Trasgresion!

edda

Primus registratum
Trasgresion!

Po ju bej nje pyetje "ç'eshte per ju trasgresioni?"
Per mua trasgresion ne kuptimin e vertete te fjales nuk eshte as seksi e as droga, por thjesh ti rezistosh konsumizmit. Trasgresivi eshte ai qe reziston, ai qe eshte i lire, i pakushtezuar.

per fat te keq nuk njoh asnje te tille
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Trasgresion!

Trasgresioni eshte diçka qe sipas meje nuk ekziston, edhe pse neve mund te thyejme disa rregulla shoqerore disa tabu, shpesh futemi ne nje sjellje alternative qe i pergjigjet perseri nje rregulloreje tjeter edhe pse shpesh here informale.
 

edda

Primus registratum
Re: Trasgresion!

respektimi i nje rregulloreje te krijuar prej nesh apo te adaptuar dhe mos respektimi i rregullores se diktuar nga shoqeria sipas meje eshte nje forme trasgresioni
 

edda

Primus registratum
Re: Trasgresion!

Sot ndersa po prisja semaforin te behej jeshil per disa sekonda kundrova veshjen time qe reflektohej ne xhamat e nje dyqani dhe imagjinova se me ç'sy do te me shikonin ne Shqiperi sikur une te dilja keshtu. Ne shqiperi ku ngado qe ti shkon eshte e pamundur te mos shohesh te pakten nje femer te lyer e te veshur sipas modes se fundit ...ku imitohen deri ne imtesi modelet e rrobave, te flokeve te VIP-ave (me ka rene rasti te degjoj disa femra qe thone gjithe mburrje se ndjehen trasgresive :lol: )
Jo vetem ne Shqiperi ekzistojne keto..per fat te keq jemi bere te gjithe rober te ketij konsumizmi. Ti hap TV per te pare nje film apo emision dhe çdo 15 min. ta nderpresin per te te kujtuar kullesat e Injacios, dysheket e atij qe ia provon gruja para se ti shesi (si dreqin quhet?), lines idea notte, lines idea giorno etj. etj. etj. dhe eshte si puna e fyllit pastaj po i re me nje vend behesh budalla.
Me thoni ju si mund arrije robi te ruaje lirine, personalitetin e vet? :shrug: nuk njoh asnje trasgresiv..jemi bere te gjithe njesoj...bijte e eres se teknologjise /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Guest
Re: Trasgresion!

e kunderta e progressit eshte per mua por eshte dhe hip, fame , para , qef , budallalleqe etj etj
te besh cfare te duash dhe to not take NO for an answer /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

atman

Forumium maestatis
Re: Trasgresion!

Ester, trasgresioni nuk eshte e kunderta e progresit. E kunderta e progresit eshte regresi.
Trasgresion, qofte edhe si fjale do te thote te shkosh kunder, apo shkelesh nje urdher, ose nje rregull. Me kete dua t'i them Issit se trasgresioni egziston dhe eshte real, eshte prane nesh dhe larg nesh, po aq sa brenda dhe jashte nesh, njeheresh.
- Trasgresioni ka vlera pozitive ne ato raste kur çdonjeri prej nesh e shfrytezon si nje mjet, apo ure per te na çuar ne boten e thelle te emocioneve, per t'i jetuar ato ne gjithe hapesiren qe kane. Me kete dua te them se kur ne e leshojme veten ne ujrat e trasgresionit, me ose pa dashje, ne kete rast logjika menjanohet dhe ne rrembehemi nga krahet e emocioneve, sepse vetem keshtu mund te arrime qellimin. Cdo nderhyrje e logjikes ne kete rast, do te jete vetem nje pengese dhe nje mur qe do te na diktoje nje rruge me te ftohte. Marrim nje shembull: ta zeme se je me nje femer ne ashensor, po shkon drejt katit te tetembedhjete. Duhet me shume se nje minute, 18x5 sekonda=90", pra nje minute e gjysem. Nuk eshte kohe e mjaftueshme per te bere seks, por megjithate mendja aty punon dhe sidomos kur shikon qe frymemarrja e vajzes shpeshtohet, kupton qe edhe ajo deshiron diçka te tille. Ne kete rast, te besh seks ne ashensor eshte kunder rregullave. Por pikerisht kjo e ben me eksitues si aktin si edhe momentin, me emocional dhe ti e leshon veten, pa marre parasysh asnje rregull. Nje minute e gjysem jane shume shume me te thella nga emocionet se sa nje akt seksual "tradicional" ne kushte normale. Ky eshte trasgresion i mirefillte.
Trasgresioni na ndihmon shpesh here te njohim me mire veten, te hyme ne boten e subkoshiences, gje qe e bejme vetem kur fleme dhe qe ndoshta domosdoshmerisht duhet ta bejme edhe kur jemi me sy hapur. Pra na ndihmon te kaperxejme kufij mendore e morale qe na imponon vetja dhe shoqeria, ketu qendron edhe thembra e Akilit, sepse ne çastin kur "kemba" jone shkon "pertej", nuk ka me rruge kthimi.
Natyrisht si koncept eshte shume i gjere dhe mund te merren shume shembuj edhe ne sensin negativ, por une pelqeva te them keto dy fjale vetem ne anen e kundert.
 
Top