Tregetia e lire!

olti

Neo
Re: Tregetia e lire!

Fillimisht postuar nga gene:
[qb] problemi eshte se nga ana e administrates qendrore, kjo heqje e doganave duhet te shoqerohet me veprime qe synojne ne rritjen e exportit [/qb]
Ai shkrimi yt eshte ne cdo fjali per t'u kundershtuar se ia ke futur shume kot. PO flet si e ema e Zeqos ne maje te Thanes. Cfare do eksportojme ne ore nqs nuk prodhohet gje ketu?!!! Pikerisht per kete po flasim ne kete teme; qe qeveria me politikat e duhura doganore dhe ekonomike ne pergjithesi te beje te mundur nisjen e nje prodhimi i cili me pas do te mund edhe te eksportohet, por ne kete pike ku jemi dhe me ato qe thuaj ti ne nuk do behemi kurre ne gjendje te prodhojme per nevojat tona e po aq me pak per te eksportuar.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Tregetia e lire!

x stranger
me duket se nuk u mora fare me teorine e ekonomise internacionale
thashe thjesht se nuk dua te paguaj une pasurimin e prodhuesit shqipetar (nuk ka me prone te perbashket - sejcili pasurohet per vete)


x neo
nqs ke gje per te kundershtuar je mese i lire ta besh e mundesisht ta argumentosh
te jemen e zeqos tregoja dikujt tjeter se nuk jemi bebe
sa per informacion(pertej gazetave politike qe lexon) - ne shqiperi po prodhohet dicka per export
prodhohen veshje e kepuce me cmime shume te uleta e cilesi shume te larte per tregun italian

nqs do te ndiqej nje politike liberale me italine atehere do te exportonim dicka me teper per shkak te uljes se metejshme te kostove

sa per politikat qe ndjek shteti shqipetar ne lidhje me kete sektor mund te te them se jane nga me te papershtatshmet ne ktahasim me te gjithe konkurentet tane (ne vecanti Rumania e te gjithe vendet me kosto te ulet te fuqise punetore ne pergjithesi)


edhe dicka tjeter mese absurde
ne importojme (deklaruar) nga italia veshje e kepuce pak a shume aq sa exportojme (duhet te na marrin me domate) shtoi edhe ato qe importohen kontrabande e do vesh duart ne koke

sic e sheh, doganat nuk me duket se po mbrojne prodhimin e brendshem (vijne veshjet nga jashte se i do konsumatori)

une mund te te garantoj se per sektorin e veshjeve e kepuceve aktualisht do ishte mire nje heqje e doganave (heq burokraci ne hyrjen e lendes se pare duke lejuar nje pergjigje me te shpejte kerkesave te tregut te huaj-ul me teper kostot per exportimin)
asnje prodhues i huaj nuk mund te konkuroje prodhuesin shqiptar ne tregun shqiptar ne kete fushe persa i perket kostove?

atehere perse te mos i heqim doganat??????

edhe njehere mos me trego te jemen e zeqos po nqs ke per te kundershtuar behe dhe argumentohe
:wave:
 

Guest
Re: Tregetia e lire!

Edhe dritat i importojme nga vendet fqinje po ashtu dhe ujin kto jane elementare /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif

Si do ishte me mire te benim vete energji apo ta merrnim me cmim shuem te larte nga vendet fqinje :smash:
 

ruud

Primus registratum
Re: Tregetia e lire!

