Ukraina ne shenjester!

Ukraina ne shenjester!

Pas shpalljes se votimeve ne Ukraine ku kandidati i mbeshtetur nga amerikanet humbi, Sekretari i Shtetit Kolin Pauell shpalli se nuk i njeh rezultatet!
Kush i autorizion keta plehra te gjykojne per zgjedhjet ne nje vend i cili eshte vec te tjerash edhe djepi i Rusise?
Po sikur Ukraina te mos njihte zgjedhjet presidenciale amerikane?
A jemi drejt nje krize te madhe midis Rusise dhe USA?
 

korn83

Forumium praecox
Re: Ukraina ne shenjester!

o kondra gjithesesi nuk i marr per keq keshillat e vogla miqesore,se ne fund te fundit per te diskutuar jemi futur ne forum
 

antares

Primus registratum
Re: Ukraina ne shenjester!

Or Zullum prej Italie! Ajo ceshtja e Teksasit ishte thjesht nje situate hipotetike qe ata me fuqi te ulet mendore ta kuptonin se cdo te thote te nderhyje nje shtet 10 000 km larg ne punet e brendeshme te nje shteti tjeter! Po nuk ja paskam arritur qellimit se kreper si puna jote rrane ne grep kur une doja te kapja ngjala!
Kina ore krap, eshe superfuqi numerike e deri diku ekonomike po ci thua asaj ti qe ajo nuk zgjidh/bashkon do Tajvanin qe eshte pjese perberese e Kinens? (Mos je nga ata qe pallin per punen e Kosoves dhe Camerise ti?)!
Kur Kina te marre Tajvanin atehere hajde e flasim per "Superfuqine" Kine!
Sias llogjikes tende punemadhe se Ukraina del nga orbita Ruse se Rusia paska boll toka dhe pak njerez!
Edhe Japonia ka shume njerez e pak toka! Kanadaja eshte shteti i dyte ne bote nga siperfaqja dhe ak vetem 30 miljon banore!
Or Kondre! Po keta qenkan per t'i lidhur more! Shikoni se si e kuptojne ekuilibrin boteror - Ti ke shume lek ne banke keshtu qe une po te marr ca! E, nga anet tona i tjone vjedhje dhe shkon ne Biruce!
Or Krap prej Italie! Merru me kraplleqe e mos e kruaj me peshkaqenet se ..........
A e di ti se Rusia ka akoma do Bumje me Atom dhe ne rast nevoje i perdor?
 

korn83

Forumium praecox
Re: Ukraina ne shenjester!

o antares mos u emociono shume lali se pastaj shkruan me gabime e mos u anko kur nuk te kuptojne te tjeret pastaj.kina ka perballe nje tjeter superfuqi prandaj matet mire para se te nise ndonje aksion kunder Tajvanit.jo se paska frike tajvanin e vogel
p.s. te pelqeka shume peshkimi
 

korn83

Forumium praecox
Re: Ukraina ne shenjester!

aaa tani e kuptova.peshkimi eshte dore me nje kundra stresit e nervozizmit.prandaj praktikohet kaq shume nga disa
 

antares

Primus registratum
Re: Ukraina ne shenjester!

Po pse ta morri mendja se Kina e ka problem te pushtoje Tajvanin? Ore KORN! Kina me fuqine qe ka mund te pushtoje jo Tajvanin po edhe Japonine, po ceshtja eshte te Amerika!
Bliss! Uroj te mos ndodhe! ceshtja eshte se edhe nje mace po ta fshikullosh ne fillim terhiqet dhe mundohet te shmanget, kur mbrapa ka murin dhe nuk ka ku te shkoje me eshte momenti me i rrezikshem! Ajo macja 3 kg i hidhet si shigjete drejt e ne sy apo ne fyt edhe nje burri 100 kg, dhe njihen raste kur njerez kane gjetur edhe vdekjen keshtu (hapje e arterit te madh te qafes)!
Tani Rusia nuk eshte mace po nje ari i bardhe 800 kg! A e di ti se aviacioni i Natos i ka shkuar 100 km larg Shen Peterburgut (ish Leningradit)?
Cdo komb e ka nje pike ku thote mjaft me dhe mbas kesaj pike une nuk terhiqem me.
Shpresoj te mos ja arrijme asaj dite!
 

korn83

Forumium praecox
Re: Ukraina ne shenjester!

