TURP ! TURP ! TURP !

Guest
Re: TURP ! TURP ! TURP !

Tane keni kercy si gjela.. ma zi se gazetat/lajmet

Nuk po ul kush Figuren e Nene Terezes kte se besoj

Behet fjale per bust, qe don lek mu mirmbajte, si thoni ju, nane Tereza ma pare do t'ia jepte lekt te varfrin sesa me vu bust e mirembajt bustin,
psss xhemali..

propozoj (shkruj telegram ministrit te kultures)

"Dita e Bamirsis" per hir te Nane Terezes i gjithe populli te cohet e te ndihmojne , te veshin e ushqejne te varferit...

Ket pa qe do ta donte Nane Tereza

shkodrani
 

Guest
Re: TURP ! TURP ! TURP !

shkodran, ky shkrimi jot nuk perputhet kerkund me deklaratat absurde te islamikve qe kan shty edhe hapsin e temes me i dhan ket titull.
 

genci

Primus registratum
Re: TURP ! TURP ! TURP !

Ne fakt eshte edhe ma turp se si trajtohet nje kerkese e popullit te Shkodres....

TUrp se si.. po e bani popullin e shkoders.. baraz me terrositat.. kjo s'falet..

asnjeni nuk e ka lexu deklaraten.. ja ku eshte..

Deklarata thjesht ban nji vrejteje.. nji ankese.. azgja ma shume..., nje gja e till ne shtet demokratik duhet marre parasysh... nqs jetojme ne baze te lirs se fjales e mendimit..

lexoi dhe gjykoni vete "terrositat, islamiket""

Populli shkodran me mijra vjecare aty.. dhe sot na dalin gazetat se qenka popull terrorist e islamik..

Eshte elementi nga jashte dhe interesi per integrim ne Europe (qe te gjithe gjyshat tane pa dallim feje ja kan vu emrin "Europa Kurve" ngaqe gjithmone na ka kllabru)


FORUMI MUSLIMAN I SHQIPËRISË

Deklaratë për Shtyp

Shkodër më,
19/ 03/ 2006

Su: Deklaratë kundër vendosjes së bustit të Nënë Terezës në Shkodër

Qytetarët e Shkodrës, përmes mediave lokale, morën informacion se, Këshilli Bashkiak në një mbledhje të rradhës do të miratojë vendosjen e shenjtores katolike, Nënë Tereza, në hyrje të qytetit.

Ne jemi në dijeni dhe jemi dakort me vlerësimin, që i është bërë kësaj figure bamirëse në vendin tonë, duke i dhënë emrin e saj, shesheve, spitaleve dhe aeroportit të Tiranës. Gjithashtu, e quajmë të drejtë vendosjen e bustit të saj, pranë Universitetit të Tiranës, me motivin, se është një bamirëse e njohur. Por, vendosja e bustit të kësaj figure fetare katolike në qytetin e Shkodrës, ku atmosfera fetare nuk është shumë e qetë, kujtojmë kryqet e vendosura dhe më pas të prerë në Bushat, që po ndiqen nga vendosja e kryqeve të tjerë në Beltojë, këmbënguljen e pandërprerë, për ta kthyer Xhaminë e Kalasë në kishë, duke i shtuar këtyre edhe raportet e njëanëshme fetare, në administratën e niveleve të ndryshme në qytetin tonë, na bëjnë të mendojmë se në Shkodër individë ose grupe individësh, po përpiqen të zbatojnë një strategji, e cila cënon tolerancën ndërfetare në qytetin tonë.

Komuniteti i muslimanëve të Shkodrës, e ndjen si detyrë parësore të kontribuojnë për mirëkuptimin dhe tolerancën ndërfetare, e cila ka qënë dhe është një vlerë, me të cilën qytetarët shkodranë janë krenuar gjithmonë. Por, planet për të vendosur në hyrje të qytetit bustin e një shenjtoreje katolike janë një cënim direkt që i bëhet kësaj tolerance duke manifestuar haptaz një tendencë e cila mund të sjellë pasoja që mund t'i ndjejnë nesër të gjithë qytetarët në qytetin tonë.

