Truri i Njeriut

Darien

Primus registratum
Re: Truri i Njeriut

Fillimisht postuar nga Kerkimtare:
...me procesin e ndjenjave, sidomos atonegative si psh merzitja.

Odea
meqenëse përmendi ndjenjat Odea, po ju sjell përmbledhjen e një artikulli të vjetër

Truri the Kënaqësia
Society For Neuroscience
7 Qershor 2001


Nga pacientët me dëmtime të trurit doktorët filluan të mësonin se si vepron truri nën emocionet pozitive. Për shembull, pacientët që qeshnin pa kontroll ose që vuanin nga shpërthime euforie kishin dëmtime në anën e djathtë të trurit dhe prandaj nuk balancoheshin ndjenjat pozitime me ato negative. ...Studimet sugjerojnë që ana e majtë e trurit luan një rol në ndjenjat pozitive, kurse e djathta në ato negative.

... Matjet e aktivitetit të trurit tregojnë që pjesë filmash që sjellin kënaqësi, diçka me shije të mirë, dhe para të bëra dhuratë shtojnë aktivitetin e anës së majtë të trurit afër ballit. Skena të trishtuara nga filmat, ngrënia e diçkaje me shije të keqe, dhe kërcënimi me gjobë shtojnë aktivitetin e trurit në anën e djathtë afër ballit.

Studimet sugjerojnë gjithashtu që disa nga personat që janë optimistë kanë aktivitet më të lartë në anën e majtë.

Edhe tek foshnjat shihet ky ndryshim. Bebet që qajnë shumë kur ndahen nga nëna zakonisht kanë aktivitet më të ulët në anën e majtë dhe më të lartë në anën e djathtë sesa ato që nuk qajnë.

Evidenca sugjeron që njerëz me aktivitet më të lartë në korteksin e majtë ballor kanë sistem imunitar më aktiv dhe për më tepër aftësia mbrojtëse e sistemit imunitar dobësohet nga situatat e vështira (nga stresi) më pak sesa sistemi imunitar i atyre me aktivitet më të lartë në korteksin e djathtë ballor. Punime të tjera kërkimore vënë në dukje që aktivitet i anës së majtë të trurit rezulton në nivel më të ulët të hormonit të stresit, kortizol.
 

Darien

Primus registratum
Re: Truri i Njeriut

Truri dhe Çokollata

marrë nga libri "A Natural History of the Senses" (shkruar nga Diane Ackerman)

Në vitin 1982, dy psiko-farmakologë, Dr. Majkëll Libovic (Michael Liebowitz) dhe Dr. Donald Klajn (Donald Klein), dhanë një shpjegim pse njerëzit e mërzitur për çështje dashurie u futen çokollatave me turinj. Gjatë punës së tyre me gra që kërkonin vazhdimisht stimulime emocionale dhe që më pas kalonin në depresion, ata zbuluan që të gjitha kishin një gjë të përbashkët në gjendjen e tyre të depresionit; të gjitha, pa asnjë përjashtim, hanin sasi të mëdha çokollate. Ata spekulluan që ky fenomen kishte lidhje me kimikatin feniletilaminë (FEA), i cili na bën të ndjejmë pasionet që i shoqërojmë me rënien në dashuri, një ndjesi e ngjashme me atë të amfetaminës. Por kur merr fund emocioni i dashurisë, truri nuk prodhon më FEA, dhe ne vazhdojmë të kërkojmë atë ndjesi, shpejtësinë emocionale të kimikatit. Ku mund ta gjesh me shumicë këtë kimikat dashuri-nxitës? Tek çokollata. Kështu është e mundur që disa njerëz hanë çokollatë me shumicë sepse prodhon të njëjtën ndjesi kënaqësie që gëzojmë kur jemi në dashuri.
 

Darien

Primus registratum
Re: Truri i Njeriut

nga revista Wired 11.08 (gusht 2003)

Nuk të kujtohet çdo hollësi e vogël e jetës (p.sh. çfarë hëngre për darkë të hënën e tretë të gushtit 2002) dhe për këtë e ka fajin Protein Fosfataza 1 (inicialet anglisht PP1) që qarkullon në trurin tuaj. PP1 është një enzimë që luan një rol themelor në kujtesë, por nuk e kuptojmë akoma mekanizmin me anë të të cilit e luan këtë rol. Sa më pak të kesh aq më e madhe mundësia që do kujtosh ditëlindjen e gruas apo emrat e kalamajve të shefit.

Ose, po të jesh mi laboratori, si të dalësh nga labirinti. Vitin që shkoi, shkencëtarë tek Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë në Zyrih, stakuan tek disa minj gjenin që ka për detyrë prodhimin e PP1. Brejtësit e modifikuar dolën me rezultate shumë më të mira sesa të zakonshmit në detyra që vënë shumë në punë kujtesën. Po të provohej e njëjta gjë tek njerëzit, trurit tonë mund të mos i shpëtonte më gjë nga kujtesa. Tani e ka radhën përpjekja për ta identifikuar gjenin e PP1-it dhe për të gjetur një metodë si ta çaktivizojmë.

