U SHEMB MBIKALIMI!!!

pppppaa

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Po eshte shkaterruar me ne fund... Te fal xhaxhi... Pas saj do te ndertohet nje rreth-rrotullimi qe do te jete rreth rrotullimi me i shtrenjte i globit...

I kam mbaruar fjalet per Sali B....nuk di c'ti them me, s'me punon me fantazia krahasimore...
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Nga "shekulli"

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
O shkencetare e inxhiniere, pse nuk jepni ndonje mendje ca mund te behet tani aty, apo eshte surprize per zgjedhje. /pf/images/graemlins/smirk.gif

[/ QUOTE ]

Mendje jan dhë Ujk e për më tepër zgjidhjet janë shumë më të thjeshta e më të hijshme se kjo këtu. Fakti që Rama tentoi të bënte diçka nuk e bën më të vlefshëm këtë projekt.

Faktikisht ky projekt është i rrezikshëm me kamikazët shqiptar që në rrethrrotullim duan të futen me 80-100 km/h.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Nga "shekulli"

Per ate pune dhe rrethrrotullimi njesoj eshte po te futesh me 80 ne ore, madje ca me i rrezikshem se ne mbikalim. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Nga "shekulli"

Me të vetmin ndryshim që nuk bën një kërcim 8-10 metërsh poshtë mbi një makinë familjare të pafajshme që po ecën nëpër unazë /pf/images/graemlins/shrug.gif
 
H

harap

Guest
Re: Nga "shekulli"

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Per ate pune dhe rrethrrotullimi njesoj eshte po te futesh me 80 ne ore, madje ca me i rrezikshem se ne mbikalim. /pf/images/graemlins/wink.gif

[/ QUOTE ]
o Ujk aman e burre mos ja fut kot.Ti ke qene vete deshmitar se si e mbste komplet pamjen mbikalimi.Kurse kjo do i jape fryme asaj pjese.Per detajet as qe krahasohen me ate qe ishte.
 

Boby

Primus registratum
Re: Nga "shekulli"

po rrethi rretullimit aty ka qene ore prej kushedi sa vjetesh...Kshu ja ka mashtru Sala.Ka thene do bej nje rreth rretullimi te rrethi rretullimit hahahahaha
 

Nobis

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Ndjese paste Zogu i Zi.
tashme u krye dhe ai muhabet /pf/images/graemlins/frown.gif
 

GrifshAAA

Primus registratum
Re: Nga "shekulli"

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Per ate pune dhe rrethrrotullimi njesoj eshte po te futesh me 80 ne ore, madje ca me i rrezikshem se ne mbikalim. /pf/images/graemlins/wink.gif

[/ QUOTE ]
o Ujk aman e burre mos ja fut kot.Ti ke qene vete deshmitar se si e mbste komplet pamjen mbikalimi.Kurse kjo do i jape fryme asaj pjese.Per detajet as qe krahasohen me ate qe ishte.

[/ QUOTE ]

Aman ca pamje humbte mbikalimi? Ate te katunareve perreth se nuk i shihje dot ne drite te syrit? /pf/images/graemlins/shrug.gif

Une nuk e di sa ja vlen e nga ana e arkitektures si do ngjante, di thjesht qe kur kalova ne dimer ke Zogu i zi, puuuuuu skandal... /pf/images/graemlins/crazy.gif

Pastaj keto qe do "i japin fryme asaj" jane ende ne planifikim? Per cilin shekull behet fjale? /pf/images/graemlins/sleep.gif
 

GrifshAAA

Primus registratum
Re: Nga "Panorama"

Projekti, për dy javë përfundon rrethrrotullimi dhe lulishtja në mes


Në fund të korrikut “Zogu i Zi” kthehet në identitet


Në fund të korrikut pritet që të marrë fund faza e dytë e rehabilitimit të nyjës së “Zogut të Zi”.

Do të thotë që zona ku vetëm para pesë ditësh ngriheshin gërmadhat e mbikalimit, të jetë e shtruar me asfalt. Përveç kësaj, rrethrrotullimi mendohet të zbukurohet edhe me një lulishte, për ta kthyer zonën ku sot ka vetëm pluhur dhe smog, në gjendjen e mëparshme. Projektin për rregullimin e nyjës do ta realizojë vetë Ministria e Punëve Publike Transporteve dhe Telekomunikacionit, nëpërmjet Policisë Ndërtimore dhe bashkëpunimit me disa firma ndërtimi. Në këtë zonë, pamja e ditëve të sotme, nuk ka asnjë gjë të përbashkët me pesë ditë më parë, kur ngrihej gjysmëmbikalimi i “Zogut të Zi”. I gjithë betoni është rrafshuar, është larguar dhe mbeturinat inerte shumë shpejt as nuk do të ekzistojnë mbi sipërfaqe.

