Turizmi shqiptar

bob

Primus registratum
Re: Turizmi shqiptar

qe turizmi shqiptar te funksionoje ka nevoje:

1.plan MKTG
2.PLAN KOMUNIKIMI
3.BENCHMARKING
4.PLAN KOMERCIAL(PERKUFIZIMI I OFERTES,POZICIONIMI NE MERKAT PERSHTATSHMERIA NE KANALET E DUHURA TE SHPERNDARJES)
5.PLAN I ZHVILLIMIT TERRITORIAL
6.ARRITJA E CILESISE DHE CUSTOMER SATISFATION(NIVELLI I OFERTES PROJEKTIMI PERMES CILESISE/CMIMIT.INTERVISTA,PYETESOR,FOCUS GROUP)
7.E-COMMERCE TURISTIKE(KONSULTIMI NE TREG PERMES PROMOVIMIT KOMERCIALIZIMIT)
8.YIELD MANAGMENT(APLIKIMI E FORMIMI MANAGJERIAL E STRATEGJISE SE MAKSIMIZIMIT TE FITIMIT NDERMJET SEGMENTIMIT TE KLIENTELES DHE CMIMEVE)
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Turizmi shqiptar

Turizmi sjell 80 milion euro më shumë se eksportet

Julian Llupo-Shekulli

TIRANË-Turizmi ka gjeneruar 393 milionë euro të ardhura gjatë 6 muajve të parë të vitit. Të ardhurat e siguruara nga ky sektor, janë rreth 80 milionë euro më shumë se eksportet. Të ardhurat nga turizmi, për gjashtëmujorin, vlerësohet të jenë 23 për qind më të larta kundrejt të njëjtit hark kohor në vitin 2005, të ndikuara kryesisht nga rritja e fluksit të shtetasve të huaj dhe e emigrantëve që kanë vizituar vendin, si dhe nga rritja e lehtë e koeficientëve vlerësues të shpenzimeve ditore. Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2006, numri i shtetasve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë është rritur me 17 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin e kaluar. Por, nga ana tjetër, të ardhurat në sektorin e turizmit do të ishin disa herë më të larta, nëse kushtet për pushuesit në bregdet do të ishin konkurruese me fqinjët, apo vendet e rajonit. Një numër i madh pushuesit vendës, po preferojnë që të kalojnë pushimet në vende të tjera që ofrojnë kushte më të mira, si dhe çmime konkurruese. Gjatë kësaj periudhe, rezidentët shqiptarë kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë shtetit rreth 367 milionë euro, ose sa 85 për qind e totalit të dërgesave nga emigrantët. Rritja e shpenzimeve turistike jashtë, ka ardhur si pasojë e rritjes prej 16 për qind të numrit të shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë vendit, si dhe rritja e koeficientit të shpenzimeve ditore prej 11 për qind.

Shërbimet, sektori me rritjen me të shpejtë
Tregtia në shërbime, me ritme rritëse përgjatë viteve të fundit, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një element të rëndësishëm të integrimit për Shqipërinë. Transaksionet tregtare në shërbime, arritën në 1.2 miliardë euro dhe vlerësohen 23 për qind më të larta, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2005. Llogaria e shërbimeve u mbyll me një bilanc negativ prej 37 milionë eurosh, i cili vlerësohet në rënie (rreth 23 për qind) kundrejt deficitit të regjistruar gjatë të njëjtës periudhë, në vitin e kaluar. Zvogëlimi i deficitit tregtar në shërbime, është shkaktuar kryesisht nga rritja e suficitit në shërbimet e udhëtimit, si dhe nga ngushtimi i deficitit në kategorinë e shërbimeve të tjera. Lëvizjet në llogarinë e shërbimeve, ndikohen ndjeshëm nga zhvillimet në shërbime për “turizëm” (udhëtime), të cilat kontribuojnë në masë të konsiderueshme flukset hyrëse dhe dalëse të kësaj kategorie, përkatësisht me 70 dhe 62 për qind të totalit për këtë gjashtëmujor.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Turizmi shqiptar

