Dy adoleshentë shqiptarë janë arrestuar në një lagje të Athinës vetëm sepse folën shqip. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta greke “I Efimerida ton Sindakton”. Dy 17-vjeçarët ndodheshin si turistë në Greqi bashkë me familjet e tyre, që janë me banim të përhershëm në Itali e Maqedoni, dhe në shtetin helen kishin vajtur për të vizituar të afërmit e tyre që banojnë në Athinë.
Dy policë grekë sapo i kanë dëgjuar adoleshentët të flasin shqip i kanë arrestuar dhe i kanë dërguar në rajonin e policisë. Sipas gazetës greke policët i kanë ofenduar dy të rinjtë dhe pasi prindërit kanë vajtur në rajon me dokumentacionin që vërtetonin që ishin turist, i kanë liruar vetëm pas 2 orësh dhe as që kanë denjuar që të kërkojnë ndjesë.