TRENDAFILI I KUQ

fara

Primus registratum
TRENDAFILI I KUQ

Si duhet te kujdesem
per ty e dashur nuk di,
por po te rrefehem
ta dish c'mendoj per ty.

Mes shoqeve ti dallon
arome e madhshti plote,
ngjyre e kuqe te larteson
se dashuri thote.

Eshte ngjyre gjaku
qe per ne, do te thote jete,
dhe kur te ze meraku
prape me ty lidhet.

Dashuria per atdhe
trimin e fut ne flake,
dhe si dhimbset fare
nga zemra ti pikoj gjak.

E nje trendafil i kuq
edhe pa mesazh te jete,
rrugen nuk e huq
e thote nje te vertete.

Me 101, trendafil
me kujdes te aranzhuar,
hidherimit do ti thoshte - dil
cdo zemer e acaruar.

Edhe kur je ne vazo
dhomen ma zbukuron,
ta dish shpirti im te do
shpesh me ty bisedon.

Ngjyra jote me pelqen
edhe mesazhi sinqerisht them,
aroma shpirtn ma ushqen
mike e jote dua te jem.
 

fara

Primus registratum
Re: TRENDAFILI I KUQ

Kosova, prite me thote

--------------------------------------------------------------------------------

Cdo njeri ne bote shkollen
se kafshon lehte si mollen,
por bene fabrike shteti
dhe njerzeve u hiqet sikleti.

Vertete punojne me mund
por rrogen marrin ne fund,
por ne Kosove s'eshte ky rregulle
ne jetojme si ne mjegulle.

Une ne shkolle s'isha i mire e pranoj
te bertiturat e babit mos ti degjoj,
gjeta nje pune sa per cigare
makiato ,garderobe ,dhe s'ka me pare.

Listen e ushqimeve e harrova
aty asnje cent nuk leshova,
se 150 euro rroge e mjere
sa hap syte ,veq eshte shter.

Por babi per cdo dite
thote ; - i shikon kojshite?
te mirat e zotit kane pru
e ty s'ka qeni ku me't kafshu.

Je bere burr e po te ushqej
nje te mire ne trup s'ta gjej,
ja nise punen e hollon
edhe ajo qe nuk shihet, shikon.

Dal nga shtepia me rrembim
le te flase me murin ne vazhdim,
edhe pse ndodhe ndonjehere
dhomen e bejme ferr.

Nje karike ne kafeteri me pret
shoqeria me hall te njejt,
dhe e dashura qe me kupton
ndodh qe pijen ma paguan.

Por kjo lidhje s'do te qendroj
vitet ecin, ajo do te rregulloj
jeten si cdo femer
e une duhet ti them; - me fal zemer!


Babi me ushqen qe kur kam lind
s'mund t'ja qoj edhe dikend,
kjo s'do te ishte e drejt
atehere do behej lufte e vertete.


Nje vajze me vize se dua
se vajza qe kam me pelqen mua,
dhe nje Gjerman kete e di
do te jem i barabart si ai.

Por Kosova sot per sot
- prite bir, me thote!
tek e fundit ka dy vjet
femiu qe quhet shtet.

Ndihme i duhet Kosoves sone
ende sakrifica kerkon,
e une ndihme ku te kerkoj
ka kush te me tregoj?

Se jeta me shkon kot
me babin bej lufte sot, e mot,
vajza qe dua s'di a do te me pret
rruge pa dalje eshte kjo jete.
 

fara

Primus registratum
Re: TRENDAFILI I KUQ

Tavolina e dashurise

Shume u deshprova
kur hyra ne kafeteri,
se shoqerine se takova
edhe pse ram ne ujdi.

Por me sy duke kerkuar
te pash ty djal,
me shishe birre rrethuar
tymoje perreth pa u ndal.

Hiq trishtimin qe s'me pelqeu
te tjerat ne toke me kane rrezuar,
shpirti me refeu
ky djal po vuan.

A bene te ulem? - thash
po papritur leje e kisha perball,
ne syte e tij reagim nuk pash
ishte i humbur, si ne perralle.

''Desha te me ngroh
nisen nga goja fjalet ti dalin,
- por neperke ishte ajo
e ato vetem helm falin''.

Permes syve te tij
i thash zemres se vrare,
e di duket marrezi
te dua qe nga sekonda e pare.