Respektimi i Komuniteteve Fetare nga njëri tjetri ka qënë dhe duhet të jetë ndër themelet më të rëndësishmëm mbi të cilat është ndërtuar bashkëjetesa në qytetin e Shkodrës. Ne mendojmë se motivi për të vendosur këtë bust nuk është i mjaftueshëm sa të sjellë aprovimin për vendosjen e tij. Busti i një shenjtoreje katolike në hyrje të qytetit laik, me komunitete fetare të përziera është përpjekje e hapur për ta vënë në pozitë shumë të vështirë tolerancën ndërfetare të qytetin e Shkodrës.

Muslimanët e Qytetit të Shkodrës njihen për respektin që kanë treguar gjithmonë ndaj komuniteteve të tjera fetare, respekt të cilin e kanë kërkuar dhe e kërkojnë edhe nga këto komunitete. Prandaj, përpjekjet dhe planet pët të vendosur bustin e kësaj shenjtoreje katolike në vendet publike i quajmë një provokacion të rradhës që tensionon bashkëjetesën në qytetin tonë, veprime që shkojnë në interes të atyre që përpiqen t'i bëjnë fakte të kryera veprime të tilla kaq të rrezikshme. Ne mendojmë se buste të tilla duhen vendosur në ambjente fetare sepse vetëm në ambjente të tilla atyre u rriten vlerat dhe njëkohësisht pasurojnë vlerat e vendeve fetare ku ato vendosen.

Ne e ndjejmë për detyrë t'i drejtohemi Bashkisë Shkodër dhe në veçanti Kryetarit të Bashkisë, z. Artan Haxhi, Këshillit Bashkiak dhe Prefektit të Shkodrës duke u kërkuar për të rishikuar këtë projekt i cili ka shqetësuar dhe irrituar komunitetin musliman të qytetit. Duke vazhduar kërkesën në këtë linjë ne u kërkojmë atyre që të japin një zgjidhje e cila nuk prek tolerancën ndërfetare në qytetin tonë. Po kështu i bëjmë thirrje drejtuesve të komuniteteve fetare në Shkodër që të angazhohen drejtpërsëdrejti për një zgjidhje optimale të kësaj çështjeje, sepse ato janë pjesë e rëndësishme e ruajtjes së kësaj tolerance.

Në mënyrë të veçantë u bëjmë thirrje antarëve të Këshillit Bashkiak që të marrin në konsideratë dhe të vlerësojnë shqetësimin tonë duke e trajtuar me shumë përgjegjësi karakterin delikat të vendosjes së këtij busti në vende publike.

Ne u kujtojmë atyre se votimi në Këshillin Bashkiak i kësaj nisme është për anatarët e Këshillit Bashkiak një gur prove i rradhës për të treguar seriozitetin, qytetarinë, përgjegjshmërinë dhe ndjenjën e përgjegjësisë para qytetarëve të Shkodrës për ti dhënë zgjidhjen e duhur kësaj çështje dhe duke synuar dhe u fokusuar në ruajtjen e tolerancës ndërfetare në qytetin e Shkodrës, me të cilën ky qytet dhe qytetarët e tij janë krenuar gjithmonë.

SHOQATA BAMIRËSE ISLAME SHKODËR
SHOQATA E INTELEKTUALËVE MUSLIMAN – DEGA SHKODËR
FORUMI MUSLIMAN I SHQIPËRISË – DEGA SHKODËR
NJË BASHKËSI QYTETARE E SHKODRËS
 

shkodranlover

Primus registratum
Re: TURP ! TURP ! TURP !

Shikoni te nderuar anetare, nji pyetje kisha vete:

Sa kisha e xhamia ka rruges nacionale derisa sa vjen ne Shkoder, si nga Tirana ashtu edhe nga Velipoja, Hani Hotit etj. E pra per kishat e xhamiat nuk doli kush te thote pse nuk hiqen edhe pse mund te jene krejt ne hyrje te qytetit. Kjo sepse asnjera nga keto ndertesa nuk perfaqeson e vetme popullin. Me vendosjen e bustit nuk uniformalizohen gjanat, mund ta merrni si nje simbol nder qindra simbole te tjera. Keshtu qe shqetesimi asht pa vend.
Plus kesaj nuk besoj se busti i saj te jete kercenim per dike, i cfaredo lloj besimi qofte, vlerat e saja ia dine te gjithe, ajo ishte bamirese e te gjitheve.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: TURP ! TURP ! TURP !