Fillimisht postuar nga 'Neo':
[qb] . Cfare do eksportojme ne ore nqs nuk prodhohet gje ketu?!!! Pikerisht per kete po flasim ne kete teme; qe qeveria me politikat e duhura doganore dhe ekonomike ne pergjithesi te beje te mundur nisjen e nje prodhimi i cili me pas do te mund edhe te eksportohet, por ne kete pike ku jemi dhe me ato qe thuaj ti ne nuk do behemi kurre ne gjendje te prodhojme per nevojat tona e po aq me pak per te eksportuar. [/qb]
e si mund ta beje qeverija kete gje. Eshte e pamundur. aq me shume ne "liberal economies" ne qofte se mund te quhet e tille. Dhe sigurisht smund ta beje kur kemi tregti te lire.

ideja eshte qe eventually ekonomija do specializohet. ne long-run meqenese do mbetemi vendi me i varfer do kemi copetitive advantage ne labour-intensive goods dhe vendet e tjera do levizin drejt capital-intensive goods. dhe keshtu dalengale do ngjisim shkallet deri sa te arrijme ne nivelin e tyre dhe ndoshta atehere do kemi marre shume nga ato industry qe ato kishin competitive advantage. eshte gjate kesaj rruge qe qeveria duhet te provoje economic policy e duhura qe ta beje te mundur ngjitjen e biznesit.

look at the big picture guys.
tregtia e lire is about long-run. dhe seshte ne humbin ne nje industry apo jo apo si do beje ekonomija in general.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Tregetia e lire!

mbaj mend qe dikur egzistonin dy ministri te ndryshme per industrine
njera e industrise se rende (capital-intensive)e tjetra e industrise se lehte (aktivitete labour- intensive-veshje kepuce artistike etj)
sejcila e specializuar ne fushen e veprimit te vet
mendoj se kjo e dyta do ishte e domosdoshme aktualisht (nese nuk egziston) sigurisht me pushtete me te kufizuara se atehere por mund te beje politikat e kesaj industrie ne te cilen do kemi avantazh edhe per shume kohe (derisa te hyjme ne BE e fuqia punetore te levize lirisht)
 

dirty vegas

Primus registratum
Re: Tregetia e lire!

Fillimisht postuar nga gene:
[qb] mbaj mend qe dikur egzistonin dy ministri te ndryshme per industrine
njera e industrise se rende (capital-intensive)e tjetra e industrise se lehte (aktivitete labour- intensive-veshje kepuce artistike etj)
[/qb]
...s'ka lidhe me temen, por je i sigurt qe ndryshimi midis industris se rend dhe industris se lehte eshte intensiviteti i kapitalit n'krahasim me forcen punonjese?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Tregetia e lire!

ke shume te drejte
nuk ka lidhje me temen
e terheq mendimin meqe e ke merak
ishte vetem vazhdim i atyre me pare

nuk jam aspak i sigurte mbi dallimin e industrise se lehte nga ajo e rende e po deshe i gjejme ndonje emer tjeter organizmit qe duhet krijuar(nuk e quajme ministrite te industrise se lehte)

megjithate aktivitetet per permenda kerkojne fuqi punetore e jo shume kapitale (nje linje prodhimi veshjesh per 100 punetore kerkon rreth 100.000$ + qerane mujore te ndertses)

mos u mundo dhe ti te kundershtosh kot se nuk te se e mori lume kete pune
perpiqu te kuptosh mendimin

po flisnim per mundesite e shqiperise per te exportuar dicka,
si do ndikonte heqja e doganave,
cilat sektore mund te exportojne,
si mund t'i ndihmoje administrata qendrore me politikat e saj e ndonje oragn te vecanete qe ndjek e nxit zhvillimin e tyre (per kete permenda min e ind se lehte si shembull)


.
 

olti

Neo
Re: Tregetia e lire!

Gene, une nuk flas ne pozicionin e dikujt qe lexon gazetat, por ne ate te nje sipermarresi qe preket vete personalisht. Ti flet se prodhojme kepuce. Ne fakt ka fabrika qe jane po te italianeve ne te cilat behen prodhime te pjesshme, pra vijne gjerat gjysme te gatshme e ne vendin tone vetem montohen, apo perfundohen. Tani nese me keni vene re une po flisja per mbrojtjen e disa artukujve per te cilet ne kemi mundesi t'i bejme vete. Shume artikuj apo prodhime vijne nga jashte jo se nuk mundemi, por se nuk ka politika te duhura mbrojtese, si dhe mbi te gjitha prej korrupsionit.

