TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

/pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif Ne bote ndodhin tragjedi te ndryshme dhe njeriu bie viktim i rethanes.

Njeriu mund te gjendet ne keto rethana tragjike i shtyre nga deshira, psh mbytet anija me pushuesa, turista, ose i shtyre nga tragjedia e jetes te cilen jeton.

Perse valle jeta tragjike e njerezve te deshperuar e te pashpres duhet te shendrohet ne vdekje tragjike?

Ahhh kjo tragjedia kombit tone. Deshira per te jetuar mbi toke si njeri po na con ne fund te detit si kufoma.

Mallkuar qofshin te tere ata qe kan pergjegjsi per humbjen e jetes se atyre femijeve dhe grave. I ndjekt perjetesisht tmerri qe kan perjetuar keto viktima.

/pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif

Ps. Sa tragjedi si kjo do evitoheshin neqofte se njeriu do kishte te drejten dhe lirin te udhetonte si njeri...
 

Eni_883

Primus registratum
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

Nuk kam shume fjale per kete. Jam dakort me Kordelen eshte tragjedia e rradhes kjo eshte me e keqe se vete tragjedia. Deri kur me....??? kete ekemi ne dore ne dh eper kete jam e bindur...Ngushellime familjeve nuk kam as fjale tjeter.
 

lule-bore

Primus registratum
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

TRAGJEDIA vazhdon ,perveq atyre te deshperuar qe vdiqen dhe qe familjet etyre te pakten munden ti jepnin latumiren e fundit ,ka dhe me tmerr me dhjetra familjare po telefonojne dhe protestojne qe te vazhdohen kerkimet ne det sepse familjaret e tyre jane nisur me gomone dhe nuk gjinden as gjalle as vdekur,pra mendohet per zhdukjen e nje gomoneje te dyte qe mbetet ende fantazme ne det.......
 

AskushiuS

Primus registratum
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

PO ku jane mer Zot ato QELBESIRAT !!!!!!!
(shefat e antiterrorizmit dhe te policise)
Po a kane familje ata????
Po si nuk doli nje qe ti beshtyje ne fytyre...
Po si i kane emrat,na gjeni ndonje numer
telefoni te shtepise,t`ja them nja dy fjale
se grate ne shtepi do i kene!!!!!
 

AskushiuS

Primus registratum
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

Ca mut shteti dhe ca mut qeverrie kemi ne !!!!!!
Po kaq te pafuqishem jemi sa vetem
ngushellime dime te bejme !!!!!!
 

Turing

Primus registratum
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

Te gjithe ne shqiperi jane konshient per trafikune e klandestineve qe eshte bere monedhe pagimi per pushtetaret shqipetare.
Te gjithe jane konshient se ne xhepat e kujt shkojne leket e kontrabandes!

20 vete vdesin NE MENYRE MAKABER dhe pa asnje lloj skrupulli kapobanda del ne televizor dhe e shpall diten e sotme dite zie kombetare dhe thote qe ndan me familjet dhembjen dhe hidherimin!!!

Ajo qe mua me habit eshte fakti qe si eshte e mundur qe 3 milione persona e lejojne qe nje kalbesire e ketij kalibri te tallet me ta ?!?

Askush nuk e ngre zerin por lejohen te manipulohen sipas deshires nga keto lloj funderinash dhe mafiozesh.

Te kishte ndodhur diku tjeter kjo e gjithe qeveria do kishte dhene doreheqjen, kjo sepse nuk kane me asnje lloj te drejte morale per te vazhduar te qeverisin me tej.
 

edda

Primus registratum
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

Fillimisht postuar nga Turing:
[qb]
Te kishte ndodhur diku tjeter kjo e gjithe qeveria do kishte dhene doreheqjen, kjo sepse nuk kane me asnje lloj te drejte morale per te vazhduar te qeverisin me tej. [/qb]
Oh Turing ç'hap dhe ti mor burre kto muhabete tashti..Z. Kryeminister s'denjoi as me lene pushimet pergjysem ti vjen e na thua te japi doreheqjen :smash:

Me habiti diçka, si ka mundesi qe skafisti, qe kishte studiuar per inxhinieri navale niset me nje det si ai i asaj nate?!!?!
 

