U SHEMB MBIKALIMI!!!

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Padyshim shkruajti:
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
dhe e fundit ishte qe sala e pranon protesten e miletit si mjet legjitim POR JO KUR BEHET PER TE MBROJTUR KRIMIN!!!

[/ QUOTE ]

Ajo ahprehja e Berishës nuk është kështu si e interpreton ti. Berisha u shpreh se nuk është e hijshme kur kjo e drejtë demokratike PËRDORET për të mbuluar korrupsionin (që duhet akoma të provohet).

Thjesht një parantezë për të saktësuar gjërat.
 
pppppaa

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Në mitingun e organizuar nga PS e Edi Rama në Tiranë morrën pjesë rreth 2 mijë vetë (sipas gazetës Tema, e vetmja që kishte nxjerrë shifra). Është ky një mosinteresim i qytetarëve të Tiranës për fatin e Zogut të Zi apo është reflektimi i ndjenjës së kryeqytetasve ndaj praktikave jo korrekte të Ramës? Mos vallë llafet e kafeneve për allishverishet e Ramës kanë patur më shumë jehonë se thirrjet e tij kundër Berishës dhe bojrat e çuditshme të pallateve të kryeqytetit

[/ QUOTE ] Jo plako ishin shume me teper se 2000....Une kam qene vete aty dhe i pashe...Per mitingjet e PS mos lexo Temen se eshte me keq se RD-ja......
 
H

harap

Guest
Re: help!!!!

ne nje vend pa rendesi.diku nga zogu i zi /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Poseidon

Primus registratum
Re: help!!!!

hmmmm kur erdha ne tirane andej kalova nuk pashe gje!!! sa shpejt e paskan prish /pf/images/graemlins/mad.gif
 
Guest
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ah me qe ra fjala sapo mbaroi tek "SAT+ shqip" nje film ne te cilin komunistet duhet te hidhnin uren ne ere pasi mbi te do te kalonte okupatori... po qe mu kujtua mbikalimi, Beisha dhe populli.

[/ QUOTE ]

Leri krahasimet e kota Satana. Per Vit te Ri ne Tirane, asnje ore nuk iken dritat. Socialistet te Sala e kane mendjen. E drejte qe s´mund te jete nje politikan i zoti, por tepakten s´éshte i degjeneruar, mafioz apo i korruptuar koke e kembe si Tosi dhe zagaret, qe i vine pas.

Me hapa breshke eci gjithcka nen Ps-ne keto 8vjet. Te vjen turp te kalosh ne rrugen per Rinas. Nuk i vrisnin syte Nanos apo te tjereve kur shkonin jashte ne keto 8 vite. Ku ishte Tosi gjithe dhjetorin?
Qeveria ekzistuese, po ben reformat
qe duhen bere. Shpenzimet e nje parlamentari, arrinin mbi 1000 Euro ne muaj. Standart Evropian? /pf/images/graemlins/rolleyes.gif S´te benin pershtypje kush i paguante keto??

Po Kinema "Millenium" ne rruge Kavaje pse u prish ?? Sepse Edi Rama, kerkonte te ngrinte pallatin e tij...dhe sot jane pezulluar aty ndertimet.
P.s Mos kerkoni te korigjoni te tjeret, pa korigjuar gabimet e vetes!
 
fhkklttttt

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

[citimi
Qeveria ekzistuese, po ben reformat
qe duhen bere.

[/ QUOTE ]

Nje pyetje kam une

Ca reformash ka bere deri tani?
 
Guest
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Ali Demso per me shume informacion, bli dhe lexo gazeten te fusha e sportit.
Por jo ate te PS-se, se dihet qe te bardhes i thone e zeze.
 
S6T6N6

Forumium maestatis
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Zemer!

e kam shume bezdi kur robt "flasin nga salla".
Hajde ktu ne podium me mu (merr dhe qiri me vete me qe ra fjala) dhe diskutojme 8a8.

Eshte e lehte te meresh me gjonat e te tjereve (sic benim ne kur kryeminister ishte Nano qe i numeronim ditet e pushimeve), por tashti qe jemi bo si zogj te zi nga netet pa drite te doktorr erresires biles dhe kur zgjohemi duhet te hasemi me cunamin qe gjeneron ky komunist primitiv.

Si perfundim fantazi!

