Re: Trasgresion!
Ester, trasgresioni nuk eshte e kunderta e progresit. E kunderta e progresit eshte regresi.
Trasgresion, qofte edhe si fjale do te thote te shkosh kunder, apo shkelesh nje urdher, ose nje rregull. Me kete dua t'i them Issit se trasgresioni egziston dhe eshte real, eshte prane nesh dhe larg nesh, po aq sa brenda dhe jashte nesh, njeheresh.
- Trasgresioni ka vlera pozitive ne ato raste kur çdonjeri prej nesh e shfrytezon si nje mjet, apo ure per te na çuar ne boten e thelle te emocioneve, per t'i jetuar ato ne gjithe hapesiren qe kane. Me kete dua te them se kur ne e leshojme veten ne ujrat e trasgresionit, me ose pa dashje, ne kete rast logjika menjanohet dhe ne rrembehemi nga krahet e emocioneve, sepse vetem keshtu mund te arrime qellimin. Cdo nderhyrje e logjikes ne kete rast, do te jete vetem nje pengese dhe nje mur qe do te na diktoje nje rruge me te ftohte. Marrim nje shembull: ta zeme se je me nje femer ne ashensor, po shkon drejt katit te tetembedhjete. Duhet me shume se nje minute, 18x5 sekonda=90", pra nje minute e gjysem. Nuk eshte kohe e mjaftueshme per te bere seks, por megjithate mendja aty punon dhe sidomos kur shikon qe frymemarrja e vajzes shpeshtohet, kupton qe edhe ajo deshiron diçka te tille. Ne kete rast, te besh seks ne ashensor eshte kunder rregullave. Por pikerisht kjo e ben me eksitues si aktin si edhe momentin, me emocional dhe ti e leshon veten, pa marre parasysh asnje rregull. Nje minute e gjysem jane shume shume me te thella nga emocionet se sa nje akt seksual "tradicional" ne kushte normale. Ky eshte trasgresion i mirefillte.
Trasgresioni na ndihmon shpesh here te njohim me mire veten, te hyme ne boten e subkoshiences, gje qe e bejme vetem kur fleme dhe qe ndoshta domosdoshmerisht duhet ta bejme edhe kur jemi me sy hapur. Pra na ndihmon te kaperxejme kufij mendore e morale qe na imponon vetja dhe shoqeria, ketu qendron edhe thembra e Akilit, sepse ne çastin kur "kemba" jone shkon "pertej", nuk ka me rruge kthimi.
Natyrisht si koncept eshte shume i gjere dhe mund te merren shume shembuj edhe ne sensin negativ, por une pelqeva te them keto dy fjale vetem ne anen e kundert.