Turizmi shqiptar

ujku81

Primus registratum
Re: Turizmi shqiptar

Eh mer daje po pyete cik makinen tende, sa qejf ka te shkoje der atje me ate rruge te bukur qe eshte. /pf/images/graemlins/grin.gif
 

capuni

Primus registratum
Re: Turizmi shqiptar

Ku me nejt n'Jal mer daj ..ke Gerbi?? ..qe e bojn rizoton me fidhe supe?! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Turizmi shqiptar

Boh cfare shije ....kur shkohet afer detit ku haet mo risoto, vetem peshk dhe karkaleca /pf/images/graemlins/laugh.gif
Jala vetem per nje night stand, lahu edhe te nesermen iher ne det dhe bye bye deri next time /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Turizmi shqiptar

Lol, capuno, skishte nevoj ta cilesoje ekzaktesisht ...varet cfare shije ke pas per momentin /pf/images/graemlins/laugh.gif..heren e fundit kur kam qene ne Jal kam ngren aq shume karkaleca, dhe tani qe e kujtoj them ku i kam fut /pf/images/graemlins/laugh.gif...uji eshte nje mrekulli e vertete atje....
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Turizmi shqiptar

po depuratore ka atje?

ku derdhen ujerat e zeza?


Ne himare heren e fundit me tmerroi tubi i shkarkimit qe pa pike problemi mbizoteronte panoramen.

Te mos flasim per pastertine e plazhit publik ku te benin shoqeri plehrat.
Per tu levduar qe te rinjte e vendit dilnin here pas here ne "axione vullnetare" dhe pastronin plazhet.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Turizmi shqiptar

Ne fakt nuk "pazh publik" sjell ne mendje "hale publike" dhe nuk eshte dhe aq e gabuar analogjia.

Bota eshte plot me plazhe

Nese ne kerkojme te krijojme nje avantazh konkurues me papasterti ...
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Turizmi shqiptar

se harrova

turizmin patriotik e diskutojme tek forumi i diaspores dhe jo ketu
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Turizmi shqiptar

