TURP ! TURP ! TURP !

hawk

Primus registratum
Re: TURP ! TURP ! TURP !

Ato ta prishen eshe sjelljen tende !??!?!?!?
Sillu si njeri i kulturuar,trego edukaten tende europiano-katolike.
Eedhe dicka mos harro se krishterimi nuk eshte besim europian.
Lexo...
 

Guest
Re: TURP ! TURP ! TURP !

sa mire eshte me ken shqiptar por mos me kon ikrishtere dhe musliman.sepse ai qe din historine e shqiperise e kupton.
 

Guest
Re: TURP ! TURP ! TURP !

para shume vjetesh kur u hap shkolla e pare shqipe ne himare prifterinjte ortodokse nuk donin qe shqiptaret te mesonin shkronjat shqipe.po ashtu dhe perandoria turke etj.
 

Guest
Re: TURP ! TURP ! TURP !

oboboboboobboo

Si paska shku edhe kjo tema.
 

genci

Primus registratum
Myftinia: Jemi pro bustit, media keqinformoi

Myftinia: Jemi pro bustit, media keqinformoi


E. Spaho

Myftinia e Shkodër publikoi dje një deklaratë në të cilën thekson se e përshëndet vendosjen e bustit të Nënë Terezës në qytetin e Shkodrës. “U njohëm nëpërmjet mediave me vendimin e Këshillit Bashkiak të Shkodrës për vendosjen e bustit të Nënë Terezës në qytet. Myftinia e respekton vendimin që ka marrë ky këshill. Shfrytëzojmë rastin të deklarojmë se ne nuk jemi shprehur kundër vendosjes së bustit të Nënë Terezës në Shkodër. Nga ana tjetër informojmë se disa media kanë keqinformuar opinionin publik për qëndrimin që kjo myftini ka mbajtur për çështjen e vendosjes së bustit të Nënë Terezës në Shkodër”,-thuhet në deklaratën e djeshme, duke shtuar se Myftinia e Shkodrës do të vazhdojë të ruajë tolerancën fetare në qytet.

GAzeta Shekulli



06/04/2006



GAZETA E SHKODRES
Prill 6, 2006


Haxhi Arben Halluni: Kemi qenë dhe do të jemi për ruajtjen e tolerancës ndërfetare



Nënë Tereza merr bekimin e Myftinisë

Zëvendës myftiu: Pranojmë vendimin e Këshillit Bashkiak


--------------------------------------------------------------------------------

Brikena Shllaku
Rrethet@gazetashqiptare.com

SHKODER

Ne e respektojmë vendimin që mori Këshilli Bashkiak i Shkodrës për vendosjen e bustit të Nënë Terezës në qendër të këtij qyteti”. Kjo është deklarata e bërë dje gjatë një konference për shtyp nga zëvendësmyftiu Haxhi Arben Halluni. Reagimi ka ardhur vetëm një javë pas OK unanim që këshilltarët e dhjathtë dhe të majtë dhanë për vendosjen e shtatores së broxntë të shenjtores shqiptare. Ndërkohë, Halluni është shprehur se Myftinia ka qenë dhe do të jetë faktor i rëndësishëm për ruajtjen e tolerancës ndërfetare në Shkodër dhe më gjerë. Ky prononcim zyrtar i drejtuesve të Myftinisë, edhe pse i vonuar dhe disi kontradiktor ka mbyllur njëherë e mirë gjithë debatin e hapur, i cili për afro tre javë u vu në qendër të mediave, duke përfshirë në të dhe reagimet e përfaqësuesve më të lartë të Komunitetit Musliman në Shqipëri si dhe drejtuesve më të lartë të instancave shtetërore.
Myftinia Pro
Vendimi që mori Këshilli Bashkiak i Shkodrës për bustin e nobelistes së vetme Shqiptare, mesaduket nuk i ka lënë tjetër shteg drejtuesve të Myftinisë së këtij qyteti. Ata kanë shpejtuar të dalin me një prononcim zyrtar i cili, në fakt i bie ndesh një deklarate të bërë prej tyre vetëm pak ditë më parë, ku haptas iu bashkangjit kërkesës së bërë nga tre shoqata muslimane të qytetit verior për mosvendosjen e shtatores së Nënë Terezës. Duke lënë pas qëndrimin e mëparshëm, Arben Halluni ka sqaruar se Myftinia nuk ka qenë kundër vendosjes së bustit të Nënë Terezës në qytet.
Myftinia Kundër
Disa ditë para se Këshilli Bashkiak i Shkodrës të vendoste për vendosjen e bustit të Nënë Terezës në qytet, Myftinia ragoi duke zyrtarizuar qëndrimin e saj në lidhje me këtë çështje.
Drejtues të Myftinisë u shprehën kundër vendosjes së shtatores së gruas që nderohet në mbarë botën duke argumentuar se kjo do të cënonte tolerancën fetare. “Ne nderojmë dhe respektojmë figurat kombëtare dhe humane. Gjithashtu vlerësojmë çmimet, shërbimet dhe kontributin e Nënë Terezës për të varfrit, për jetimët dhe të sëmurët. Por në thelb figura e saj është fetare dhe si e tillë thelbi i misionit që ajo ka luajtur ka qenë propagandimi i katolicizmit”, pohuan atëherë drejtuesit e Myftinisë, duke kërkuar që busti i bronxtë i shenjtores të vendosej në ambientet fetare.
Këshilli
Bashkiak
Më 30 mars të këtij viti anëtarët e Këshillit Bashkiak të Shkodrës votuan në unanimitet të plotë për vendosjen e bustit të Nënë Terezës në qendër të qytetit (afër ndërtesës së Albtelekom).
Përfaqësues të partive të ndryshme politike hodhën në votë propozimin e dytë të bërë nga Komisioni i Urbanistikës. Propozimi i parë për vendosjen e bustit në hyrje të qytetit verior nuk u votua.
 

Guest
Re: TURP ! TURP ! TURP !

/pf/images/graemlins/booki.gif /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Guest
Re: TURP ! TURP ! TURP !

Ti siper mejet deri diku ke fol Ok por mos injoro vendin tand gjakun tand pasi esht DOPJO me Turp Turp Turp ok?
Dhe tu them dicka tegjith e adhurojm nan terezen askush nuk ka gja personalisht Kunder saj pasi esht simbol per mbar Boten..mirpo edhe ne Shtetet e huaja behen dallime fetare duke filular nga Shkolla.ne Cdo klas esht <kryqi i vendosur,esht e drejt kjo? Duke e ditur se ne ate klas nuk jan tegjith te krishter?Pra TURP edhe per ketu ku jetoj un e shum si un qe mund te me japin drejt.Apo jo? nga KUKLLA
 
Top