U SHEMB MBIKALIMI!!!

MLK

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Qe jane bere shkelje ne Bashkine e Tiranes mendoj se kjo nuk ka nevoje per diskutim, ashtu si dhe ne pjesen me te madhe te institucioneve. Problemi eshte qe nese kemi vendos me te vertete te luftojme korrupsionin duhet me qen transparent ne kete fushe.
Nga 1990 deri ne 2001 jane ndertuar apo kane funksionuar lloj lloj ndertimesh pa leje, te cilat i gjeje dhe ne mes te qenderes se Tiranes. A u fut njeri ne burg apo u ndoq ndonje funksionar i administrates se qeverise Berisha 1 gjate asaj periudhe?! A ka fol ndonjehere Berisha per shkeljet e Brojkes, ku me 500 euro bakshish te jepnin leje me ndertu kiosken aty ku sot eshte Hotel Rogner, prane kryeministrise e prane presidences!
Nuk jam kundra luftes ndaj korupsionit po kundra shfrytezimit te postit per lufte politike e kundra interesave te popullit shqiptar.
Gjate periudhes se zgjedhjeve, Berisha premtoj se nese fitonte zgjedhjet do te pergjysmonte taksat per biznesin e vogel. Aktualisht taksat nuk jane pergjysmuar dhe pse Berisha eshte ne krye te vendit dhe ka fuqi te plote per ta bere ate qe premtoi.
Atehere ne kete rast ky quhet mashtrim, dhe mashtrim per perfitim pasi nepermjet ketij mashtrimi arriti te fitoje postin e kryeministrit nepermjet te cilit i jepet e drejte te "manaxhoje" parate e popullit shqiptar per 4 vjet.
Si mund te besojme te morali i ketyre njerezve kur kane dhene prova te shumta qe nuk i ka kercit ndonjehere per popullin, pasi ajo qe i intereson eshte vetem karrigja e tyre!
Gjithesesi, e vetmja gje pozitive qe shoh ne kete afer, eshte fakti qe Rama sdo bej me sipas qefit e te mos ket frike se do ti hyje gjemb ne kembe.
 

T_E_A

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Une jam shume pro teorise se vendosjes se ligjit. nqs mbikalimi eshte i paligjshem atehere le te penalizohen te gjithe shkaktaret, nqs s'ka parametrat teknike jemi akoma ne kohe t'i riparojme.
Futja e fadromes eshte kthim pas, per mendimin tim. Dmth eshte nje vendim komplet politik i saliut. Une nuk jam specialiste ligjore, nuk di te te them nese ndonjera pale ka shkele ligjin apo jo, por per nje gje jam mese e sigurte te shkatarrosh cdo gje qe me perpara eshte tentuar te ndertohet eshte nje kosto shume e madhe per qytetarin.
Edhe nje gje militanteve te PD "komplimente" per pasionin.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

O MLK nuk po flitet per emra te pervecem ketu mor vella.
Une e trajtoj problemin si fillimin e nje lufte kunder arbitrariteteve te institucioneve.
Ka me mijera familje ne Tirane qe kane kaq vite qe s'marrin hipoteken e shtepise vetem per faktin se ndertuesi ka bere nje papafingo shtese ne pallat apo ka nxjerre nje dere/dritare jashte projektit te dorezuar ne KRT dhe per kete duhet ta pesojne te gjithe banoret e atij pallati.
Per te gjithe ne besoj se ky veprim konsiderohet pozitiv nga ana e Bashkise, sepse po zbaton ligjin dhe u tregon te gjitheve qe me shtetin nuk behet shaka. Ok, bukur fort, nga ana tjeter pse u dashka te marre jete ngritja e nje objekti pa leje ndertimi, pa oponence teknike e me shume probleme pronesie?Vetem per hir te se kaluares se ndritur te x personi?
Jo mor mik, ligji duhet t'i godase te gjithe njesoj ashtu sikurse duhet dhe t'i mbroje njesoj.
Kete duhet me mberrit te kuptojne te gjithe shqiptaret, pa interpretimet politike jane thjesht pasione individesh, dhe le te behen ne Forume partish.
 

