Traditat e FundiT
Miell, vezë dhe rendje pa fund pas njëri-tjetrit, përtej oborreve të shkollave dhe pa pyetur për askënd rreth e rrotull. Qindra maturantë të shkollave të mesme të Tiranës
kanë filluar të bëjnë përshtypje rrugëve për pamjen e tyre që i ngjan një dite kranavalesh ose një loje fëmijësh pa fre. Festimet për mbarimine shkollës kanë filluar të hyjnë në rrugën e një tradite ku mielli dhe vezët janë të vetmet materiale që përdorin adoleshentët për t’i thënë lamtumirë kohës së përbashkët, duke e mbyllur atë me një betejë gazmore, të lodhshme dhe mjaft spektakolare. Alegria e përfundimit të shkollës, dikur e shoqëruar me grisjen e librave , heqjen e uniformave dhe lëshimin e zhurmshëm nëpër rrugë, tani është zëvendësuar me këtë beteje ku armët janë mielli dhe vezët. Flokët e lyer me të bardhën e të verdhën e vezës, spërkatur më pas me miell dhe fytyrat e pluhurosura si të mullixhinjve, janë pamjet e fundit me të cilat nxënësit i largohen shkollës. Mirëpo në mesin e tyre ka nga ata që nuk duan të përzjehen me këtë lojë. Megjithatë sipas të gjithë maturantëve, atyre nuk u pëlqen ndërhyrja e policisë në këtë mes. Këto ditë dhjetëra maturantë kanë përfunduar në komisariatet e policisë për prishje të qetësisë dhe rregullit. Edhe nga disa mësues kjo traditë e re s’është parë me sy të mirë. Kjo është një mënyrë festimi e kopjuar nga perëndimi. Deri tani janë vetëm nxënësit e shkollave të mësme të përgjithshme të Tiranës dhe nxënësit e shkollave profesionale në kryeqytet ata që po e kthejnë këtë lloj përfundimi të maturës në një traditë. Por në rrethe, në qytete dhe fshatra nuk ka mbërritur akoma kjo lloj “feste” që mbyll shkollën. Në fakt ndjenja e çlirimit nga një detyrim i përhershëm katërveçar, ose pesëvjeçar, me orare të rrepta, kërkesa strikte dhe mjaft stres, shprehet më në fund në mënyrë energjike me një betejë mielli, ku e qeshura është inventari i fundit i shkollës. Të njëjtën gjë bëjnë ushtarët, kursantët, studentët, katër vjet më vonë, gjithashtu të gjithë grupet që ndjekin së bashku në një linjë pak a shumë të gjatë kohore kurse të njëjta. Në vendin fqinj, Itali, në përfundimin e studimeve universitare, nata e fundit shoqërohet me një festë mjaft të ngjashme me Bakanalet, ku studentët çlirohen nga çdo lloj detyrimi, deri në zhveshjen me bikini dhe këndojnë e zhurmojnë deri në mëngjes, së bashku me profesorët. Kjo bëhet sepse një ditë më pas, kur diplomat u kanë dhënë atyre titujt, askush nuk mund të jetë më aq i lirshëm. Është një kufi midis një kohe tranzit dhe një statusi definitiv, që nuk mund t’i kthejë më pas. Djemtë dhe vajzat e veshur sport shndërrohen pas diplomimit në njerëz seriozë zyrash, që nuk mund të hyjnë në dyert e institucioneve me veshje tjetër dhe më pamje tjetër, përveç asaj zyrtare. Kjo i jep më shumë kuptim simbolikës së “zdërhalljes” në ditën e fundit të shkollës, ditë që kurrë nuk kthehet më.