Ndërkaq, kompania Memory Pharmaceuticals po mundohet të prodhojë një ilaç që ngadalëson shpërbërjen e molekulës AMP-ciklike. Kjo molekulë ndihmon aktivizimin e proteinave që forcojnë lidhjet midis neuroneve dhe këto lidhje sjellin formimin e kujtesës. Kompania, e themeluar nga fituesi i çmimit Nobel, Erik Kandel (Eric Kandel) kërkon që të shtojë prodhimin e c-AMP (AMP-ciklike) nga vetë trupi.
 

Darien

Primus registratum
Re: Truri i Njeriut

një artikull interesant nga revista Forbes

In Search of the Buy Button

Studim i trurit për të mësuar se si vendosim ç'të blejmë dhe, më në përgjithësi, si zgjedhim të bëjmë diçka e jo diçka tjetër. Vë në dukje ide interesante për ndikimin e opinionit të të tjerëve në perceptimin tonë dhe përmend efektin e nën-ndërgjegjes (subkoshiencës) në marrjen e vendimeve.

Në faqen e tretë keni një paragraf për efektin e drogës dhe ushqimeve në tru.
Truri është shumë kompleks...
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Truri i Njeriut

degjova qe pas projektit "human genoma" qe sapo perfundoi duan te filloje nje te ri "human brainoma".si qellim eshte te bejne nje atlas te sakte te cdo zone ne tru
 

Darien

Primus registratum
Re: Truri i Njeriut

një artikull tjetër interesant nga revista New Scientist

përshkruan një eksperiment që tregon se problemet personale sociale aktivizojnë të njëjtat zona të trurit që aktivizon edhe dhimbja fizike; me fjalë të tjera, kur të ndodh diçka negative, të shkakton dhimbje me plot kuptimin e fjalës

për artikullin e plotë lexoni këtu: Rejection really hurts finds brain study
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Truri i Njeriut

Cervello In senso generico, sinonimo di encefalo, ossia di quella parte del sistema nervoso centrale, contenuta all'interno del cranio, con la quale si collegano il cervelletto e il midollo spinale. Più precisamente, porzione dell'encefalo derivante dalla prima (prosencefalo) di tre vescicole (prosencefalo, mesencefalo e rombencefalo) dalle quali, nel corso dello sviluppo embrionale, trae origine l'encefalo stesso.

nervi%20cranici.jpg

L'encefalo ha un peso medio di 1200-1300 grammi ed è rivestito da membrane dette meningi. Esso elabora le informazioni provenienti dal corpo e dal mondo esterno, innescando processi di risposta che possono essere di tipo chimico, motorio, comportamentale. Presiede a funzioni complesse come l'attenzione, la coscienza, il sonno, la memoria, l'immaginazione, il pensiero e l'abilità creativa.
Le funzioni dell’encefalo sono svolte da un'enorme quantità di cellule nervose, circa 100 miliardi. Esistono diversi tipi di neuroni, che vengono definiti in base alla forma, al tipo di connessioni che essi formano tra loro, all'architettura cellulare e alla composizione biochimica. Il cervello propriamente detto contiene all'incirca la metà dei neuroni complessivamente presenti nell'encefalo e appare diviso in due emisferi, tra loro connessi da un fascio di fibre nervose che prende il nome di corpo calloso.


L’encefalo comprende quattro cavità: due ventricoli laterali, collegati attraverso i forami di Monro a un terzo ventricolo, che comunica con il quarto ventricolo mediante l'acquedotto di Silvio.
 

Darien

Primus registratum
Re: Truri i Njeriut

tani kemi prova shkencore, femrat e bukura na bëjnë si të dehur me bukurinë e tyre, sipas një artikulli të revistës New Scientist

lexojeni anglisht ose shqip tek
http://z30003.tripod.com
 

Darien

Primus registratum
Re: Truri i Njeriut

shiko tek kjo temë një tjetër telash që i hapi një filipinas vetes, meqë i ke thënë me radhë ca, Kopperton
/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Darien

Primus registratum
Re: Truri i Njeriut

ideja e artikullit nuk ishte të krahasonte femrat me pasurinë; studimi nuk kishte për qëllim të ulte njeri

krahasimi është midis sjelljes së studentëve që panë fotografitë e bukura dhe sjelljes së atyre që panë fotografi mesatare; rezultati: femrat e bukura ndikojnë në aftësinë e meshkujve për të marrë vendime, ndryshojnë proçesin e marrjes së vendimeve
 

gurax

Pan ignoramus
Inteligjenca dhe truri

Truri i njeriut eshte pergjegjes per faktorin inteligjence tek ne njerezit. Sa me shume te kuptohet dhe mesohet rreth tij, aq me teper do te jemi ne gjendje te kuptojme dhe mesojme pergjigjet e shume pyetjeve "pse?" qe kemi per sa i perket Inteligjences, ketij produkti te nje truri kaq te zhvilluar.