MLK

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

EBM,
Se pari me duket se jemi te tema politika shqiptare, keshtu qe meduket normal qe trajtohet problemi dhe politikisht!
Se dyti, nuk jam kundra ligji, e skam qene ndonjehere, se treti nuk jam partizan i Rames, perkundrazi, mund te te ve dhe pergjigjen qe i kam kthyer fteses se tij me mail...
Per tju rikthyer temes, ky objekt u sulmua se pari me pretekstin e moszbardhjes se lejes, me pas ate te takses qe nuk eshte paguar nga Bashkia e Tiranes per zbardhie leje (kur kuptuan qe Bashkia duhet tja paguante Bashkise taksen se preken me kete problem!)...e deri sa arriti ne argumenta te stilit "nuk ka nevoje per mbikalim" , apo ndotje ambientit apo tani diskutohet dhe çmimi e per kete duhet prishur.
Qe mund te kete pas shkeleje, kete nuk mund ta kundershtoj pasi nuk kam dosjen perpara meje, por menyra si po trajtohet ky problem, si dhe probleme te tjera kohet e fundit, lene te dyshos se ne vendin tone po rinstalohet nje forme diktature.
Largimi nga detyra i shume funksionareve te shtetit per arsye partiake, deri ne poste te ulta, sulmi per te hequr kryeprokurorin me preteksin se fle mbi dosjet e krimit (pa permendur fare se cilat jane keto dosje!!) kthimi i çuditeshem dhe emertimi i Gazidedes ne prokurori (ne nje kohe qe kishte 8 vite qe kishte braktisur vendin).
Si ka mundesi qe ky njeri nuk ka lene akuze pa bere per Fatos Nanon dhe sot nuk e permend me fare!!! A e kuptoni se ky eshte thjesht nje manipulim i gjalle e ska te beje as me reforma institucionesh e as me mbajtje premtimesh, por vetem me pergatitjen e zgjedhjeve lokale te kesaj vere!
Ne rastin konkret nuk kemi si flasim ne parime pasi nuk po sulmohet nje objekt e shkeljet ne te, por po sulmohet kundershtari numer nje i opozites, kryetari i bashkise, pra ky afar eshte politik e ska te beje me asnje gje tjeter, akoma nuk jeni bindur per kete!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

MLK, që kjo është një çështje politike nuk kërkon shumë mend. Por në këtë rast është e bazuar në ligj dhe ligjin e zbaton Maliqi.

Ti the:"Si ka mundesi qe ky njeri nuk ka lene akuze pa bere per Fatos Nanon dhe sot nuk e permend me fare?".

Nano ka që në korrik kur është zgjedhur deputet që nuk është dukur më dhe kjo ka mundësi të jetë një marreveshje politike që ai të largohet pa qenë e nevojshme të hapen dosje kundër tij.

Sa për Sollakun, ai e ka treguar veten që nuk është për atë vend. Dosje të pazbardhura ka me qindra ndërkohë që faktet nuk është vështirë t'i gjesh përderisa edhe në majë të Kanadasë njihen. Çështja është se mungon vullneti nga ana e prkurorisë për të hetuar e kjo si pasojë e përfshirjes së Sollakut (me hir apo pahir) në këto çështje.

Përsa i përket diktaturës që përmende, ajo mund të instalohet vetëm nëse opozita nuk din të reagojë, pra kur ajo reagon për çështjet e gabuara dhe në çdo moment me dhe pa arsye.

Në rastin në fjalë, asgjë nga këto nuk do kish ndodhur nëse Rama nuk do ishte treguar kokëfortë e nëse do kishte plotësuar dokumentacionin përkatës. Kjo sjellje nga ana e Ramës dhe e stafit të tij ka së paku qëllimin që ta kthejë këtë çështje në një çështje politike por mund të fshehë edhe pislliqe të tjera.

Unë të paktën kështu e shoh.
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nese do ecet gjithe kohes fale dhe kete here se nuk do e bej me, s'kemi per t'u bere ndonjehere shtet.
Besoj duhet te jete nje fillim per fuksionimin e ligjit. Si ndermorri Ed Rama nismen per te zhdukur kioskat nga Lana(dhe mire beri) ashtu duhet te ndermerret dhe nisma per vendosjen e nje shteti ligjor, ku cdokush te luaj rolin e vet pa i tejkaluar kompetencat e veta.
Ka kosto? Normal qe do kete kosto dhe kostot duhet t'i paguajne shkelesit e ligjit.

[/ QUOTE ]

Ka kosto por kostot nuk i paguajne shkelesit e ligjit,te gjitha keto kosto bien mbi ne ,qytetaret e thjeshte qe vazhdojme paguajme taksa dhe keto taksa qe duhet te ndertojne dicka vetem po i hedhin ne ere kot.U lodhem duke degjuar keto politika prishese etj etj,boll po paguajme per gabime qe si kemi bere.
 

u74

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Cudi... me pretendimin se do te rregullojme nje gje prishim nje tjeter qe ka kushtuar me se 1 milion dollare per tu ndertuar deri aty ku eshte sot . Por meqe qeveria e ka realizur planin 100 ditor 130 perqind , at'hera ca jane jane 1 milion dollare per qeverine shqiptare ?!
 

moisiu

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Mendimi im "i fotografuar" mbi ceshtjen ne fjale!