Nese i vini re reklamave ne mediat shqiptare, do te shihni se ne total jane disa firma qe mund te numurohen me gishtat e njeres dore qe bejne shitjen e shume artikujve dhe prodhimeve. Keto jane vetem tregtare, te cilet nuk bejne gje tjeter vecse marrin mall nga jashte dhe e shesin brenda vendit. Duke marre parasysh korrupsioni shqiptar, mund te kuptojme se si funksionojne gjerat. Ne shume raste jane keto tipe tregtaresh qe ndikojne tek politika ( nqs nuk jane vete politikane, sepse shpesh jane po ata) per te mos bere gje dhe per te penguar prodhimin vendas, sepse dihet qe do i ikte nga dora fitimi i majme qe marrin tani.

Nese do kishte politika te duhura ekonomike dhe shtet te vertete ne nivele te pranueshme, atehere prodhimi vendas do kishte vertet nje rritje, sepse mallrat e huaj sado te jene te lire nuk munden ne asnje rast te jene me lire se ato qe mund te prodhohen ne vend (disa, jo te gjithe) pasi duke marre parasysh nivelet e taksave qe ata paguajne, shtrenjtesine e fuqise punetore si dhe shpenzimet e tjera dytesore, atehere do kuptojme se ne shume gjera mund t'i prodhojme shume me lire, qe se paku te plotesojme nje pjese te nevojave tona, e me pas ndoshta te mendojme dhe per eksporte. Te thashe ate shprehjen sepse ti fillove te permendesh shprehte te tipit "le te mesojne te prodhojne"

Vella sipermarresit shqiptare duan dhe mundohen, por jane keto pengesa (per te mos folur per ndihme) qe nuk e lene te ece perpara. Permenda me siper se si funksionon me firmat e medha qe ndikojne ne politike, por duhet te shtoj dhe injorancen e thelle qe i karakterizon shume nga drejtuesit tane, apo dhe moskokecarjen dhe papergjegjshmerine. Nje ekonomist ka shkruar ketu shume mire dhe e ka shpjeguar se ku eshte roli i shtetit dhe detyren e tij ndaj sipermarresve dhe prodhuesve. Me sa shoh jeni ju qe flisni nga larg e me informacionin e gazetave, sepse vertete jeni shume larg realitetit, e nqs jeni ekonimste, atehere me duhet te them se nuk i keni bere mire detyrat e shtepise, se po flisni shume pabaza. DUHET qe me ne fund te kuptoni se nuk mund te kete prodhim shqiptar (industrial, apo bujqesor) pa ndihmen dhe mbeshtetjen e shtetit. Ndihma qendron ne subvencionimet dhe kredite e mbeshtetja tek hartimi dhe realizimi i politikave te duhura ekonomike.
 

olti

Neo
Re: Tregetia e lire!

Ruud, shkruaj o teresisht ne shqip, ose anglisht, se nuk po e marr vesh kete miksim gjuhesh!
 

ruud

Primus registratum
Re: Tregetia e lire!

mund te me thote ndonjeri se si mund tregtia e lire ta demtoje bujqesine kur prodhimi eshte privat dhe local????
 

dirty vegas

Primus registratum
Re: Tregetia e lire!

Fillimisht postuar nga 'Neo':
[qb] ...nese do kishte politika te duhura ekonomike dhe shtet te vertete ne nivele te pranueshme, atehere prodhimi vendas do kishte vertet nje rritje, sepse mallrat e huaj sado te jene te lire nuk munden ne asnje rast te jene me lire se ato qe mund te prodhohen ne vend (disa, jo te gjithe) pasi duke marre parasysh nivelet e taksave qe ata paguajne, shtrenjtesine e fuqise punetore si dhe shpenzimet e tjera dytesore, atehere do kuptojme se ne shume gjera mund t'i prodhojme shume me lire, qe se paku te plotesojme nje pjese te nevojave tona, e me pas ndoshta te mendojme dhe per eksporte..." [/qb]
Problemi i shqiperis ka qen gjithmon ky kendveshtrim miop i tipit "te prodhojme per vete ..pastaj te mendojme te eksportojme." ...kete e them duke marr parasysh qy n'kohen e monizmit ku mundoheshim qe cdo gje te prodhonim ne vend per veten tone.