Por cfare eshte inteligjenca? Pervec nje ideje te pergjithshme ne jeten e pergjithshme? Perpara se te flasim per inteligjencen njerezore, duhet te jemi paraprakisht te qarte se cfare do te kuptohet me kete term. Duke qene se eshte nje nocion abstrakt dhe jo real, sic mund te jene psh nocionet: dera, lapsi, jeta, kemba, qyteti, etj, eshte thelbesore qe kjo te sqarohet ne menyre te qarte.

Eshte arritur nje standartizim, apo nje konsensus se fare do te quajme inteligjence. Kjo mund te perkufizohet pak a shume ne kete menyre:

Me inteligjence, do te kuptojme nje term pershkrues per aftesite e mendjes ne fusha te ndryshme, sic jane aftesia per te llogjikuar, per te zgjidhur probleme, per te menduar ne menyre abstrakte, per te kuptuar idete, per te perdorur gjuhen ne menyre te goditur, si dhe per te mesuar.
Nje faktor i perdorur shume shpesh ne matjen e inteligjences eshte Kuotienti i Inteligjences (Intelligence Quotient, IQ) qe eshte nje indeks i perbere nga kombinimi i perfundimeve te disa provave, ne fusha te ndryshme dhe me problematike te ndryshme, duke dhene ne kete menyre nga e gjithe kjo teresi testesh, nje rezultat te perbere.

Pjese e inteligjences jane aftesa e te kuptuarit te ambientit qe e rrethon (ku nuk hyn vetem shtepia, rruget, malet, etj, por dhe aktivitetet me te cilat merr dhe jep me kete ambient); aftesia e aplikimit te njohurive te fituara ne ambientin rrethues dhe manipulimi i ketij ambienti rrethues per interesat vetjake; aftesia per te mesuar nga eksperienca; aftesia per te arsyetuar dhe per te ndjekur hapat e nje arsyetimi logjik; aftesia per te analizuar dicka te panjohur dhe zberthimi i saj ne pjeset perberese; aftesia e te menduarit abstrakt dhe gjetja e analogjive te goditura; aftesia e asimilimit te informacionit te ri; aftesia per te gjetur menyrat me efikase te zgjdhjes se nje problematike te dhene; aftesia per te mesuar dhe te krijuarit e nje opinioni i bazuar ne arsyetim rigoroz; aftesia per te dalluar realen nga fantazite; aftesia per te trasmetuar nje njohuri te dhene nepermjet gjuhes duke marre te mireqene faktin qe ka mundesi qe bashkebiseduesi mund te mos kete njohuri ne ate qe po shpjegohet dhe shkallezimi hap pas hapi i njohurise se trasmetuar eshte i rendesishem ne kete proces. Teresia e te tere ketyre me lart mund te quhet qe perbejne ne menyre te kombinuar inteligjencen.

Nese vazhdojme linjen e mendimit sipas pistes qe pergatitem nga perkufizimi i inteligjences, studimet dhe analizat kane treguar qe diferenca midis inteligjences njerezore dhe proto-inteligjences se kafsheve eshte e nje karakteri sasior dhe jo substancial, ndryshojne ne madhesi, por jo ne tip/lloj. Ekzistojne shume e shume studime dhe eksperimente per kete gje, duke filluar nga nje katalogjim shume i detajuar qe ka bere vete Charles Darwin ne veprat e tij "Mbi origjinen e specieve" (On the Origin of Species) dhe "Prejardhja e njeriut" (Descent of Man) [vepra te cilat une i disponoj dhe i kam lexuar te dyja], e duke vazhduar me studime dhe eksperimente moderrne dhe bashkekohore me kafshe dhe inskenime laboratorike te shumellojshme. Eshte e pamundur te flas ketu per te tera keto, por do te bej ne teresi nje permbledhje sa me koncize.

Elemente te ngjashem, per te mos thene te njejte, te sjelljes se njeriut dhe kafsheve nga me te ndryshmet, gjejme psh ne sjellje te tilla si kompasioni, mbajtja e zise, gezimet, perdorimi i shenjave dhe simboleve. Keto variojne nga kafsha ne kafshe dhe kafshet me te thjeshta i kane dhe me rudimentare.