412769937-peshk.jpg



ju betohem nuk kam hedhur asnje gote /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

lir

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Pse merziteni re... ka plane te tjera sala errr ejjj.
Aman re popull i pabind, sales i kane ngel tropojant e fundit pa zbrit ne tr. Ska me toka ne tr. Do prishim mbi dhe nen kalimin tu bejme shtepite miqve te sales!


Populli shqiptare ka gabime me thes dhe sditi ti rregulloje se nuk i jepet pushteti nje GOMARI, rrumpalle,psikopati... Tani ti kendoj leket si ne tek firmat piramidale.


Si mor katunare na tregoni qe mbikalimi su dashka?! Po skeni faj jo se sju ka ra me vu nen rrota noj rob qe o tu kalu rrugen per me shku ne pune...ah se harrova eshte baba i 4 kalamajve dhe ka nene e babe mbi kurrize. Leje kur o noj fatlum tu dhene shpirt dhe ka per te ik tek spitai ushtarak....
Mos beni dokrra kot! Ligji e maliqi...ska pushtetar ne bote qe nuk ka perfitime nga ndertimet publike...
Dhe ju qe diskutoni per vleren... a keni ndertu noj here noj gjo????a jeni keni idene ndertimit...apo boni chit chat neper forum e kujtoni se dini shume? Jeni tu lon lesht e kokes tu ble 80m2 apartament...imagjinoni pak kur flasim per te mbush me m3 beton nje siperfaqe me me qindra metra??!!
 

963

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Populli shqiptare ka gabime me thes dhe sditi ti rregulloje se nuk i jepet pushteti nje GOMARI, rrumpalle,psikopati...

[/ QUOTE ]

Or zotni, nuk gjykohet verdikti i popullit! Dr Berisha u zgjodh demokratikisht me 3 korrik.
Paskeni qene idiote fare ju komunistet! Prape me bunkere ju ne mes te Tiranes?
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Populli shqiptare ka gabime me thes dhe sditi ti rregulloje se nuk i jepet pushteti nje GOMARI, rrumpalle,psikopati...

[/ QUOTE ]


Or zotni, nuk gjykohet verdikti i popullit! Dr Berisha u zgjodh demokratikisht me 3 korrik.
Paskeni qene idiote fare ju komunistet! Prape me bunkere ju ne mes te Tiranes?

Si mer ti nuk u gjykoka! Ky popull mbajti Enver Hoxhen ne pushtet per 50 vjet, mos valle beri mire?! Ky popull ndryshoi fe vetem per ca metra toke, mos valle beri mire! Ky popull sot eshte me i varferi ne europe, mos valle eshte per shkak te zgjedhjeve te mira qe ka bere nder kohera?!
Zoteri! Populli eshte oponenca e cilesdo qeverisje qe sjell ai vete ne pushtet. 111 ditet e doktorr primitivit jane me te errtat qe ka patur shqiperia qysh prej vitit te larget 98, dhe ky eshte fakt qe cdo dite qe po kalojme po e verteton.
nejse per te ardhur ne teme, po te publikoj disa pamje "bunkeresh" (sic emertohen mbikalimet nga primitivet) te cilat fatmiresisht nuk jane vendosur ketu ne Tirane qe ti prishi Saliu por neper metropole te botes se emancipuar.

SP%20231%20overpass.jpg


Zhengzhou-overpass.jpg


overpass.jpg


(bota moderne i ka perdorur dhe para shume vitesh por duke qene se ju jeni 200 vjet mbrapa ju justifikojme duke thene se makinat nuk mund te hipin aq lart sepse mund te bien)

dumbo.jpg


erhuan2.jpg
 

lir

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

o nisho... a ti ka dhene letrat francezi ty re apo hala???? nqs po atehere bo mire me i mshu punes plako...se popullit mire ti bohet se i mjaftoj i here e desh dy.

A satana....po ca sjell shembuj o burre i dheut? ca lodhesh re aman? Po somalia akoma ska bo kshu kalimesh o derbardhe...po pse tja kalojme somalise neve re aman??? he si thu ti?!

