TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

TONY

Primus registratum
TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

SAPO LEXOVA SOT GAZETAT MESOVA NJE TJETER TRAGJEDI NE BREGDETIN SHQIPETAR,O ZOT KUR DO TE MARRIN FUND KETO TRAGJEDI PER NE ,SA TE PAFAT PASKEMI QENE ,UNE PER VETE JAM BERE MJAFT PESIMIST EDHE PSE NUK DUA TA TREGOJ PESIMIZMIN TIM PARA TE TJEREVE SEPSE ME VJEN TURP ,NDERSHMERISHT ME MBAN VETEM NDJENJA PER VENDIN TIM TE DASHUR .POR KUR E SHOH VENDIN NE DUART E DISA KRIMINELEVE QE VJEDHIN DJERSEN,GJAKUN E POPULLIT TE VARFER ME VJEN VERTET TE KUJTOJ CA VARGJE QE VITE ME PARE I KAM STUDIUAR "AH SI NUK KAM NJE GRUSHT TE FORTE .....
POR SOT S`KA ME LOGJIKE ME TA VETEM LITARI NE SHESH PER TE GJITHE NJE E NGA NJE ....
 
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

Thuhet se 11 jane shpetuar te gjithe meshkuj,kurse 19 te vdekur /pf/images/graemlins/frown.gif
Dy skafistet e mbijetuar jane arestuar.
 

assassino26

Primus registratum
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

Pak minuta me pare ne portin e Vlores ka mberritur nje motovedete italiane me 7 te mbijetuar, 2 prej te cileve ne gjendje te rende per jeten. Sipas gazetarit te Top Channel i cili ndodhet ne portin e Vlores, pritet qe brenda disa minutash te mberrijne edhe dy motovedeta te tjera italiane me 10 trupa te vdekurish, mes tyre edhe dy fëmijë. Nderkohe burime ende te pakonfirmuara bëjnë të ditur se të vdekurit e kësaj ngjarje tragjike jane 19 persona dhe ne gomone te kene qene duke udhetuar me teper se 30 vete. Aktualisht deti vazhdon te jete tejet i trazuar dhe temperaturat të shënojnë – 2 gradë celcius. Kërkimet për të gjetur klandestinë të tjerë të mbijetuar vazhdojnë, ndërsa spitali i Vlorës është në gadishmëri të plotë për t’i dhënë ndihmën e parë të mbijetuarve. Familjarë të klandestinëve vazhdojnë të presin të tronditur në portin të Vlorës, mbërritjen e motovedetave italiane me shpresën se te tjere te mbijetuar nga kjo ngjarje tragjike do të vijnë në breg.
 

arterie

Primus registratum
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

Me vjen shume keq per sa ka ndodhur dhe te them te drejten me vjen me shume keq qe nuk kane shkruar shume veta per te shprehur ngushellimet per familjet e te mbyturve.
Me kete rast, panvareshit qe ndoshta ata nuk do kene mundesi te marrin ngushellimet e mija,nisur nga vlerat njerezore do desha t'u dergoja ngushellimet e mija te gjitha familjeve qe jane prekur drejtperdrejt apo te afermeve te te mbyturve ne kete tragjedi. Do desha qe zoti t'u jape fuqine per te perballuar kete dhimbje kaq te madhe, per te gjithe, dhe ne vecanti per ata.
Nuk mund ta kuptoj se sa mund te duroj me ky komb. Sot kjo dite u cilesua si dite zie kombetare, por sa te tilla kemi kaluar dhe sa te tille mund te sjelle 2004. Akoma njerezit pa iu gezuar ketij fillim viti nisen ne kerkim te zgjidhjes, ne kerkim te rruges se jetes qe fatkeqesisht per shume u mbyll me kete perpjekje te fundit. A duhet ne te ikim o njerez, a duhet qe ne vitin 2004 njerezit ta kerkojne zgjidhjen e enderres se tyre per te jetuar si njerez ne fatin e gomoneve. Une nuk di se cfare te shkruaj me shume, jam shume i prekur per kete fatkeqesi dhe per me shume fatin e kombit dhe bashkeatdhetareve te mij kudo qe jane.
Ju lutem te gjithe, ju qe shkruani neper cdo lloj faqeje te AF-se , te gjeni pak kohe per te shprehur ndjenjen e castit dhe ngushellimin ne drejtim te familjeve shqiptare qe ne keto momente i kane syte te zene nga loti i nje fati te keq, i nje tragjedie.
Ju lutem shqiptare, nen vleren e qenies njerezore merni mundimin e nje mesazhi te shkurter.
Edhe njehere, qofshin te kaluara ditet e zeza per shqiptaret. Ngushellimet e mija per te gjithe te prekurit nga kjo tragjedi.
Arterie!
 

samanta

Primus registratum
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

Tani po degjoja emisionet ne satelit tek kanali top channel dhe s'mund ta pershkruaj ate qe ndjej,sepse s'ka fjale qe ta shprehe.I shpreh ngushellimet e mia te gjitha familjeve qe u ka ndodhur kjo tragjedi dhe i lutem zotit qe kurre me te mos ndodhe.
 

