit te qendrueshem politik respektiv, i cili nuk eshte i perbashket, madje ju objektivisht e interpretoni ne emer te opinionit publik si konfliktual, nuk mund te shitem kaq kollaj sa per nje pazar personal. Cfare dua te them? Dua te them, qe jo per here te pare Nano dhe Berisha takohen ne gjendje problematike te politikes dhe te raporteve te saj me Kushtetuten dhe me ecuri normale te demokracise ne Shqiperi. Ju me pagezoni se prezenca ime eshte e vonuar ne kete proces, por une kam qene shume luajal me terheqjen nga roli aktiv ne politike pas humbjeve te zgjedhjeve dhe nderhyra duke vleresuar gatishmerine qe gjeta tek kryeministri i vendit ne momentin kur vleresova se duhej nje mesazh me shume per te sjelle politiken ne standardet e normalitetit qe kurre nuk kane bllokuar zgjedhjet ne Shqiperi, dhe nga zgjedhjet varet fati i demokracise, nga rrotacioni apo kontinuiteti i pushteteve nepermjet zgjedhjeve, varet fati i zhvillimit. Dhe, une bera detyren si interpretues autoritar i vullnetit te se majtes ne marredhenie me autoritetin me te qendrueshem te se djathtes.
Me cfare mandati te se majtes e bete kete zoti Nano?
Mandati qe ka zoti Rama per shkak te zgjedhjeve ne nje parti te demokratizuar nga une prej gati 18 muajsh, pra mandati prej 18 muajsh i zotit Rama, kete here po sherbente per te mos lejuar asnje hapesire kompromisi apo konsensusi perballe nevojes qe vendi te zhvillohej ne menyre demokratike.
Fevziu: Per cfare arsye?
Per te njejten arsye qe une u largova nga Partia Socialiste kur me gjithe nje fushate tmerresisht efikase dhe megjithese nuk humba mbeshtetjen absolute mazhoritare te elektoratit, PS-ja rezultoi me me pak mandate se sa ato te nevojshme per te krijuar qeverine ne parlamentin aktual. Me lejoni te them, qe une kete arsyetim, kete angazhim, kete rishfaqe ne politike, besoj se edhe zoti Berisha dhe perkrahesit e tij politike dhe elektorale, mazhoranca e sotme e kuptoi, pervec perkrahesve te mi te qendrueshem. Nuk e analizoj kunder Partise Socialiste, nuk e shfaq duke u takuar me zotin Berisha per te zhbalancuar raportet politike ne vend, por une mendoj se konflikti i sotem politik nuk reflekton as peshen reale te se majtes, as angazhimet jo vetem elektorale, por edhe substanciale te mazhorances se sotme te djathte. Shqetesimi im qe do te vazhdoje te nxise angazhimin tim politik eshte se te dy palet jane ne nje situate absurde, kur objektivat e integrimit, te evropianizimit te vendit kane humbur nga vemendja e shtetit dhe politikes.
Zoti Nano do te pyes me pas per raportet me te majtet, ndoshta dhe per stilin tuaj e te folurit mbi palet. A keni diskutuar ju me zotin Berisha per zgjedhjen e Presidentit te ardhshem te vendit?
Me sa duket mbetet te shprehja, edhe une per kete ceshtje kam ndjekur me vemendje te vertetat qe ka shpallur zoti Berisha lidhur me takimin. Une jam i njohur shume per publikun, saqe qe ngasjet qe zoti Nano eshte autor apo aktor i prapaskenave politike per interesat e tij personale apo familjare, nuk me eshte dashur te ngjisin deri me sot pavaresisht se mund te dominojne ne shtypin e dites. Kjo do te thote, qe une po kontribuoj qe takimet e mia me zotin Berisha deri me sot, te cilat nuk jane as spektakolare, as te ezauruara dhe as per here te pare, pra do te vazhdojne. Do te vazhdojne, kjo eshte nje ceshtje qe mund te arsyetoj ne vazhdim. Takimet e mia me zotin Berisha qe kane ndodhur me pare dhe qe do te ndodhin ne te ardhmen, nuk mund, qe per shkak te elektricitetit te paleve dhe te perfaqesuesve te tyre, te perfundojne ne pazare. Eshte i perjashtuar pazari ne marredheniet e mia politike me zotin Berisha, thjeshte per shkakun se midis autoriteteve politike qe me njerin krah ka rreshkitur deri ne burgosje te kundershtarit dhe ne krahun tjeter pergjigjet kane qene qe me gjithe presionin e jashtezakonshem te politikes militante dhe konfliktuale, te pergjigjet me te njejten monedhe dhe historia eshte ne tryezat e bukes se te gjitheve. Ka munguar revanshi ndaj burgosjes sime politike, ajo qe dominon per shkak te eksperiences, per shkak te reflektimit te pergjegjshem qe sjell politika e konfliktit ne vemendjen e autoriteteve te qendrueshme qe po perfaqesojne te djathtet e te majtet e Shqiperise, sjell arsyetimin per te menjanuar revanshin dhe ndeshkimin e kundershtarit per shkaqe politike. Pra, une dua te them qe nuk ka ne vleresimin tim dhe po e them kete ne menyre solemne dhe te vendosur, autoritet tjeter perballe se majtes, perballe meje, perballe drejtuesve institucionale te PS-se dhe te se majtes sot, pervecse lideri tradicional dhe i qendrueshem i se djathtes i pakontestuar, jo per shkak te abuzimit te tij, por per shkak te perseritjes se mandatit me zgjedhjet ne parti dhe ne zgjedhjet kombetare, sesa zoti Berisha per te arsyetuar per te negociuar dhe per te siguruar nje angazhim qe e largon konfliktin nga politika, nga politika shqiptare, e cila duhet te siguroje zhvillimin e munguar te vendit drejt Evropes.