Tek majmunet psh, keto te tera jane shume me te plota sesa ne kafshe te tjera, ndonese perseri goxha me pak te sofistikuara sesa tek njerezit. Menyra se si majmunet gezohen apo hidherohen, eshte pothuajse e njejte me te njerezve. Majmunet mbajne inat dhe hakmerren, po ashtu si dhe njerezit. Majmunet perdorin gjeste dhe tinguj per te trasmetuar ide dhe mesazhe nga me te ndryshmet, ne menyre te menduar llogjike dhe totalisht jo-instiktive. Jane ne gjendje te mendojne se si mund te perdoren objekte te ndryshme si vegla per te arritur nje objektiv te caktuar. Majmune te eger jane vezhguar qe jane gjendur ne dilema per te kaluar ne krahun tjeter te nje kenete dhe ne menyre shume inteligjente kane marre nje shkop te cilin e kane perdorur per te kontrolluar thellesine e ujit atje ku do te shkelnin dhe nese ka qene shume i thelle jane kthyer mrapsht dhe e kane provuar te njejten gje ne vend tjeter. Gjithashtu ne shume raste eshte inskenuar perpara nje tufe me majmune kercimi tribal perpara luftes i maoreve te Zelandes dhe Polinezise. Ne te tera rastet paperjashtim, majmunet kane rreaguar me inat dhe egrsi, kane thirrur me britma shume te percaktuara pjesetaret e tjere te shperndare te tufes, dhe jane grupuar gati per lufte.

Gjithashtu ka dhe shume e shume eksperimente qe deshmojne per zanafillat e regullave sociale brenda grupit dhe proto-ligjet per funksionimin sa me jo problematik te shoqerise. Ketu do te permend nje rast shume domethenes dhe qe eshte tashme klasik.
Nje grupi majmunesh ne nje park, brenda kafazit iu varen nje tufe me banane. Ne momentin qe nje nga majmunet ngjitej dhe i merrte per t'i ngrene, te tere majmunet i lagnin me zorre me uje te ftohte akull per nja 10-15 minuta rresht, dhe vinin nje tufe te re me banane. Kjo gje behej perhere. Erdhi nje moment qe majmunet, brenda grupit, filluan dhe rrihnin cilindo prej tyre qe tentonte te hipte dhe te merrte bananet. Pas disa muajsh nuk kishte me asnje majmun qe te tentonte te hipte tek bananet. Faza e dyte e eksperimentit ishte qe majmunet filluan te nderohen nje nga nje, pak nga pak, ne kete kafaz. Ne momentin qe i sapoardhuri nisej drejt bananeve, te tjeret ishin si te thuash duke e pritur te ndodhte nje gje e tille dhe i versuleshin dhe e rrihnin furishem, pa i dhene mundesi qe te arrinte dhe t'i prekte bananet. Brenda nje periudhe prej disa muajsh te tjere, erdhi nje moment qe majmunet brenda kafazit ishin te tere te nderruar dhe nuk kishte asnje nga grupi fillestar qe lageshin me uje te ftohte. E megjithate, ne proto-kulturen e grupit, te tere rrihnin cdo individ qe tentonte te prekte bananet, ndonese asnjeri s'e kishte fare idene se pse e benin kete gje.

Lidhur me gjuhen, do te permend nje rast shume te vecante per majmunin Kanzi, nje majmun bonobo. Kanzi eshte cfare mund te quhet nje 'gjeni' per specien e vet dhe ka nje aftesi te jashtezakonshme per te mesuar gjuhet! Jo te folura, sepse laringu i majmuneve nuk mund te riprodhoje tingujt njerezore, por flitet per gjuhen e shkruar me ane te simboleve, ne nje forme te thjeshtuar te gjuheve kuneiforme apo hieroglifike, te ngjashme me gjuhet antike egjiptiane apo kineze e vjeter. Kanzi eshte ne gjendje te kerkoje dicka qe i duhet, te dalloje qe nuk iu dha ajo qe kishte kerkuar, te shprehe mirenjohje nese i behet dicka e mire, te kerkoje ndihme ne rast se i duhet, te shprehe nje opinion lidhur me pyetje te thjeshta qe i behen, si dhe eshte perpjekur te trasmetoje ne tufen e majmuneve ku ben pjese mesazhe te ndryshme qe studiuesit i kerkonin te perkthente. Gjate ketyre perpjekjeve, studiuesit vune re se Kanzi kishte "shpikur" nje gjuhe te veten, per cdo hieroglif ai leshonte tinguj te vecante, ndonese keta nuk mund te interpretoheshin nga pjesetaret e tjere te grupit. Sidoqofte, i njejti tingull ishte perhere korespondent me te njejtin hieroglif!