Shqiptarët, 583 milionë euro për pushime jashtë

Julian Llupo - Shekulli

Çmimet e kripura për të kaluar pushimet në vend, si dhe konkurrenca gjithnjë në rritje, kanë bërë që shpenzimet e bëra nga shqiptarët për turizëm dhe udhëtime jashtë, të rriten me shpejtësi gjatë 2-3 viteve të fundit.Megjithëse me kushte klimaterike dhe natyrore tepër të përshtatshme, vendi duket se e ka të vështirë të konkurrojë me fqinjët, që, për nga infrastruktura turistike janë shumë para. Fqinjët tanë, duke e orientuar mirë zhvillimin e sektorit turistik, kanë bërë që të jenë atraktivë jo vetëm në tërheqjen e turistëve nga Perëndimi, por edhe të shtetasve shqiptarë, që gjithmonë e më shumë po i drejtohen destinacioneve të tjera turistike.Rezidentët shqiptarë kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë kufijve, rreth 583 milionë euro, ose sa 85 për qind e totalit të dërgesave nga emigrantët. Rritja në shpenzimet e udhëtarëve shqiptarë jashtë, është më e lartë sesa rritja në të ardhura nga turizmi brenda kufijve, duke shkaktuar ngushtimin e bilancit pozitiv të kësaj kategorie, nga 38 në 30 milionë euro, në nëntëmujorin e parë të vitit 2006. Por, edhe në ruajtjen e këtij bilanci ende pozitiv të vendit me jashtë, mbetet deciziv faktori i emigrantëve. Ardhja e tyre masive në periudhat e pushimeve, ka edhe ndikimin kryesor në rritjen e të ardhurave nga turizmi në vend, i vlerësuar edhe si sektori i të ardhmes. Nëse emigrantët do të mungonin në kategorinë e atyre që frekuentojnë vendin në raste pushimesh apo festash, atëherë edhe statistikat për këtë sektor do të ishin të tjera.

Turizmi vendës, në "hijen" e fqinjëve

Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga sektori i turizmit gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2006, kanë rezultuar rreth 614 milionë, një vlerë kjo gjithsesi rreth 33 për qind më e lartë se vlera e eksporteve të mallrave. Një tregues i tillë jep një panoramë të qartë të potencialit të rëndësishëm që ka turizmi për ecurinë ekonomike të vendit. Megjithëse i lënë pas dore dhe i betonuar në pjesën dërrmuese të tij, bregdeti shqiptar dhe jo vetëm, vazhdon që të jetë një nga gjeneruesit kryesor i të ardhurave në valutë për ekonominë shqiptare. Të ardhurat nga turizmi, për nëntëmujorin 2006, vlerësohet të jenë 19 për qind më të larta kundrejt të njëjtit hark kohor ë vitit 2005, të ndikuara kryesisht nga rritja e fluksit të shtetasve të huaj dhe e emigrantëve që kanë vizituar vendin, si dhe nga rritja e lehtë e koeficientëve vlerësues të shpenzimeve ditore. Gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2006, numri i shtetasve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë është rritur me 26 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin e kaluar.

Shërbimet, rritje e shpejtë edhe në 2006

Tregtia në shërbime, me ritme rritëse gjatë viteve të fundit, po shndërrohet

gjithnjë e më shumë në një element të rëndësishëm të integrimit me jashtë për Shqipërinë. Transaksionet tregtare në shërbime, arritën në rreth 1.9 miliardë euro dhe vlerësohen 22 për qind më të larta, krahasuar me nëntëmujorin e parë të vitit 2005. Llogaria e shërbimeve u mbyll me një bilanc negativ prej 61 milionë eurosh, në rënie (rreth 30 për qind) ndaj deficitit të kësaj kategorie në një vit më parë. Përmirësimi i pozicionit të deficitit të shërbimeve, ka ardhur kryesisht si rezultat i tkurrjes së deficitit në "shërbime të tjera", rezultat ky i ekspansionit në eksporte të kësaj kategorie shërbimesh.
 
Top