Pse kryeministri duhej te negocionte me ju zoti Nano dhe jo me zotin Rama?
Sepse mesa duket nuk njihen mire.
A e keni marre lejen e PS per kete deklarate, z. Nano?
Me lejoni te them qe leja e PS-se sipas eksperiences dhe autoritet tim, nuk mund te jete nje vendim kryesie i rradhes.
Si mund te jete?
Mund te jete gjithcka qe ne vemendjen e publikut eshte dhe nje fushate katarsisi.
Po paralajmeroni nje fushate te re katarsisi?
Po paralajmeroj nje katarsis ne politiken shqiptare dhe jo vetem te se majtes. Ne dobi te menjanimit te konflikteve nga politika e se majtes apo te se djathtes nga marredheniet konfliktuale midis blloqeve.
Ju besoni qe kete mund ta beni pikerisht ju z. Nano?
Une perderisa e kam bere, perderisa di se si behet, di se me ke behet dhe perderisa ndjej te njejten pergjegjshmeri per te evituar konfliktin edhe ne bllokun tjeter, besoj se niveli qe i sherben vendit eshte se jane shtuar faktoret dhe mbeshtetesit e cmilitarizimit te politikes dhe demokratizimit me te pershpejtuar te partive, pra vete Shqiperise.
Te pakten deri ne keto momente duket se ka nje problem ne kryesi?
Ka shume alarme ka shume fiktivitete ka dhe interesa qe nuk shfaqeen dot ne gjithe teresine e tyre.
Doja dhe nje pergjigje per nje pyetje. Ka pasur zera se kandidimi i zotit Rama per bashkine e Tiranes ka qene nje kalkulim i gabuar, sepse kryetari i partise ndoshta nuk ishte mire qe te kandidonte per nje bashki?
Une nuk besoj se jemi ne kohen e duhur, apo me takon mua te kontribuoj kaq vone per kete ceshtje, por zoti Meidani sot ne shtyp sillte ne vemendjen politike te socialisteve, vjen ne kontakt me politiken dhe me komunitetin qe e zgjodhi president, per shkak te stradegjise se shpallur ne PS te kryesuar nga Rama dhe koalicioni opozitar pra, sjellje te parakohshme apo kapercimi i paradoksit qe kryetari i partise nuk eshte ne parlament, me kete kandidim zoti Rama do te nderprese mandatin per te tentuar te hyje ne parlament, te pakten ne zgjedhjet parlamentare normale te 2009-s. Pra, do te nderprese mandatin dy vjecar nje vit me perpara sesa plani i tij 9-vjecar por evropianizimin e kryeqytetit, apo nje vit me pak se sa nje mandat normal prej dhjete vjetesh do t’i lejonte qe te tejkalonte dhe planin e tij. Eshte shume vone per te nderhyre per kete gje dhe une do ti uroja Partise Socialiste dhe kryetarit te saj qe te kishte sukses ne garen elektorale.
A keni diskutuar per zgjedhjen e presidentit te ardhsem?
Mesa duket do me duhet te shprehem edhe une per kete ceshtje. Kam ndjekur me vemendje te vertetat e Berishes per takimin.une jam shume i njohur per publikun saqe ngasat qe Nano eshte autor apo factor i prapaskenave politike per interesat etij personale apo familjare mua me rezulton ndryshe deri ne sot pavaresisht se dominojne shtypin e dites. Une po konfirmoj qe takimet e mia me Berishen deri me sot te cilat do te vazhdojne. Takimet e mia qe kane ndodhur dhe do ndodhin nuk mundet per shak te elasticitetit te paleve dhe te perfaqsuesve te tyre te perfundojne ne pazare. Ehste i perjashtuar pazari ne marredheniet e mia politike me Z.Berisha per shkakun se me vjen keq ta them, midis autoriteve politike qe ne njerin krah kane rreshkitur deri ne burgosje te kundershtarit dhe ne krahun tjeter pergjigjet megjithe presionin e jashtezakonshem te politikes militante dhe konfliktuale, te eprgjgije me te njejten monedhe dhe historia eshte ne tryzat e bukes te gjitheve, ka munguar revanshi im ndaj burgosjes sime politike, ajo qe dominon per shkak et eksperiences dhe reflektrimit te eprgjgjegjsehm qe sjell politika e konfliktit ne vmendjen e autoriteteve te djthta dhe te majta, sjell arsyetiminin per te menjanuar revanshin dhe ndeshtimin e kunsdershtarit per shkaqe politike. Ne vleresimin tim, dhe po e them ne menyre solemne dhe te vendosur autoritet tjeter perballe te majtes perballe meje dhe drejtuesve institucionale te PS- se majtes sot pervecse lideri tradicional it e djathtes i pakontestuar, jo per hskak te abzuimit te tij por per shkak te perseritjes se mandatit te tij ne parti dhe ne zgjedhje kombetare. Sesa Berisha per te arsyetuar dhe per et siguruar nje angazhim qe largon konlfiktin nga politika.
Z.Nano ju thate qe nuk eshte diskutuar ceshtja e Presidentit pasi ajo eshte nje ceshtje e vogel per nje takim te ketyre permasave ku diskutohen ceshtje kombetare. Por si shpjegohet qe ky takim behet pikerisht ne pallatin e vetem presidencial qe ka Shqiperia?
Mund te ishte bere kudo. Me lejoni te them qe ceshtja e presidentit nuk eshte e vogel ne raport me gjithe diskutimin qe ka karkaterizuar ate takim apo diskutimin per zgjedhjet vendore i cili ishte i inkuadruar ne ballafaqim starategjish mes blloqeve qe rrezikonte edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare [per tu fokusuar rreth takimit te ketij viti qe kemi hyre per zgjidhjen e presidentit.atehere une dua te them qe nese eksperienca negative e konflikteti per zgjedhejt vendore kthehet ne strategji do te thote qe objektivi i arsyetuar ne thonjeza i opozites behet bllokimi i shtetit, dhe shteti eshte parlamenti nga i cili nuk del vetem qeveria por edhe institucionet e tjera kushtetuese ne rastin e zgjedhjeve presiodenciale.
Nderkohe e majta ka nje qendrim, e cila nuk do te marre pjese ne votimet per president. Ju do ta thyenit kete qendrim zyrtar?
Une nuk besoj se duhet te them tani qe do takohem prap me z.berisha per te thyer mundesine e skenareve te tille qe per mua eshte makaber per shtetin. Ajo qe po them i nenshtrohet vazhdimesise se llogjikes qe ne rast se opozita apo politika ne teresi pasi ndodh qe shpeshhere edhe qeveria sillet ne menyre opozitare me vetveten pra me shtetin dhe pushtetin qe ushtron per te zhvilluar vendin dhe me kete pergjithesim qe ka qeveria per kete ceshtje. Pra nese politika konfliktuale e opozites dhe e qeverise vjen deri tek absurdi qe per avantazhe te vocka bllokon funksioninim e demokracise atehere pas krizes se vogel qe ishte shume e vogel vjen kriza presidenciale vjen kriza parlamentare dhe sipas kushtetutes se shqiperise te cilen une e kam vleresuar sepse ishte produket i nje procesi bipartisan i nje komisioni bipartisan dhe i nje votimi me shume se partizan ne kuvendin eshqiperise dhe ne referendumin e 98 e cila parashikon nje mekanizem qe ne rast bllokimi te shtetit vendi shkon ne zgjedhje te parakohshmete cilat i marrin frymen zhvillimit te ekonomise dhe shoqerise dhe asfiksojne rolin e shteti ne kete funksion per 240 dite. Zgjedhje pas zgjedhjesh.