Doren e shtrire ne tavoline
me force ja shtrengova,
ja percova energjine
reagimi ish ai qe kerkova.

Me shpejtesi doren terhoqi
dicka i ndodhi ndjeva pastaj,
por neperken nga goja se hoqi
kjo ishte nate e fundit e saj.

Ja lemova shpirtin cdo dite
te sherohej pakez prita,
ne syte e tij kur pash drite
qellimin e arrita.

Ne tavolinen e dashurise
rezervimin kemi gjithmone,
aty pandare i peshperise
ketu u lidhe fati jone.
 

fara

Primus registratum
Re: TRENDAFILI I KUQ

Dhoma muze

Netet e gjata sa amshimi
cdo sekonde dhembje dhuron,
me duket s'do vij zgjimi
qe njeriut rrugen ja tregon.

Dhoma ime shendrrohet ne muze
muri i pare ka dashuri plote,
une e ti jemi mbi re
goja jote; - te dua me thote.

Muri i dyte dhembje ka
zemra ime vetem, dhe bosh,
me te miren ty ta dha
keshtu e zbrazet ,asgje se josh.

Muri i trete s'ka pikture
as drite, as rruge, eshte terr
te ardhmen s'do te shoh kurr
dhash dashuri ,gjeta sherr.

Dhoma ime rreth vicioz
nga muri tek muri ,jo rruge e gjate
kjo nuk futet nen rogoze
ne njerin e lumtur ,ne tjetrin e ngrate.

Muri i katert ka dritare
e cel dhe zotit i them;
me shpirt te humbur fare
pakez qetesi dua te kem.


Dhoma muze


Ne netet e gjata vetmie
bej koleksion dashurie,
muze me behen muret ne dhome
plote pasion dhe arome.

Por kur arrij tek portreti yt
me ndalet fruma ne fyt,
para dhe pas teje kam dashuruar
me mend, fjale, dhe duar.

Por celesine tek zemra ne krahror
vetem ti e kishe ne dore,
u fute brenda me siguri
the; - ketu dua te rri.

Por une vendosa ndryshe
zemren e kisha te ndare ne dyshe,
ne mendje kisha plane tjera
se ne fakt erdhi vera.

Muze me portrete shume
s'me len te bej nje qik gjume,
te gjitha keto femra o gjan
po te dua mund ti kem pran.

Por veten ti mbetesh perjete
ne murin tim portret,
te me kujtosh gjithmone
se dashuria e vertete egziston.

Por eshte si treni ne binar
po iku s'kthehet me te marr,
une kam humbur cdo shprese
por ne stacion ty te prese.
 

fara

Primus registratum
Re: TRENDAFILI I KUQ

Viti i ri 2010

Viti i ri ishte shkas
mengjesi bashke na gjeti,
nga nje janari e pas
bashkejetesa na mbeti.

Bashkejetesa eshte trend
ne tham ; - pse jo,
cdo gje eshte ne vend
te dua, dhe me do.

Nje buke ndanim
dhe flenim ne nje shtrat,
ne nje vend mbanim
rrobat dhe te gjitha gjerat.

Nje dite doli nje pacartesi
e kaluam shume lehte,
por dilnin tjerat ne vazhdimsi
u gjetem ne hall te vertete.

Kishim te njejtat deshira
per te ardhmen tone,
por dallonte menyra
drejt realizimit qe na qone.

Te ri dhe plote jete
nuk leshonim pe,
ne shtepi ndodhi nje termet
me nuk bashkejetojme ne.

Dashuria si qelqi i thyer
ne hapesire u tret,
ne origjinal per ta kethyer
s'ka shans ,ne kete jete.

Mendja dhe shpirti im
jane ne lufte qe kur ke shkuar,
bashkejetesa ishte gabim
vetem na ka ngaterruar.

Sot eshte 28 dhjetori
nje mesazh dua te te dergoj,
se po afrohet nje vjetori
por emailin tend se posedoj.

Por ne ora fiks 12
nje deshire do ta kem,
futurimthi te vish, shpejt
deshiren e shpirtit te ta them.

Se shpirti i minuar
nga deshira qe vershon,
pa ngurim te kish treguar
sa shume te deshiron.