Turizmi Prej Letre me Luster

Nga Alban Bala

Qeveria shqiptare eshte shprehur optimiste per rritjen e hyrjeve turistike gjate ketij sezoni veror ne Shqiperi, por situata ne shume vende eshte ende jo aq premtuese.
E mbeshtetur mbi nje strategji me pretendime qe i meshojne kryesisht turizmit kulturor, per te zgjeruar bazen e tregut turistik shqiptar, i cili mban 90% ngjyra ballkanike, Qeveria thote se vendit tashme i jane shtuar nje sere kapacitetesh, qe do te behen efikase gjate ketij sezoni.
Sipas ketyre te dhenave ende gjysem zyrtare, vendi ka aktualisht rreth 32 mije shtreter, ose 12,5% me shume se vitin e kaluar. Parashikimi i sivjetem eshte per afro 40 mije turiste me teper nga shifra prej jo me shume se 500 mije vizitoresh, qe shkelen Shqiperine gjate vitit 2005. Ky fluks turistik ne teresi pritet te prodhoje rreth 50 miljon dollare te ardhura per sektorin. Afro 10 mije vete eshte parashikuar te punesohen ne menyre sezonale per t’iu pergjigjur edhe fluksit ne rritje te turizmit.
Ne fakt volumi i punes dhe i pjesmarrjes se ministrit te Turizmit Bujar Leskaj ne te gjitha perpjekjet promovuese te turizmit mund te konsiderohet pa frike i admirueshem. Por ai eshte ende ne nivelin e tavolines.
E thene ndryshe, z.Leskaj ne faqen e internetit te Ministrise qe drejton, shpjegon deri ne detaje nje plan pune ku perfshihet deri edhe botimi shqip dhe shperndarja e nje Kodi Global te Etikes ne Turizem. Por sa vlen kjo, kur ende asnje qender e rendesishme turistike e Shqiperise nuk ka nje sistem te depurimit te ujrave te zeza? Dmth sa rendesi ka a sillesh mire me nje turist, i cili ka ardhur per t’u lare ne nje det, ku urinon e gjithe qendra turistike pritese?
Sa efektive eshte strategjia e thithjes se flukseve turistike, kur ne planet e punes se Policise se Ndertimit, ndersa ka filluar sezoni veror, parashikohen nderhyrje shkaterruese ne zonen bregdetare?
Jam i sigurt se Ministria e Turizmit dhe Enti i Turizmit e kane zgjeruar harten e promocionit turistik. Por a kane efekt nje cikel panairesh deri ne Finlande, kur Mali i Zi dhe Kroacia jane prej muajsh prezente ne CNN dhe Euronews me reklama turistike?!
Jam i sigurt se ekspertet optimiste te Ministrise e kane pare site-in promocional te Malit te Zi www.visit-montenegro.org , i cili eshte promovuar permes mediave globale qysh prej shkurtit te ketij viti.
Ministria sigurisht ka bere mire qe ka dokumentuar resurset turistike, por guidat prej letre maksimumi vlejne per perdorim lokal.
Faqja web e Ministrise qe mund te sherbente si nje udhezues per agjensi te medha nderkombetare kur kerkojne partnere apo resurse, funksionon vetem ne shqip. Permbajtja e saj anglisht nuk hapet.
Lajmi me i fresket i kesaj faqe ne rubriken “Te rejat e fundit” daton me 15 dhjetor 2005.
Interesante eshte se ne Portalin Kulturor, siç e mbiquan Ministria faqen e saj, mungon teresisht Enti i Turizmit. Qofte edhe si link. Sigurisht, faqja e tij ekziston. Ajo eshte http://www.albaniantourism.com , edhepse nuk eshte e arritshme permes Ministrise se Turizmit. Por eshte pak te thuhet se kjo eshte nje faqe jo profesionale. Kjo faqe nuk eshte bere per t’u vizituar, por sa per te lare duart nga detyrimi qe ka shteti per te qene i pranishem ne rrjetin boteror te informacionit.
Psh. sipas kesaj faqeje ne Vlore ka vetem 2 restorante ku mund te hash. Ne Lezhe ka vetem nje. Po ashtu ne Shkoder dhe ne Korçe ka vetem 2 restorante qe ia vlejne sipas Entit.
Guida e hoteleve eshte edhe me e çuditshme, pasi eshte e gjitha e ndertuar ne format pdf, me nje strukture aspak user-friendly dhe tejet te shtremberuar, njelloj si ne rastin e restoranteve.
Faqja ne themel nuk ka asnje prioritet dhe gjeja qe te bie me shume ne sy eshte logoja e fushates qe mbeshteti tre vjet me pare GTZ. Sllogani i vjeter epik “Shqiperia- Sekreti i fundit” nuk kuptohet qarte se kujt i drejtohet, pasi turistet kryesore qe vijne ne Shqiperi jane ballkanas.
Po te kihet parasysh perceptimi qe ushqehet mbi vendin gjate dekades se fundit, ky sekret i premtuar ne fakt nuk eshte me teper sesa nje surprize e hidhur.
Mali i Zi perdor si sllogan kryesor turistik po ashtu nje qasje epike “Bukuri e eger”, ndersa sllogani mbeshtetes eshte “ Zbuloni, Perjetoni, Gezohuni” (Discover, Experience, Enjoy).
Greqia fqinje e ka slloganin e saj “Jetoni Mitin Tuaj” (Live Your Myth).
Me pak fjale ajo qe mungon ne turizmin shqiptar eshte dinamizmi. Ka nje perpjekje te lexueshme institucionale per te trupezuar ne nje pjeset e mozaikut (turizmin kulturor, malor, natyror, ate sportiv, ekstrem, etj), por ne teresi kjo mbetet nje qasje teorike. Nuk eshte detyre e politike-beresit per te zgjedhur instrumentat e nderhyrjes. Por eshte detyre e tij te kontrolloje efikasitetin e instrumentave te propozuar nga specialistet dhe titullaret pergjegjes. Fundi i sezonit veror do ta jape kete pergjigje.