Produktet e huaja, ne shume raste mund te jete me te lira se produktet vendase. Ka shume raste ku tarifat qe firmat e huaja pagojne nuk jane te mjaftushme per te krijuar nje barazi cmimesh. Disa nga gjerat e tjera qe ndikojne eshte cmimi i lendes baze (ndoshta lenda baze e produktit X eshte me e shtrenjte ne Shqiperi sesa ne shtetin nga ku vjen produkti konkurrent). Pastaj, nje menyre qe kompanit e huaja perdorin per te ruajtur dominancen ne nje shtet ose rrajon eshte "dumping." "Dumping" eshte nje permbytje e markates lokale me nje produkt me cmime jashtzakonisht te ulta ku fitimi i kompanis eshte shume minimal. Psh, ne Shqiperi nje rast i till ishte permbytja e tregut Shqiptar me pula Hungareze (para disa vjetesh) ose me veze Greke (nese nuk gabohem per ket te fundit). Kjo lloj konkurrence paralizon me efektivitet bizneset vendase qe nuk jane aq te medhenj sa te shperndajn koston sic e shperndajne kompanit e medha te huaja qe kan zaptuar tregun shqiptar.

Dum s'dum, do i bindemi ketyre rregullave te tregut te lire ...meqe kemi zgjedh vet te marrim pjes. Po u vun prap tarifa te larta per mallrat e huaja, kjo mund te demtoj edhe ato pak kompani shqiptare qe eksportojne mallra jasht shtetit.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Tregetia e lire!

Fillimisht postuar nga 'Neo':
[qb]
Fillimisht postuar nga gene:
[qb] problemi eshte se nga ana e administrates qendrore, kjo heqje e doganave duhet te shoqerohet me veprime qe synojne ne rritjen e exportit [/qb]
Ai shkrimi yt eshte ne cdo fjali per t'u kundershtuar se ia ke futur shume kot. PO flet si e ema e Zeqos ne maje te Thanes. Cfare do eksportojme ne ore nqs nuk prodhohet gje ketu?!!! Pikerisht per kete po flasim ne kete teme; qe qeveria me politikat e duhura doganore dhe ekonomike ne pergjithesi te beje te mundur nisjen e nje prodhimi i cili me pas do te mund edhe te eksportohet, por ne kete pike ku jemi dhe me ato qe thuaj ti ne nuk do behemi kurre ne gjendje te prodhojme per nevojat tona e po aq me pak per te eksportuar. [/qb]
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Tregetia e lire!

neo
1-nuk arrij te kuptoj pozicionin tend mbi heqjen e doganave

a ke mundesi ta shprehesh qarte
duhen apo jo doganat?

2-nuk arrij te kuptoj edhe mendimin tend mbi prodhimin vendas
eshte apo jo ne gjendje te konkuroje produktet e huaja?

3-te kerkoj falje nqs te kam ofenduar kur thashe se prodhuesi shqipetare DUHET TE MESOJNE TE PRODHOJNE
me kete nuk nenkuptoja vetem aftesine per te nxjerre nga linja e prodhimit nje produkt cfaredo, por aftesine per te nxjerre nga linja e prodhimit nje produkt qe konkuron ne treg
Ti me thua se aktualisht je ne gjendje ta besh kete

atehere perse duhen doganat?????????

