Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET
NJe kujtese kryetarit te PS .
(dhe jo vetem atij)
Nga Artan LAME
Haxhi Qamili qe nje fshatar qe nuk kish pare gje tjeter pertej katundit te vet, qe s'dinte te shkruante e te lexonte as turqisht se shqipja si hynte ne pune, qe s'i binte ne mend c'qe Shqiperia, patriotizma a idealizma, e te tjera llafe te medha keso dore.
Princ Vidi kish' bere shkollat e Evropes, pat' mbaruar akademi ushtarake dhe pasi iku nga Shqiperia, arriti deri ne graden e gjeneralit ne ushtrine gjermane (nuk di ne me kuptoni cdo te thote "gjeneral gjerman", jo gjeneral nga keta tanet qe e ve komandant operacioni dhe ja mbath per nga lumi). E derguan ne Shqiperi te qeveriste nje vend qe se qeveriste as dreqi dhe pa ardhur mire, u perball me nje rrebelim te te gjithe kunder te gjitheve, ku mes zallamahise, degjohej klithma "dum Baben". Ky qe rrebelimi zi-ndjelles i vitit 1914, qe Komandanti per 50 vjet rresht u mundua te na mbushte mendjen qe qe "kryengritje perparimtare". Nejse.
Me gjithe shkollat e akademite, Princ Vidi asnjehere nuk arrinte te fitonte ndaj Haxhi Qamilit. Pse ndodhte kjo? Princit i kishin mesuar ne shkolle, qe cdo veprim i nje njeriu te rritur dhe per me teper kur ka edhe pergjegjesi mbi krye, udhehiqet apo eshte ne funksion te nje synimi te caktuar. Keshtu, Princi sot merrte vesh qe rrebelet po shkonin drejt Tiranes dhe menjehere niste forca edhe ai qe te mbronte Tiranen, por kur keta arrinin nuk gjenin kembe rrebeli. O burra, thoshte Princi, duke studiuar harten, kthehuni ne Durres se kjo qe nje manover e Haxhi Qamilit, qe te largonim forcat nga Durresi. Trupat ktheheshin turravrap, por as ne Durres nuk ndodhte gje. Pastaj vinte lajmi se Qamilistet, kishin djegur sarajet e bejlereve ne Kruje dhe duke u mbeshtetur tek rregullat qe i kishin mesuar ne akademi, Vidi nxirrte perfundimin se Haxhiu ishte kunder te pasurve dhe menjehere bente percapje per t'u afruar me keto shtresa. Por te nesermen vinte lajmi se Haxhi Qamili, vete brekegrisur, kish varur ne Elbasan fshatare edhe me fukarenj se ai. Aaaa, thoshte Princi, e gjeta: meqe ky eshte kunder te dy paleve shqiptare, atehere duhet te jete agjent i grekeve, por pastaj spiunet e tij te sikletosur, i sillnin lajmin se Haxhi Qamili donte nje princ myslyman. Dreq o pune, atehere do te jete me Turqine, por s'kalonin ca dite dhe vinte lajmi se e kishin pare Haxhine te plackiste pashallaret shqiptare te kthyer nga Turqia dhe te tallej me nishanet dhe uniformat e tyre, duke marshuar drejt jugut. Princi hapte serisht manualet dhe dergonte ushtrine kunder kolones se rrebeleve, por sakaq vinte kunderlajmi, se Haxhi Qamili e ka braktisur kolonen e te tijve dhe po i drejtohet Kavajes. Po kjo pune? Ferkonte mjekren Princi, mos ka ndonje kurth ketu, se une mund t'ia shkateroj taboret? Dhe ja shkateronte vertet nje tabor, pa kuptuar se nuk qe kurth, por thjesht Xhikja ja kish mbathur per te bere nje aheng me turkoshaket e Kavajes.
Keshtu kaluan 6 muaj te tmerrshem per Princ Vidin, qe nuk e zuri gjumi asnje nate, duke u munduar te kuptonte strategjine e Haxhi Qamilit dhe 6 muaj rumpalle per Haxhi Qamilin, qe e zuri gjumi rehat cdo nate, pasi nuk kish patur ndonje strategji, por thjesht kish bere c'ti dilte perpara.
E kjo histori, qe ne shqiptareve na kushtoi goxha shtrenjte 90 vjet te shkuara, po perseritet serisht sot, por jo me brekushe e daulle, por me tuta dhe internet. Keshtu, shoh Opoziten e sotme, tek rreket e dersin per te kuptuar strategjine e Qeverise ne levizjet qe ben dhe masat qe merr. Se sot merr vendim per te ulur cmimet, neser u heq pensionet ushtarakeve, pastaj u sulet biznesmeneve, bllokon ndertime e prish pallate, pastaj e le kete dhe thote se do orientohemi nga turizmi dhe dite me vone vendos bllokimin e jahteve. Pastaj thote qe bera gabim po keshtu do te mbetet dhe ben konferenca per turizmin ne Burrel. Miraton nje program te djathte dhe nje buxhet majte, pastaj mbeshtet me fjale ish-pronaret, ndersa token e tyre ja jep kujt t'i dale perpara. Sot thote se do ndertoje rruge e ura e neser prish mbikalime.
Opozita, sapo orientohet dhe mendon se ja kuptoi qellimin ne darke, perballet me nje veprim diametralisht te kundert ne mengjes. Kreret e saj, mbyllen ne zyra, hapin manualet dhe internetin dhe mundohen te kuptojne kahjen e levizjes se Qeverise, per te kuptuar ku mbeshtetet ajo dhe cili do te jete orientimi i politikave te saj. Gjejne lloj-lloj modelesh, ku ne Hollande e ku ne Peru dhe kur u duket se kuptuan dicka, mbeten te zhgenjyer se te nesermen, ndodh tepke ajo qe nuk pritej: Goditet shtresa qe i ish premtuar ta mbronte dje, a e ha pas qafe kush mundohet te shkoje pas ligjit.
Harrova t'ju kujtoj me siper, se si perfundoi ajo historia e Haxhi Qamilit. Ate qe nuk e bene Princ Vidi me uniforme te hekurosur e dosje me ligje, oficeret hollandeze dhe inspektoret angleze, topat e Austrise dhe mitralozat e Italise, vullneti i patrioteve shqiptare dhe gjithe te tjerat me rradhe; e bene vete lukunite e rebeleve qe e braktisen shefin e tyre, kur nuk pati me gje per te vjedhur e plackitur, duke e lene ate te zihej rob dhe vendin ne pike te hallit.
Ne gjithe kete histori ka shume ngjashmeri, ku fakti qe Princ Vidi ishte 2 metra i gjate nuk eshte e vetmja. Kam pershtypjen, se tej gjithe strategjive te opozites, skemave te studiuesve, sterhollimeve te analisteve dhe keshillave te eksperteve, fundi serisht do te vije kur shefin ta lene vetem te tijte, pasi te kene bere ate qe dine te bejne: lacke e placke poshte e perpjete, si me 1914, si me 1997, si me 2 mije e cane.
Ne te gjithe te tjeret, kemi vetem nje detyre: te bejme te pamunduren per te shpetuar c'mund te shpetojme, qe demi te jete sa me i vogel.