Sapiens_neanderthal_comparison.jpg


Vlen te theksohet se njerezit e sotem, H.Sapiens, nuk kane qene te vetmit qe gradualisht kane zhviluar inteligjence dhe elementet perberes te asaj qe quajme inteligjence. Kane qene disa specie te ndryshme, ku nder me te spikaturit ishin H.Neanderthalensis, te cilet ne shume drejtime mendohet se kane qene madje edhe me inteligjente sesa Sapiens. Jane gjetur varre Neanderthalensis ku ka lule dhe objekte, qe tregon per forma rudimentare rituali. (Elefantet dhe delfinet gjithashtu kthehen ne varrezat e pjesetareve familjes, elefantet kete gje e bejne pervit dhe shpenzojne 2-3 dite ne keto varreza). Gjithashtu ne disa fosile Neanderthalensis, eshte gjetur material ushqimor neper dhembe i cili per nga menyra e kompozicionit dhe perberjes, ka qene pertej asaj qe mund te arrihet nga mbllacitja dhe qe flet shume fort per teknologji gatimi. Gjithashtu eshte e ditur qe Neanderthalensis kane patur nje gjuhe minimalisht po aq te pasur sa dhe Sapiens ne te njejten periudhe. Te tera keto, ku me te shumta e ku me te pakta, karakterizonin te tera speciet e tjera te gjenusit Homo dhe ndoshta edhe te paraardhesme te tyre ne grupin Pan-.

Kohezgjatjet ne dispozicion per te arritur nga keto gjendje primitive deri ne ate qe njihet sot si inteligjence, jane te jashtezakonshme. Por vezhgimet dhe observimet, si te te shkuares ne formen e gjurmeve nga me te ndryshme, ashtu dhe ne specie nga me te ndryshmet qe jetojne sot, perhere e me shume forcojne idene e gradualitetit te zhvillimit te asaj qe ne quajme inteligjence, nje rrjedhoje e zhvillimit te nje organi tek gjenusi Homo, sic jane zhvilluar ne menyra te ngjashme organe te tjere ne specie te tjera: truri.
 

Sweety el

Locus omnem
Truri eshte i formuar nga


Hindbrain : i cili eshte i vendosur ne basen e kafkes .

Medulla: eshte e vendosur ne maje te shtylles kurizore, dhe kontrollon frymemarrjen dhe reflektet.

Pons: eshte e vendosur siper medulles , dhe ka efektin e kontrollit te balances, degjimit.

Cerebellum : dy struktura rrumbullake te vendosura mbas pons , te cilat kordinojne levizjet e muskujve, te mesuarin dhe kujtesen.

Midbrain: e vendosur siper hindbrain, dhe kontrollon reflekset e syrit dhe te vesheve.

Forebrain: Mbulon hindbrain dhe midbrain dhe mbush pjesen me te madhe te kafkes.

pjese e Forebrain eshte Cerebral Cortex e cila eshte struktura me e madhe e Forebrain dhe kontrollon eksperiencen dhe inteligjencen dhe eshte e lidhur gjithashtu me sistemin nervor.

Brocas's area: kontrollon aftesine tone per te folur ( demtimet ne kete pjese te trurit shkakton veshtiresi te lezuari dhe foluri edhe nese te demtuarit ne kete pjese te trurit e kane kuptuar se cfare ju eshte then atyre)

Wernicke's Area: controllon aftesine tone te kuptojme se cfare eshte thene tek ne( demtimet e kesaj pjese te trurit u shkakton njerezve moskuptimin e gjuhes se folur , mgjths ata vete mund te flasin rrjedhshem)



Truri gjithashtu eshte i perbere nga dy HEMISFERA ( e majte dhe e djathte) te cilat jane te lidhura me njera tjetren nga Corpus Callosum.
Corpus callosum lejon te dy hemisferat te ndajne informacione midis njera tjetres.
( p.sh. Dora e majte eshte e kontrolluar nga hemisfera e djathte e trurit)

Truri i majte : ka zonen e gjuhes, i cili luan nje role te rendesishem ne emocionet positive. ( njerezit me demtime ne zonen e djathte depresionohen shume shpejt dhe shume lehte, por gjithashtu kane veshtiresi te kuptojne gjuhen ) gjithashtu pjesa e djathte e trurit njihet per : llogjiken, krijmtarine , shkencat

Truri i djathte : luan nje role te madh ne procesin e emocioneve negative, luan role ne identifikimin e emocioneve tek njerezit e tjere. ( njerezit me demtime te trurit te majte nuk behen shpejt te depresionuar) gjithashtu pjesa e majte e trurit njihet per aftesi ne fantasi, music dhe krijmtari.

Ne pergjithesi hemisfera e djathte e trurit luan nje rol te madh . Sic e thashe me lart pjesa e majte e fytyres e cila eshte e kontrolluar nga pjesa e djathte e trurit , luan nje rol te madh ne shpehjen e emocioneve. Pra me nje fjale te permbledhur pjesa e majte e gojes tone " buzeqesh" dhe " shpreh merzitje" me shume se pjesa e djathte.

