Turqia Do Të Fundosë Europën!

000_Par7764788.jpg
Shërbimet inteligjente parashikojnë që në vitin e ri një “cunami” me emigrantë të vërshojë në Europë.

Më shumë se 6 milionë refugjatë pritet të kalojnë nga Turqia për në Europë. Erdogan pritet të hapë portat për gjithë emigrantët duke e çuar Europën në prag kolapsi.


6 milionë refugjatë do të vijnë që në muajt e parë të vitit 2016 në Europë. Një bastisje që do të shpërbëjë identitetet sociale, etnike dhe fetare në europë. Parashikimi apokaliptik nuk është skenari i një filmi fanta*shkencë, por rezultti i parashikimeve të disa agjencive të Bashkimit Europian.

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk ka dhënë alarmin. Parashikimet e publikuara kanë trazuar edhe më Këshillin e Europës. Për të kuptuar më mirë dimensionin e këtij kërcënimi mjafton të kuptojmë që Turqia brenda pak muajsh do të bëhet terminali i miliona refugjatëve për në Europë.

Faktori i dytë është që sipas analizave të inteligjencës që nxjerrin parashikimet e tmerrshme, regjimi i Erdogan nuk po bën asgjë për të ndalur valën e refugjatëve që i drejtohen Europës. Ai madje u ka lënë dorë të lirë trafikantëve të qenieve njerëzore, mjafton që të largojë sa më shumë refugjatë nga Turqia.

Por le të merremi pak me të dhënat e nxjerra nga inteligjenca europiane. Turqia aktualisht ka 1 milion e 800 mijë refugjatë sirianë. Këtyre u duhen shtuar edhe 68 mijë irakenë, 36 mijë afganë dhe 29 mijë me kombësi të ndryshme duke e çuar numrin total të refugjatëve në 1 milion e 933 mijë.

Por parashikimet europiane nuk ndalen vetëm te Turqia. Hipoteza e përpunuar nga agjencitë tregon se “mikpritja pa kufi” e Merkelit do të gjenerojë një fluks të madh emigrantësh në Europë. Për këtë arsye mendohet se 1 milion e 450 mijë refugjatë sirianë në Liban, 800 mijë në Jordani, dhe 6 milionë e gjysëm që janë në lëvizje e sipër në Siri, shtuar këtu edhe 2 milionë të pastrehë në Irak bëjnë një total prej 10 milionë e 800 mijë refugjatë gati për t’u drejtuar në Ankara dhe më pas në europë. Një shifër e frikshme për t’u përballuar.

Parashikimet e bëra nga Donald Tusk thonë që nga 10,8 milionë refugjatë pak më shumë se gjysma mund të arrijnë Europën në 2016. 6 milionë afërsisht është numri i turmës së shpërndarë që do t’i drejtohen ëndrrës europiane. Një shifër që është mëse e mjaftueshme për ta fundosur Europën dhe Bashkimin Europian.

Sjellja e Erdogan që refuzon mbajtjen e refugjatëve dhe identifikimin apo regjistrimin e tyre e rëndon edhe më shumë gjendjen e refugjatëve. Për këtë arsye sjellja e Erdogan mund të konsiderohet e ngjashme me n jë luftë të heshtur, të padeklaruar ndaj Europës. Një luftë me qëllim destabilizimin e Europës duke tronditur rrënjët fetare, përbërjen sociale dhe integritetin territorial.

Në këtë perspektivë vala prej 6 milionë refugjatësh që pritet të vijë vitin që vjen nuk do të shihej si një problem nga Ankaraja zyrtare, por si një furnizim i ri armësh për arsenalin e tyre strategjik. Një arsenal prej 6 milionë njerëzish të dëshpëruar që mund të çojnë drejt kolapsit Bashkimin Europian dhe rrënjët e tij të krishtera!
 

hareid

Papirus rex
Kush jane "sherbimet inteligjente" qe japin parashikime te tilla?? Ata qe e pregatiten skenarin e shkaterrimeve ne masa te gjera te shteteve sikur:Iraku, Libija, Sirija......? Nuk eshte Turqia ajo qe don ta shkaterroj Europen, por jane europianet se bashku me Ameriken, Turqine, Arabine Saudite, Izraelin.... ata qe per interese te ndryshme i shkaterruan keto shtete. Sirijanet, sikurse edhe Lbijanet jetonin mire ne shtetin e tyre. Standardin e jetes e kishin te mire. Shkollat, fakulltetet, sigurimet mjeksore ishin pa leke. Ne Libi ishte edhe rryma per cdo familje pa leke, Qe njerezit atje ishin te kenaqur, pa marre parasysh regjimit te Gadafit dhe Asadit, e vertetone edhe vet fakti qe nga keto vende shume pak refugjate kerkonin strehim politik ne perendim. Ishin shtetet perendimore, ne krye me Ameriken, ata qe ne vitin 2007 filluan ti mbeshtesin grupet ekstremiste kunder Gadafit dhe Asadit. Al-Kaida, IS-is jane pjelle e perendimit ose me mire me thene jane pjelle e Amerikes. Ishte deshira e Washingtonit qe te krijohet grupi terrorist ISIS. Kete gje e vertetoi edhe gjenerali amerikan Michael Flynn ne nje interviste.

https://www.rt.com/usa/312050-dia-flynn-islamic-state/

Nese perendimi se bashku me Turqine, Arabine Saudite.... deshirojne qe si ne Siri ashtu edhe ne Irak lufta te mbaroj, atehere duhet menjehere qe ti ndalojne perkrahjet (sidomos dhenjen e armeve moderne) qe va japin grupeve ekstremiste......
 
Top