Tragjedi ajrore në Alpet e Francës, 150 viktima nga rënia e avionit



Të 144 pasagjerët dhe 6 anëtarët e ekuipazhit në bordin e Airbusit A320 të rrëzuar në Alpet Franceze prezumohen të vdekur, e pohuar kjo nga vetë Presidenti Francois Hollande pas deklaratave të ngjashme nga zyrtarë të aviacionit francez dhe të policisë.

Gjenden “Kutitë e zeza”, mes viktimave 16 nxënës gjermanë dhe një foshnje Si shpëtoi skuadra e futbollit nga aksidenti tragjikTragjedi ajrore në FrancëRrëzohet avioni gjermanLajmi i tragjedisë bën xhiron e botësDiagrama e lartësisë dhe shpejtësisë së avionit të tragjedisë“Rrethanat e aksidentit, qe ende nuk jane sqaruar plotesisht, na shtyjne te besojme se nuk ka asnje te mbijetuar. Rrezimi i avionit eshte nje tragjedi ne token tone, ndersa qasja ne zonen e aksidentit eshte teper e veshtire”, tha Hollande.

Avioni i kompanisë gjermane Germanëings, e cila operon si kontaktuese e Lufthansa-s, udhëtonte nga Barcelona drejt Duesseldorf-it. Ne 10:47 me oren lokale ai ka leshuar nje thirrje per ndihme por ndonese e konfirmon kete lajm, Ministria e Brendeshme franceze nuk jep asnje detaj tjeter.

Raportet ne media nga ana tjeter lene te kuptohet se Airbusi po fluturonte shume ulet. Sipas 'Le Figaro', avioni ka rene brenda 9 minutash nga 11.500 ne 2.100 metra; piloti i ka kerkuar kontrolloreve te trafikut ajror ne Marseille qe te beje nje ulje emergjence, çka do te thote se e gjithe hapesira ajrore ne rrugen e tij duhej liruar.

'France Info' pohon se avioni është rrezuar ne 2.000 metra lartesi, ne komunen e Méolans-Revel, nje zone e izoluar me nje terren teper te ashper malore qe veshtireson se tepermi perpjekjet e ndihmes. Lista e pasagjereve po verifikohet, por nderkohe zevendeskryeministri i Spanjes deklaroi se 45 prej tyre jane shtetas spanjolle, ndersa Hollande pohon se shumica ishin gjermane.

Sherbimi Meterologjik i Frances thote se kushtet atomsferike kane qene relativisht te mira ne momentin e aksidentit dhe se qielli ishte pothuajse krejtesisht i hapur. 400 xhandare, zjarrfikes dhe punonjes te nderhyrjes se shpejte jane mobilizuar per operacionin e ndihmes, por eshte temrresisht e veshtire te mberrihet ne vendin e aksidentit.

Sipas nje zyrtari lokal ne resorten e skive te Val d`Allos, Gilles Gravier, ne fshat rrezimi nuk eshte degjuar. Shefi ekzekutiv i Lufthans-as, Carsten Spohr, shkroi në rrjetin Twitter se “ende nuk dihet çfarë ka ndodhur”, ndërsa u shprehu ngushëllimet familjarëve të personave që ndodheshin në avion.

“Nëse frika jonë konfirmohet, kjo është një ditë e zezë për Lufthansa-n. Shpresojmë të gjejmë të mbijetuar”, shkroi ai.

Edhe kompania Airbus, tha se ende nuk dihet asgjë për shkaqet që mund të kenë çuar në rrëzimin e avionit që thuhet të ketë qenë 24 vjet i vjetër. Historia e linjes ajrore se ciles i perkiste Airbusi nis ne 1997-ten, kur njihej si Euroëings.Pikat ku ajo operon me se shumti jane aeroporti Keln Bon, ai i Shtutgartit, i Hamburgut, Tegeli ne Berlin, Duseldorfi, aeroporti i Hanoverit e aeroporti i Dortmundit.

Kancelargja gjermane Angela Merkel u shpreh thellesisht e tronditur nga ngjarja. Ajo ka komunikuar ne telefon me shefin e Elizese, Hollande dhe me kryeministrin spanjoll Mariano Rahoi, ndersa mesohet te kete anulluar te gjitha takimet qe kishte ne axhende per te ndjekur me vemendjen me te madhe zhvillimet nga Franca.
/ Top Channel
 

Universal

AnonymouS
Dyshohet se aksidenti ka qene si rrjedhoje e pilotit te dyte te avionit i cili shfrytezoi nje moment kur piloti i pari doli nga kabina dhe ka mbyllur deren nga brenda. Sipas kutise se zeze, ka kryer vetvrasje (ose me mire masaker). Ka disa te dhena qe ai ishte nen efektin e disa medikamenteve antidepresante.
 