SHQIPTARET E HENGREN SAPUNIN PER DJATHE ME 3 KORRIK 2005 KESHTU QE DUART SERISH DO MBETEN PA LARE /pf/images/graemlins/wink.gif
 
H

harap

Guest
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

pusho ti komunist /pf/images/graemlins/smile.gif
 
ssssssss

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

sa per mbikalimin kam shkruar dhe ne nje forum tjetr.ne rradhe te pare jame pro prishjes (isha kunder qe kur u ndertua)/arsyet jane me poshte na falni qe do zgjatem pak
1)eshte shume shume e shemtuar nga ana estetike
2)ndan tiranen ne 2 pjese dhe izolon kembesoret pasi ato duhet ti bijne rrumbullak mbikalimit dhe jallah te dalin ne krahuun tjetr
3)eshte si ne bunker dhe na ngjall nje kohe lufte
4)eshte jashte rregullave teknike.nji sqarim dua te bej ketu
rrezja e rreth rrotullimit eshte 25m nqs do bejme nje llogari te thjeshte ne kohe te lagesht ne kete rreze nje makine duhet te futet me nje shpejte v=8.5km/h ne kohe te thate me v=12.5km/h eshte absurde apo jo???nqs sbesoni kush di fizike le ta beje llogarine dhe shifeni shpejtesine qe duhet.si pasoje e kesaj rrjedh qe nqs nje makine do kalonte kete shpejtesi do te binte sepse batohet nga forcat rezistente qe veprojne ne te kundert te marrjes se ktheses dhe ajo per pasoje do te binte dhe nqs ajo bie eshte nje lartesi prej 7m imagjinoni cndodh.me kete rreze aty nuk mund te kaloje nje maune autobus dhe mjete te ketij tipi sepse nqs do te kishte nje makine anesore atehere ajo do te hidhte makinen aty mesa di une kalojne shume makina apo jam gabim????
5)imagjinoni qe poshte ketyre strukturash betoni do te mbushej me zhavorr beni nji llogari te thjeshte dhe do shihni sesa m3 zhavorr shpenzohen qe eshte komplet budallallik sepse ajo mund te behej me kollona dhe kishte edhe komunikim ne anen tjetr.
6)ajo bllokon cdo lloj ndertese aty sepse ze dyqanet.
7)nuk lehteson trafikun sepse ajo kalon makinat tranzit ne qender te tiranes per te shkuar ne nji vend tjetr.ajo duhet ti nxirrte makinat ne periferi.
8)ne jemi pro ligjit apo jo???nqs eshte jashte ligjeve ath duhet te paditet ai person qe e ka bere duhet te prishet si cdo godine tjetr private sepse nqs ligjvenesi shkel ligjin ath cduhet te bejme ne te tjeret (pa leje me leje kete ne nuk e dime pa marre mediat)
9)ai mbikalim ka nje kosto te larte kur atij mbikalimi vetem projekti i kushtonte 800000$ eshte absurde nje projekt 800000$esh sepse kaq nuk bejne kullat twin tower.
kaq kisha cuna goca demokrate e socialiste.
SEX DRUGS &amp; ROCK'N'ROLL.ME FALNI QE U ZGJATA.BYE BYE
 
u74

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

NJe kujtese kryetarit te PS .
(dhe jo vetem atij)

Nga Artan LAME

Haxhi Qamili qe nje fshatar qe nuk kish pare gje tjeter pertej katundit te vet, qe s'dinte te shkruante e te lexonte as turqisht se shqipja si hynte ne pune, qe s'i binte ne mend c'qe Shqiperia, patriotizma a idealizma, e te tjera llafe te medha keso dore.

Princ Vidi kish' bere shkollat e Evropes, pat' mbaruar akademi ushtarake dhe pasi iku nga Shqiperia, arriti deri ne graden e gjeneralit ne ushtrine gjermane (nuk di ne me kuptoni cdo te thote "gjeneral gjerman", jo gjeneral nga keta tanet qe e ve komandant operacioni dhe ja mbath per nga lumi). E derguan ne Shqiperi te qeveriste nje vend qe se qeveriste as dreqi dhe pa ardhur mire, u perball me nje rrebelim te te gjithe kunder te gjitheve, ku mes zallamahise, degjohej klithma "dum Baben". Ky qe rrebelimi zi-ndjelles i vitit 1914, qe Komandanti per 50 vjet rresht u mundua te na mbushte mendjen qe qe "kryengritje perparimtare". Nejse.