eshte diskutim tjeter ndihma me kredi apo politika te favorshme ekonomike

4-te garantoj se jo te gjitha laboratoret e prodhimit te veshjeve e kepuceve jane pronesi e italianeve. zakonisht punohet materail porosites e format jane joint-venture kontratuale (edhe per ato krejt italiane nuk kemi pse ankohemi)
te garantoj gjitahshtu se mund te te flas edhe une ne rolin e pjesetarit ne njeren prej tyre por nuk eshte vendi ketu


si perfundim
a mund te di pozicionin tend?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Tregetia e lire!

keto dite jane nenshkraur disa MTL dhe eshte krijaur nje treg i lire jashte BE me rreth 60 milione banore

tani kjo u be edhe pse mund te kemi kundershtime

si mund te konkurojme?
 

infinity

Primus registratum
Re: Tregetia e lire!

hi Gene!
Meqe une momentalisht nuk jam ne Al dhe nuk kam informacione shume te sigurta,ka mundesi te me sqarosh pak keto kontratat e nenshkruara me BE per nje treg te lire prej 60 mil.banoresh?
Cfare perfiton prej tyre nje firme shqiptare?
Cilat jane keto pjese te BE?
Cfare kushtesh duhet te permbushe nje firme shqiptare qe te perfitoje prej ketyre kontratave?
Dhe ndonje informacion tjeter te rendesishem sepse jam shume i interesuar ne kete pike.
Falemnderit ne avance!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Tregetia e lire!

po te citoj nje artikull gazete


“Zona virtuale e tregtisë së lirë do të përfshijë të paktën shtatë vende dhe 55 milionë banorë”

Ballkani bëhet një treg me 55 milionë konsumatorë

Brenda 1 janarit, Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë do të hyjnë plotësisht në fuqi në të gjitha vendet e rajonit

Bledjana Beqiri

Brenda 1 janarit të vitit 2004 Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë ndërmjet 7 vendeve të rajonit duhet të hyjnë në fuqi. Një treg prej 55 milionë banorësh pritet që të rrëzojë së shpejti plotësisht barrierat doganore. Hapja e tregjeve të vendeve të Ballkanit është një nga kushtet për t’u integruar së bashku në strukturat e Bashkimit Europian. Kështu, ministrat e Ekonomisë dhe Tregtisë së shtatë vendeve të rajonit, në prani të kordinatorit special të Paktit të Stabilitetit, Erhard Busek, komisionerit të Bashkimit Europian, Pascal Lamy, në prani të ministrit të Tregtisë së Jashtme italiane, Adolfo Urso dhe të përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar janë mbledhur dje në Romë të Italisë për të nënshkruar një deklaratë ministrore për zbatimin e Marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë, si dhe përcaktimin e planit të punës së grupit të punës për tregti të paktit të stabilitetit. Kështu, Shqipëria, Bosnje dhe Herzegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Moldavia, Rumania, si dhe Serbi dhe Mali i Zi kanë nënshkruar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë ndërmjet njëra-tjetrës, marrëveshje këto që duhet që të ratifikohen brenda këtij viti. “E ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Europian dhe duke pranuar që sfida më e madhe që vendet tona kanë përpara, është që të përgatiten për integrim në strukturat europiane dhe më tej për anëtarësim në Bashkimin Europian, nëpërmjet zbatimit të standardeve europiane”, -kanë deklaruar ministrat e Europës Juglindore, pas nënshkrimit të deklaratës ministrore për liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë. “Ajo që duhet të synojmë dhe të gjithë së bashku duhet të punojmë për ta krijuar, është një angazhim i plotë me një mentalitet të ri. Çdokush duhet të kuptojë dhe të përpiqet të bindë vetveten se integrimi nuk është një proces që mund të përdoret për kredo politike, por një proces me potencial të madh ekonomiko-social, nga i cili të gjithë duhet të përfitojmë në mënyrë sa më të barabartë përfitimet që vijnë prej tij”, -është shprehur ministri shqiptar i Ekonomisë, Arben Malaj, i cili përfaqësonte edhe Shqipërinë.