po pikerisht,kjo do te thote qe rusia qenka e rrezikshme.ketu dua te dal edhe une prandaj nuk i kam bese ruseve.ruset mund ti pergjigjen me bombe atomike ekspansionizmit te natos(kjo tregon qyteterimin e sllaveve)por nuk jam dakort qe ti gjunjezohemi shovinisteve
 

korn83

Forumium praecox
Re: Ukraina ne shenjester!

amerika merr,eshte e vertete,por edhe jep.
respekto amerikanet te te respektojne...
me sllavet eshte ndryshe:
respekto rusin perulju...
ndrysho gjuhen kombetare ne rusisht,ndrysho simbolet kombetare,veji yllin flamurit se ndryshe t'i hodhen bombat atomike.
 

antares

Primus registratum
Re: Ukraina ne shenjester!

Morali i maces nuk ishte ai! Nese nuk do te te nxjerrin syte lere fshikullen menjane dhe mos u merr me macen!
E drejta e vetmbrojtjes i njihet si individeve edhe shteteve. Ketu flasim per te drejten natyrore te cdo shteti te jete i interesuar qe fqinjet te jene miq dhe jo armiq!
Ti e ke degjuar Doktrinen Monro? Cfare mendon per te? Mos duan te shtrine Doktrinen Monro ne gjithe planetin?
Mos ngaterro murtajen bolshevike me ruset dhe sllavet! Bile viktimat me te medha te bolshevizmit ishin Ruset sa per dijeni!
Sa per ekspansionin kulturor e gjuhesor amerikanet po bejne te njejten gje me me shume sukses e me metoda te tjera!
Per mendimin tim vetem mire ka njeriu te mesoje gjuhe te huaja e te lexoje shkrimtaret dhe filozofet e kombeve te tjera! Gjithmone gjuha e pare duhet te hete gjuha jote sigurisht!
Rusia eshte nje komb i madh me mjaft merita dhe njerez te medhenj!
Per ameriken populli yne ka nje fjale te urte "Amerika te jep nje thele e te merr nje pele"!
Nuk i ka pare kush qarrin amerikes!
 

korn83

Forumium praecox
Re: Ukraina ne shenjester!

eshte tjeter gje te njohesh tolstoin,e tjeter te te imponohet rusishtja si gjuhe e dyte.shoh qe jemi dakort pra.rusia ka metoda mesjetare ne imponimin e traditave te tyre.30 milione te vdekur vetem nga stalini!pikerisht i respektoj akoma me pak,qe kane harruar vuajtjet nga komunizmi,e i gjunjezohen nje krimineli te kgb-se,vetem per te nenshtruar te tjeret.
 

korn83

Forumium praecox
Re: Ukraina ne shenjester!

pastaj anglishtja eshte shume e perhapur ne bote pasi eshte e thjeshte.prandaj te leverdis ta mesosh!dhe nuk eshte e imponuar,nuk besoj se te ka imponuar njeri te shkruash shprehjen e Oscar Wilde-it ne anglisht e jo ne shqip apo jo?kurse rusishtja flitet nga rreth 200/300 milione njerez.e ne nje pjese te madhe eshte gjuhe e imponuar.e nuk ke asnje leverdi ta mesosh.
 

korn83

Forumium praecox
Re: Ukraina ne shenjester!

me duket shume çudi qe amerika nuk te jepka azgje,pasi eshte plot me te huaj. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

antares

Primus registratum
Re: Ukraina ne shenjester!