Me gjithe shkollat e akademite, Princ Vidi asnjehere nuk arrinte te fitonte ndaj Haxhi Qamilit. Pse ndodhte kjo? Princit i kishin mesuar ne shkolle, qe cdo veprim i nje njeriu te rritur dhe per me teper kur ka edhe pergjegjesi mbi krye, udhehiqet apo eshte ne funksion te nje synimi te caktuar. Keshtu, Princi sot merrte vesh qe rrebelet po shkonin drejt Tiranes dhe menjehere niste forca edhe ai qe te mbronte Tiranen, por kur keta arrinin nuk gjenin kembe rrebeli. O burra, thoshte Princi, duke studiuar harten, kthehuni ne Durres se kjo qe nje manover e Haxhi Qamilit, qe te largonim forcat nga Durresi. Trupat ktheheshin turravrap, por as ne Durres nuk ndodhte gje. Pastaj vinte lajmi se Qamilistet, kishin djegur sarajet e bejlereve ne Kruje dhe duke u mbeshtetur tek rregullat qe i kishin mesuar ne akademi, Vidi nxirrte perfundimin se Haxhiu ishte kunder te pasurve dhe menjehere bente percapje per t'u afruar me keto shtresa. Por te nesermen vinte lajmi se Haxhi Qamili, vete brekegrisur, kish varur ne Elbasan fshatare edhe me fukarenj se ai. Aaaa, thoshte Princi, e gjeta: meqe ky eshte kunder te dy paleve shqiptare, atehere duhet te jete agjent i grekeve, por pastaj spiunet e tij te sikletosur, i sillnin lajmin se Haxhi Qamili donte nje princ myslyman. Dreq o pune, atehere do te jete me Turqine, por s'kalonin ca dite dhe vinte lajmi se e kishin pare Haxhine te plackiste pashallaret shqiptare te kthyer nga Turqia dhe te tallej me nishanet dhe uniformat e tyre, duke marshuar drejt jugut. Princi hapte serisht manualet dhe dergonte ushtrine kunder kolones se rrebeleve, por sakaq vinte kunderlajmi, se Haxhi Qamili e ka braktisur kolonen e te tijve dhe po i drejtohet Kavajes. Po kjo pune? Ferkonte mjekren Princi, mos ka ndonje kurth ketu, se une mund t'ia shkateroj taboret? Dhe ja shkateronte vertet nje tabor, pa kuptuar se nuk qe kurth, por thjesht Xhikja ja kish mbathur per te bere nje aheng me turkoshaket e Kavajes.

Keshtu kaluan 6 muaj te tmerrshem per Princ Vidin, qe nuk e zuri gjumi asnje nate, duke u munduar te kuptonte strategjine e Haxhi Qamilit dhe 6 muaj rumpalle per Haxhi Qamilin, qe e zuri gjumi rehat cdo nate, pasi nuk kish patur ndonje strategji, por thjesht kish bere c'ti dilte perpara.

E kjo histori, qe ne shqiptareve na kushtoi goxha shtrenjte 90 vjet te shkuara, po perseritet serisht sot, por jo me brekushe e daulle, por me tuta dhe internet. Keshtu, shoh Opoziten e sotme, tek rreket e dersin per te kuptuar strategjine e Qeverise ne levizjet qe ben dhe masat qe merr. Se sot merr vendim per te ulur cmimet, neser u heq pensionet ushtarakeve, pastaj u sulet biznesmeneve, bllokon ndertime e prish pallate, pastaj e le kete dhe thote se do orientohemi nga turizmi dhe dite me vone vendos bllokimin e jahteve. Pastaj thote qe bera gabim po keshtu do te mbetet dhe ben konferenca per turizmin ne Burrel. Miraton nje program te djathte dhe nje buxhet majte, pastaj mbeshtet me fjale ish-pronaret, ndersa token e tyre ja jep kujt t'i dale perpara. Sot thote se do ndertoje rruge e ura e neser prish mbikalime.

Opozita, sapo orientohet dhe mendon se ja kuptoi qellimin ne darke, perballet me nje veprim diametralisht te kundert ne mengjes. Kreret e saj, mbyllen ne zyra, hapin manualet dhe internetin dhe mundohen te kuptojne kahjen e levizjes se Qeverise, per te kuptuar ku mbeshtetet ajo dhe cili do te jete orientimi i politikave te saj. Gjejne lloj-lloj modelesh, ku ne Hollande e ku ne Peru dhe kur u duket se kuptuan dicka, mbeten te zhgenjyer se te nesermen, ndodh tepke ajo qe nuk pritej: Goditet shtresa qe i ish premtuar ta mbronte dje, a e ha pas qafe kush mundohet te shkoje pas ligjit.