Me lejoni te them qe vija zyrtare e PS –se eshte nje nga kompontetet e arsyetimit tim politik i cili nuk mund te jete as dominat dhe as i mjaftueshem. Po ritheksoj se perballe nevojes dhe imperativit per stabilitet te vendit dhe institucioneve dhe funksionimit normal te institucioneve dhe demokracise dhe qendrueshmerine ne marredheniet me shqiptaret dhe me institucionet e europes moderne ne te cilat duam te integrohemi dhe po monitorohemi, une i jap perparesi absolute nevojes per politika, qendrime dhe konsensuse te cilat jo vetem ne respket te kushtetutes por duke qene me te gjera mazhorancat aktuale, pra jo pozicionit te paleve por mbi palet dhe mbi partizane sigurojne ambientet me te pershatshme dhe me nxites per zhvillimin e qendrueshem te vendit jo vetem drejte BE-se por edhe drejt shfaqjes maksimale dhe efikase te shrytezimit te potencialit te shqiptareve per te konkuruar ne tregjet globale te cilat pa frike mund te themi nuk jane miqesore me nje ekonomi dhe sipermarrje te mbyllur.
Zoti Nano cilat jane raportet tua me zotin Meta? Media thote qe ai ka refuzuar nje takim me ju keto kohet e fundit?
Me lejon te jem transparent ne marredheniet e mia me zotin Meta. Nese me pyesni per momentin aktual, sapo u ndava nga nje shtrengim duarsh me te ne pritjen vjetore qe presidenti jep per diplomatet. Ne qofte se si vihem apo kundervihem ndaj ketij pohimi do te lexonim diversionet mediatike, une po ju them qe eksperienca dhe bashkejetesa ime me zotin Meta eshte shume e gjate, qe nga burgu im. Konstatova elemente shume premtues dhe vital te nje socialisti te perkushtuar dhe ambicioz per nje karriere pozitive qe kur ai ishte ne drejtimin e FRESSH. Me vone, ne momentin qe zoti Meta ishte pala konkurruese ne Kongresin e trete ne dhjetorin 1999, pa perfundim te luftes se Kosoves, promovova per shkak te diferences se ngushte ne sjelljen e tij ne drejtim te socialisteve dhe aleateve te tyre ne pushtet. I vetmi qe eshte penduar deri me sot eshte vete zoti Meta.
Ju e pate zgjedhur si trashegimtar politik?
Po them qe nje lider themelues, nje lider historik, nje lider 15-vjecar, nje lider qe ne 15 vjet e mban tete vjet pushtet partine qe ka krijuar vete duhet te mendoje dhe per pasuesin e tij. Ne qofte se ka pasur ndonje investim te Fatos Nanos, si krijues, dhe natyrisht jo vetem dhe drejtues historik i se majtes, investimi im ka qene zoti Meta. Une nuk kam pasur marreveshje skutash me Meten. Kam provuar me Meten, Majko etj. Me konseguenti ka qene Meta. Por ne fund ai beri si lopa, dhe derdhi qumeshtin. Ai ka krijuar nje parti tjeter,q e ka qene pune qejfmbetjesh ndaj Nanos. Do te uroja qe brenda se majtes, partia qe ai drejton dhe ajo qe kam drejtuar te krijojne nje trupe fituese.
Ekzistojne marredhenjet tuaja me Ramen?
Nuk ekzistoje raportet me Ramen, as nga pikepamja njerezore, politike dhe mediatike.
Ku jane nderprere keto kontakte?
Jane nderprere qe nga kongresi I majit te vitit 2005, kongresi elektoral I Partise Socialiste. Ne te cilin une e integrova z. Rama si nje nga titullaret politike te komunitetit socialist. Pra u perpoqa ta integroj z.Rama ne fushaten e vitit 2005 te PS. Dh ftesen time, nempermjet mesazhe politike ne kete kongres elektoral per t’u bashkuar me mua ne perteritjen e qeverisjes te PS dhe te se majtes qe nga fushata e tutje. Z. Rama ju pergjigj me nderprerje marredhejesh.
Per c’aresye?
Per te njejta aresye qe ne kohen e duhur do te shpjegoj, por me duhe tte ndaloj ketu: z.Rama ka sabotuar zgjehdjet e korrikut te vitit 2005.
Cfare kishte ne dore ai qe te sabotonte?
Ate qe ka ne dore sot, pra nje abuzim kryesisht virtual, shume mediatik, dhe mepak efekte politike ne gjithe kete periudhe 18 mujore, me statusin qe i dha PS per te qene perfaqesues I saj.
Pas zgjedhjeve do jeni aktiv ne PS?
Kjo kaq vone dhe jo kaq ne menyre te padukshme si deri me sot. Une do te marr pjese dhe ne fushate.
Dhe ne te Rames?
Nuk do te mungoj ne te gjitha shfaqjet europiane te PS, afer Tiranes, sepse nuk mund te braktis banoret e Tiranes ku bej dhe pjese.
Marre me shkurtime nga “Opinion Plus” ne TV Klan