Shko merru vesh me Nanon qe po fut greqishten! Rusishtja (une nuk e ve para anglishtes, frengjishtes, gjermanishtes e italishtes, per ne shqiptaret te pakten) eshte shume me e rendesishme se sa Greqishtja mendoj.
=============================
pastaj anglishtja eshte shume e perhapur ne bote pasi eshte e thjeshte.prandaj te leverdis ta mesosh!dhe nuk eshte e imponuar,nuk besoj se te ka imponuar njeri te shkruash shprehjen e Oscar Wilde-it ne anglisht e jo ne shqip apo jo?kurse rusishtja flitet nga rreth 200/300 milione njerez.e ne nje pjese te madhe eshte gjuhe e imponuar.e nuk ke asnje leverdi ta mesosh.
==========================================
E ke gabim, anglishtja pikerisht se ka nje gramatike gati inegzistente behet mjaft e veshtire per tu mesuar (nuk do me thuash qe anglishtja eshte me e lehte se italishtja per ta mesuar, nderkohe qe gramatika e italishtes eshte shume e ngjeshur dhe e komplikuar!) une bile e pata me te lehte edhe me gjermanishten (qe konsiderohet dhe eshte nje gjuhe e veshtire) se sa me anglishten! Arsyja eshte se pasi meson ato rregulla ecen, kurse ne anglisht duke mos patur rregulla (gati), te duhet te sforcohesh me shume per te memorizuar gjerat!
Shiko, une mendoj se nje gjuhe mesohet kur je i bindur se ja vlen dhe pa u kondicionuar nga fakti qe po te detyrojne! Une do ta mesoja gjermanishten edhe po te me detyronin!
Askush nuk pati ndonje problem se mesoi 5-15 gjuhe, bile injorante (me te drejte) konsiderohen ata qe nuk dine asnje gjuhe te huaj!
 

labi90

Primus registratum
Re: Ukraina ne shenjester!

o koandreopal a qysh e pate emrin, ti ndoshta nuke din se Amerika na çliroi nga barbaret serbe, e ne qoftese nuk e din atehere nuk kom se çka te debatoj me ty, perderisa ti nuk e merr naj liber e me shiku luften ne kosove. Kur t'i shkruajsh keto fjali qe je duke i shkruar ne kete debat duhet ta kujtosh luften ne Kosove ne pergjithsi e ne veçanti masakray si ne Reqak, Rahove etj. nuk di se si mundeni ta mohonii Ameriken dhe ta beni ate agresore vetem se deshiron ta promovoje demokracine. nese amerika nuk e ben kete kete kush duhet ta beje KOSOVA a !!!. Po le mos um bon nervoz allahile.

o antares,
"America is the only country that went from barbarism to decadence without civilization in between."
nuk e di se si munesh me shkru kete fjali dhe a e shkruan me gjithe mend dhe nuk e di sesi mundesh me mendu keshtu. A je shqiptar-e a jo ta di bile e mos te debatoj me ty ?!

A e din se eksiston metoda KORONADO, per te gjithe mekataret e botes, e nashta te ndihmon qe ta kapercesh pobertetin se pe shoh qe po t'munon .
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Ukraina ne shenjester!

Duke dale disi nga tema sepse s'ka te beje fare me Ukrainen...
Po s'do mend labi90 qe ju shpetoi atyre si puna jote Amerika, kur grupe te tilla rrinin duarkryq duke thirrur eja me shpeto se une kam tangerllik. Sepse ishin po ata qe ju hodhen kunder njeri tjetrit sepse ti e di shume me mire se une qe para konfliktit maredheniet ishin te mira, kishte edhe martesa dhe ne fshatra komshinjte nuk i mbanin inate njeri tjetrit. Dhe keta jane ata qe e hengren sapunin per djathe dhe pa dashje sigurisht u bene vegla dhe masha per ata qe me pas iu shfaqen si clirimtare. Po keta grupe, qe kur erdhen atehere ne Shqiperi dhe shqiptaret u liruan shtepite, ndane kafshaten e bukes qe t'i ndihmonin se normal nevojtarit i shtrihet dora per ndihme dhe jemi njerez me te njejten kombesi, keta nevojtare filluan thoshin "ua, pse atje do fle une" ose "Une s'dal ne rruge pa makine" e te tjera gjera si keto.
Nuk i fus absolutisht te gjithe ne kete kategori sepse do te ishte gabim i madh dhe shtremberim i se vertetes, por ti ka shume mundesi qe te jesh tipik i tyre.

Sidoqofte argumenta te tille nuk e kane vendin ne kete teme sepse me siguri qe ekziston nje tjeter vend per te diskutuar keto.


---------------
"I'm in awe, Lennier. The way you can take a straightforward, logical proposition and turn it inside-out so that in the end it says .. what you want it to say instead of what it actually means. Does this come naturally or did you .. attend some special martial arts class for the philosophically inclined?" -- Marcus, Babylon 5
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ukraina ne shenjester!

