Turistët shqiptarë arrestohen në Athinë vetëm se flisnin shqip!

Dy adoleshentë shqiptarë janë arrestuar në një lagje të Athinës vetëm sepse folën shqip. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta greke “I Efimerida ton Sindakton”. Dy 17-vjeçarët ndodheshin si turistë në Greqi bashkë me familjet e tyre, që janë me banim të përhershëm në Itali e Maqedoni, dhe në shtetin helen kishin vajtur për të vizituar të afërmit e tyre që banojnë në Athinë.

Dy policë grekë sapo i kanë dëgjuar adoleshentët të flasin shqip i kanë arrestuar dhe i kanë dërguar në rajonin e policisë. Sipas gazetës greke policët i kanë ofenduar dy të rinjtë dhe pasi prindërit kanë vajtur në rajon me dokumentacionin që vërtetonin që ishin turist, i kanë liruar vetëm pas 2 orësh dhe as që kanë denjuar që të kërkojnë ndjesë.
 

Dreamer

Under the Dome
S'para besoj shume ne keto histori ;)
Une per vete kam qene e kam fol shqip e te madhe biles :D e sme ka arrestuar njeri ;)
Edhe pse nuk perjashtohet fakti qe "ska pyll pa derra"
 

scadarsko

Locus omnem
Nuk eshte vetem greqia qe ben veprime tilla,ka dhe me lart ketu n veri-perendim te europes.Moshat e reja sulmohen shume nga policia, me prétexte se ato nuk jane vertet touriste,por thjeshte individe problématike te cilet mundesojne shkelje ligjeve te ketueshme.... Kuptimi i levizjes pa viza per shqipetaret eshte knsideruar ndyshe,nga ajo cfare eshte percaktuar n kushte prane qeverise shqiptare,nga vendet Schengen.Nje moshe e re vertet duhet te jetoje e udhetoj i lire, por nuk tregojne akoma proven financiare te domozdoshme,ku ato duhet te acomodohen.Fakti tregon se fale indentifikimit te shprehise mes tyre n boulevard, police kane konstatuar tek te rinjte shqiptar,serbe,macédonien se shumica kishin thyer rregullat e 90diteve qendrim,dhe me e pabesueshmja pse jo nga kontrolle shenja gishterinjsh biometrike, kane ndeshur ne persona qe ushtrojne gjeste ordinre vjedhje plackitje, pick pochette,dealer drogue dhe qendrim illégal ne Schengen. Police nuk duhet shikjuar apo konsideruar si antishqiptar apo raciste, thjeshte bejne punen dhe detyren fisnike.
 

scadarsko

Locus omnem
Kshu eshte kur ske shtet qe te mbroje te drejtat e tua..
Shtet ka po te mos kishte nuk do kishe mundesi te dîlje as n mal te zi !Shteti mbron interesat komtare e n raste vecanta dhe individin. Por ne shqiptaret nuk dime te denoncojme rastet flagrante, kur ti ndihesh i cenuar nga vendi prites,prane perfqesise diplomatique shqiptare atje. Ne rast se ambasda apo zyra konsullore nuk ju mbeshtet moralisht,economikisht deri ne pranim brenda teritorit te sa,ju duhet urgjentisht te denonconi kete perfaqesi n nr tel:0035542233493 prane ministrise se pune te jashteme shqiptare, ne lidhje me probleme nga jashte duke qene gjithmone ne posedim faktesh te sakta.Me nje fjale Ndergjegjesohuni !
 
Top