Tragjedi në emigrim, shqiptari vret gruan, më pas i ve flakën vetes

Tragjedi në emigrim, shqiptari vret gruan, më pas i ve flakën vetes

ITALI- Ka ndërruar jetë në spitalin Maggiore, Hajdin Ajeti 48-vjeç, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Shpresës 45-vjeçare.
Tragjedia ndodhi pasditen e djeshme në një apartament në rrugën Cavalieri në Fiorenzuola. Banesa u përfshi nga flakët dhe policia e zjarrfikësit gjetën brenda trupin pa jetë të 45- vjeçare, ndërkohë që bashkëshorti i saj i kishte vënë flakën vetës.
Ai u dërgua në gjendje shumë të rëndë në spital shoqëruar nga një ambulancë, por si pasojë e plagëve të djegies ndërroi jetë gjatë natës.
Fqinjët kanë deklaruar në polici se kishin dëgjuar ulërima dhe më pas kishin parë tymin e flakët të dilnin nga dritarja dhe njoftuan menjëherë ndihmën e shpejtë.
Sipas mediave italiane, burri vuante prej kohësh nga kriza depresioni. Policia ka dyshime të forta se ai më parë ka vrarë gruan dhe më pas edhe veten.
Çifti kishte një vajzë 17-vjeçe, që kishte mbetur në Shqipëri pasi prindërit nuk kishin mundur dot ta tërhiqnin me vete.(Shekulli)</p>
rfoziNoxOOc

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24919. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24919
 
Top