(materiali i marre nga faqja e ISHMP-se: http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=177)
 

Blendi

Primus registratum
Re: Turizmi shqiptar

Aman o Iola se ti ke shume te drejte ne keto qe thua. Por une mendoj se turizmi shqiptar eshte akoma nje 0 (zero) me bisht dhelprash biles...
Ne mburremi me bregdetin tone, Durresi psh do shume turiste por nuk ka asnje makine qe te ngarkoje plehrat. Po jemi bere per tu tallur me veten tone. Me zhulin tone qe po na ha syte dhe me plehrat pirg tamam si DERRAT. Me vjen aq turp me ne. Cfare na ndodhi keshtu? Shife si rri ajo motra per shtate pal qejfe me ore ne diell, pa u bezdisur fare nga qelbesirlleku qe e rrethon.
E ke pare si eshte ne Mal te Zi? Pse do vine ne durres turistet, i la truri? Edhe kosovaret ne Mal te Zi i ke tani, se ktu as qurret s'hudhen.

MAJ 2006 - EJANI NË SHQIPËRI TË SHIJONI PERLAT E ADRIATIKUT - Infeksionet falas, kur prenotoni në grup*

Plazhi.jpg
 

capuni

Primus registratum
Re: Turizmi shqiptar

...jam i mendimit qe pranine e plehrave ne plazhet tona duhet ta perdorim si themel te forte ne ngritjen e markes se shqiperis si vend turistik. Bile mund te perdoret si pike dalluese nga plazhet e vendeve te tjera te botes. Nje mesazh i tipit "ku tjeter keni mundesine te beni plazh prane plehrave?" -- do te ngjalle shume kurreshtje pasi eshte eksperience e vecante. /pf/images/graemlins/laugh.gif

..me pozitiv Blendi, te lutem!
 

Blendi

Primus registratum
Re: Turizmi shqiptar

Ke shume te drejte capuni (duhet ta nderrosh kete emer se na kujton pastertine - je jashte kontekstit turistik). /pf/images/graemlins/smile.gif
Do mundohem te jem me pozitiv, por kafshet miqsore ne plazhin e Shengjinit me merziten, nje dosë me hengri shapken, dhe nje T-Shirt Abercrmbie (nuk tallem).

Kete fotografi e ka bere nje 23 vjecar Amerikan. Kjo ishte pershtypja e tij me e forte ate dite. E di si e quajti ate jpg "file"?? FILTHYBEACH - Ja nje fillim i mire per marken tone turistike. Catchy...and smelly /pf/images/graemlins/tonguee.gif Yam

Kush do me honger lekura shalqini? Kan icik te kuqe po dhe pjesa jeshile eshte embelsuar nga dielli!!!
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Turizmi shqiptar

Posiiiiiiiii pozitiv /pf/images/graemlins/mad.gif

Kam gjithe diten qe kerkoj nje faqe interneti te Albanian Airlines qe lidh Shqiperine me blah blah blah blha...dhe nje shoqeri ajrore kaq "presticioze" nje te tille s'e ka /pf/images/graemlins/mad.gif

Ky eshte themeli me i mire i ngritur deri tani /pf/images/graemlins/mad.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Turizmi shqiptar

lal me mire qe s'ka turizem, eshte gangrene ky per nje vend. asnje gje nuk zhvillon persembari.

une them plazhet duhet te ndalohen me ligj per banjo dilli /pf/images/graemlins/laugh.gif

iola, kjo them duhet te jete marka jone e fabrikes, plazhe pa plazhiste, ku njerezia vijne te shohin guackat, reren, gaforret, ujin, qillin, dillin, dhe boshllikun qe i rrethon.