Dhe ne fakt po vuaj
qe ne vitin e ri 2010,
vallen e dhembjes do luaj
se humba dashurine e vertete.
 

fara

Primus registratum
Re: TRENDAFILI I KUQ

Depresion e merzi dallova
pas festes se vitit te ri,
tek nje e moshuar kur bisedova
se tha; - kjo esht vetem per te ri.

Se femi e te ri
behen te medhenj rriten,
kurse per ne faqezi
per ne vitet nderpriten.

Se cdo vit i ri tregon
vdekja eshte duke u afruar,
me erdhi keq se keshtu mendon
u perpoqa per ta lehtesuar.

Pergjegjen e kisha qe me pare
i thash duke shpejtuar;
- veq i vdekuri kohen e ka te vrare
koha si ece eshte ndaluar.

Eshte mire te eci koha
per cdo kend keshtu eshte jeta,
kete shpirt sikur e ngroha
pak gezim ne syte e saj gjeta.

I thash ne vazhdim
nese jeten e kalon mire,
s'duhet te jete trishtim
te jesh gjyshe, eshte deshire.

Mendoj nese ne jete bene
cdo gje ne kohe ,e te duhurin vend,
asgje peng s'ke lene
edhe pleqeria vie ne rend.

Ju uroj pleqeri te gjate
edhe shendet te mire,
mendoj se jeni me fat
dikush s'ka mundur, ka pasur deshire.
 

fara

Primus registratum
Re: TRENDAFILI I KUQ

Unaza vizatim mbet

Modelin e unazave vet
e bere me perkushtim,
the; -do ta mbajme per jete
dua te kete nje kuptim.

Zemer plote e shikoja
vizatimin me gravure,
sy hapur e enderroja
ne gisht si me rri bukur.

Dy zemra qe bashkove
vetem ne leter kane mbet,
te arepunuesi nuk i qove
se fejese nuk do te kete.

Ti kishe shpirt artisti
parajse me ke ofruar,
por ndjenja prej avanturisti
nga une te kane larguar.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: TRENDAFILI I KUQ

Te bukura. Shkruar me thjeshtesi, shprehese.
smile.gif
 

fara

Primus registratum
Re: TRENDAFILI I KUQ

Si asteroid

Ti je si asteroid i vertete
drejt meje je nisur me shpejtesi,
por nuk eshte data trembedhjete
as e premte sakt e di.

Rrezik te shkruan ne sy
le pas vetem shkretire,
shume vajza pas ndarjes nga ti
jane keq ,nuk ndihen mire.

Por une zemren se kam makine
ta perplasesh mal e koder,
as nuk eshte bere me plasteline
ti ta shendrosh ne loder.

E di ti je si asteroid
por je nise ne rruge te gabuar,
te do shpirti risi, e sfide
por te nuk ske per te zbatuar.
 

fara

Primus registratum
Re: TRENDAFILI I KUQ

Ajlla

I bukur emri Ajlla
se kisha degjuar ne jete,
trupine sikur zana
floke te zeza me gershete.

Kur e shikova humba
fluturova ne parajse,
u afrova por nuk munda
asnje fjale te flas.

Kam bukuri shpirti
si pamja ne bregdet,
por zoti trupine nuk ma rriti
as hijeshi syri ne te mu tret.

Ku te marr guxim
ti them fjale dashurie,
si ta luaj trimine
prane asaj bukurie?.

Por sikur mos ti them
do t'me mbete pike,
perjete peng do te kem
ta mallkoj veten se pata frike.

Ajlla gershete zeze
kam dileme te vertete,
dashurine qe kam ndeze
te ta them a ta shuaj vete?.
 

fara

Primus registratum
Re: TRENDAFILI I KUQ

Dite e shtune

Te shtunave dikur
behej dasem patjeter,
sot mundet edhe diten e merkure
e shtuna u be teme e fjeter.

Te shtunen dikush lind
dikush mund edhe te vdes,
por kete dite jam bind
e trajtojne me delikatese.

Te premten eshte ne panik
dikush qe eshte i ri e i punesuar,
mezi pret te mbaroj pune e te ik
se uikend hata ka planifikuar.

Se e shtuna eshte uikend
per njerezite qe kane fat,
te punojne se te ne eshte trend
papunesia qe te bene te ngrate.