FAZA E DYTE
Në sipërfaqen e hapur të nyjës, pas çmontimit të objektit pranë “Zogut të Zi”, ka nisur faza e dytë e rehabilitimit. Specialistë të Ministrisë së Punëve Publike, sqarojnë se rehabilitimi konsiston në sheshimin e terrenit, hedhjen e rërës dhe më pas asfaltimin e sipërfaqes së nyjës. Faza e dytë e rehabilitimit, sipas specialistëve, do të zgjasë dy javë, pra deri në fund të muajit korrik. Punimet e fazës së dytë, ashtu si edhe ato të fazës së parë, janë marrë përsipër nga Policia Ndërtimore, e cila ka bashkëpunuar edhe me disa firma ndërtimi. Sipas specialistëve të Ministrisë së Punëve Publike, hap pas hapi do të shkohet drejt përfundimit të nyjës së “Zogut të Zi”, për të sistemuar edhe trafikun e rënduar për të cilën karakterizohet zona. Aksioni për pastrimin e kësaj nyje është një masë që merret në kuadër të përmirësimit të trafikut të Tiranës për ministrin Basha. “Bashkia është ajo që duhet t’i japë formën përfundimtare zonës. Dëmshpërblimin qytetarëve të Tiranës ia ka borxh Kryetari i Bashkisë, i cili nuk duhet të fshihet më pas imunitetit politik”, është shprehur disa ditë më parë ai.

PASTRIMI
Menjëherë pas mbarimit të çmontimit dhe pastrimit të zonës do të fillojë puna për rehabilitimin e kryqëzimit dhe kthimin e tij në gjendjen normale të mëparshme, në një rrethrrotullim dhe do të ketë edhe një lulishte. “Kjo ndërhyrje normalizuese parashikon kthimin në një rreth-rrotullim së bashku me punimet për asfaltimin dhe gjelbërimin e kësaj nyje deri në dhënien e një zgjidhje përfundimtare në përputhje me studimet”, thanë specialistët e Ministrisë së Punëve Publike. Ky ndryshim mendohet se do të sjellë jo vetëm pakësim të ndotjes mjedisore, por edhe të asaj akustike në këtë zonë. Shumë shpejt qytetarët e Tiranës dhe vizitorët e saj do të kenë një situate normale mjedisore dhe trafiku në këtë kryqëzim.



* 1 milion
dollarë është shifra që është derdhur për ndërtimin e këtij objekti deri në nëntor të vitit 2005, kur edhe u bllokuan punimet nga Policia e Ndërtimit
* 2 javë
për të sjellë nyjën e “Zogut të Zi” në gjendjen e mëparshme, sipas specialistëve të Ministrisë së Transporteve do të duhen të paktën dy javë
* 5 ditë
shembja e objektit dhe pastrimi i të gjithë zonës përreth nënkalimit të “Zogut të Zi”, sipas specialistëve të Policisë së Ndërtimit, zgjati vetëm 5 ditë


Bashkia refuzon të ribëjë projektin për rrethrrotullimin

Rrethrrotullimin te nyja e “Zogut të Zi” nuk do ta projektojë Bashkia e Tiranës. Kjo ka qenë përgjigja e drejtorit të kabinetit në bashki, Eduard Shalsi, pas deklaratave të zyrtarëve të Ministrisë së Punëve Publike. Këta të fundit kërkuan publikisht që Bashkia e Tiranës duhet të zgjidhë problemin e lehtësimit të trafikut në këtë zonë. Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës ka kërkuar fillimin e procedimit penal për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Ndërtimit, Elez Ahmetaj si dhe për drejtorin e degës së Tiranës Hysni Gjoci, lidhur me prishjen e nënkalimit të “Zogut të Zi” në kundërshtim me ligjin. Eduard Shalsi ka nënvizuar faktin se institucioni i Policisë së Ndërtimit nuk ka njoftuar në kohë për shkatërrimin e objektit, si dhe ka ridhënë arsyet pse ai nuk duhet të prishej. “Më datë 05.07.2006, rreth orës 22:00, u njoftuam nëpërmjet medias se Policia e Ndërtimit filloi të shkatërrojë objektin publik, nënkalimin në hyrje të Tiranës, i njohur si nënkalimi i “Zogut të Zi”. Bashkia e Tiranës, në cilësinë e investitorit dhe pronarit të këtij objekti, nuk kishte asnjë njoftim zyrtar nga Policia e Ndërtimit për këtë çështje, ashtu siç e kërkojnë procedurat e parashikuara në legjislacionin në fuqi. Siç e dini, kjo çështje është bërë objekt i shqyrtimit gjyqësor, i cili ende nuk ka përfunduar”, tha Shalsi duke përmendur se afati i njoftimit është të paktën 5 ditë. Drejtori i kabinetit të bashkisë theksoi gjithashtu se vendimi i Policisë së Ndërtimit është i nxituar edhe ligjërisht.