skuptoj ç'lidhje ka Busti NEN TEREZES me fen, nejse

un mendoj qe kur Shkodres ti paksohen tipa te zgjuar siç esht ky OROSHI pershembull, them se Shkodra do rikthehet ajo qe ka qen.. d.m.th HISTORIA, HUMORI, E JETA E KOMBIT SHQIPTAR
 

Guest
Re: TURP ! TURP ! TURP !

ne shkoder ke islamik esktremista sikur ne lindjen e mesme, ket gja e kan tregu me rastin e 11 shtatorit kur e kan festu tuj gjujt ne ajer me arme (kush asht ken ne shkoder ne at kohe i pa edhe ndi mire) dhe po e tregojne me deklarata qe paralajmerojn per pasoja qe mund t'i ndijne te gjithe qytetaret e shkodres. kjo asht absurde!
 

ndricim

Primus registratum
Re: TURP ! TURP ! TURP !

ne Shkoder ka ekstremista kristian pro-Serbise dhe Sllopodanit, pro-Greqise dhe Anastasve, jane shume te rrezikshem per humanizmin k'to, sic e kane treguar.

shendet I paregjistruar
 

Tarasi

Primus registratum
Re: TURP ! TURP ! TURP !

Grupi ket informacionin per 11 shtatorin dergoja me email CIA-s se mos merr ndonje shperblim. /pf/images/graemlins/smile.gif. Shyqyr qe keka hap nje teme me sha shkodranet njeri-tjerin e me i ba te gjithe per nje lek. Ashtu asht. Tan terorista e fanatike jane. Cdo cep te shkodres shef nga 3-4 kamikaze qe rrijne presin urdher me shperthy.Vetem ato qe shajne jane me te miret e me te pastrit. Shyqyr qe ju ka Shkodra ju te pakten qe e keni kuptu ku flen lepri.
 

Guest
Re: TURP ! TURP ! TURP !

ku bazohesh ti qe e the kete? nuk jam kristian sa per dijeni.
 

Guest
Re: TURP ! TURP ! TURP !

buna per krahun qe mban ti nuk ja vlen as me te lexu jo ma me te kthy pergjigje. nuk deshta me shkru i her, por po te tregoj se ndoshta kujton se shkru dicka me mend per ket ceshtje.
 

genci

Primus registratum
Re: TURP ! TURP ! TURP !

A ia vlen me lane kshi shkrimesh ne forum????

Shkodrant tash na u ban edhe terrorista??????

ncncnc...po kuptohet tane ja dona t'miren "Shkodres" me kto akuzime dhe mendime e shpifje

Si ne cdo qytet tjeter edhe ne Shkoder ka gjithfare njerzish.. te mire edhe t'kqij,

ktu ne forum zdo lejohen absurditete te tilla...
 

Guest
Re: TURP ! TURP ! TURP !

shkoderzemer, i zoti i forumit je, ti mundesh me myll e fshi edhe temen po deklaraten e atyne shoqatave nuk mund ta ndryshosh as festimin e 11 shtatorit se jan fakte te kryme.
nuk kam shkru se ne shkoder jan tan te kqij edhe te ligj. kalosh bukur
 

Tarasi

Primus registratum
Re: TURP ! TURP ! TURP !

Grupi pa emer pikerisht se nuk merr vesh se ca them une te duken pa mend. Me aq mend sa duket qe ke ti deri aty ndan, pjesa tjeter per ty asht mjegull e si e till nuk ban per ty e ne rast se nuk ban per ty nuk duhet me ba per askend tjeter /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Guest
Re: TURP ! TURP ! TURP !