Thamina

Papirus rex
Ne kete avion e ka pasur te ishte nje nder njerzit qe dua me shume ,e per fat te mire nuk arriti te beje kete fluturim.
Me vjen keq per ato njerez qe ju ka ndodhur kjo fatkeqsi.
 

Universal

AnonymouS
Piloti i parë i tragjedisë, u përpoq të shpëtonte pasagjerët



Një foto e tij në internet ende nuk gjendet, por fjalët e fundit, treguesi i përpjekjeve të dëshpëruara për të shpëtuar njerëzit në avionin e “Germanwings”, janë rrënjosur thellë në mendjet e të gjithëve: hape këtë derë të mallkuar!


Piloti i parë i airbusit A320 të rrëzuar në Alpet franceze javën që shkoi u përpoq me të gjithë forcën të shpëtonte jetët e pafajshme, të shndërruara në prenë e çmendurisë së një njeriu të vetëm.

Kapiteni 34-vjeçar i fluturimit 9525 të kompanisë low cost të kontraktuar nga “Lufthansa” luftoi deri në momentet e fundit për të ndaluar Andreas Lubitz dhe tentoi atë që dhe vetë e dinte se ishte e pamundur: shkatërrimin e një dere të pashkatërrueshme.

Hetuesit ende nuk e kanë bërë publik emrin e tij. Në mediat gjermane i referohen vetem si “Patrick S.”, por disa të afërm i konfirmuan CNN identitetin e pilotit.

Patrick Sondenheimer ishte një njeri tepër familjar. Pikërisht dashuria për familjen e kishte shtyrë të kalonte nga pilotimi i avionëve të “Lufthansa” dhe “Condor” tek “Germanwings”.

Fluturimet e shkurtëra me linjen low cost i lejonin të kthehej më shpesh në shtëpi e të kalonte më tepër kohë me të shoqen, vajzën 6-vjeçare dhe djalin 3 vjeç.

Me më shumë se 6.000 orë fluturimi eksperiencë, Sondenheimer konsiderohej një nga më të mirët tek “Germanwings”. Në rrjetet sociale, kapitenin pa fytyrë që u përpoq të shpëtonte 144 pasagjerët dhe pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit, e cilësojnë një “hero”.

Për guximin dhe përpjekjet e tij, meriton t’i jepet medalja e nderit, tha gjyshja e 34-vjeçarit për CNN. “Nipi im dhe gjithë të tjerët vdiqën për shkak të një idioti. Thjesht nuk e kuptoj si arriti Lubitz ta bënte një gjë të tillë”, tha ajo.

Prokurori i Marsejës, Brice Robin deklaroi javën e kaluar se në regjistruesin e zërit dëgjohen goditje të dhunshme, çka dëshmon se Patrick kishte tentuar ta rrëzonte derën e kabinës.

“Ai duhet ta ketë kuptuar se çfarë po ndodhte. Po të kishte ekzistuar ndonje mundësi për ta hapur atë derë, kapiteni do ta kishte bërë”, tha prokurori.
/ Top Channel
 

hareid

Papirus rex
Me te vertete nje tragjedi e madhe....
Ajo qe me habiti me shume ne kete tragjedi ishte fakti qe vetem dy dite mbas kesaj tragjedie dhe ende pa u gjetur kutia e dyte e zeze qe jepte informacione teknike te aeroplanit, u dha nje sqarim per opinionin publik.
Ne Gjermani shume njerez dyshojne ne saktesine e lajmeve se co.-piloti e ka rrezuar me qellim aeroplanin...."Faktet" qe u nxorren nga prokurori francez ishin te mangeta. Ai fliste sikur kishte qene prezent ne ate aeroplan dhe e dinte se cfare ishte duke ndodhur aty....
Thenjet qe u nxorren fillimisht ne shtypin gjerman sikur piloti kryesor kishte tentuar me force, me nje "SEPATE" ne dore, te e hapi deren ishin te dyshimta.....Shtrohet pyetja se ku e gjeti piloti sepaten???
Thenjet e prokurorit se pasagjeret filluan te bertasin vetem "pak caste" para rrezimit te aeroplanit ishin gjithashtu shume te dyshimta....Si eshe e mundur qe pasagjeret mos reagojne dhe mos bertasin kur aeroplani ishte duke fluturuar gati ne menyre vertikale poshte???!!!! Si eshte e mundur qe pasagjeret te mos e kene degjuar pilotin kryesore qe bertiste me te madhe dhe qe mundohej te e hape deren me force duke e goditur ate me "SEPATE"???!!!!! Qe fjalet e prokurorit te dalin edhe me bindese u fol edhe per gjetjen e nje video-filmi (gjoja te xhiruar nga nje pasagjer me mobil). Ne ate videofilm nuk mund te identifikohet asnje person sepse personi qe e paska xhiruar ate ndodhi e paska dridhur shume doren....mirepo aty degjohen te bertitura te llojit "MEIN GOTT" (Zoti im) ne disa gjuhe....!!!
 
Last edited:
Top