do sygjeroja edhe ca plazhiste klandestine te varrur ne deget e pemeve prej policise plazhiste qe survejon me helikoptera te fuqishem, aq te fuqishem sa prej erres qe krijojne plenat nuk i ze veni mbi reren si bore.

ke per t'pa kur t'vijn turistat si mizat prej habise. por ne zduhet ti pranojme, perveç atyre me surrat te bukur e me portofol te pasur. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

capuni

Primus registratum
Re: Turizmi shqiptar

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Posiiiiiiiii pozitiv /pf/images/graemlins/mad.gif

Kam gjithe diten qe kerkoj nje faqe interneti te Albanian Airlines qe lidh Shqiperine me blah blah blah blha...dhe nje shoqeri ajrore kaq "presticioze" nje te tille s'e ka /pf/images/graemlins/mad.gif

Ky eshte themeli me i mire i ngritur deri tani /pf/images/graemlins/mad.gif

[/ QUOTE ]

Pak se po t'cojn sa anej-knej ..dashke ne faqe interneti!? ...popull i pangopur! /pf/images/graemlins/smash.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Turizmi shqiptar

E provova, faqja eshte defektoze dhe s'permban asgje pervec menuse afashinante qe po ta klikosh s'te con gjekundi /pf/images/graemlins/confused.gif

shife shife ca shkrun me i cerek texti /pf/images/graemlins/lol.gif </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Per here te pare Z. Nasser Mohamed Al Kharafi - pronar dhe kryetar I...

[/ QUOTE ]

..qe ne kohen qe ka pas pronar arabet /pf/images/graemlins/lol.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Turizmi shqiptar

Marka Turistike e Shqiperise ende mungon

Nga Alban Bala
“Made in Albania” njehere e nje kohe shiste shume mire krom, domate (Albanische Tomaten), shalqi, bime medicinale, punime artizanale, etj. Tani kjo marke thuajse nuk ekziston, me ndonje perjashtim te imet kryesisht lendesh te para. Turizmi shqiptar, i cili i ishte nenshtruar mbylljes se vendit me boten, e hapi faqen e tij te re ne vitin 1990. Por ai nuk kishte atehere nje marke te tijen. Dhe ende nuk e ka.
Shume vone qeverite shqiptare vendosen te realizojne nje strategji te zhvillimit te turizmit duke arritur ne vitin 2003 ne te parin dokument strategjik, qe u sponsorizua nga GTZ-ja gjermane. Pa dashur te paragjykojme motivet qe prune ne slloganin turistik “Albania, the last secret”, ka nje seri çeshtjesh qe duhen sqaruar.
Te huajt qe do te qendrojne per pune ne Shqiperi zakonisht kerkimet e tyre ne Internet i bejne me fjalet-çeles “Accomodation Albania”. Kushdo tjeter qe kerkon te vije ne Shqiperi si turist, nese ben nje kerkim te shpejte ne internet, normalisht shkruan “Visit Albania”.
Site-i i pare me kete emer ne fakt mbahet nga nje organizate sherbimesh web ne ... Republiken Çeke (?!). Dmth qe nje turist te vije ne Shqiperi, prenotimi i tij me poste ka per adrese Pragen. Ne internet, ai duhet t’i drejtohet nje OJQ-je (?!), qe ne databazen e saj nuk ka asnje hotel te regjistruar, dhe as agjensi turistike.
Faqja e dyte me e rendesishme me kete fjale-kerkim turistik i takon nje OJQ-je britanike qe merret me konvertimin e muslimaneve ne te krishtere.
Faqja e trete me e rendesishme nen kerkimin “Visit Albania” eshte agjensia e udhetimeve te aventures “Kutrubes Travel” me seli ne Boston, MA, USA. Vendet qe kjo agjensi ofron jane Shqiperia, Kroacia, Maqedonia, Bullgaria, Jugosllavia (?!), Rusia, Tunizia, Libani, Jordania dhe Siria. Shoqeria nuk ka prezence ne Shqiperi. Ai qe e njeh apo ka degjuar per te, lutet qe te na shkruaje...