E tille siq jam une
fati si ka trokite te dera,
e merzitshme dite e shtune
eshte si ghitha ditet tjera.

E shtune eshte dite tregu
ne qytetin tim,
fshatari i ngjitet bregut
bjen me shite bulmet e perime.

Tek privatet kush punon
diten e shtune nuk ka pushim,
vetem kush nuk deshiron
se kupton sa eshte mundim.

Pasdite eshte e qete
njerez rrugeve sheh rralle e tek,
dikush ka filluar pushimin vertete
dikush behet gati per diskoteke.

Ndeshjet sportive
te shtunen mbremje e kaplojne,
bastoret behen atraktive
per njerzite qe duan te fitojne.

Varet nga mosha e deshira
e shtuna eshte per kanaqesi,
caste sa me te mire
kaloni ju ne pergjithesi.
 

fara

Primus registratum
Re: TRENDAFILI I KUQ

PAVARESIA E KOSOVES

Si heren e pare kur u shpalle
pavaresia e shtetit tone,
edhe tani me ngjalle
pafundesisht emocion.

Patjeter kalojne fluturimthi
kujtime si erdhem deri te kjo dite,
mua dhe ty.......
dhe s'do e leme pa e perserite.

Zemer vrare e fundosur
ne burgje me kangjella,
asnjehere shpirt burgosur
por me ide te kthjellta.

shqiptari ka Lind dhe rilind
me deshiren qe nuk vdiq kurre,
babai djalin e ka bind
do vij ajo dite heredokur.

Dhe erdhi e bekuar, e shenjt
mblodhem frute nga ara e mbjelle,
17 shkurt 2008
eshte data qe pavaresi ka sjell.

Tani me 17 shkurt do mbush
dy vjet pavaresia,
shtetit qe i gezohet cdo kush
qe eshte shqiptar dhe i pelqen shqiptaria.
 

fara

Primus registratum
Re: TRENDAFILI I KUQ

14 Shkurti

Si ushtar i plagosur rende
rrezohem ngritem vend pa vend,
ne jeten time pafundesisht ky ritual
jeta ime keso dite me fal.

Me do shpirti nje pike uje
etjen per dashurine tende ta shuaj,
ndoshta tani per 14 shkurt
nje fjale te embel nje prekje te bute.

Mos shpreso kot rri urt
me thote koshienca se me 14 shkurt,
merre dhurate kush duhet fort
e per dashurine tone u be nje mort.

Me sakt varrose ti dhe ke ike
une shikova edhe kur morra thike,
qe ishte fjale por rende peshoj
mua si ushtarine per toke me rrezoi.

Bota mbare do merre dhurate
e une do te jem duar thate,
zemer pa prekur buze pa shijuar
14 Shkurti per mua s'ekziston eshte shuar.
 

fara

Primus registratum
Re: TRENDAFILI I KUQ

Ne enderr me the

Beje gjumin e embel e te qete
ledhatoje zemren ne vendin tim,
mosdurim, torture nuk dua te kete
do marre fund ky udhetim.

Zemra rebele qe shoqe ska mbi dhe
qe rrahje ndjenjash mire ja njoh,
me madhengjeu permes celularit kur the
s'dua dhurate, dua vetem te te shoh.

Kenaqesi qetesuese me mberrtheu
se dashuria morri forme shenjterie,
cdo qelize trupi kah ti ketheu
hapat ishin grime me shume lumturie.

Per ti beje gjumin e qete mos vuaj
neser eshte vetem edhe nje dite,
do vij ska tjeter zemres i thuaj
duhet vetem 24 ore me prite.

Udhetimi ka fund te parapare
do t'me kesh te te fal dashurine,
ne shtratin tend endrrimtar
se te dua ,dhe eshte Shen Valentin.
 

fara

Primus registratum
Re: TRENDAFILI I KUQ

Per piktorin e dashur

Sy te humbur pa shkelqim
shikonin si pa qellim,
apo ndoshta mendjen e ka
ke piktura qe pergjysmuar e la.

Por sidoqofte ishte i trishtuar
edhe mosha e ka renduar,
vetem gruaja me fliste duke thene;
- e di se filanit goja c'i ka zene?

Te thote se tani si piktori
kemi edhe dhjetra te tjere e di,
per te nuk kemi nevoj
e deshperuar shikoja sa andej kendej.