Harrova t'ju kujtoj me siper, se si perfundoi ajo historia e Haxhi Qamilit. Ate qe nuk e bene Princ Vidi me uniforme te hekurosur e dosje me ligje, oficeret hollandeze dhe inspektoret angleze, topat e Austrise dhe mitralozat e Italise, vullneti i patrioteve shqiptare dhe gjithe te tjerat me rradhe; e bene vete lukunite e rebeleve qe e braktisen shefin e tyre, kur nuk pati me gje per te vjedhur e plackitur, duke e lene ate te zihej rob dhe vendin ne pike te hallit.

Ne gjithe kete histori ka shume ngjashmeri, ku fakti qe Princ Vidi ishte 2 metra i gjate nuk eshte e vetmja. Kam pershtypjen, se tej gjithe strategjive te opozites, skemave te studiuesve, sterhollimeve te analisteve dhe keshillave te eksperteve, fundi serisht do te vije kur shefin ta lene vetem te tijte, pasi te kene bere ate qe dine te bejne: lacke e placke poshte e perpjete, si me 1914, si me 1997, si me 2 mije e cane.

Ne te gjithe te tjeret, kemi vetem nje detyre: te bejme te pamunduren per te shpetuar c'mund te shpetojme, qe demi te jete sa me i vogel.
 
Ky qenka shkrimi me i bukur qe kam lexuar ne vitet e fundit.E paska thene tamam
 
fhkklttttt

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ali Demso per me shume informacion, bli dhe lexo gazeten te fusha e sportit.
Por jo ate te PS-se, se dihet qe te bardhes i thone e zeze.

[/ QUOTE ]

Sa e thelle qeke .Me duhen edhe nja dy dite te tjera ta deshifroj .
Ndonje reforme qe ka bere qeveria Saliste KOPiste do me thuash?
 
Kondrapedali

Kondrapedali
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Në mitingun e organizuar nga PS e Edi Rama në Tiranë morrën pjesë rreth 2 mijë vetë (sipas gazetës Tema, e vetmja që kishte nxjerrë shifra). Është ky një mosinteresim i qytetarëve të Tiranës për fatin e Zogut të Zi apo është reflektimi i ndjenjës së kryeqytetasve ndaj praktikave jo korrekte të Ramës? Mos vallë llafet e kafeneve për allishverishet e Ramës kanë patur më shumë jehonë se thirrjet e tij kundër Berishës dhe bojrat e çuditshme të pallateve të kryeqytetit

[/ QUOTE ] Jo plako ishin shume me teper se 2000....Une kam qene vete aty dhe i pashe...Per mitingjet e PS mos lexo Temen se eshte me keq se RD-ja......

[/ QUOTE ]

Plako, s'dike me nemuru se shumica e gazetave të pavarura (Shekulli, Korrieri, Gazeta Shqiptare) jepnin po këtë shifër.

P.S. Sa për informacion, niveli i RD është shuuuuuuuumë më i lartë se ai i ZP. Këtë aspekt të paktën PD e ka të fituar.
 
Kondrapedali

Kondrapedali
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Ja dhe një artikull tjetër marrë nga Korrieri online

Euroteorema: Bashkia s'na jep formularin
E Marte, 10 Janar 2006
Presidenti i firmes ndertuese "Euroteorema", qe ka kryer ndertimet ne mbikalimin e "Zogut te Zi", Giovanni Pascale, i kerkon policise ndertimore te rishohe qendrimin e saj. Sipermarresi italian shpreh keqardhje qe eshte perfshire rastesisht ne nje konflikt mes pushtetit vendor dhe atij qendror. "Kemi filluar nje gare te rregullt per ndertimin e nenkalimit te "Zogu i Zi", jemi firme zbatuese dhe kemi per detyre vetem zbatimin korrekt te projektit", sakteson Pascale. Ai pohon se nepermjet nje procesverbali policia ndertimore i ka kerkuar plotesim dokumentacioni. "Ne i kemi kerkuar Bashkise formularin e lejes se ndertimit, ndersa ende nuk eshte vene ne dispozicion nga ky institucion", sqaron Pascale. Firma shprehet e gatshme qe te rifilloje punimet nese ceshtja zgjidhet mes paleve.