Turing

Primus registratum
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

Oh Turing ç'hap dhe ti mor burre kto muhabete tashti..Z. Kryeminister s'denjoi as me lene pushimet pergjysem ti vjen e na thua te japi doreheqjen
E sigurisht pse duhet te lere pushimet ai. Ai ecen me raporte mujore. Per ate fakti qe 21 vete shkojne ne fund te detit hyn ne rregullat e lojes dhe si rrjedhoje nuk ka asgje anormale ndaj kesaj.
Pastaj mesiguri qe edhe ai mendon si Jaques Chiraque, sepse dhe ai nuk i la pushimet kur po vdisnin pleqet e plakat nga temperaturat e larta ne France.
Dhe nuk eshte e habitshme qe kur te vije te thote fajin e kane te gjithe shqipetaret qe nuk i mesojne femijve notin dhe ti qendrojen larg gomoneve.

Me habiti diçka, si ka mundesi qe skafisti, qe kishte studiuar per inxhinieri navale niset me nje det si ai i asaj nate
Kjo eshte mese normale !
Pikerisht per kete arsye te gjithe duhet te jene konshient se cfare rreziku ndermarrin po te shkojne ne Itali me gomone. Ata zgjedhin gjithmone zonat me te rrezikshme te detit, aty ku ka me shume rryma te forta, ku dallget jane me te medhaja dhe me e rendesishmja ditet ku ben mot i keq, ecin gjithmone me mbi 60 milje ne ore sepse keshtu nuk kapen nga radaret. Kur ben mot i keq dhe ku ka rryma te forta detare radaret nuk i kapin dot.
 

platinumvl2000@yahoo.co.u

Primus registratum
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

O njerez te mire gomonja eshte mbytyr jo se nje skafist zgjedh zonat me te rrezikshme se ai nuk kerkon vdekjen me duart e ti po ceshtja eshte se populli mik "italian" na perdor si peshk duke hedhur rrjeta ne det dhe keshtu helikat e gomones jane bllokuar :shrug: (fati i gomones)
 

assassino26

Primus registratum
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

O Turing,plus analist,politik na dole edhe specialisht gomonesh e skafistesh...
bravo te qofte qeke i pergatit nga gjithe krahet
 

emiljo

Primus registratum
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

Fillimisht postuar nga PLATIUMsw8:
[qb] O njerez te mire gomonja eshte mbytyr jo se nje skafist zgjedh zonat me te rrezikshme se ai nuk kerkon vdekjen me duart e ti po ceshtja eshte se populli mik "italian" na perdor si peshk duke hedhur rrjeta ne det dhe keshtu helikat e gomones jane bllokuar :shrug: (fati i gomones) [/qb]
Po si te na dojne te tjeret, kur ne nuk duam njeri-tjetrin? Me duket e cuditshme shprehja "popull mik" kur i drejtohesh italianit apo turkut, apo kinezit. Popull mik per mua mund te jete vetem populli im. Nese ate nuk e dua, ose nuk me do ka marre fund cdo gje. Nuk mund te pres ndonje te mire nga ndonje popull tjeter. Se ne ia lepijme ****** te tjereve, kjo s´do te thote se eshte apo duhet te jete reciproke. Prandaj pergjegjesia qendron gjithnje aty ku ze fill.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

Fillimisht postuar nga AskushiuS:
[qb] PO ku jane mer Zot ato QELBESIRAT !!!!!!!
(shefat e antiterrorizmit dhe te policise)
Po a kane familje ata????
Po si nuk doli nje qe ti beshtyje ne fytyre...
Po si i kane emrat,na gjeni ndonje numer
telefoni te shtepise,t`ja them nja dy fjale
se grate ne shtepi do i kene!!!!! [/qb]
Nuk e kan fajin ata mer lal po e ka fajin qeveria dhe Europa. Ato viktima paguan duke shpresuar nje jete me te mire. Gomonet ishin 'shpetimi' i tyre dhe fatkeqesisht u shendruan ne arkivole.