Nuk e di se sa nga diskutantët e kësaj teme e kanë kapur thelbin e saj. Këshilla e parë miqësore që dhashë ishte të lexoni më mirë sepse ka disa detaje tepër të rëndësishme të cilat më duket se nuk i keni kapur.
Ukraina është e një rëndësie madhore për Rusinë për shumë arsye. Në Ukrainë shumica e investitorëve janë rusë, një pjesë e popullsisë është ruse, një pjesë e madhe e prodhimit ukrainas shkon në Rusi, dhe më e rëndësishmja, Ukraina qëndron ndërmjet Europës e Rusisë.
Rusia dëshiron të bashkëpunojë me Europën por nuk dëshiron të bëhet pjesë e saj, të paktën për momentin. Po kështu Rusia nuk dëshiron që Europa t'i trokasë në derë duke futur Ukrainën brenda territorit të saj. Më e keqja është dëshira e një pjese të ukrainasve për tu futur në NATO. Kjo është një pikë e pafalshme nga Rusi.
Në shkrimin tim të parë pata shkruar mbi rrezikun që egziston për një gjakderdhje. Tani po ju them që nëse SH.B.A dhe shtetet e tjera europjane nuk zmbrapsen, në Ukraine do ketë gjakderdhje dhe jo pak! Putin i tregoi dhëmbët dhe caktoi një afat për vendet e tjera që të reagojnë. Ky afat skadon me aprovimin e rezultatit nga gjykata ukrainase. Ndërkohë do ketë shumë traktativa ndërmjet Rusisë dhe perëndimit por nuk besoj që Rusia të tolerojë humbjen e influencës në Ukrainë.
Situata në vend nuk kontrollohet nga Ukraina dhe prandaj shumica e popullsisë ka votuar kundër kandidatit pro-rus. Ukrainasit duan t'i japin fund ndikimit rus por nuk kanë zë në këtë mes pasi lojrat strategjike që luhen janë mbi vullnetin e tyre.
E keqja është që kjo botë kështu është gatuar dhe ne jetojmë me këtë fatalitet. SH.B.A dhe B.E e dinë që ngacmimet kundër Rusisë e kanë një kufi. Ato vetëm përpiqen të gjejnë se ku ndodhet ky kufi.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Ukraina ne shenjester!

Antares,preferencat tuaja filo-Ruse nuk te japin te drejten qe tja fusesh si kau peles:te jep nje thele e te merr nje pele:kjo nuk ka te beje aspak me Ameriken,kjo tjetra po:Ha-merr-ik /pf/images/graemlins/laugh.gif ,e leri ato shprehjet alla-Franceze(a-merd-ik) se nuk te kane hije(si intelektual qe je).Une e di hallin/deshiren tende,te shohesh nje komb tjeter po aq te forte sa Amerika perballe kesaj te fundit!!Deri ketu dakord(une jam shpesh here dakord me ty)por jo me metoda/shprehje sikur jemi duke fol per Somaline /pf/images/graemlins/wink.gif ,po flasim per politiken me te sukseshme te 200 vjeteve te fundit!!!Ti thua:mos i ngaterro Ruset me bolsheviket,po mire,mos ishte Cari me i mire ne perpjekjet per asimilimin e popujve fqinje te Rusise Cariste??Ne do te dishe ti:republikat Ruse erdhen si pasoje e trashegimise qindravjeçare te Careve Ruse,(disa mbas kapitullimit te Anadollakeve).Me pelqen diskutimi me ty(sdiskutohet qe mesoj gjera te reja)por nganjehere duhet te leshosh pe,nuk duhet te mbrosh(sesben) edhe disa gjera negative vetem e vetem qe te mbese si e vertete ideja/dija jote!!! /pf/images/graemlins/wink.gif
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Ukraina ne shenjester!

Pjese e shkeputur nga nje forum i huaj. Pjesemarresit jane amerikane. Per te treguar me teper qe mendimet e te tjereve nuk jane shume te ndryshme nga mendimet tona qe i shprehim dhe ketu. /pf/images/graemlins/smile.gif


Quote:
------------
It's so fashionable and hip for Americans and non-Americans to make fun of the US, but it is the most powerful, most prosperous, most sucessful country in the history of mankind for good reason.
-------------
It's arguments like that which will lead the US to it's downfall, my friend. You not only try to contort any criticism of the US into jealousy, but multiply your narrow-mindedness with childlike mythology.
Thought for the day: if the freaking Ukraine can sucessfully protest against the results of a 'clear election victory' why can't the United States?
 
Top