I gjithe artikulli gjendet ketu:

http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&amp;file=article&amp;sid=191
 

dimir

Forumium praecox
Re: Turizmi shqiptar

Turizmi Shqiptar............
Perderisa bizneset te mbeten monopole, takast qe paguhen ti sherbejne mjedisit per te cilin paguhen. Derisa takast lokale te mireadministrohen, punet dhe profesionet te ndahen, turizmi ne shqiperi do te jete i vaket.
Shembull: Pastertia dhe higjena e mjedisit eshte thelbesore, njerezit vijne te pushojne dhe nje pjese te mire te kursimeve i shpenzojne ne 15 dite pushimi.
Nuk mjaftone vetem deshira as ushtria e gjimnazistet te cilet demostrojne here pas here se si mund te mirembahet dhe pastrohet nje ambient, por duhet nje organizim i mirfillte per vendet turistike. Ato te parat e shtremberojne tregun. Pastrimi i plazhit mund dhe duhet te behet shume mire nga nje apo disa firma private te cilat te paguhen nga taksat lokalet, ose te paguajne bizneset nje tarife +, gjate sezonit. Ka shume njerez qe kane nevoje per te punuar.
Por po ju kujtoj........qe keto vite te tmerrshme tranzicioni biznes dhe dallavere bene njerezit te cilet nuk kishin moral, fituan duke perfituar nga mundesite qe u dhane pushtetaret ose nga dobesia e respektimit te ligjit, ka shume pak biznese te shendetshme ne vendin tone. Kjo eshte frika, se keta pseudobiznesmen jane mesuar te perfitojne duke paguar 500 lekesha nen dore, duke mospaguar taksa dhe duke patur norma fitimi 100-500%.
Shqiperise i mungon akoma Tregu i Lire. /pf/images/graemlins/cry.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Turizmi shqiptar

Durrësi, më i përfolur dhe më i frekuentuar
E Hene- Korrieri 29 Maj 2006
Bisedat mes miqsh dhe të afërmish në të paktën këto shtatë vitet e fundit, për plazhin e Durrësit, kanë pasur gjithnjë në qendër, shtrenjtësinë, mbipopullimin dhe ndotjen e kësaj zone bregdetare shumë pranë kryeqytetit. Debatet ndizen gjithnjë, aq shumë, sa thuajse njëzëri të gjithë thonë: "Nuk e duam Durrësin". Kjo sepse siç thonë, plazhi atje, është i ndotur dhe i mbipopulluar. Në fakt një gjë e tillë është e vërtetë. Pas ardhjes së kosovarëve në vitin 1999 dhe më tej, Durrësi u bë epiqendra e turizmit të Kosovës fqinjë dhe mbipopullimi ishte dhe më i madh. Por kjo nuk i ka sjellë asnjë dëm perlës bregdetare shqiptare, përkundrazi ka rritur konkurrencën dhe larminë e shërbimeve në hoteleri dhe turizëm.

Në këtë mënyrë, pazhi i Durrësit shihet sedo të jetë edhe këtë vit hapësira më i frekuentuar nga pushuesit gjatë stinës së verës. Këtë e tregoi dhe fundjava që u mbyll. Mijëra automjete nga Tirana dhe rrethe të tjera, gjatë gjithë ditës u dyndën në të gjitha plazhet e Durrësit. Afro pesë kilometra vijë bregdetare nga qyteti i Durrësit deri në 'Përroin e Agait' kanë nisur të popullohen nga pushuesit e parë, të cilët shfrytëzojnë motin e mirë për banjot e diellit dhe të ujit. Bizneset turistike si dhe familjet që venë në dispozicion qindra dhoma kanë marrë të gjitha masat për pritjen e pushuesve që vijnë nga kryesisht nga Kosova, Maqedonia dhe qytete të tjera të vendit.