Si prsh piktura e famshme e MonaLizes nga Da Vinci po ta shikoni me vemendje ajo buzeqesh me pjesen e djathte te gojes se saj dhe ne nuk jemi mesuar te shohim njeres te buzeqeshin ne kete menyre prandaj dhe kjo gje ka bere qe te terheqi vemendjen tone. Por , historianet kane teguar se Da Vinci e ka pikturar MonaLisen duke e pare ne pasqyre prandaj ne kemi sot ne ditet tona Intrigusen MonaLisa me buzeqeshjen e saj ne anen e djathte
 

Sweety el

Locus omnem
Truri i njeriut ky organ i sofistikuar ende i

panjohur plotesisht


Mjeket dhe shkencetaret amerikane vazh



dojne te zbulojne misteret e panjohura trurit te njeriut me shpresen per ta kuptuar me mire kete organ pak te njohur. Puna e tyre do tu vije ne ndihme personave qe kane pesuar demtime serioze te trurit si p.sh. ligjvenesja amerikane Gabrila Gifford e cila u plagos rende gjate sulmit me arme zjarri ne Tusson te Arizones.Â
E krahasuar me nje kompjuter te sofistikuar kjo mase rreth nje kilograme e gjysem qe quhet tru mund te mos duket si ndonje gje e madhe. Por kur demtohet truri reagon duke ju pershtatur situates se re qe kalon njeriu. Sa kompjutera te prishur pasi kane rene ne toke mund ta bejne nje gje te tille Pikerisht kete fleksibilietet dhe aftesi rigjenerimi shpresojne te inkurajojne mjeket tek ligjvenesja demokrate Gabrille Gifford e cila u qellua me arme zjarri ne koke me 8 janar. Ajo u plagos gjate nje takimi me zgjedhesit e saj ne Tusson te Arizones. Rikuperimi nga nje demtim i rende i trurit eshte nje process i gjate dhe i dhimbshem dhe edhe pse pacientet mund te permiresohen dukshem ekspertet paralajmerojne se pritshmeria nuk eshte qe ata te behen pikerisht ashtu sic ishin me pare.
Steven Flanagan Shef i Katedres se Mjekesise Rehabilituese ne Universitetin e Nju Jorkut thote
Ne rastin e ligjveneses Gifford jemi duke studiuar ato pjese te trurit qe jane demtuar problemet qe lidhen me te foluren ekuilibrin levizjen e kraheve apo kembeve te menduarit apo ndoshta ne kontrollin e emocioneve.
Shkencetaret vazhdojne te zhbulojne se si truri rimekombet nga demtimet traumatike dhe si mund te nxitet ky proces.
Truri permban ndoshta 100 miliarde qeliza nervore ku secila prej tyre eshte e lidhur me rreth 1 mije qeliza te tjera te quajtura neurone. Keto lidhje formojne qarqe te cilat jane themeli i aktivitetit te trurit. Demtimet ne tru mund ta crregullojne kete aktivitet ne forma te ndryshme. P.sh. kur e perplas koken gjate nje aksidenti me makine cipa e trurit mund te tendoset e te cahet. Ndersa nje demtim depertues thelle ne tru si p.sh. nga nje plumb shkakton deme me te lokalizuara por forca e goditjes mund te demtoje lidhjet edhe te atyre neuroneve qe nuk jane prane rruges ku ka kaluar plumbi. Pra gjendja e pacinetit varet nga ajo pjese e trurit qe eshte demtuar. Pacienti mund te kete problem me gjetjen e fjaleve per te folur me kujtesen organizimin e perparesive njohjen e fytyrave te kuptuarit apo edhe per te bere disa gjera njekohesisht. Nganjehere pacienti mund te kete probleme me ecjen me levizjen per te kapur dicka per tu veshur ose per tu ushqyer.
Ne pergjithesi demtimi i trurit shfaqet si nje semudje kronike. Shpesh njerezit mbeten me demtime qe nuk rikuperohen plotesisht persa i perket aftetise per te menduar levizjeve motorike apo edhe aftesise per te folur dhe kjo ndryshon nga nje person tek tjetri dikush permiresiohet me shume dikush me pak.- thote mjeku.
Si permiresohet gjendja e trurit
Dr. Flanagan shpjegon se fillimisht truri dhe trupi kane procesin e tyre te riparimit enjtja kalon gjaku absorbohet dhe kjo sjell nje permiresim te gjendjes se te semurit. Por kur demtimi ka qene i madh atehere fillon procesi i rehabilitimit dhe mjeket i nxisin pacientet te bejne aktivitete te ndryshme per tu ushtruar.
Ne disa raste qelizat e trurit qe jane goditur nuk kane vdekur pra ato mund te rikativizohen. Nje e vecante tjeter eshte se lidhjet e neuroneve ne tru nuk jane te pandryshueshme.  Psh ne se pjesa e demtuar e trurit eshte nje zone e vogel mund te aktivizohen neuruone te reja te cilat zevendesojne ato te shkaterruarat. Lidhjet ekzistuese mund te fuqizohen duke i lejuar neuronet te bashkeveprojne me mire se me pare.
Qarqet e reja te krijuara ne tru mund te sjellin ndryshime ne te folurit apo shprehjen e fytyres se nje personi. Kur aftesia e te folurit eshte demtuar atehere njeriu perdor me teper mimiken. Shpesh qarqet e reja te krijuara ne tru nxiten nga veprimet e pacientit. Kjo eshte arsyeja perse mjeket rekomandojne qe pacientet me demtime ne tru ta fillojne fazen e rehabilitimit sa me shpejt qe te jete e mundur.
 Periudha e rikuperimit mund te jete e gjate. Megjithate vitin e pare ndodh rikuperimi me i madh. Dhe shumica e pacienteve me demtime ne tru shfaqin permiresim ne 12 muajt e pare pas goditjes. Gabriella Gifford vazhdon te rikuperohet. Ajo tani ka filluar te flase. Fjala e saj e pare ishte buke e thekur qe e pa ndersa po hante mengjes. Shkencetaret vazhdojne kerkimet per te zbuluar sekretet e trurit njerezor per ti ndihmuar personat qe vuajne nga demtime te renda ne tru si ligjvenesja Gifford qe te rikuperohen per te patur nje jete me mire. Â
 