---------------------
ps.E perse duheshin hedhur 1 milion? ama ja te shohim se cfare do sjelle "Lulishtja" e planifikuar qe kush e di kur realizohet.booooo as shkaterrimi nuk eshte bere konform ligjeve, mendojeni vete sa do behet "rindertimi"
/pf/images/graemlins/smash.gif
/pf/images/graemlins/wave.gif
 

ujku81

Primus registratum
Re: Nga "Panorama"

E rendesishme aty eshte para te gjithash te rregullohet trafiku. Pamja eshte ne plan te dyte.
 

GrifshAAA

Primus registratum
Re: Nga "Panorama"

Pikerisht pra. Po ku di une se ca kane ndermend te sajojne mjeshtrat. /pf/images/graemlins/shrug.gif /pf/images/graemlins/rolleyes.gif
 
H

harap

Guest
Re: Nga "Panorama"

pa merak mos u shqetesoni.Daja i ka bere te gjitha projektet e duhura
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Nga "Panorama"

Grifsha Lulishtja duhet sepse zona e Zogut te Zi eshte zona me e ndotur ne Tirane dhe aty sa me shume peme e gjelberim te kete aq me mire do jete sidomos per familjaret qe te pakten kane mundesi te shplodhin pak syte me dicka te gjelber se u be vite qe shohin vetem gri duke mallkuar qe linden ne ate lagje.
Une mendoj te leme pas ate qe ndodhi.Shkaterrimi i mbikalimit u be.Rendesi ka ajo qe do behet dhe te ndihmojme te behet sa me mire e mundur.Te shajme e grijme Berishes skemi ci bejme se eshte vet zot e vet shkop.Per te ska per te patur ndonjehere ligje ndaj na bie vetem te pranojme te keqen me te vogel.
 

GrifshAAA

Primus registratum
Re: Nga "Panorama"

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Grifsha Lulishtja duhet sepse zona e Zogut te Zi eshte zona me e ndotur ne Tirane dhe aty sa me shume peme e gjelberim te kete aq me mire do jete sidomos per familjaret qe te pakten kane mundesi te shplodhin pak syte me dicka te gjelber se u be vite qe shohin vetem gri duke mallkuar qe linden ne ate lagje.
Une mendoj te leme pas ate qe ndodhi.Shkaterrimi i mbikalimit u be.Rendesi ka ajo qe do behet dhe te ndihmojme te behet sa me mire e mundur.Te shajme e grijme Berishes skemi ci bejme se eshte vet zot e vet shkop.Per te ska per te patur ndonjehere ligje ndaj na bie vetem te pranojme te keqen me te vogel.

[/ QUOTE ]

Lips ka mundesi qe te jete vertete keshtu sic shkuan ti me e mira. Thjesht qe mua me erdhi keq si kishte perfunduar ajo pjese e tiranes kur isha ne Shqiperi ne dimer. Ne kot qe flasim si duam te jete, sepse ne fund te fundit germa forumi mbeten.
Por personalisht them qe trafiku nese eshte i renduar do kete pervec ndotjes se ajrit dhe aksidente te shumta.
Zgjidhjen me perfekte kot qe ta diskutojme, sepse mesa duket ne do mbetemi gjithmone shume larg te qenit normal.....se perfeksionin as ne enderr nuk e arrijme dot. /pf/images/graemlins/cry.gif

Gjithsesi.....te presim e te shpresojme qe te pakten do i japin nje imazh tjeter asaj pjese te Tiranes. /pf/images/graemlins/pickellonja.gif

/pf/images/graemlins/wave.gif
 
Top