Une them qe skafistat duhen paguar nga qeveria dhe qeveria duhet te veri ne sherbim mjete udhetimi te sigurta, ne vend te gomoneve te perdoren tragete, per njerezit qe duan te shkojn ne Europe. Shqiptaret duhet te ken te drejten e udhetimit sic e ka greku dhe italjani.
 

miri klosit

Primus registratum
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

me kujtohen netet e janarit te vitit 91 kur bashke me tere familjen luftoja me boren ne mal per te kaluar ne greqi /pf/images/graemlins/frown.gif ska gje me te tmerrshme se fati i emigrimit /pf/images/graemlins/frown.gif
me vjen per te qare per ata njerez pa fat qe shpresat per nje jete me te mire u mbyten akoma ne 2004 nga njerez pa ndjenja,nga kafshe te tilla kontrabandiste!
emigrimi eshte plaga me e rende e nje kombi dhe fatkeqsisht per shqiperine sot eshte dhe e pasherueshme!
ngushellime nga zemra per te tere te afermit
 

MARTINA

Primus registratum
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

Fillimisht postuar nga PESHKATARI27:
[QB] Pak minuta me pare ne portin e Vlores ka mberritur nje motovedete italiane Tragjedi mbi tragjedi.Policija jone nuk kishte as mjetet per te shpetuar keta fatkeq.Nuk jetoj ne shqiperi po jam shume kurjoze te di ne pati fytyre ndonje nga politikanet tone per te derguar nje mesazh dhimbjeje familjareve.Populli yne i mjere ne dore te kujt ka ngelur........Me duket e veshtire po besoj se minimumi duhet te futuroj ndonje kolltuk me kete qe ndodhi,po sic lexova ketu nuk jane as te paret e as te fundit fatkeqesisht,dhe nuk ka gje qe prek keta politikanet tane te paftyre........as vdekja fatkeqesisht.ngushelimet me te sinqerta familjeve,me shpresen qe te vlejne dicka e qe zoti te na degjoje
 

MARTINA

Primus registratum
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

Ajo qe mua me habit eshte fakti qe si eshte e mundur qe 3 milione persona e lejojne qe nje kalbesire e ketij kalibri te tallet me ta ?!?

Mvjen keq ta them po cdo popull ka politikanet qe meriton.Me siguri kemi harruar se bijte e kujt jane keta qe qeverisin tani.Arma me e madhe qe ka nje popull eshte vota e duhet ta di si te perdore.Por problemi yne i madh eshte se kujt t'ia japesh kete vote???????Na duhet nje klase e re politike se ndryshe......
 

Turing

Primus registratum
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

Nano pritet ne rrugen e Durresit nga levizja Mjaft me parrulla tallese dhe ironike ne drejtim te tij.

Une mendoj qe kjo qeveri meriton nje shuplake te mire nga populli shqipetar qe nuk duhet te mjaftohet me disa parrulla por duhet te dalin te medhenj e te vegjel ne protesta dhe te firmosin peticione per shkarkimin e tij nga puna.

Te njejten gje mund ta bejme dhe ne duke u kordinuar me levizjen mjaft ne Tirane, duke i derguar nje peticion te firmosur nga ne.
 

xhoni

Primus registratum
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

U shpreh te gjithe familjareve te viktimave ngushellimet e mia,dhe i bej pyetjen vetes:A do kalojme ndonjehere neper dogana si njerez?Jemi ne mes te Evropes dhe jemi i vetmi vend evropian qe fshihemi neper maune apo tragete ,i hipim skafit apo paguajm vizen me rrogen 3- 4 muajve pune.CFARE TURPI.Edhe pse tani ka shume qe kane marre dokumentat jashte ,prape shumica ngelet ashtu sic i thone llafes, si peshku pa uje.Keto tragjedi jane konseguencat e atyre traktateve qe ministrat tane nenshkruajne me evropen per kthimin e emigranteve klandestine ne shqiperi.Shume nga ne e kane provuar vete gomonen dhe e dine cdomethene te vish ne itali duke udhetuar 5-6 ore nje pellembe siper detit,neper terr si hajdutet,ku rrahjet e zemres te duken si kronometri i nje mine me sahat,qe pritet te shpertheje nga casti ne cast,ku frika arrin kulmin dhe te gjithe kalojne nder mend tere jeten e tyre dhe i luten zotit te arrine shendoshe ne breg.Kur degjova lajmin tek Top chanal mu rreqeth mishi,dhe gjeja e pare qe mendova ishte:A do mbarojne ndonjehere vuajtjet e ketij kombi fatkeq.
 