gurax

Pan ignoramus
Truri i prodhuar ne laborator, funksional dhe i "pajisur" me kujtime.

Petri-dish-brain-650.jpeg


Nje grup inxhinieresh biomjekesore ne universitetin e Pitsburgut, kane arritur te rrisin nje tru te kompletuar dhe aktiv, ne ene laboratorike. Ky tru, pervecse funksional, eshte dhe me kujtime, me ane te trajtimit ne kohe te qelizave trunore ne procesin e realizimt te rrjeteve neurale, te plota ne sinjalistike biologjike. Per te produar keto modele, ekipi studimor krijoi nje shtrese me proteina adezive(ngjitese) mbi siperfaqe silikoni. Pasi proteinat u kultivuan dhe u thane, qeliza ne zhvillim e siper te hipokampusit, iniciuar nga nga embrione minjsh laboratorike, u nderthuren me keto proteina dhe iu dha kohe qe te rriten dhe te konsolidohen, duke krijuar ne kete menyre rrjetin neural. Studiuesit e disaktivizuan pergjigjen ndaluese te qelizave dhe i eksituan keto qeliza me stimuj elektrike. Pas nderprerjes se stimulit, qelizat e mbajten "gjalle" kete stimul fillestar aktiviteti ne rrjetin neural ne nje kohezgjatje prej 12 sekondash, qe eshte nje kohe fantastikisht e gjate ne krahasim me kohezgjatjen natyrale te ruajtjes se stimulit prej 0.25 sekondash. Aftesia e trurit per te mbajtur informacion "online" per nje kohe te gjate pas stimulit fillestar eshte nje karakteristike mjaft e deshiruar per disa zona te caktuara te trurit, sic eshte korteksi paraballor. Grupi i studiuesve si hap tjeter tashti ka studimin e faktoreve te cilet jane pergjegjes per komunikimin e rrjetit neural dhe stimulimet e tij, si psh rruget e ndryshme qe formohen per sinjalet elektrike qe kalojne nga njeri neuron ne tjetrin, apo perberja gjenetike ne menyre individuale e cdo qelize. "Kjo eshte e jashtezakonshme", thote njeri nga bio-inxhinieret, "Jam kurioz te di cfare eshte ai kujtim ne kete tru - kjo mund te jete nje teme shume interesante per nje tregim fantastiko shkencor."

Lajmin origjinal e lexoni ketu.

Eshte vertet nje arritje e pabesueshme. Une personalisht kete gje e prisja te ndodhte rreth 2020-2030, duke marre ne konsiderate ecurine e inxhinierise biologjike dhe gjenetike ne keta 10-20 vjetet e fundit. Ajo qe nuk kisha menduar kaq efektive ne kete proces eshte aftesia kaq e rafinuar qe disponohet per te aktivizuar dhe deaktivizuar funksione te thjeshta ne nje qelize, sic eshte per neuronet pergjigja ndaluese/penguese (inhibitory response). Eshte gjeniale ideja qe te perdoret kjo gje si mekanizem i "mbjelljes" se kujtimeve, ne fund te fundit asgje me teper sesa nje "forme", nje "pattern", nje "skeme" e sinjalistikes mikro-elektrike neper neurone ne nje cast te caktuar!