Zyra rajonale e Punësimit thotë se në sektorin e shërbimeve turistike ushtrojnë veprimtarinë e tyre 666 subjekte të ndryshme private me afro 1 700 të punësuar, numri i të cilëve pritet të rritet gjatë këtij sezoni turistik. Sipas statistikave zyrtare, në plazhin e Durrësit aktualisht funksionojnë 58 hotele me afro tre mijë shtretër, pa llogaritur qindra familje të zonës që ofrojnë shërbimet e tyre të akomodimit për pushuesit gjatë gjithë sezonit veror. Në fakt, mjafton vetëm një sy i lirë që të kuptosh se në vijën bregdetare të Durrësit, janë shumë herë më tepër se 58 hotele të regjistruara në detyrimet fiskale. Ed.Ku
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Turizmi shqiptar

Hotelet përgjysmojnë çmimet, një e treta refuzojnë
Korrieri-e Hene, 29 Maj 2006
Pjesa më e madhe e hoteleve në Sarandë dhe zonat turistike përreth saj, e nënshkjruan marrëveshjen e përbashkët për reduktimin në masën 50 për qind të tarifës së shërbimeve hoteliere. Pjesa tjetër ende e lëkundur

Të paktën një e treta e afro 100 hoteleve dhe moteleve në Sarandë dhe zonat turistike përreth saj, kanë konfirmuar përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje të përbashkët, reduktimin në masën 50 për qind të tarifimit të shërbimeve hoteliere. Burime nga

Shoqata e Hotelierëve të cituar dje nga Atsh, deklaruan se nga 85 hotele që janë regjistruar pranë shoqatës së tyre, "50 e kanë nënshkruar marrëveshjen për aplikimin e çmimeve të zbutura në verën e sivjetshme". Dhimitër Gjoni, kryetari i kësaj shoqate, thotë se për çdo klient që do të zgjedhë qytetin e Sarandës për të pushuar, këtë vit hoteli nuk do t'i kushtojë më, aq shumë sa një vit më parë. "Tani klientët do të paguajnë jo më shumë se 2 000 deri 3 500 lekë në natë, çmim ky që më parë aplikohej për çdo person dhe jo për dhomë", saktësoi Gjoni.

Sipas tij, zbutjet e çmimeve vërehen dhe në hotel "Butrinti", që përfaqëson gjigandin turistik të qytetit. Hotel Butrinti", është i vetmi në Shqipëri i cili arriti të marrë vlerësimin zyrtar të pesë yjeve, afro dy vjet më parë. Shumë hotele të tjera të dëgjuara, dhe në kryeqytet, nuk arritën të klasifikohen me pesë yje. Menaxherja rezidente, Meri Lepuri tregon se çdo dhomë dopio në hotelin "Butrinti", këtë vit do të kushtojë 110 euro, nga 125 euro që ishte një vit më parë". Kjo, duke përfshirë në këtë vlerë dhe mëngjesin si dhe darkë bufe. "Ky çmim do të ruhet dhe në pikun e sezonit gjatë muajve korrik dhe gusht", thotë menaxherja Lepuri.

Shoqata e Hotelierëve, vlerëson se këtë vit në zonën bregdetare të Sarandës parashikohet të vijnë për të pushuar mbi 70 mijë turistë, pjesa më e madhe e të cilëve priten nga Tirana si dhe emigrantë nga Greqia dhe Itali, së bashku me familjet e tyre. Sakaq edhe të huajt, zënë një vend të rëndësishëm në numrin e turistëve të parashikuar për "t'iu sulur" Sarandës, në këtë sezon veror që është në vigjilje. Ed.Ku.
 
Top