babi

Primus registratum
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

Nderkohe qe jepej TOP SHOW nje emision komplet ne funksion te kesaj tragjedie me bene pershtypje dy aspekte:

- 1 e qeshmja e atij turimiut Erion Braces (nderkohe qe diskutohej per kufoma)
- 2 telegrami i urimit nga italia per punen e mire te antitrafikut tone

Kush e paguan jeten e atyre qe vdiqen?

:mad: KUSH? :mad: KUSH? :mad: KUSH? :mad: KUSH?
:mad:

Nje nga shkrimet para kryeministrise thoshte:

"ZOTI NANO NESE TE PRISHET AVIONI RRUGES MERR NE TELEFON NE SHKODER"

Por nanouci zbret shendosh e mire se ka plot jete Shqiperia qe kane shkuar e do shkojne per dhjame qeni.

:mad:
 

TONY

Primus registratum
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

une per vete kam humbur c`do respekt per shtetin tone sidomos e pastaj per europen qe po tregohet kaq brutale me ne ,cfare i kushton asaj qe nje popullsi prej 2-3 milion te hkete hyrje dalje me BE,por dua te them se ata po na mbajne se ne po u mbajme ekonomine gjalle(ne pergjithesi emigrantet)
e jo te na bejne aq nder ,ja shikoni britania na mban 2-3,4,5 vjet e disa s`kane as leje pune por mundohen te mbijetojne ,e pra ne duhet te ngrihemi perdite ne protesta para tyre sepse me keq s`ka ku te veje ,duan te na shtypin e te na perdredhin si te duan ata ,por une per vete kam vendosur mos te rri gjate ne eurpoe por te kthehem e te kontriboj per vendin tim (dikush mund te mendoje se une kam bere para ndaj dua te kthehem por realiteti eshte ndryshe ,kam qene student kam shpenzuar mjaft para por kam fituar ca njohuri qe mund ti kontribojne sadopak atdheut tone ashtu si shume nga ju )e pra le te kthehemi e te mendojme sadopak por nje gje qe me ;pengon eshte se s`kemi shtet sido qe te jete kemi gjakun tone atje dhe me mire sic thote populli buke e kripe e zemer e ne vatren tende..........ngushellime per familjaret e viktimave zoti i bekofte ne keto momente te veshtira dhe qofte loti i fundit i tyre ,uroj qe mos te shohin me keq kurre as ne familje e as jashte saj
me respekt berti uk
 

Aralda

Primus registratum
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

Ngushellimet e mia me te sinqerta per te gjithe familjaret e viktimave ,behuni te forta o Nena ,sa shume keni kaluar ju ,lerni ZOTIN TE GJYKOJ,VEC AI MUND TE BEJ DREJTESI NE KTE BOT TE ZHYTYR NE LLUM ,baske me dhimbjen tuaj bashkohemi dhe ne ,ne lutjet tona do te jeni prezent dhe ju edhe pse larg me shume ju japim nje perqafim te fort ..................... Lajmin e mbytjes se gomones e degjova ne tv nga Rai 1 ,jam ndjere shume keq sidomos kur kam degjuar ate tel e atij djalit qe nuk jam e sigurt a ishte nje nga skafistet apo jo?pak rendesi ka mu kujtua tragjedia e 97 qe po riperseritej ,sa shume te pafuqishem qe jemi ,na kane shkelur me kembe qeveritaret tane e ne nuk po dime te ngreme koke,te vetmen zgjidhje e gjejme te shkojme diku larg po se ku nuk e dime as vete,jam shume keq edhe ne kete moment nuk di cte shkruaj tjeter vec se bashkohem me dhimbjen e familjarve te viktimave
 
Top