Ndoshta piktori tash i deshperuar
thote me veti - o te uruar!
ju nuk dinit c'esht piktura
une kete ne dor ju vura.

Para do kohe kam degjuar
piktori nga qyteti eshte larguar,
neve na dha eksperience rini
si ja kethyem nuk, kam fjali.

As pushtet, as biznesmen
te miren me te mire s'ja ketheu,
nuk di ndegjegja a e bren
dikend se rregulla miresjelljeje theu.
 

fara

Primus registratum
Re: TRENDAFILI I KUQ

KERKOHET

Te jesh i fort i duruar,
shumicen e kohes i disponuar.

I bukur e plote sharme,
gjuhen me pak arme.

Te dish te zgjidhesh cdo probleme,
mundsisht te mos kesh dileme.

Te duash sinqerisht,
dashuria kur ik, ta marresh butesisht.

Cdo here te jesh i sakt,
ne sjellje te kesh takt.

Jo injorant, por te kesh dituri,
te flasesh jo sinqerisht, por me diplomaci.

Edhe pse ke deshire e pret,
biseda per seks ,tabu te jete.

Te kesh plote humor,
por ta dish ku me perdore.

Veshur me stil te jesh,
trupin me tamam mish ta kesh.

Gjelleberjen ta kesh deshire,
te kesh ne rreth sjellje te mire.

Te kesh nje rreth shoqeror,
me te cilet do dalesh ne dite nje ore.

Te kesh shpirt humanitar,
te ndihmosh dikend te vrare.

Te kesh largpamesi,
ta dish domethenien e fjales liri.

Ti besh gjerat ne kohe te vete,
se ora biologjike per cdo kend flete.

Te jesh familjar perfekt ,
ta dish i linduri, eshte i vdekt.

Ndoshta edhe dicka qe une se di,
por keto duhen qe te jesh njeri.

Ta quash veten te arire,
por ti kesh keto eshte shume veshtire.

Por nese dikush ka arritur ti kete,
besoj eshte i lumtur ne jete.
 

fara

Primus registratum
Re: TRENDAFILI I KUQ

Ishe diell

Duke ecur kur te shikoja
trupi yt diell me dukej,
mijera rreze ne hapsire dalloja
nje pjese e tyre brenda meje strukej.

Merrja ngrohtesi, drite, dashuri,
vazhdoja rrugen pa thene fjale,
fluturoja nga gezimi per cudi
kete gje se dije ti djal.

Gjithe boten mund ta doje
te ndaje ndjenja me cdo kend,
por shpirtin tim nuk e lendoje
aty dielli kishte zene vend.

Ish e bukur, fenomenale
pa strese, xhelozi, paranoje,
ndoshta per dikend jo reale
por ndodhi keshtu, dhe nuk ish loje.
 

fara

Primus registratum
Re: TRENDAFILI I KUQ

8 Marsi

8 Marsin kur ne jete
nuk e kam festuar,
e bukur a i ka rete
cdo dite mua me ka takuar.

Nuk kam ndier nevoj
se lirine e kisha ne shpirt,
perse nje dite te festoj
kur eshte e ime cdo dite.

Por edhe po te festohet
revolt duhet shprehur ,
femra ne jete te perparohet
je me dhurate per tu dehur.

Se revolt po nuk pati
festa nuk ka kuptim,
behet nje feste e ngrate
sic ndodh ne qytetin tim.

Hane, pijne ,argetohen
cdo gje kane ne terezi,
s'kane me cka te krenohen
por kjo ka pak rendesi.

Kete e bene kur don
por me 8 Mars duhet,
te kerkohet cka te mungon
po qe ne rregulle, festa shuhet
 

fara

Primus registratum
Re: TRENDAFILI I KUQ

C'te bene ajo?

Te ka lidhur me zinxhir
je bere rob i saj,
para botes e mbulon mire
por mua s'me mashtron e di.

E dashur ,zemer, gjithsesi ,po,
jane fjale qe bota i degjon,
cdo enderr qe sheh patjeter e do
ti si sherbetor ja ploteson.

Me mua nuk ishte keshtu
kishe fjalor te pasur ishe mbret,
c'te bene ajo te di du'
pasi qe shoh se tani pa tru ke mbet.
 
Top