Fantastike!
 

gangsterja

Primus registratum
Truri(lat.cerebrum dhe greq.enkefalo-koke)tek njeriu dhe tek kafshet kurrizore eshte pjesa e trupit qe gjendet ne koke i mbrojtur nga kafka dhe cipa trunore dhe qe sherben per kapjen,perpunimin dhe ruajtjen e njoftimeve te marra(ne nje nivel te larte) nepermjet organeve shqisore(syve,vesheve etj..)per t'i shnderruar ne levizje qe jane mjeti i nderveprimit me mjedisin e jashtem.Truri eshte qendra e kontrollit te sistemit nervor qendror.
Truri tek shumica e kafsheve eshte i vendosur ne koke prane aparatit shqisor dhe gojes.
Truri i njeriut,psh.perbehet nga me shume se 100miliarde neurone,secili i lidhur me me shume se 10.00ote tjere.
Truri ndahet ne disa grupe;

Arrci eshte pjesa e fundit e trurit e lidhur me palcen kurrizore.Eshte qender per rregullimin e procesit te frymemarrjes,te zemres,gelltitjes etj..

Truri i vogel-eshte i zhvilluar mire sidomos tek gjitaret,ai eshte qendra e drejtpeshimit.

Truri i mesem-eshte i vendosur ne mes te trurit te madh dhe palces kurrizore.Eshte vendi kryesor i lidhjes mes ngacmimeve dhe grupuve te muskujve.

Truri i ndermjetshem-eshte i vogel.Ne pjesen e poshtme te tij gjendet hipofiza e lidhur me hipotalamusin si qender kryesore te metabolizmit(temperatura,gjumi etj...).
 

gurax

Pan ignoramus
Keto kohet e fundit me ka rastisur te takoj shpesh njerez te moshave shume te reja, te cilet, pothuajse plot me krenari, shprehen dhe deklarojne se nuk ju pelqen te lexojne! Disa prej tyre ne menyre te habitshme shprehen se librin e tyre te fundit e kane lexuar kur kane qene 16 vjec, si detyrim nga programet shkollore! Dhe nderkohe, te tere tregojne nje lloj vetebindje auto-sugjestionuese se metoda me efikase dhe e mire per te marre informacion eshte me ane te mediave, radio, tv, audio, video.

Nuk e di sa kuptim do te kishte qe ketyre njerezve t'ju tregohet se leximi eshte shume me teper sesa thjesht nje menyre per t'u informuar dhe per te mesuar. Ne menyre te vendosur leximi eshte nje nxites per aftesine perpunuese te trurit, brumos sic duhet aftesine e trurit per interpretimin e drejte te informacionit te mesuar dhe kultivon inteligjencen. Dhe kjo gje tashme eshte vertetuar dhe demonstruar shume me teper sesa nje here. Kjo gje eshte nje fakt.

What Reading does for the Mind - nje studim i mirefillte akademik
http://www.csun.edu/~krowlands/Content/Academic_Resources/Reading/Useful Articles/Cunningham-What Reading Does for the Mind.pdf

Duke lexuar studimin e treguar, me beri pershtypje ky pasazh:

Reading Volume and Declarative Knowledge
.....
.....

One such question concerned the sizes of the world’s major religions and was designed to assess awareness of the multicultural nature of the modern world. The question was phrased as follows: “The 1986 Encyclopedia Britannicaestimates that there are approximately nine hundred million people in the world (not just the United States) who identify themselves as Christians. How many people in the world (not just the United States) do you think identify themselves as ?” Space was then provided on the form for the subjects to make estimates of the number of Moslems, Jews, Buddhists, Hindus, etc.

We will focus here on the estimates of Moslem and Jewish people because of our a priori hypothesis that availability effects caused by televised coverage of Israel in the U.S. had skewed the perception of this ratio. While our sample’s median estimate of the number of Jewish people (20 million) was quite close to the actual figure of 18 million according to the 1990 Universal Almanac, the number of estimated Moslems—a mean of 10 million—was startlingly low (817 million is the estimate in the Universal Almanac). For each participant in our study, we calculated the ratio of the Moslem to Jewish estimates to see how many students were aware of the fact that the number of Moslems is an order of magnitude larger (the actual estimated ratio is approximately 33:1 according to the World Almanac; 45:1 according to the Universal Almanac). The median ratio in our sample was 0.5. That is, 69.3 percent of our sample thought that there were more Jewish people in the world than Moslems.

This level of inaccuracy is startling given that approximately 40 percent of our sample of 268 students were attending one of the most selective public institutions of higher education in the United States (the University of California, Berkeley).
...
We observed a clear effect of reading volume on the cores on the question and a significant effect of television viewing, but the effects were in opposite directions! Reading volume was associated with higher scores on the question, but television exposure was associated with lower scores. Scores among the group high in reading volume and low in television exposure were highest, and the lowest scores were achieved by those high in television exposure and low in reading volume.


PS: Perkthimin e ketij pasazhi do e bej me vone per mungese kohe.
 
Top