Deklarata ministrore

Vendet nënshkruese kanë rikonfirmuar dje rëndësinë e realizimit të tregtisë së lirë në Europën Juglindore dhe bindjen e tyre se forcimi i bashkëpunimit të ngushte do të përshpejtojë integrimin e secilit vend në ekonominë globale dhe do të lehtësojë anëtarësimin e 7 vendeve në Bashkimin Europian, në kohën e duhur dhe sipas meritave të secilit vend. Sipas deklaratës, krijimi i zonës së tregtisë së lirë është një nga masat më të rëndësishme për tërheqjen e investimeve të huaja direkte në vendet e Europës Juglindore dhe në këtë mënyrë duke rritur kështu shkallën e rritjes ekonomike për një zhvillim të qëndrueshëm. Ndërkohë që këto 7 vende kanë deklaruar dje se do të marrin masat e nevojshme për të siguruar ratifikimin e shpejtë të marrëveshjeve bilaterale të vonuara dhe hyrjen e tyre në fuqi jo më vonë se 1 janari 2004. Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë me vendet e rajonit duhet që të hynin në fuqi që një vit më parë, por për shkak të vonesave të disa vendeve ato akoma nuk janë ratifikuar plotësisht. Moldavia është shteti që është më mbrapa me Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë, kështu ato vende të cilat nuk kanë realizuar Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë me këtë shtet do të përfundojnë negociatat dhe do të lehtësojnë pjesëmarrjen e Moldavisë në tregtinë e lirë të rajonit. Të gjitha marrëveshjet bilaterale të tregtisë së lirë duhet të jenë në përputhje të plotë me kushtet e Memorandumit të Mirëkuptimit dhe rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.
 

perdita durango

Primus registratum
Re: Tregetia e lire!

me leje me leje ta them una dicka??
me pelqen ky studimi siperfaqesor qe i ke bere ti tregut shqiptare dhe aq me shume prodhimit ne shqiperi....
po ke harruar dicka,qe askush nuk do te investonte ne shqiperi po mos te shihte inetersat vetjak,gjithashtu nqs ekziston ndonje fabrike tek e tuk qe merret me "prodhim" kepucesh kjo nuk do te thote qe shteti shqiptar ka aftesi prodhuese e para se i mungon lenda prodhuese ato fabrikat e kepuces nuk prodhojne materialet po materialet vijne te gatshme dhe kepucet sa arnohen ne shqiperi ajo qe fiton shteti eshte se iu jep mundesine disa frymave mundesi mbijetese(fushate elektorale apo perfitim vetjak....booboo) ndersa investitori shfrytezon fuqine krahut qe te ne eshte cmimi shume e ulet,,,,
pra cfare prodhojme ne ?????
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Tregetia e lire!

cfare kerkon te thuash?

qe investitoret nuk duhet te shohin interesin e vet?!
qe nuk quhet PRODHIM kur nuk ben gjithcka "me forcat e tua" brenda fabrikes (apo brenda shtetit)?!

ne fillim kepucet vetem qepeshin
tani edhe behet prerja
ka filluar te behet edhe perpunimi i lekures (psh ne shijak)
dhe fshtataret mund te fillojne te mendojne te rrisin kafshe per lekuren (apo per pelice)
tani administrohen nga te huaj, neser do te mesojme ku jane tregjet e i administrojme vete

sic e sheh, DALENGADALE, beme nje integrim vertikal dhe krijuan (virutalisht) rrugen e zhvillimit te industrise se kepuceve ne shqiperi

gjithcka nisi nga shfrytezimi i fuqise punetore

egzistenca e tregut te brendshem eshte gjithnje mbeshtejte per prodhuesit vendas

cfare do te ndodhe me hapjen e kufijve (mtl) dhe perballjen e prodhuesit vendas (qe mbeshtetet zakonisht tek kostot e uleta) me ate huaj (qe, ne kete rast, mbeshtetet ne kosto si ne)??????

cfare ndihme mund ti jepet biznesit vendas per te shfrytezuar mundesite qe jep kjo marreveshje per export?
 
Top