Çuditë nuk mbarojnë tek Bashkia e Tiranës /pf/images/graemlins/smash.gif. Ke parë ti që paska të drejtë KRRTRSH /pf/images/graemlins/shrug.gif.
 
ssssssss

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

ejjjjjjjjj e moret vesht nje qytetar i tiranes kishte vdekur tek mbikalmi dhe ishte 81 vjec.qe tani filluan ku makinat ecin ngadale po kur te ndertohet???
 
tntn

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

shoke...une them qe mbikalimin ta prishim.

pasi ta kemi hequr qafe kete veper te infrastruktures socialiste, duhet ti futemi me themel kompleksit fashist te ministrive, pastaj ti japim nje te shtyre pallatit kinez te kultures, drejt e te gropa e hajdin sejdise.
Per ata qe duan te vazhdojne me tej, them te vazhdojme me shembjen e vepres enveriste te muzeut kombetar, si dhe me kthimin ne identitet te kioskave buze Lanes. Ne fund them ta permbyllim me legalizimin e plote dhe pa kushte te ndertimeve ne Bathore dhe kenete te Durresit.

VETEM KESHTU DO TE BEJME HAJER
Hajt pra
 
ssssssss

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

jo jo tntn mgjths jam me pd i cmend si ty nuk bie dakort me larte per nje gje.mbikalmi te prishet jo se eshte veper socialiste por sepse nuk qendron per ato qe kam thene me lart per ish ministrat jam shume dakort sepse ato duhen paditur sepse na kane vjedhur neve dhe taksat tone per muzen ajo nuk ka rendesi se kujt periudhe i perket ajo eshte e historise tone dhe sa per kjoskat jam kundra prap sepse ishin gje shume e shemtuar sa per legalizimit jam ne mendim qe te legalizohen dhe me cmimin e tregut jo te viteve 90-93 sepse kjo do te sillte nje renie ekonomike dhe ato nqs shiten shiten me cmim te sotshem dhe jo te djeshem.bye bye
 
albinfo

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Po komentoj pak pikat qe ztoi Gibson ngre ne nje nga positmet e tij. Nuk po e bej me quote pasi dilte shume i madh. Sipas rradhes qe ai kishte vendosur:
1 - Jam shume dakort me ty, megjithate nese eshte i dobishem per komunitetin nuk besoj se vetem estetika kjo perben nje arsye per ta prishur!
2 - Po perse, nese eshte nje rreth rrotullim kembesoret si do shkojne ne anen tjeter? Pikerisht ketu ata ekspertet duhet te nderhyjne dhe te japin sugjerimet e tyre. Nuk e besoj se eshte e pamundur te shtohen trotuare per kembesoret.
3- E the tek pika e pare qe nuk te pelqente, apo edhe ti si puna e eksperteve qe nga nje argument nxjerrin 3-4 arsye.
4 - Une ne fizike kam qene shume i mire por per kete vleren qe ti nxorre me duhen shume te dhena: Pesha e makines, koeficienti i ferkimit te makinave me gomen etj etj dhe te gjitha te marra ne situata ideale.
Nese do te flasim praktikisht ama, te them se pak me poshte, ne Unazen e re, eshte bere nje rreth rrotullim qe rrezja e tij nuk i kalon 10 m dhe une sa here qe kthehem nga durresi, aty futem me 30 km/ore pa problem. Te jem shofer kaq i mire valle? Apo i kam gomat e mira? Si thua ti?
5 - Duhet te konsultohesh pak me "ekspertet" qe hodhen mendimin e prishjes. Ata thone qe ai keshtu si eshte me beton nuk eshte i forte dhe rezistent per ato pesha qe do kalojne ndersa ti thua qe te ishte bere me kolona???
6 - Nese pronari i dyqanit ka te drejte, atehere le te kerkoje demshperblim. Mua nuk me duket normale qe per shkak se i humbet pamja atij, duhet te pres une 1 ore ne trafik per te hyre ne Tirane.
7 -Mos u bej ekspert me zor. Kjo qe thua ti zgjidhet duke bere unazen e madhe. Mbikalimi nuk ka fare lidhje me kete. pse po te ishte rreth rrotullimi cfare do ndodhte?
8 - Jam shume dakort me ty. Po ti harron qe keto nuk jane leket e ndonje privati, por jane leket e mia dhe te tua. dhe nese prishet une dhe ti do ti nxjerrim perseri leket nga xhepi per ta rregulluar. Une per vete ia bej hyzmetin lekeve te mia, nese ty nuk te pelqejne leket atehere mund te vazhdosh.
9 - A mund te thuash burimin e ketij informacioni? Une e di se mbikalimi i gjithe kushton 2 mil USD. dhe nuk ka mundesi qe projekti te jete aq. Te siguroj se nese do ishte e vertet se jane bere shkelje financiare aty, nuk do te te linte ty rradhe xhaxhi Saliu qe te ankoheshe.
 
Top