Mjere kjo toke ca mban!!!!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Në mitingun e organizuar nga PS e Edi Rama në Tiranë morrën pjesë rreth 2 mijë vetë (sipas gazetës Tema, e vetmja që kishte nxjerrë shifra). Është ky një mosinteresim i qytetarëve të Tiranës për fatin e Zogut të Zi apo është reflektimi i ndjenjës së kryeqytetasve ndaj praktikave jo korrekte të Ramës? Mos vallë llafet e kafeneve për allishverishet e Ramës kanë patur më shumë jehonë se thirrjet e tij kundër Berishës dhe bojrat e çuditshme të pallateve të kryeqytetit?

Ky skandal (zallamahia e Zogut të Zi) do nxjerrë disa të vërteta të pahijshme në treg më duket. Shpresojmë se do jenë në të mirën e Shqipërisë e në përputhje me ligjin.
 

padyshim

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

shikoni, shikoni nje cike emrat e "eksperteve" qe votuan kunder mbikalimit. gjysma e tyre kane firmosur pro mbikalimit kur ka kaluar neper komisione. "potencialisht e rrezikshme" dhe "e panevojshme" qe ne kete rast do te thote "jo e domosdoshme". por e panevojshme nuk perkthehet automatikisht si e nevojshme per t'u prishur!!! sidomos kur puna eshte gati e mbaruar!!!
Sala i vuri dhe nje emer te ri- e quajti "bunker te zi"
stil klasik fashist-ne fillim e perqeshim pastaj ja k'nojme kulufuthin.
ne fund sala i vuri kapakun denimit me vdekje te karakterit te Rames kur tha se RAma ka paguar vrases me pagese per te shpronesuar pronaret e ligjshem te tiranes!!!! ku qysh si tek??? e di policia kete???
dhe njerezia ndenji aty ne takim si mut duke tundur koken dhe asnjeri nuk e pyeti se me c'fakte e mbeshtet sala kete akuze te tmerrshme...
deputeti i zones nuk ra dakort me pune numrash dhe sala ja tregoi vendin jo me shifra por me hoka duke i kujtuar se partia socialiste ka problem genetik etj etj!!!
po numrat??? hic asnje fjale per numrat!!!
dhe e fundit ishte qe sala e pranon protesten e miletit si mjet legjitim POR JO KUR BEHET PER TE MBROJTUR KRIMIN!!!
kush e vendos kete???? sala? hmmmmm....
deja vu nanjoni ketu????
me t'mira
 

MLK

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Nje gje eshte teper e rende ne kete afar, qe edhe ai pak imazh pozitiv qe ishte krijuar ne syte e komunitetit nderkombetar per punen e bashkise se Tiranes, qeveria qe erdhi e shkaterroi per nje muaj me absurditetin e trajtimit te ketij problemi.
Cfare papergjegjshmerie kane keta njerez qe vazhdojne te funksionojne njesoj si ne komunizem, ku i akuzuari quhet fajtor dhe i denuar pa kaluar akoma ne gjyq!
 

DFV

Primus registratum
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

MLK ke te drejte per ato qe shkruan me larte. por nuk eshte faji i Sali Berishes per te gjithe kete masaker qe po ben, por eshte faji i "sovranit". Ne Shqiperi eshte nje popull qe mender dhjet ne breke nga frika e Sal idjotit. Mua me duket se trimat jane larguar nga Shqiperia dhe keshtu qe Sala ben si i do B..ha. Ndersa para zgjedhjeve te 3 korrikut e akuzonte Nanon me hajdutlleqe nga me te pabesushmet, ndrsa tani deklaron se nuk ka asnje dosje korruptive kunder Nanos, por nga ana tjeter akuzon Edi Ramen se ka paguar vrases me pagese e te tjera si keto.Kjo eshte e tmerrshme. Po kur eshte keshtu atehere cpret Sala , pse nuk e arreston Edi Ramen?
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

pakenaqesia ne cdo dite qe kalon rritet nga qeverisja "duarpaster" e berishes dhe kete e ndjen cdo qytetar (jo katunar) qe jeton brenda shqiperise dhe e monitoron drejt cdokush qe jeton jashte por ka nje koshience te paster dhe gjykim obiektiv.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: MBIKALIMI DO TE SHKATERROHET

Ah me qe ra fjala sapo mbaroi tek "SAT+ shqip" nje film ne te cilin komunistet duhet te hidhnin uren ne ere pasi mbi te do te kalonte okupatori... po qe mu kujtua mbikalimi, Beisha dhe populli.
 
Top