Re: Une çuditem me....
T'ju tregoj nje histori qe me ka cuditur dhe habitur fare. Une nuk e dija qe ka ende njerez qe nuk e vene fare ne diskutim se Toka eshte e sheshte!
E pashe ketu.
Pak a shume atje thuhet qe ne UK dhe US ka njerez me organizata te tyret qe mblidhen rregullisht dhe diskutojne per konspiratoret e idese se toka eshte e rrumbullaket dhe mendoje per menyrat e mundshme per t'i demaskuar keta mashtrues. Njeri prej tyre thoshte se "na kane damkosur me nje nam perbuzes dhe talles. Sot kur te thone 'ti mendon se Toka eshte e sheshte' e thone per te te tallur dhe per te bere gallate me ty". (Cit:
In the 21st Century, the term "flat-earther" is used to describe someone who is spectacularly - and seemingly wilfully - ignorant.)
Nje kanadez 25 vjecar qe merret me shkenca kompjuterike i argumenton bindjet e tij duke thene se: "Kuptova se jane shume gjera te cilat ne i marrim te mireqena. Ne njerezit duket sikur kenaqemi duke pranuar ate qe na thone, pa e marre parasysh se sa shume keto gjera mund te jene ne kundrshim me ndjesite tona". Ai shprehet se Toka eshte horizontale dhe vazhdon te shtrihet horizontalisht deri ne infinit dhe se eshte e thelle te pakten 9000 km.
Kur i pyet se si i hedhin poshte te tera fotot e marra nga hapesira si dhe te tere faktoret e tjere per Token e rrumbullaket, ata shprehen se agjensite hapesinore te botes kane rene dakord per nje mashtrim mbareboteror qe te hedhin balte mbi te verteten sepse nga kjo gje ato nxjerrin fitime te medha. Dhe s'e kane fare problem te thone menjehere "Keto foto jane te tera fallco."
/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif