Tre amerikanë, Nobel në Mjekësi: Zgjidhje, problemit biologjik

Tre amerikanë, Nobel në Mjekësi: Zgjidhje, problemit biologjik

Tre shkencëtarë amerikanë janë fitues të Çmimit Nobel për Mjekësinë në vitin 2009, për zbulimin e tyre mbi kopjimin e kromozomeve dhe mbrojtjen e tyre nga degradimi, njoftoi sot instituti që shpërndan çmimin prestigjioz.
Elizabeth Blackburn, me origjinë australiane, Jack Szostak, me origjinë britanike, dhe Carol Greider janë tre fituesit e çmimit me vlerë 10 milionë korona suedeze, ose 1.42 milion dollarë, njoftoi instituti suedez Karolinska.
Në njoftimin e tij, Instituti Karolinska theksonte se tre amerikanët kanë dhënë një kontribut të vyer “me zgjidhjen e një problemi shumë të rëndësishëm në biologji”, pikërisht mënyrën e kopjimit të plotë të kromozomeve gjatë procesit të ndarjes së qelizës dhe mbrojtjes së tyre nga degradimi.
Mjekësia është tradicionalist fusha e parë që nderohet çdo vit me Çmimin Nobel. Çmimet për arritjet në shkencë, letërsi dhe paqen botërore janë dhënë për herë të parë në vitin 1901, në bazë të testamentit të shpikësit të dinamitit Alfred Nobel. (reuters/atsh)</p>
Jk4xMpl9xMI

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23493. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23493
 
Top