Florus

Forumium maestatis
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

Thane qe nuk ka me skafe po aha...ishte nje genjeshter e rradhes ashtu si shume te tjera :smash:

NGUSHELLIME FAMILJAREVE
 

beshbossi

Primus registratum
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

sa tem akeni hape per kete pune more????
nje mjafton aman!!! Top channel po jep top show per kete ceshtje!!
 

Oliver/Andi

Forumium praecox
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

Ehhh der kur keshtu, edhe sa kohe i duhet shqiperise te duroje keto funderrina qe fshehen pas kolltuqeve e politikes dhe administrates shqiptare por qe mendojne vetem qe te pasurohen per vete pa e care koken per popullin qe po vdes nga uria. Edhe sa kohe do ti lejohet "shefave te antiterrorizmit" apo te "policise rrugore" te organizojne trafiqet ne shqiperi...???
 

assassino26

Primus registratum
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

jane mbytur 21 njerez edhe forumistat e mi te dashur rrine e merren me th7th dhe chit chat.ndoshta po te ishte arratisur Sadami,ose te kapej Bin ladeni,do ishin mbushur nja 15 faqe der tashi.
Nejse
Behet llaf qe njerzit ne rrezik kane lajmeruar ne fillim policine dhe ajo se ka vene ujit ne zjarr per arsye se nuk ka dashur fare ti shpetoje qe te mos merrej vesh qe trafiku klandestin kaq i reklamuar si i perfunduar nuk na paskish perfunduar.Fale gazetareve te top channel u be e mundur te viheshin ne levizje shtetaret qe te shpetonin te pakten 11 veta.
Behet llaf qe edhe 1 gomone tjetr ka qene me klandestine edhe asaj as gjurmet nuk i gjenden.Ka shume familjare te tjere qe kerkojne te afermit e tyre qe si gjejne as te gjalle e as te vdekur.kushedi ku mbaron kjo histori,por ndoshta ne forumistave s'na bie edhe fort ne men.
Uroj ne keto caste fatkeqsie per popullin shqiptar e vecanerisht per shkodranet te cilet jane prekur ksaj here me teper qe ta kalojne me sa me pak dhimbje kete tragjedi e do zoti s'ka viktima te tjera.
Edhe ishalla kapet Bin ladeni qe forumistet te fillojne pak te diskutojne per talebanet se per shqiptaret s'po na bie fort ne mend e keshtu do ngelemi pa diskutuar fare
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

Mire e tha dikush ne TV:Nuk eshte tragjedi e re, por eshte tragjedia e radhes.

Ndonje jehone nga shtypi italian :confused:
 

ALPE

Primus registratum
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

Ngushellimet e mija jane shume te pakta per dhimbjen e familjeve ne keto momente.
Uroj qe te mos perseriten me ngjarje te tilla, megjithese e di qe eshte e veshtire...
 

geek

Primus registratum
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

Shtypi italian nuk ka gje tjeter vecse materialin e kopjuar nga Top Channel. Ne fakt edhe une mendoj se forcat e rendit jane munduar te mbajne sa me te fshehur faktin e zbulimit te gomoneve qe arratiseshin drejt brigjeve te puglias. Telefonata nga skafi ne avari eshte bere rreth ores 6 te mbasdites se te premtes, guardia di finanza bashke me policine shqiptare jane vene ne levizje vetem ne oret e vona te nates, nderkohe qe gomonia eshte gjetur mengjesin e se nesermes.
mua me vjen shume keq per te gjithe ata qe humben jeten, per familjet e tyre dhe uroj qe te jete e fundit se nuk kemi me nerva te degjojme me lajme te tilla.
 

Genta

Primus registratum
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

Sot ne mengjes kur e lexova ne teletekst me erdhi per te qare. Ndihem vertete shum ekeq per kete qe ka ndodhur. Mendova se u kishte ardhur fundi gomoneve por s'ishte keshtu.
Me vjen vertete shume keq dhe ngushellimet e mia per familjaret. Shpresoj mos te ndodhin me keto tragjedi, megjithese me keta politikane zor eshte te mbijetosh.
 

Dua

Primus registratum
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

Ishte lajm i trishte. /pf/images/graemlins/frown.gif

Ngushellime familjareve.

D.
 

hot

Hotgirl
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

e mroa vesh lajmin dje, duke lexuar neper gazeta, edhe ketu ne suedi e kishin shkruar tek teleteksti..
sa keq qe me vjen, me vijne neper mendje disa imazhe rrenqethese..
uroj vetem qe shqiperine ta presin dite me te mira, e nje dite njerzit te mos detyrohen ti gipin gomoneve e te marrin rruget neper det pa menduar rrezikun qe i pret..!!
me erdhi vertet shume keq, sidomos per femijet /pf/images/graemlins/frown.gif
ngushellimet e mija familjareve ne kete dite te zeze! /pf/images/graemlins/frown.gif
 

ildina

Primus registratum
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

ske as cte lexosh as cte thuash. /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
 

mostro

Putraku
Re: TRAGJEDI E RE NE KOMBIN TONE

Deshperimi po i con njerezit drejt vdekjes..
jemi ne 2004 dhe nuk po arrijme ti japim dot vlera dhe kuptim jetes...Kaq pak kemi pare dhe kemi jetuar(tragjedi)?nuk mjaftuan?....
 
Top