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Grupi pa emer pikerisht se nuk merr vesh se ca them une te duken pa mend. Me aq mend sa duket qe ke ti deri aty ndan,

[/ QUOTE ]po, po ke te drejt /pf/images/graemlins/lol.gif

[/ QUOTE ]pjesa tjeter per ty asht mjegull e si e till nuk ban per ty e ne rast se nuk ban per ty nuk duhet me ba per askend tjeter /pf/images/graemlins/smile.gif

[/ QUOTE ] keni principe morale tjera e di, por mos fluturo me presh /pf/images/graemlins/devil.gif
 

Tarasi

Primus registratum
Re: TURP ! TURP ! TURP !

me bane kurioz.Kur thu "keni principe te tjera" me ke me grupove apo ma the shumes per respekt /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Guest
Re: TURP ! TURP ! TURP !

me ata qe mbrojne indirekt islamiket ekstremista /pf/images/graemlins/smile.gif
 

genci

Primus registratum
Re: TURP ! TURP ! TURP !

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
shkoderzemer, i zoti i forumit je, ti mundesh me myll e fshi edhe temen po deklaraten e atyne shoqatave nuk mund ta ndryshosh as festimin e 11 shtatorit se jan fakte te kryme.
nuk kam shkru se ne shkoder jan tan te kqij edhe te ligj. kalosh bukur

[/ QUOTE ]

Deklaraten e kam postu tek kjo teme.. dhe ato qe kane shkru eshte medimi i tyne, e drejte e te gjithve, dhe ky mendim nuk asht aspak terrorist apo islamik,

Problemi eshte te tane po e ktheni ne politike dhe po kerceni ne konkluzione.. lexoje mire ca kane shkru.

Sepse dikush mund te jete kunder nje busti.. por nuk e ban ate terrorist, ose te pa fe.. ose te keq. T'gjithe kemi te drejten e opinionit apo jo?

Nane Tereza e dina qe e ka prejardhjen nga Shkodra dhe bamirse qe ka ba..(qe une e respektoj dhe marr shembull, krenohem qe asht shqiptare dhe shkodrane(nga baba) sepse shume nuk e dijne) kete te gjithe e respektojne pa pase parasysh se a i pelqen vendosja e bustit apo jo..
 

Tarasi

Primus registratum
Re: TURP ! TURP ! TURP !

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
me ata qe mbrojne indirekt islamiket ekstremista /pf/images/graemlins/smile.gif

[/ QUOTE ]
Grupi qe ta kesh te qarte:
1."Principet Morale" si fjale mos e perdor vend e pavend se nuk ta zbukuron fjaline por te tregon nivelin qe ke. Principet morale s'kishte te bante fare me ca po shkruaja une.
2.Mos akuzo tjeterin kur nuk e kupton se ca po te thote ai tjetri. Spo e merr vesh hic se ca po te tham por nuk kam ndermend me ta than ma holle.
3.Nqs den me fol edhe fjala jote me xan vend duhet me u mendu, po nuk mujte me u mendu mos fol( kete nuk ta tham per mos me shkru ma, ti shkruj se te ban mire por ta kesh edhe per neser se te duhet ne jete)
Ma teper spo e zgjas se bahet bajate...
 

i_own_u

Primus registratum
Re: TURP ! TURP ! TURP !

hi SHKODRA
kam shum simpati per Shkodranet.. he se po e jap dhe nje mendim..

kur isha ne Shkoder.. pash qe Bustet dhe Biçikletat nuk mungonin /pf/images/graemlins/tonguee.gif

skuptoj pse nuk investojn te sistemojn Uren qe shkon per ne Shirok pershembull me ato Lek po o burra NEN TEREZA se çkuptim ka i zot e din.
 

redeemed

Primus registratum
Re: TURP ! TURP ! TURP !

-toleranca shembullore nderfetare ne Shkoder?!

A nuk ishte kisha ortodokse ajo qe e dogjen? A nuk ishte kryqi ne Bushat qe i vune dinamitin?

Dhe kur keta myslimanet qenkan tolerante, pse u ka kapercy delli i irritimit?
Tolerance kur jetojne ne lagje te ndara? Kur nuk martohen mes dy feve? Kur ne deklarate e quajne nene Terezen shenjtore katolike? Qe per ta, jam e sigurte per kete, nene Tereza nuk ka vlere qe kur eshte katolike!
Po ia kane marre doren duke vene dinamit tolerantet! Me thuaj a keni degju per ndonje dinamit a irritim nga pala katolike? I vetmi rast qe katoliket perdorin dinamit eshte me zan peshk.
 
Top