Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET
EBM,
Se pari me duket se jemi te tema politika shqiptare, keshtu qe meduket normal qe trajtohet problemi dhe politikisht!
Se dyti, nuk jam kundra ligji, e skam qene ndonjehere, se treti nuk jam partizan i Rames, perkundrazi, mund te te ve dhe pergjigjen qe i kam kthyer fteses se tij me mail...
Per tju rikthyer temes, ky objekt u sulmua se pari me pretekstin e moszbardhjes se lejes, me pas ate te takses qe nuk eshte paguar nga Bashkia e Tiranes per zbardhie leje (kur kuptuan qe Bashkia duhet tja paguante Bashkise taksen se preken me kete problem!)...e deri sa arriti ne argumenta te stilit "nuk ka nevoje per mbikalim" , apo ndotje ambientit apo tani diskutohet dhe çmimi e per kete duhet prishur.
Qe mund te kete pas shkeleje, kete nuk mund ta kundershtoj pasi nuk kam dosjen perpara meje, por menyra si po trajtohet ky problem, si dhe probleme te tjera kohet e fundit, lene te dyshos se ne vendin tone po rinstalohet nje forme diktature.
Largimi nga detyra i shume funksionareve te shtetit per arsye partiake, deri ne poste te ulta, sulmi per te hequr kryeprokurorin me preteksin se fle mbi dosjet e krimit (pa permendur fare se cilat jane keto dosje!!) kthimi i çuditeshem dhe emertimi i Gazidedes ne prokurori (ne nje kohe qe kishte 8 vite qe kishte braktisur vendin).
Si ka mundesi qe ky njeri nuk ka lene akuze pa bere per Fatos Nanon dhe sot nuk e permend me fare!!! A e kuptoni se ky eshte thjesht nje manipulim i gjalle e ska te beje as me reforma institucionesh e as me mbajtje premtimesh, por vetem me pergatitjen e zgjedhjeve lokale te kesaj vere!
Ne rastin konkret nuk kemi si flasim ne parime pasi nuk po sulmohet nje objekt e shkeljet ne te, por po sulmohet kundershtari numer nje i opozites, kryetari i bashkise, pra ky afar eshte politik e ska te beje me asnje gje tjeter, akoma nuk jeni bindur per kete!